Ramazani mundësia për ndryshim

All-llahun e falënderojmë, i Cili i ka ofruar njerëzve shkaqet e udhëzimit, u ka hapur dyert e mëshirës së Tij

Ja, na ka ardhur Ramazani me dritën dhe aromën e vet, na ka sjellur me vete mirësinë dhe pastërtinë, ka ardhur për të edukuar vullnetin e njerëzve dhe qëndrueshmërinë e tyre, posedimin e durimit dhe ti stërvis në përballim të vështirësive, rezistim para pengesave dhe vështirësive të jetës.

Pa dyshim se Ramazani është shkollë pedagogjike, nëpërmjet të kësaj shkolle stërvitet muslimani në forcimin e vullnetit për qëndrim dhe ndalje në kufinjtë e All-llahut, ti dorëzohet vendimit të Tij, të zbatojë urdhërat dhe ndalesat e Tija, ti disiplinon gjymtyrët e veta nga çdo gjë që nuk i lejohet, me qëllim që të korrë sukses nga kjo shkollë dhe të del ngadhnjimtar ndaj vetes, duke i siguruar aftësitë njerëzore, energjinë dhe potencialin e tij material dhe shpirtëror për të luftuar armikun e vet.

Ska dilemë se ky muaj është mundësi e artë, për tu ndalur me veten dhe për ta llogaritur ate për të përmirësuar gjërat që kanë kaluar, për të qenë i përgaditur për gjërat që vijnë, para se të vjen lajmërimi i shtegtimit, e të fillon ankimi dhe të shtohet dhimbja.

Të gjith ne duhet të përkujothemi dhe të parashtrojmë pyetjen: a ka mundësi ta ndryshojmë gjendjen tonë, të përmirësojmë situatat tona, duke menduar për përfundimin tonë pas vdekjes, duke u përgaditur para se të na rrëshqet këmba, të shtohet pendimi dhe të pajisemi me gjërat e duhura për ditën e kthimit.

Pse Ramazani?!

1- Sepse Ramazani është sezonë e mallit të sukseshëm dhe për shkak të veçorive që ia ka dhënë All-llahu, andaj ky muaj me të vërtetë është shkollë e përgaditjes së burrave dhe universitet i krijimit të trimave.

2- Për shkak se në këtë muaj All-llahu i ka lehtësuar shkaqet e të mirave dhe veprimin e adhurimeve. Në këtë muaj shpirti është i drejtuar drejt Zotit dhe drejt Tij anojnë.

3- Sepse Ramazani është muaj në të cilin prangosen djajt dhe nuk mund të arrijnë aty ku kanë arritur jashta muajit të Ramazanit.

4- Sepse gjat Ramazanit hapen dyert e xhennetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe për çdo natë All-llahu liron dikend nga zjari i xhehenemit.

5- Sepse në Ramazan është nata e Kadrit, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Pa dyshim se kjo gjë është një sihariq shumë i madh, nëse mendojmë dhe analizojmë mirë, do të gjejmë veten duke nxituar në mirësi, duke bërë gara në vepra që na afrojnë te All-llahu, duke u larguar nga mëkatet shkatërruese dhe duke lërë epshet.

6- Ramazani është mundësi për ndryshim, për shkak të ndodhive të mëdhaja që kanë ndodhur në këtë muaj, ndodhi të cilat e kanë shndërruar ummetin nga një realitet i keq në një më të mirë, e kanë ngritur nga bishti i karavanit dhe i kanë dhënë pozitën e liderit dhe udhëheqësit.

– Beteja e Bedrit. Në këtë betejë u takuan ushtria e islamit nën komandë të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me ushtrinë e kufrit, e cila ishte nën komandë të Ebu Xhehlit. Kjo betejë ka ndodhur në vitin e dytë sipas hixhretit dhe në ditën e shtatëmbëdhjetë të Ramazanit. Në këtë luftë ngadhnjeu ushtria e besimit mbi ushtrinë e kufrit. Nga kjo luftë filloi ylli i Islamit të shndërrit dhe të ngritet lart kurse ylli i kufrit të eliminohet. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“All-llahu u ndihmoi juve në Bedër kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti”. (Ali Imran: 123).

