Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Pozitiviteti dhe mjeshtria e jetës

Ska dyshim se në situatat e vështira ekonomike dhe poltike në të cilat jetojnë muslimanët ka nevojë për të inicuar pozitivitetin në mesin e muslimanëve. Nuk ka rrugëdalje tjetër nga kjo gjendje në të cilën gjinden muslimanët përpos se duke përhapur shpirtin pozitiv në mesin e muslimanëve, përndryshe ummetin islam e kaplon dembelia dhe përtesë, cilësia të cilat nuk përkojnë ummetit islam.

Është e vërtetë se pozitiviteti sjell mirësi edhe për individin edhe për shoqërinë muslimane.

Pozitiviteti mes individit dhe shoqërisë

Pozitiviteti ka dy aspekte:

a) Pozitiviteti i individit kundrejt vetes, që domethënë zhvillim dhe përmirësim të vetvetes.

b) Bashkveprimi i individit me individët tjerë dhe me çeshtjet e shoqërisë së tij dhe pjesmarrja e tij në krijimin e ndodhive.

Në të dy këto gjëra ka mirësi.

Ska dyshim se shpirti iniciues është udhëheqës dhe udhërrëfyes drejt suksesit dhe epërsisë.

Jeta është përplot mundësi për mirësi dhe sferat e përparimit janë të shumta, mirëpo të pakët janë ata që dëshirojnë të jenë të parët.

Ne dallojmë përballë këtyre mundësive, dikush prej nesh është aq dembel saqë nuk e lëvizin këto mundësi.

Shumë njerëz kanë ide dhe kanë ambient të përshtatshëm për rezultate dhe përparim, mirëpo pengesat psikologjike e pengojnë në këtë drejtim dhe e largojnë nga nisja dhe nxitimi, kurse këtë e fiton ai që është trim dhe aktiv.

Iniciativa është titulli i suksesit, rruga e përparimit, arma e shfrytëzimit të mundësive situatave.

Individi inicues dhe pozitiv është ai që ka të arritura dhe fitore.

Më herët kanë thënë: “I fiton kënaqësit ai që rezikon”.

E njejta vlen edhe për atë shoqëri që i posedon këto cilësi, kjo shoqëri është e gjallë dhe vazhdimisht e zhvillon realitetin e tij drejt më të mirës.

Pozitiviteti është kërkesë islame

Kur’ani Fisnik është përplot me ajete që udhëzojnë drejt kapjes dhe stolisjes me këtë sjellje dhe me këtë vlerë. Kur’ani Fisnik ka folur për këtë cilësi për shkak të rëndësisë që ka në jetën e individit dhe shoqërisë.

Në disa raste Kur’ani flet për këtë cilësi me shprehjen “nxitim”:

{æóíõÓóÇÑöÚõæäó Ýöí ÇáúÎóíúÑóÇÊö æóÃõæáóÆößó ãöäó ÇáÕøóÇáöÍöíäó} [Âá ÚãÑÇä ãä ÇáÂíÉ: 114].

“…nxitojnë për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve”. (Ali Imran: 114).

{Åöäøóåõãú ßóÇäõæÇ íõÓóÇÑöÚõæäó Ýöí ÇáúÎóíúÑóÇÊö} [ÇáÃäÈíÇÁ ãä ÇáÂíÉ: 90]

“… Ata nxitonin për punë të mira, …”. (El-Enbija: 90).

{æóÓóÇÑöÚõæÇ Åöáóì ãóÛúÝöÑóÉò ãøöä ÑøóÈøößõãú æóÌóäøóÉò ÚóÑúÖõåóÇ ÇáÓøóãóÇæóÇÊõ æóÇáÃóÑúÖõ ÃõÚöÏøöÊú áöáúãõÊøóÞöíäó} [Âá ÚãÑÇä: 133].

“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit”.

Ajo që është për tu vërejtur në këto ajete është fakti se këto ajete u janë drejtuar të gjithve e jo vetëm një individit, sepse kërkohet që kjo të jetë cilësi për mbarë shoqërinë, në ecurinë dhe qëndrimet e saja dhe të jetë cilësi dominante e shoqërive që synojnë ngritjen dhe ngjalljen.

Është fakt se nuk janë të barabartë ata që marin inicijativa me ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

Të jesh i pari dhe i hershmi është nderë të cilin nuk e fiton secili.

Kur’ani Fisnik flet për ata njerëz që i kanë bërë disa vepra, të cilat nuk i ka bërë askush para tyre dhe ka treguar se shpërblimi i tyre është i dyfishtë dhe nuk janë barazuar me ata që më vonë i kanë bërë mu ato vepra. Ata kanë mbetur të parët dhe të hershmit, andaj edhe e meritojnë çdo respekt dhe nder.

