Komponenti i dytë i urtësisë: Butësia
Pasiqë në hutben e kaluar folëm për komponentin e parë që e përbën urtësinë, sot do të flasim mbi dy komponentet e mbetuta e ato janë: butësia dhe mosnxitimi.
Çka është butësia?
Nëse i referohemi definicionit të butësisë, do të gjejmë se butësia sqarohet si:
– Gjakftohtësi dhe mosnxitim gjat hidhërimit ose ndonjë të keqe, edhe përskej mundësisë dhe fuqisë, domethënë të falish dhe të jesh mendar.
– Vetkontroll gjatë vrullit të hidhërimit.
– Gjendje e mesme mes dy vetive negative: hidhërimit dhe apatisë. Nëse njeriu i përgjigjet kërkesave të hidhërimit pa analizë dhe logjikim gabon, po edhe nëse sillet me apati dhe i mirret një e drejtë dhe i bëhet zullum bën gabim.
Kurse në fjalorin e shqipes së sotme fjala butë- butësi prej kuptimeve që ka është edhe ky:
“I urtë, i dashur e i afruar; që preket a që ndikohet lehtë; që shpreh dhembshuri e butësi, dashamirës, shpirtmirë; jo i rreptë, jo i ashpër. Kurse fjlaët e kundërta të kësaj janë:i egër; i ashpër; i vrazhdë; i rëndë; i rreptë”. (shiko: FShS, fq. 157).
Ska dyshim se një kuptim i këtillë i fjalës El-Hilmu përputhet me faktin e të qenurit pjesë përbërëse e urtësisë.
Seid ibën Vehf El-Kahtani ban një ndërlidhje mes butësisë dhe frenimit të mllefit duke thënë:
“Nga një ndërlidhje mes butësisë dhe frenimit të mllefit, sepse fillimi i përvetësimit të vlerës së butësisë fillon me frenimin e mllefit, kurse kjo vepër kërkon një përpjekje të madhe, sepse frenimi i mmlefit kërkon fshehje dhe durim, kurse kur të bëhet kjo gjendje pjesë e pandarë e natyrës së këtij njeriu, arrihet butësi. (shiko: El-Hikemtu fid-Daveti ilall-llah”, fq. 54).
Nëse i analizojmë ajetet ku All-llahu e ka cilësuar veten me këtë cilësi do të vërejmë se kjo cilësi përmendet krahas faljes dhe dijes.
” po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë”. (Ali Imran: 155).
” All-llahu di më së miri (kush çka meriton) dhe është shumë i butë”. (El-Haxh: 59).
Sipas këtyre ajeteve del në shesh se butësia e plotë vjen si pasojë e dijes së plotë dhe ska dyshim se në këtë formë është prej shtyllave më të plota të urtësisë.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka lavdëruar butësinë duke treguar se është prej cilësive të cilat i do All-llahu, azze ve xhel-le, duke i thënë Eshexhi Abdul-Kajsit:
“I ke dy cilësi të cilat i do All-llahu: butësinë dhe mosnxitimin”. (Muslimi).
Prej argumenteve që potencojnë se butësia është shtyllë e urtësisë është edhe fakti se është moral dhe virtyt i pejgamberëve, kurse pejgamberët janë njerëzit më të mëdhenjë dhe shembëlltyra e të gjith njerëzve, sidomos thirrësve në fe të All-llahut.
Secili pejgamber është ballafaquar me gjëra që i hidhërojnë ata, mirëpo ata kanë qenë të butë, përdellëstar ndaj tyre dhe kanë duruar derisa u ka ardhur fitoreja e bindshme nga All-llahu, subhanehu ve teala.
Andaj nuk është aspak e çuditshme kur All-llahu kokës së këtyre zotërinjve (pejgamberëve) i thotë:
“Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve. E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di”. (El-A’raf: 199- 200).
“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt”. (Fussilet: 34).
“Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, “. (Ali Imran: 159).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka arritur në kulmin e butësisë gjatë thirrjes së tij në fe të All-llahut.
Në vijim do t’i përmendim disa raste nga jeta e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
1- Abdullah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, tregon se ditën e Hunejnit, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u dha përparësi disa njerëzve në ndarje të pasurisë. Ashtu që Ekre ibën Habisit i dha një qind deve, Ujejnes i dha njëashtu dhe u dha disa njerëzve nga paria arabe duke i priviligjuar ata. Një njeri tha: në këtë ndarje nuk ka drejtësi dhe nuk është bërë sinqerisht. I thashë: do tia tregoj këtë lajm Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe shkova te ai dhe i tregova. Atëherë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: kush do të ndan drejt nëse nuk ndan All-llahu dhe Pejgamberi i Tij?! E mëshiroftë All-llahu Musain, alejhisselam, i cili u akuzua edhe më shumë se kjo, mirëpo duroi”. (Buhariu dhe Muslimi).
