Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi

Secili njeri që e posedon një të mirë, nga zemërbardhësia e tij, duhet tia dëshiron këtë të mirë edhe tjetrit. Kjo është ajo në të cilën na edukon islami.

Duke u nisur nga ky rregull del në shesh edhe rëndësia e madhe që ka thirrja në fenë e All-llahut, sepse nëpërmjet kësaj vepre ne mundohemi ta përhapim të mirën anë e mbanë ruzullit tokësor.

Mirëpo, parashtrohet pyetja, a është kjo realitet në mesin e muslimanëve?

Përgjigje është mëse e qartë: jo, muslimanët, akoma nuk e kanë kuptuar rëndësinë e kësaj vepre. Fatkeqësisht!

Ky konstatim, besoj se me këtë pajtohen shumica e msulimanëve tanë, është shkaku që më shtyn të flas për vlerën e thirrjes në fenë e All-llahut, subhanehu ve teala, me qëllim të stimulimit dhe trimërimit të besimtarëve që të participojnë edhe ata në këtë mejdan dhe në këtë fushë veprimi.

Nëse dëshirojmë të kuptojmë situatën e njerëzve në ruzullin tokësor, nuk do të kemi përshkrim më të mirë se atë që e ka dhënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në hadithin e tij, ku thotë:

(ãËá ÇáãÏåä Ýí ÍÏæÏ Çááå æÇáæÇÞÚ ÝíåÇ¡ ãËá Þæã ÇÓÊåãæÇ ÓÝíäÉ¡ ÝÕÇÑ ÈÚÖåã Ýí ÃÓÝáåÇ æÕÇÑ ÈÚÖåã Ýí ÃÚáÇåÇ¡ ÝßÇä ÇáÐí Ýí ÃÓÝáåÇ íãÑæä ÈÇáãÇÁ Úáì ÇáÐíä Ýí ÃÚáÇåÇ¡ ÝÊÃÐæÇ Èå¡ ÝÃÎÐ ÝÃÓÇ¡ ÝÌÚá íäÞÑ ÃÓÝá ÇáÓÝíäÉ¡ ÝÃÊæå ÝÞÇáæÇ : ãÇ áß¡ ÞÇá : ÊÃÐíÊã Èí æáÇ ÈÏ áí ãä ÇáãÇÁ¡ ÝÅä ÃÎÐæÇ Úáì íÏíå ÃäÌæå æäÌæÇ ÃäÝÓåã¡ æÅä ÊÑßæå Ãåáßæå æÃåáßæÇ ÃäÝÓåã).

“Shembulli atij që kujdeset për kufinjtë e All-llahut dhe atij që i ka shkelur është sikur shembulli i disa njerëzve që kanë hypur në anije. Disa qëndrojnë poshtë anijes e disa lartë anijes. Ata që ishin poshte kur kishin nevojë për ujë kalonin pranë këtyre që janë lart dhe u pengonin. Andaj që mos tu pengojnë njëri prej këtyreve që ishin poshtë e mori një sëpatë për ta bërë një vrim poshte anijes. Kur e panë njerëzit i thanë: çke, pse vepron kështu? Tha: u pengojmë njerëzve lartë, kurse kemi nevojë për ujë. Nëse e ndalojnë nga kjo vepër shpëtojnë të gjith, edhe ai edhe ata, kurse nëse e lejojnë të bën veprën e tij shkatërrohen të gjith, edhe ai edhe ata”. (Buhariu).

Fatkeqësisht, sot shumë njerëz kanë rënë në gabime dhe i shkelin kufinjtë që i ka caktuar All-llahu, subhanehu ve teala, kurse shumica e besimtarëve kanë marrë rolin e tifozit dhe publikut.

Ky pozicionim dhe ky qëndrim, ska dyshim se do të shkaktojë fundosjen e të gjith nesh.

All-llahu, subhanehu ve teala, në shumë ajete e ka treguar vlerën e thirrjes në fenë e All-llahut, këtë e ka bërë edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në shumë hadithe të veta.

Thirrja në fenë e All-llahut është rruga e Muhammedit, alejhisselam.

Nëse je ithtar i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nëse e don ate dhe mundohesh të ecish rrugës së tij, merru me thirrje ne fenë e All-llahut, subhanehu ve teala.