Kur’ani e vlerëson shumë secilin që ka qenë i pari në vepra të mira dhe në shërbim të msulimanëve duke thënë:

{æóÇáÓøóÇÈöÞõæäó ÇáÃæøóáõæäó ãöäó ÇáúãõåóÇÌöÑöíäó æóÇáÃäúÕóÇÑö} [ÇáÊæÈÉ: ãä ÇáÂíÉ 100].

“All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) …”. (Et-Teube: 100).

Ky ajet nuk kufizohet vetëm në vlerën e atyreve që të parët e kanë bërë hixhretin, por vlen për secilin që ka qenë i pari në ndonjë vepër të mirë.

Shumë ajete stimulojnë për të qenë të parë dhe për të nxituar në vepra të mira, prej tyre është edhe ky ajet:

{áÇó íóÓúÊóæöí ãöäßõã ãøóäú ÃóäúÝóÞó ãöäú ÞóÈúáö ÇáúÝóÊúÍö æóÞóÇÊóáó ÃõæáóÆößó ÃóÚúÙóãõ ÏóÑóÌóÉð ãøöäó ÇáøóÐöíäó ÃóäúÝóÞõæÇ ãöä ÈóÚúÏõ æóÞóÇÊóáõæÇ æóßõáÇð æóÚóÏó Çááåõ ÇáúÍõÓúäóì} [ÇáÍÏíÏ: ãä ÇáÂíÉ10]

“…Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithëve All-llahu u premtoi të mirat; All-llahu di çka punoni”. (El-Hadid: 10).

{Þõáú Åöäøöí ÃõãöÑúÊõ Ãóäú Ãóßõæäó Ãóæøóáó ãóäú ÃóÓúáóãó} [ÇáÃäÚÇã: ãä ÇáÂíÉ15].

“…Thuaj: “Unë jam i urdhëruar të jem i pari që bindem dhe (urdhërohem): të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët…”. (El-enam: 15).

Në këtë drejtim e kemi shembull dhe yrnek Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ai që mëson jetëpërshkrimin e tij prej para pejgamberllëkut e deri në vdekje, do të vëren se jeta e tij ishte përplot me qëndrime që tregojnë pozitivitetin dhe bashkëveprimin me ndodhitë që ndodhnin përreth tij.

Prej shembujve në këtë drejtim është rasti kur i pa njerëzit duke u kacafytur se kush do ta vëndojë gurin e zi në vendin e vet në Qabe, e tha mendimin e tij dhe kontriboj për ta larguar këtë zënkë. E nuk tha: çka më lidh mua me këtë vepër?!

Kurse pas pejgamberisë, edhe pse armiqësia e Ebu Xhehlit ndaj Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte e qartë, kur i erdhi një bediun që ti ankohet se Ebu Xhehli ja ka marrë pasurinë dhe nuk dëshiron tia kthen, shkoi te ai Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pa mëdyshje dhe pa frikë dhe kërkoi nga Ebu Xhehli që tia kthen hakun këtij njeriu. Ebu Xhehli ia ktheu pasurinë këtij njeriu dhe kur e pyetën pse ia ktheu pasurinë, ai u përgjigj: “mu duk se një luan dëshiron të më gëlltitë kur hyri Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem”.

Edhe hadithet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na nxisin në këtë vlerë të madhe.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(ÅÐóÇ ÞóÇãóÊú ÇáÓøóÇÚóÉõ æóÝöí íóÏö ÃÍóÏößõãú ÝóÓöíáóÉñ ÝóáúíóÛúÑöÓúåóÇ)

“Nëse ndodh Kijameti dhe ndokush në dorën e tij ka ndonjë filiz, le ta mbjell”. (Buhariu).

Qëfshin salavatet dhe selamet për ty, o i Dërguar i All-llahut! A ka pozitivitet më të madh se ky?!

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

(ãóËóáõ ÇáÞóÇÆöãö Úóáóì ÍõÏõæÏö Çááåö æóÇáúæóÇÞöÚö ÝöíåóÇ ßóãóËóáö Þóæúãò ÇÓúÊóåóãõæÇ Úóáóì ÓóÝöíäóÉò¡ ÈóÚúÖõåõãú ÃóÚúáÇåóÇ æóÈóÚúÖõåõãú ÃÓúÝóáóåóÇ¡ æóßóÇäó ÇáøóÐöíäó Ýöí ÃÓúÝóáöåóÇ ÅöÐóÇ ÇÓúÊóÞóæúÇ ãöäú ÇáãóÇÁö ãóÑøõæÇ Úóáóì ãóäú ÝóæúÞóåõãú¡ ÝóÞóÇáõæÇ: áóæú ÃäøóÇ ÎóÑóÞúäóÇ Ýöí äóÕöíÈöäóÇ ÎóÑúÞðÇ æóáóãú äõÄúÐö ãóäú ÝóæúÞóäóÇ! ÝóÅäú ÊóÑóßõæåõãú æóãóÇ ÃÑóÇÏõæÇ åóáóßõæÇ¡ æóåóáóßõæÇ ÌóãöíÚðÇ¡ æóÅöäú ÃóÎóÐõæÇ Úóáóì ÃíúÏöíåöãú äóÌóæúÇ¡ æóäóÌõæÇ ÌóãöíÚðÇ) ÑæÇå ÇáÈÎÇÑí.