Në këtë rast është manifestuar në mënyrë shumë të qartë butësia e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjatë thirrjes në fe të All-llahut, subhanehu ve teala, sepse nga urtësia për atë moment ka qenë që ganimetin ta ndanë në mesin e tyre për tua zbutur zemrat, kurse ata që i kanë patur të mbushura zemrat me besim, tu mjaftojë besimi i tyre. (shiko: “Fet’hul-Bari”, 8/68).
2- Enes Ibën Maliku, radijall-llahu anhu, tregon duke thënë: ishim duke ecur me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse mbi supe kishte një vell nga Nexhrani, i cili ishte i vrazhdë. E takoi papritur një beduin dhe e tërhoqi shumë ashpër për vellin e tij, saqë pash edhe shenjat që i la ky vell i ashpër në qafën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e pastaj tha: o Muhammed urdhëro të më ndahet nga pasuria e All-llahut që ke ti, u kthye kah ai Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe u buzëqesh, pastaj urdhëroi që ti jepet atij diç nga pasuria”. (Buhariu dhe Muslimi).
Kjo sjellje e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tregon nivelin e lartë të butësisë, sjelljes së mirë, faljes, durimit ndaj dëmtimeve të njerëzve, falja e sjelljes së vrazhdë të njerëzve me qëllim të zbutjes së zemrës së tyre. Le të bëhet shembull për ne kjo sjellje e mrekullueshme e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
3- Xhabiri, radijall-llahu anhu, tregon se një betejë kishte dalur me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. U ndalën të pushojnë në një luginë që kishte shumë drunjë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u ndal të pushonte nën një pemë, aty e vjeri shpatën dhe na zu gjumi të gjith ne. Ndërkohë na thirri Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe kur shkuam te ai, aty e gjetëm një beduin, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: Ky ma vuri shpatën në fut duke qenë fjetur, kur u zgjova e kishte drejtuar shpatën drejt mua e më tha: kush të mbron tash prej meje? I thash: All-llahu, ia përsërita këtë tre herë, pastaj ia mora shpatën. Nuk e denoi dhe u ul”. (Buhariu dhe Muslimi).
Në këtë rast kemi argument të qartë për bindjen e fuqishme që kishte, durimin gjatë telasheve, butësinë ndaj injorantëve dhe dëshirën e madhe për ti afruar mosbesimtarët që të hyjnë në Islam. Dijetarët kanë thënë se ky beduin është kthyer në popullin e tij si besimtar dhe është bërë shkak për udhëzimin e shumë njerëzve. (shiko: “Fet’hul-Bari”, 7/427-428).
4- A ka butësi më të madhe se sa lutja që bëri Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për popullin e vet, i cili e dëmtoi dhe i shkaktoi telashe të mëdha, edhe pse kishte mundësi të lutet kundër tyre dhe ti shkatërrojë All-llahu, mirëpo ai ishte i butë dhe synonte qëllime të madh, e ajo ishte hyrja e tyre në islam, andaj Abdullah ibën Mesudi, radijall-llahu anhu, thotë:
“Sikurse jam duke shikuar në Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili flet për një pejgamber, të cilin e kishte rrahur populli i vet dhe e kishin përgjakur, kurse ai duke fshirë gjakun nga fytyra e tij thoshte:
“All-llahu im, falja popullit tim sepse ta nuk e dinë”. (Buhariu dhe Muslimi).
5- Numan Ibën Mukrin El-Muzeniu thotë: Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Një njeri e shau tjetrin që ishin aty. Ky që u sha i tha: alejkesselam. Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: Ka një melek mes jush që të mbron ty çdo herë që të shan ai duke i thënë: ty të takoftë, sepse ti më shumë e meriton këtë gjë. E kur i the: alejkesselam, meleku thotë: ty të qoftë paqa e All-llahut sepse ti më shumë e meriton”. (Hasen, Ahmedi).
Të këtillë kanë qenë edhe shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe zëvendësit e tij.
6- Transmeton Buhariu nga Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, i cili thotë: Ujejne ibën Husni ibën Hudhejfe erdhi te vëllau i tij El-Hir ibën Kajsi. El-Hir ibën Kajsi ishte prej njerëzve të cilët i afronte Omeri, radijall-llahu anhu, në tubimet e tija, sepse dijetarët ishin bashkëulësit e Omerit, radijall-llahu anhu, qofshin të rinjë ose pleq. Ujejne i tha El-Hirrit: kërko leje nga Omeri, radijall-llahu anhu, që të hy te ai. El-Hirri kërkoi leje nga Omeri, radijall-llahu anhu, dhe ky i dha leje. Kur hyri te Omeri, radijall-llahu anhu, i tha:
O biri i Hatabit, nuk na jep sasi të mëdhaja dhe nuk gjykon mbi ne me drejtësi. Omeri, radijall-llahu anhu, u nervozua saqë dëshiroi ta denojë, mirëpo El-Hirri i tha: o Emir i besimtarëve, All-llahu, subhanehu ve teala, i ka thënë Pejgamberit të Tij:
“Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve”. (El-A’raf: 199- 200).
