Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Para se të përmbytet barka

As’hab es-sebt, njerëzit e ditës së shtunë. Ata ishin një grup njerëzish nga Beni Israilët të cilët ishin sprovuar në ditën e shtundë, ditën kur ata duhej ti linin punët e dynjasë dhe ti luteshin Allahut. Gjithë javën ata do të peshkonin, por rrjetat do tu dilnin bosh. Por të shtuneve, kur nga ata kërkohej të linin punët e tyre, peshku do të dilte me bollëk. Një sprovë nga Allahu!

“Ne ngritëm mbi ta (bregun) Tur’in pse ishin zotuar (ta pranojnë Tevratin)’ u patëm thënë: “Hyni në derë (të bejtul mukadesit) të përulur, dhe u patëm thënë: “Mos e thyeni të shtunën” (mos gjuani peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besë të fortë”.[en-Nisa:154]

Një grup prej tyre u bënë transgresorë, të pakënaqur me urdhërat e Allahut, ata ndërtuan një skemë për ta kapërcyer urdhërin. Ata t’i hidhnin rrjetat e tyre të premten dhe pastaj të dielën do të shkonin të merrnin peshkun që mbette në to.

Banorët tjerë u ndanë në dy grupe kur ata e panë të keqen e madhe dhe gjynahin në të cilin kishin rënë. Njëri grup prej tyre u përpoq t’i këshillonte transgresorët dhe për t’i paralajmëruar ata nga pasoojat e tmerrshme të veprave të tyre, duke urdhëruar për të mirën dhe duke e ndaluar të keqen.

Duke menduar që ata nuk kishin përgjegjësi për çfarë ishte duke ndodhur, një grup tjetër e mbante mendjen vetëm tek punët e tyre, duke ju përmbajtur mendimit që Allahu si rrjedhim do t’i shkatërrojë gjynahqarët.

“Dhe kur një grup prej tyre thanë: “Përse këshilloni një popull që All-llahu do ta shkatërrojë ose dënojë me një dënim të ashpër?”…” (A’raf: 164)

Dëgjoni me kujdes sesi është përgjigja e atyre thirrësve në bindjen ndaj Allahut:

“…Thanë (këshilluesit): “Arsyetimi para Zotit tuaj dhe me shpresë që t’ju largohen gabimeve”. (A’raf: 164)

Kjo është për dy arsye:

Një, që ne do të na falë Allahu përshkak se u përpoqëm t’i ndalonim ata.

E dyta, që ndoshta ata mund të dëgjojnë përkujtuesin dhe të kthehen, tek Allahu.

Vetëm ky grup shpëtoi.

“ E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqiat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar.

E kur ata tejkaluan me arogancë të hapët, nga ajo që ishin të ndaluar, Ne i shndërruam në majmunë të përbuzur.” (A’raf: 165-166)

Në një natë, ndëshkimi ra përmbi ta dhe ata u shndërruan në derra dhe majmunë.

Të dashur vëllezër dhe motra, është nga natyra e qenies njerëzore ndierja e nevojës për të bërë mirë ose për të ndjerë dëshirën për të rënë në gjynah. Madje edhe nëse ai ose ajo do të ishin vetëm, të braktisur dhe të izoluar, ata ende do ta ndjenin dëshirën për të bërë mirë dhe për tu angazhuar në të keqen.

Ummeti musliman ka një karakteristikë që jo vetëm duhet t’i bëjë mirë vetvetes por duhet të inkurajojë edhe të tjerët të bëjnë mirë, ne duhet të bëhemi një forcë që lëviz. Dhe ne nuk duhet vetëm të largohemi nga gjynahet por edhe duhet t’i ndalojmë të tjerët nga të vepruarit kështu, ne duhet të bëhemi pengesa.

Nëse ne të gjithë do të kishim karta muslimane identifikimi, do të duhej të kishte në te përshkrimin e personit. Nëse do të ishte një kart e vlefshme në te si përshkrimi do të shkruhej: ”Ky burrë/grua urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja, sepse kështu na ka përshkruar Allahu neve.