– Në vitin e tetë dhe në muajin Ramazan, ndodhi çlirimi i madh, me të cilin e ngriti lart All-llahu këtë fe, Pejgamberin dhe ushtrinë e Tij. Në këtë ditë All-llahu e shpëtoi qytetin e Tij nga dora e kafirit dhe idhujtarit. Ishte çlirim për të cilin u gëzuan edhe banorët e qiellit, pas kësaj dite hynë në fe njerëzit palë palë dhe kjo shkaktoi shndërritjen e fytyrës së tokës anë e mbanë.

– Në vitin 658 tatarët bënë kërdi në Sham, vranë njerëz, i detyruan ti braktisin vatanet e tyre, i shkatërruan shtëpitë, e bënë çmos. Pas këtij rasti u ngrit mbreti Mudhfirkudzi dhe përgaditi ushtrinë për të luftuar kundër tatarëve. Takimi vendimtar ndodhi ditën e xhuma, me 25 Ramazan. Ai e urdhëroi ushtrinë që mos të sulmon derisa nuk e kalon diellizenitin, ti le hatibat dhe njerëzit ta falin namazin e xhumasë. Pastaj u përballuan dy rradhët dhe filluan luftën dy ushtritë. U bë një betejë shumë e madhe, rodhi shumë gjak, u copëtuan trupat e njerëzve, filluan mosbesimtarët ta humbin betejën dhe fituan besimtarët.

Të gjitha këto shkaqe na bëjnë të bindur se me të vërtetë Ramazani është mundësi e ofruar dhe preh i përgaditur, për ate që dëshiron ndryshim në jetën e tij.

Shkaqet janë të përgaditura, atëherë ka mbetur vetëm prania e vullnetit të fuqishëm, shoqëria e mirë dhe kërkimi i ndihmës nga All-llahu për të na dhënë sukses në të mira dhe udhëzim.

Poeti thotë:

Ramazani na erdhi të zgjohemi

Sepse kjo është koha e adhurimeve dhe mirësisë

Fito shpërblimin e agjërimit dhe namazit

Të jesh i lumtur përherë dhe i shpëtuar

Ramazani është mundësi e ndryshimit për të gjith

1- Ramazani është mundësi që të bëhesh nga të devotshmit dhe të zgjedhurit.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 183).

” që të bëheni të devotshëm” është sqarim i arsyes së agjërimit, sqarim i dobisë së madhe dhe urtësisë supreme, e ajo është devotshmëria.

Devotshmëria është ndjeshmëri në ndërgjegje, frikë e vazhdueshme, kujdes i përhershëm, ikje nga therrat e rrugës, nga rruga e jetës në të cilën gjinden therrat e dëshirave dhe epsheve, therrat e frikës dhe brengës, therrat e sprovave dhe mëkateve, therrat e shpresës së rrejshme kundrejt atij që smund ti përgjigjet asaj që u premton, frikë e rrejshme nga ai që sposedon as dobi e as dëm, e me dhjetëra therra tjera

Poeti thotë:

Lëri mëkatet, të mëdhajat dhe të voglat, kjo është devotshmëri

Ec sikur mbi një tokë me gjemba, kujdesesh se ku shkel

Mos nënçmo asnjë mëkat të vogël, sepse malet bëhen nga guralecat.

Kjo është kuptimi i devotshmërisë. Nëse akoma nuk e ke të qartë, dëgjo se si Aliu, radijall-llahu anhu, e përshkruan devotshmërinë:

“Frikë nga i Madhërishmi, veprim sipas shpalljes, bindje me pak dhe përgaditje për ditën e shtegtimit”.

Kjo është devotshmëria, kjo është domethënia e saj, andaj ku jemi ne kundrejt këtyre domethënieve shndërritshe?