Ky është prej injorantëve, kurse Omeri, radijall-llahu anhu, nuk veproi asgjë më shumë se kjo, pasiqë ia lexoi këtë ajet, sepse ishte njeri që ndalej në kufinjtë e Kur’anit. (Buhariu).
Mendoj se këto shembuj do të na mjaftojnë si stimulim për tu cilësuar me këtë cilësi shumë të rëndësishme për tu aftësuar në rrugën e thirrjes në fe të All-llahut.
Si shërohet hidhërimi?
Shërimi i hidhërimit me mjete fetare ndodh në dy mënyra:
1- Mënyra preventive.
Është e ditur se preventiva është më mirë se shërimi. Njeriu mund të mbrohet nga hidhërimi duke i larguar shkaqet e hidhërimit dhe duke i çrrënjosë ato para se të ndodhë. Shkaqet që shkaktojnë hidhërimin dhe prej të cilave duhet të jetë i pastër njeriu janë: mendjemadhësia, vetpëlqimi, mburrja, bredhja pa qëllim, lakmia e urrejtur, shakaja e pavend, etj.
2- Shërimi pasi të ndodh hidhërimi.
a) Kërko strehim nga Shejtani.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di”. (El-Araf: 200).
Pasiqë shejtani është dy forma, që shihet dhe që nuk shihet, njeri dhe xhin, All-llahu, subhanehu ve teala, shpëtim nga sherri i shejtanit njeri e ka bërë injorimin e tij, faljen, kthimin me të mirë, kurse nga sherri i shejtanit xhin me kërkim strehim te All-llahu prej tij.
b) Abdesti.
Atije Es-Sadiu, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Hidhërimi është nga shejtani, kurse shejtani është krijuar nga zhari, zjari fiket me ujë, andaj kur të hidhërohet dikush le të mer abdest”. (Hasen, Ebu Davudi).
c) Ndrimi i gjendjes në të cilën ka qenë kur është hidhëruar.
Nëse ka qenë në këmbë le të ulet, nëse ka qenë ulur le të ngritet.
Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka thënë:
“Nëse hidhërohet dikush prej jush duke qenë në këmbë, le të ulet, e nëse nuk i kalon akoma hidhërimi le të shtrihet”. (Sahih, Ahmedi).
d) Kujto argumentet që flasin për vlerën e frenimit të mllefit, shpërblimin që e fiton njeriu me këtë vepër dhe denimi dhe telashet e dynjasë dhe të ahiretit që i vijnë njeriut që hidhërohet.
Muadh ibën Xhebeli, radijall-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Ai që e frenon mllefin edhe pse ka mundësi të hakmirret, do ta thërret All-llahu para krijesave ditën e Kijametit dhe do t’i jep mudnësinë që të zgjedh cilat hyrija ti dëshiron”. (Sahih, Ebu Davudi).
Nëse thirrësi dëshiron ta shton butësinë dhe ti zmadhohet urtësia le të kujdeset për shkaqet që e sjellin deri te butësia dhe le të vepron sipas tyre:
1- Mëshira ndaj injorantëve.
2- Mundësi për ngadhnjim.
3- Ik nga ofendimi.
4- Injorimi i keqbërësit.
5- Turpërim nga dhënia përgjigje.
6- Bujaria ndaj ofenduesit.
7- Ndërprerja e ofendimeve.
8- Frika nga denimi për përgjigjen që ia jep.
9- Kujdesi ndaj atij që ndonjë herë të ka bërë mirë.
10- Shfrytëzimi i rasteve të pahetueshme. (shiko: “edebud-Dynja ved-Din”, fq. 214).
Nëse një thirrës kujdeset nga hidhërimi dhe e shëron ate me këto shkaqe që i përmendëm, bëhet i butë me leje të All-llahut dhe e realizon një shtyllë të urtësisë.
Duhet ta dimë se disa herë hidhërimi për All-llahun është i lavdëruar dhe nuk hyn në hidhërimin e urrejtur, e kjo është kur të hidhërohet njeriu për shkak të shkeljes së kufinjve që i ka caktuar All-llahu ose kur lihen pas dore urdhërat e All-llahut. Në këto raste ky hidhërim është shenjë e fuqisë së besimit, mirëpo me kusht që mos të del ky hidhërim nga kufinjtë e butësisë dhe urtësisë.
Përgaditi: Bekir Halimi
Bekir Halimi,
8.4.2005