“Shembulli i atij që i respekton kufinjtë e All-llahu dhe atij që ka rënë në mëkate është sikur shembulli i disa njerëzve që kanë hypur në një anije. Disa kanë hipur lartë dhe disa janë poshtë. Ata që ishin poshtë kur kishin nevojë për ujë kalonin përreth atyreve që ishin lartë, e thanë: pse nuk e shpojmë anijen dhe mos ti pengojmë ata që janë lartë! Nëse do ti lenin të bëjnë çka synuan do të shkatërroheshin edhe ata edhe të gjith, e nëse do ti ndalonin nga kjo vepër, do të shpëtonin të gjith”. (Buhariu).

Rruga deri te pozitiviteti

Ka shumë komponente që ndihmojnë në kultivimin e pozitivitetit dhe shpirtit inicues dhe ndihmojnë me përmasa të mëdhaja në krijimin e moralit të personalitetit pozitiv dhe trim.

Këto komponente janë:

1- Vetëdija dhe njohja.

Hulumtimi dhe përcjellja e vazhdueshme e hapësirave të ndryshme e ndihmon njëriun në zbulimin e dimenzioneve të shumta, të cilat ka mundur të mos i ketë ditur, pa dyshim se kjo vetëdije i ndihmon për të zbuluar mundësitë e reja dhe rrugëdalje që në shumë raste kanë qenë të panjohura për te dhe natyrisht se i ndihmon për tu vërsulur në to.

2- Vetbesimi.

Shumë prej nesh vet ia humbin vetës mundësitë për pikënisje dhe bërje të veprave të mira, qoftë kjo e mirë për vete ose për tjetrin, për shkak të dyshimeve në aftësitë dhe mosvlerësimit të vetes. Ky lloj i njeriut vazhdimisht parashtron pyetjen: po të kishte qenë kjo ide e shëndoshë, do t’i kujtoheshte atij dhe atij ?! kurse njeriu pozitiv vepron në kundërshtim me këtë lloj të njerëzve. Vetbesimi që ka e shtyn vazhdimisht që t’i tejkalon pengesat dhe t’i eliminon vështirësitë.

3- Gatishmëria për rezikim dhe depërtim.

Mirëpo jo si reagime dhe nxitime të pamatura, por duke i vlerësuar gjërat si duhet.

Kjo gatishmëri e shtun njeriun për të zbuluar horizonte të reja të jetës dhe kontribon për kultivimin e zgjidhjeve të tija, andaj ai edhe nuk ndalet i hidhëruar para asnjë pengese, por posedon zgjidhje alternative, për shkak të përplasjes së vazhdueshme me problemet dhe futjes në shumë reziqe që i kanë krijuar një përvojë të madhe.

Ashtu sikur dallojnë individët në pozitivitetin e tyre drejt ndodhive që ndodhin përreth, ashtu dallojnë edhe shoqëritë.

Shoqëritë që individët e saja dallohen me pozitivitet dhe me shpirt inicues janë më të zhvilluara dhe të përparuara se simotrat e saja që u mungon kjo cilësi.

Pra, pozitiviteti, sikur që tham, qenka rruga e kultivimit dhe progresit.

Nëse analizojmë jetën e shumë personaliteteve të sukseshme do të vërejme se shpirti inicues ka luajtur rol të madh në arritjen e këtyre gradave dhe fitoreve. Para tyre nuk ka mbetur asnjë pengesë që ka penguar hapërimin e tyre drejt synimeve që ia kanë caktuar vetes.

Kurse mes nesh ka të atillë që vet i ngrisin pengesat dhe ndërtojnë muret dhe e rrethekon veten me një sasi të madhe të termeve dhe nocioneve të gabuara që kontribojnë për tu qëlluar me dembeli dhe përtesë.