(íÇ ÃíåÇ ÇáäÈí ÅäÇ ÃÑÓáäÇß ÔÇåÏÇ æãÈÔÑÇ æäÐíÑÇ æÏÇÚíÇ Åáì Çááå ÈÅÐäå æÓÑÇÌÇ ãäíÑÇ)

“O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues. Dhe me urdhrin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues”. (El-Ahzab: 45- 46).

Andaj, nëse pretendon dashurinë ndaj tij, ecë rrugës së tij, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:

(Þá Åä ßäÊã ÊÍÈæä Çááå ÝÇÊÈÚæäí íÍÈÈßã Çááå æíÛÝÑ áßã ÐäæÈßã)

“Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë”. (Ali Imran: 31).

E respektojmë All-llahun duke u marrë me thirrje në fenë e All-llahut, subhanehu ve teala.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

(æáÊßä ãäßã ÃãÉ íÏÚæä Åáì ÇáÎíÑ æíÃãÑæä ÈÇáãÚÑæÝ æíäåæä Úä ÇáãäßÑ)

“Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit”. (Ali Imran: 104).

(ÇÏÚ Åáì ÓÈíá ÑÈß ÈÇáÍßãÉ æÇáãæÚÙÉ ÇáÍÓäÉ æÌÇÏáåã ÈÇáÊí åí ÃÍÓä)

“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. …”. (En-Nahl: 125).

(æÇÏÚ Åáì ÑÈß Åäß áÚáì åÏì ãÓÊÞíã)

“… e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në një rrugë të drejtë”. (El-Haxh: 67).

(æÇÏÚ Åáì ÑÈß æáÇ Êßæää ãä ÇáãÔÑßíä)

“… dhe ti thirr te Zoti yt e kurrsesi mos u bën pasues i dëshirave të idhujtarëve”. (El-Kasas: 87).

(Þá Åäí ÃãÑÊ Ãä ÃÚÈÏ Çááå æáÇ ÃÔÑß Èå ¡ Åáíå ÃÏÚæ æÅáíå ãÂÈ)

“…Thuaj: “Unë jam urdhëruar që ta adhuroj vetëm All-llahun, e mos t’i bëj shok Atij. Unë vetëm tek Ai thërras (njerëzit) dhe vetëm tek Ai është kthimi im!” (Er-Rad: 36).

Dijetarët kanë thënë se thirrja në fenë e All-llahut është obligim kolektiv, nëse e zbatojnë aq njerëz sa mjaftojnë të kryhet ky obligim, bjer obligimi nga tjerët.

Pas një analize që ia bëjmë realitetit të botës islame dhe asaj joislame, do të shohim se për tu larë tërë ummeti nga ky obligim duhet të gjith ne të aktivizohemi në këtë sferë dhe të thërrasim në fenë e All-llahut, subhanehu ve teala.

All-llahu, azze ve xhel-le, i ka lavdëruar thirrësit dhe i konsideron njerëzit më të mirë

Këtë e dëshmon Krijuesi i gjithësisë, i qiejve dhe tokës duke thënë:

( ßäÊã ÎíÑ ÃãÉ ÃÎÑÌÊ ááäÇÓ ÊÃãÑæä ÈÇáãÚÑæÝ æÊäåæä Úä ÇáãäßÑ æÊÄãäæä ÈÇááå) ..

“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. …”. (Ali Imran: 110).

A ka mbetur ndonjë mirësi dhe vlerë për tjerët përpos këtyre?!

Thirrësi në fenë e All-llahut është njeriu që flet më së miri

All-llahu, subhanehu ve teala, duke e lavdëruar thirrësin në fenë e Tij thotë:

(æãä ÃÍÓä ÞæáÇ ããä ÏÚÇ Åáì Çááå æÚãá ÕÇáÍÇ æÞÇá Åääí ãä ÇáãÓáãíä)

“E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet: 33).

Pra, nuk paska njeri që flet më mirë se ata, sepse i orienton njerëzit drejt Zotit dhe i përgëzon ata me dhuntitë e mëdha të Krijuesit të tyre.

Thirrësi ka shpërblimin e kësaj vepre dhe atyreve që veprojnë sipas asaj që ky i mëson ata

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(ãä ÏÚÇ Åáì åÏì ßÇä áå ãä ÇáÃÌÑ ãËá ÃÌæÑ ãä ÊÈÚå áÇ íäÞÕ ãä ÃÌæÑåã ÔíÆÇ)

“Ai që thërret në udhëzim ka shpërblimin e kësaj vepre dhe shpërblimin e atyreve që e pasojnë duke mos u pakësuar asgjë nga shpërblimi i tyre”. (Sahih, Ebu Davudi).