“Ju jeni njerëzit më të mirë që janë ngritur ndonjëherë për njerëzimin, ju urdhëroni el-Maruf (të mirë) dhe ndaloni el-munker (të keqen) dhe ju besoni tek Allahu”. [Ali-Imran:104]

E mira dhe e keqja. Kur vjen fjala tek inkurajimi i njërit apo tjetrit, ka dy grupe njerëzish. Të parët janë ata që i inkurajojnë të tjerët të bëjnë mirë dhe i këshillojnë ata të ndalohen nga të bërit keq. Këta janë muminunët (besimtarët) dhe Muminat (besimtaret), ata të cilët do të favorizohen nga mëshira e Allahut:

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhnjyes, i urtë”.[et-Teube:71]

Grupi i dytë i njerëzve janë ata që inkurajojnë të tjerët drejt të keqes dhe i ndalojnë ata kurdo që i shohin se janë duke bërë vepra të mira (të virtytshme). Këto janë munafikun (hipokritët) dhe munafikat (hipokritet), ata janë ata që Allahu do t’i shkatërrojë:

“Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit”.[et-Teube:67]

Kur’ani na tregon që fituesit, ata që do të arrijnë suksesin janë ata muslimanë burra dhe gra që do të urdhërojnë për mirë dhe do të ndalojnë nga e keqja. Dhe Allahu na mëson ne që Ai i ka mallkuar popujt përpara nesh sepse ata humbën këtë karakteristikë të inkurajimit të të mirës dhe ndalimit të së keqes:

“Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe të Isait, të birit të Mejremes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqa që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar”. [el-Maide: 78-79]

Kur një popull dështon në detyrën për të urdhëruar për të mirë dhe për të ndaluar të keqen, lutjet e tyre nuk i pranohen.

Resulullahu, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”Për Atë i cili mban shpirtin tim në Dorën e Tij, ju o do të urdhëroni për të mirë dhe të ndaloni nga e keqja ose ndryshe Allahu do të hedh mbi ju një ndëshkim, atëherë nëse ju do të përpiqeni t’i luteni Atij, lutjet tuaja nuk do tu përgjigjen”. [transmetuar nga Ahmedi dhe et-Tirmidhi]

Resulullahu, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka jetuar tërë jetën e tij duke urdhëruar për të mirë dhe duke ndaluar të keqen. Kur ai së pari arriti në Medine, gjëja e parë që ai i tha ensarëve dhe muhaxhirëve ndërsa ata u grumbulluan për të parë fytyrën e tij të nderuar ishte:

Abdullah Ibën Selam ka transmetuar që kur Resulullahu, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, erdhi në Medine, njerëzit vrapuan ta përshëndetnin atë. Unë shkova në turmën për ta parë atë dhe kur e pashë fytyrën e tij unë e dija që fytyra e tij nuk ishte fytyra e një gënjeshtari. Gjëja e parë që ai tha kur ai i foli njerëzve ishte: ”O njerëz, përhapni selamin, ushqeni të uriturit dhe faluni natën kur të tjerët janë duke fjetur dhe ju do të hyni paqësisht në xhennet”. [transmetuar nga Ibën Maxhe]

Resulullahu, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, do të urdhëronte për të mirë dhe do të ndalonte nga e keqja në të gjitha kategoritë e shoqërisë. Ne e shohim atë me të rinjtë muslimanë duke i këshilluar ata, si në hadithin që vijon:

Omer Ibën Ebu Seleme ka thënë: ”Unë isha një djalë i ri nën kujdesin e Të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur duart e mija ishin duke kërcyer këtu dhe atje për të marrë ushqimin në pjatë. I dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, më ka thënë:”O djalosh, thuaj bismilah (së pari), ha me dorën e djathtë dhe ha nga ajo që ke përpara teje”. Ibën Ebu Seleme ka thënë: Pas kësaj unë gjithmonë hëngra në atë mënyrë (në të cilën më është treguar)”. [Buhari dhe Muslim]

Dhe Resulullahu, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, inkurajonte të mirën midis grave muslimane. Zejneb, gruaja e Abdullah Ibën Mesudit ka thënë: ”I dërguari i Allahut na është drejtuar neve: ”O gra, jepni lëmoshë madje dhe për sendet e juaja të çmueshme”. [Buhari dhe Muslimi]

Madje edhe kur biente fjala për gratë e tij, Resulullahi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, do të ndalonte të keqen. Aisheja, radijallahu anha, vetë na transmeton një hadith që ajo njëherë i ka thënë atij, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: ”Shiko për Sefijen”, duke nënkuptuar me këte faktin që ajo ishte e shkurtër. Kështu i dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i ka thënë: ”Ti ke thënë një fjalë që nëse do të përzihej me të gjithë ujin e një deti do ta përpinte ujin”. [transmetuar nga Ebu Davud]

Aisha ka thënë që pasi që e ka dëgjuar këtë ajo kurrë nuk ka dashur më të përmedte dikënd (me diç që ata nuk do ta pëlqenin)

Kjo është çfarë feja thotë, për urdhërimin e të mirës dhe ndalimin e të keqes. Kjo është çfarë muslimanët e parë bënë në betimin e aleancës (bej’a):