Në vijimj do tu ofrojmë disa terme dhe alternativat e tyre, të cilat duke i përdorur shpesh kanë krijuar brenda nesh disa cilësi negative që e pengojnë nisjen, ecjen dhe depërtimin në horizontet e suksesit dhe superioritetit:

Në vend se të themi= më mirë të themi

Kjo është punë ose detyrë e rëndë – kjo detyrë nuk është e lehtë, mirëpo mund ta bëj.

Mos u hidhëro- qetësohu

Sa e rëndë ishte kjo ditë – sa e mbushur është kjo ditë me aktivitete dhe punë

Nuk mundem – do të mundohem dhe do të tentoj

Supozoj se do të arrij sukses – me lejen e All-llahut do të arrij sukses

Nuk besoj se realizohet – shpresoj të realizohet

Ndihem dembel – kam nevojë për lëvizje dhe aktivitet

Nuk frikohem – jam trim

Ndihem i dobët – duhet të forcohem

Je i dobët – ke nevojë për trajnim

Shumë prej nesh i shfrytëzojnë këto terme ose disa prej tyre, të cilat krijojnë ndjenja të brendshme dhe nocione negative, sikur:

Nënshtrimi, dyshimi në aftësitë subjektive, dëshpërimi, paaftësia për rezultate dhe punë.

Notimi i bretkosave

Në këtë drejtim më kujtohen disa fjalë të një specialisti të etikës, Bari Igan, ku mes tjerash thotë:

“Sigurisht se keni dëgjuar fjalën e urtë “Nuk të troket dy herë në derë shansi”. Mos i besoni kësaj fjale. Sepse shansi shumë herë i troket njeriut në derë, mirëpo krejt çeshtja është se na vjen në befasi dhe papritmas.. të kanë ofruar punë të re, ke refuzuar, të kanë thirrur për të ligjëruar, ke menduar se nuk mundesh, shtëpinë që dëshirove të blesh, nuk e bleve, e shumë shanse tjera. Vallë a të kujtohen të gjitha këto? Pranoni detyrat dhe përgjegjësitë më të rënda më dëshirë të flakët dhe jeni të bindur se nuk do të dështoni, madje do ti kryeni përgjegjësit e reja dhe do të mësoheni në to pas një kohe. Në përjashtim të rasteve ku jeni të bindur se ato janë qindpërqind mbi mundësitë dhe jashta aftësive dhe përvojës tënde.

Nëse dikush të pyet: a mendon se mundësh të marrish detyrë të re? Ti pa mëdyshje duhet të përgjigjesh: “po, bindshëm”.

Mund që të kesh tremë pa arsye, e ti thuash vetes: realisht unë nuk mund të kem sukses në këtë punë? Si ka mundësi t’i mësoj të gjitha këto gjëra që duhet t’i mësoj? E ndiej se detyrat e mia janë të rënda.

Këto ndjenja janë normale kur njerëzit marrin përsipër detyra të reja, mirëpo nëse keni mundësi të notoni, futuni në ujë me dy këmbët dhe lëvizni me duart e juaja nëse ka nevojë, sepse dal nga dal, do të mësoheni, madje edhe notin e bretkosave”.

Kjo domethënë përgaditje dhe aftësim psiqik dhe praktik për shfrytëzimin e mundësive, përndryshe nëse njeriu prolongon, vonon dhe nuk nxiton, shtoja kësaj edhe ikjen e shansave, ai mund të humb aftësinë dhe mundësinë dhe dembelia dhe përtesë të bëhen cilësi e tij.

Vazhdimi i jetës nuk është në dorën e tij dhe nuk mund të garanton shëndetin, nivelin e aktivitetit, vazhdimin e ekzistimit të mjeteve dhe mekanizmeve të lëvizjes.

Andaj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Shfrytëzo pes gjëra para pesë tjerave”. Mes tyre ka përmendur edhe: “shfrytëzo rininë para pleqërisë”.

Andaj nuk duhet ta privojmë veten nga shumë shpërblime, sepse ka shumë hapësira që e privojmë veten nga depërtimi në to, për shkak të turpit, ose mosbesimit në vetevete dhe në aftësitë personale.

Hapësirat janë të hapura për të gjithë, qofshin ato shoqata humanitare, aktivitetet rinore dhe studentore, aktivitetet sociale, përkujdesi për jetimë, aktivitetet vullnetare, akcione për pastrim të ambientit, akcione për grumbullim të librave të vjetër, etj,.

Mbarë mirësi qështë në personin që bashkëvepron me ambijentin që e rrethekon, sepse ummeti islam është sikur një trup, andaj duhet të jemi pozitiv me vetveten dhe me shoqërinë tonë të afërt….

Marrë nga: islameiat.com

Muhamed Mustafa

Përshtati : Bekir Halimi

Muhamed Mustafa,
21.1.2005