Thirrja në fe të All-llahut e mbron njeriun nga nifaku

Thirrësi është shumë larg cilësive të munafikëve, sepse ata nuk mund të durojnë vështirësitë e thirrjes.

All-llahu, subhanehu ve teala, për munafikat ka thënë:

(æÇáãäÇÝÞæä æÇáãäÇÝÞÇÊ ÈÚÖåã ÃæáíÇÁ ÈÚÖ íÃãÑæä ÈÇáãäßÑ æíäåæä Úä ÇáãÚÑæÝ)

“Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri-tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shrëngojnë duart e tyre. …”. (Et-Teube: 67).

Domethënë ata në vend se të urdhërojnë në të mirë, ata urdhërojnë në të keqe.

Nga ky ajet e marrim edhe një mësim, se ata nuk ndalen duke punuar për të keqe, kurse muslimanët përtojnë të punojnë për të mirë.

Prania e thirrësit na mbron nda denimet e dynjasë

All-llahu, subhanehu ve teala, i ka ndarë njerëzit që e kishin të ndaluar peshkimin ditën e shtunë në tre kategori: mëkatarë; thirrës dhe indiferentë, andaj All-llahu, tebareke ve teala, duke folur për këtë rast thotë:

(ÝáãÇ äÓæÇ ãÇ ÐßÑæÇ Èå ÃäÌíäÇ ÇáÐíä íäåæä Úä ÇáÓæÁ æÃÎÐäÇ ÇáÐíä ÙáãæÇ ÈÚÐÇÈ ÈÆíÓ ÈãÇ ßÇäæÇ íÝÓÞæä)

“E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqijat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar”. (El-A’raf: 165).

All-llahu, xhel-le shanuhu, i ruan njerëzit me praninë e thirrësve në atë vend

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

(æóãóÇ ßóÇäó ÑóÈøõßó áöíõåúáößó ÇáúÞõÑóì ÈöÙõáúãò æóÃóåúáõåóÇ ãõÕúáöÍõæäó)

“E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë”. (Hud: 117).

Edhe nëse ka në një vend zullum, ata nuk do të shkatërrohen nëse në mesin e tyre ka njerëz që thërrasin në fenë e All-llahut dhe punojnë sipas fesë së All-llahut.

All-llahu, subhanehu ve teala, gjithashtu thotë:

(æÇÊÞæÇ ÝÊäÉ áÇ ÊÕíÈä ÇááÐíä ÙáãæÇ ãäßã ÎÇÕÉ æÇÚáãæÇ Ãä Çááå ÔÏíÏ ÇáÚÞÇÈ)

“Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë”. (El-Enfal: 25).

Thirrësi në fe të All-llahut shpërblehet për çdo vështirësi që përjeton në këtë rrugë

Shpërblimi i këtyre njerëzve nuk është i ndërlidhur vetëm me fjalët e tija, por të gjitha veprat që kanë të bëjnë me thirrjen dhe xhihadin e tij, të gjitha brengat, lodhjet dhe vështirësit peshohen në peshorën e All-llahut, azze ve xhel-le.

(Åä ÊßæäæÇ ÊÃáãæä ÝÅäåã íÃáãæä ßãÇ ÊÃáãæä æÊÑÌæä ãä Çááå ãÇ áÇ íÑÌæä)

“…nëse ndieni dhëmbje edhe ata ndjejnë dhëmbje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë. …”. (En-Nisa: 104).

Karahaso këtë ajet me lodhjet dhe mundimin që përjetojnë misionarët e ndryshëm të krishterë anë e mbanë botës dhe aktivitetin e muslimanëve. Ata nuk fitojnë asgjë nga tërë ai mund i madh i tyre, kurse shikoni shpërblimin e garantuar për muslimanët dhe përtesën dhe dembelin e tyre në këtë rrafsh.

A nuk është për tu habitur me këtë situatë?!

Njeriu duke thirrur në fenë e All-llahut bëhet dëshmitar për njerëzit, i nxjer njerëzit nga erësira në dritë, fiton shpërblime të mëdha dhe është myzhdexhi i fitores dhe epërsisë.