Ubade Ibën Es-Samit, radijallahu anhu, ka thënë: ”Ne i dhamë besën tek i dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për të dëgjuar dhe për tu bindur (itaat) në ate që ne pëlqejmë dhe në ate që ne nuk pëlqejmë dhe që ne nuk i prekim njerëzit në nder dhe që ne do të qëndrojmë për të vërtetën kudo që të jetë, duke mos u frikësuar, për hir të Allahut, asnjë qortimi nga qortuesit”.[Buhari dhe Muslim]

II

Dijetari el-Harithi, rahimehullah, shkonte tek dyert e vendeve ku kryheshin të këqija dhe i paralajmëronte njerëzit për gjynahet që ata ishin duke i bërë. Ata do ta rrihnin atë me grushta derisa ai do të biente pa ndjenja, i larë në gjak. Por ai kurrë nuk do të kalonte pranë tyre pa i këshilluar. [nga Sijar el-Alam nga Imam eDh-Dhehebi]

Unë kujtoj njëherë në një shkollë islame kur një djalë erdhi dhe më tregoi mua se çfarë ai do të merrte për ditëlindjen e tij. Unë isha i habitur, përderisa ditëlindjet nuk janë diçka që ne e gjejmë në mënyrë tonë të jetesës, islam, diçka që ne nuk duhet të marrim pjesë. Shokët e klasës e dinin gjykimin mbi ditëlindjet kështu ata filuan të këndonin me zë të lart: ”S’ka më ditëlindje, S’ka më ditëlindje”.

I dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na ka dhënë ne një parabël që ne kurrë nuk duhet ta harrojmë në këtë çështje të urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja. Numan Ibën Beshir, radijallahu anhu, ka transmetuar që: ”Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”Shembulli i atij i cili është i vendosur në kufijtë e Allahut dhe atij që i ka kaluar këta kufij është sikur shembulli i disa njerëzve në një bark. Ata poshtë (barkës), në mënyrë që të pinin kishin nevojë të shqetësonin ata që ishin lart. Kështu ata i thanë veteve të tyre, le të bëjmë një vrimë poshtë (barkës) në këtë pjesën tonë që të shqetësojmë ata që janë sipër”. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka vazhduar: ”Nëse ata (që janë sipër) i lënë ata (që janë poshtë) të bëjnë se çfarë duan, ata do të mbyten të gjithë. Dhe nëse ata i ndalojnë ata (që janë poshtë) ata (që janë lart) do t’i shpëtojnë njerëzit poshtë (barkës) dhe të gjthë ata do të shpëtojnë”.[Buhari]

Kur dikush inkurajon të mirën dhe ndalon të keqen ai duhet të ketë disa karakteristika:

1.Dija.

2.Durimi, ashtu siç Llukmani i ka treguar djalit të tij.

3.Ai duhet të jetë i drejtë, duke mos harruar të mirën që ai person ende e ka.

4.Hikmetin, urtësia.

5.Këndshmëria ndaj atyre të cilët janë duke i këshiluar.

Domethënia e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit të keqes është që të mos tregohet zemërim në zemrat tona apo hakmarrje të një fyerje ndaj nesh. Në fund ne duam personin që të udhëzohet, një gjë kjo që kërkon nga ne të gëlltisim krenarinë personale. Në disa kohëra, kur situata e kërkon atë, ne mund të fyejmë ndjenjat e dikujt nëse ajo është e vetmja mënyrë me të cilën ata mund të udhëzohen. Por kjo vlen vetëm për personin që ka Ilm (dije) dhe Hikmet (urtësi) që mund ta analizojë situatën.

Fyerja e ndjenjave të muslimanëve të zakonshëm nuk është mjeti, e as poshtërimi publik i dikujt i cili vjen në xhami për herë të parë. Ka metoda të atyre të cilët nuk janë të shkolluar mirë që kur thërrasin për tek Allahu (bëjnë davet) e që bëjnë shumë dëm.

Në përfundim, ka shumë mënyra sesi dikush mund të inkurajojë të mirën dhe të ndalojë të keqen, ja disa:

-Me një broshurë që thekson çfarë është e nëvojshme për të inkurajuar ose me një email të përgjithshëm.

-Me një kasetë, CD islam që i jepet si dhuratë.

-Me një revistë islame ose gazetë.

-Me një email ose letër që adresohet në mënyrë të veçantë me atë person i cili ka nevojë për të inkurajuar apo nevojën për të këshilluar në largimin nga gjynahet.

Dhe lista vazhdon më gjatë…

Ju dëshironi të jeni të sukseshëm, apo jo? Mirë, atëherë kjo është rruga:

“Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit”.[ Ali-Imran:104]

Muhammed Sherif

(pjesë nga transkriptimi i një hutbeje të mbajtur në xhami)

Përktheu: Ammar Ardit Kraja

Muhammed Sherif,
4.3.2005