Pejgamberët e All-llahut i kanë shfrytëzuar të gjitha metodat për të thirur në fenë e All-llahut.

Kur’ani famëmadh flet për Nuhin, alejhisselam, si shembull i durimit të madh në rrugën e thirrjes në fenë e All-llahut dhe i tregon mënyrat se si ka vepruar ai, duke mos u mërzitur aspak nga rezulatet e punës së tij.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

ÞóÇáó ÑóÈøö Åöäøöí ÏóÚóæúÊõ Þóæúãöí áóíúáÇð æóäóåóÇÑÇð (5) Ýóáóãú íóÒöÏúåõãú ÏõÚóÇÆöí ÅöáÇøó ÝöÑóÇÑÇð (6) æóÅöäøöí ßõáøóãóÇ ÏóÚóæúÊõåõãú áöÊóÛúÝöÑó áóåõãú ÌóÚóáõæÇ ÃóÕóÇÈöÚóåõãú Ýöí ÂÐóÇäöåöãú æóÇÓúÊóÛúÔóæúÇ ËöíóÇÈóåõãú æóÃóÕóÑøõæÇ æóÇÓúÊóßúÈóÑõæÇ ÇÓúÊößúÈóÇÑÇð (7) Ëõãøó Åöäøöí ÏóÚóæúÊõåõãú ÌöåóÇÑÇð (8) Ëõãøó Åöäøöí ÃóÚúáóäÊõ áóåõãú æóÃóÓúÑóÑúÊõ áóåõãú ÅöÓúÑóÇÑÇð (9)

“Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen. Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t’u falur Ti atyre mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë. Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumëherë edhe fshehurazi”. (Nuh: 5- 9).

Kurse rasti i Jusufit, alejhisselam, është gjithashtu shumë i rëndësishëm për ne, saqë edhe në burg, nuk e la pas dore thirrjen në fenë e All-llahut dhe sqarimin e besimit të pastër.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

(íÇ ÕÍÇÈí ÇáÓÌä ÃÃÑÈÇÈ ãÊÝÑÞæä ÎíÑ Ãã Çááå ÇáæÇÍÏ ÇáÞåÇÑ)

“O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?”. (Jusuf: 39).

Nëse njeriu nuk mund ta shfrytëzon një metodë, e shfrytëzon tjetrën, nëse i mbyllet një derë, i hapet tjetra, pasiqë thirrja në fenë e All-llahut është nje vepër e hapur për të gjithë njerëzit, për dijetarin dhe për atë që din pak, për të riun dhe për plakun, për hatibin dhe ligjeruesin, për burrin dhe gruan, për të pasurin dhe për të varfurin.

Musliman të nderuar!

Mendoj se keto argumente që i sollëm para jush ua zgjojnë ambicjen dhe ua shtojnë vullnetin që edhe ju të merrni pjesë në këtë mejdan dhe në këtë fushë.

Andaj, mos ngurroni dhe mos qëndroni indiferent ndaj kësaj gjendje të keqe të muslimanëve, por secili prej jush le të bën projekte sado të vogla për të udhëzuar muslimanët dhe për tua hapur syte e ballit që të shohin të vërtetën dhe të kapen për te dhe të kuptojnë të kotën dhe të largohen prej saj.

Vallë, a nuk na dhimben të afërmit tanë, a nuk na dhimbet nëna, babai, vëllau, motra, gjyshi, gjyshja, nipi dhe mbesa, farefisi i afërt dhe ai më i largët?! A nuk e ndiejmë se nëse ata vdesin në gjendje mëkatare, larg besimit të shëndoshë, zbatimit të adhurimeve dhe sjelljes së mirë, do të denohen me denime të dhembshem në ahiret?! A nuk na dhimben këta njerëz?!

A nuk u dërgua Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mëshirë për mbarë njerëzit?!

A nuk duhet edhe ne me aktivitetet tona të përhapim mëshirën e udhëzimit anë e mbanë vendbanimeve tona?!

Në takimin tjetër, me lejen e All-llahut, do të flasim për:

– Principet e thirrjes islame;

– Rregullat e thirjes islame;

– Mjetet e thirrjes islame;

– Shkaqet e dobësisë së thirrjes islame.

Bekir Halimi

Bekir Halimi,
18.3.2005