Atëherë kur zemrat e selefit ishin përplot devotshmëri, All-llahu i bashkoi pas përçarjes, i bëri krenar pas nënçmimit, u hapi vende të ndryshme, tërë kjo u ndodhi në shenjë të realizimit të premtimit të All-llahut:

“E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan”. (El-Araf: 96).

Le të jetë ky muaj fillimi i përvehtësimit të petkut të devotshmërisë, sepse ky është petku më i mirë:

“Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në xhennete e në lumenj. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu)”. (El-Kamer: 54- 55).

2- Ramazani është mundësi e ndryshimit për ate që ka qenë neglizhent ndaj namazit

Ai që sillet me neglizhencë ndaj namazit le ta dijë se është duke bërë një gabim shumë të madh dhe nëse nuk e përmirëson këtë gabim do të përfundon në një denim shumë të frikshëm.

Semure ibn Xhundubi, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në hadithin e ëndrës ka thënë:

“Njeriu, të cilit i bluhej koka me gurë, ishte ai që e refuzonte Kur’anin dhe flinte në kohën e namazve obligative”. (Buhariu).

Të thërras me shumë dhimbsuri dhe sinqeritet, në këtë muaj të bekuar, që të rishikosh edhe një herë qëndrimin tënd ndaj namazit, të rishikosh zhvillimin e jetës tënde, të thërras që edhe një herë të rianalizosh vetveten, të mendosh mbi gjendjen tënde para se të bëhet vonë.

Të këshilloj që mos të të mashtrojë pamja e jashtme, mos u mashtro me shëndetin dhe mirësit që të janë dhënë, rininë dhe fuqinë që ke, sepse shëndetin e pason sëmundja, rininë pleqëria, fuqinë dobësia, për këtë zgjohu nga ky gaflet, sepse jeta është e shkurtë, sado që të zgjatë, gëzimi kalimtar sado që të qëndroj gjatë.

Për këtë bëne këtë Ramazan mundësi për tu kujdesur për këtë namaz të madh, sepse All-llahu ta ka mundësuar ta falish namazin me xhemat, ta ka bërë të afërt xhaminë, e ka mbushur me dhikër dhe tesbih, andaj mbështetu në Zotin dhe vendose që tani që ky muaj i bekuar të bëhet fillimi i kujdesit për namazin dhe nxitimi drejt tij. All-llahu, subhanehu ve teala, duke i përshkruar besimtarët ka thënë:

” të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre”. (El-Mearixh: 23).

“Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre. Të tillët janë në xhennete dhe janë të nderuar”. (El-Mearixh: 34- 35).

3- Ramazani është mundësi e ndryshimit për ate që miret me harame, qoftë alkool, drogë, duhan, etj.

Pasiqë njeriu largohet nga këto gjëra para iftarit, mos ti konsumoj as pas iftarit. Duhet të ketë vendoshmëri të fuqishme dhe mos të jetë i luhatshëm. Ashtu sikur është i vendosur të largohet nga hallalli në kohë të caktuar të jetë i vendosur të largohet edhe nga harami përgjithmonë.

Sa i urtë do të ishte ai që e shfrytëzon Ramazanin si shkollë ku stërvitet që të largohet nga gjërat që i urren sherijati, nga gjërat që është adaptuar në konsumimin e tyre.

Vëllau im që agjëron!

E trimëroj besimin dhe bindjen që ke në All-llahun, i cili të largon nga konsumimi i këtyre gjërave helmuese edhe gjat Ramazanit.

Ti e di se askush prej njerëzve nuk mund ta dij, se a agjëron ose jo.

Mirëpo vetdija se All-llahu të shikon, të kontrollon, të ka larguar nga konsumimi i harameve gjat agjërimit. Ai vullnet që të dha mundësinë që të agjërosh më shumë se dymbëdhjetë orë a nuk ka fuqi që të ndihmojë në vazhdimin e procesit të përmirësimit?!

Ai vullnet që qëndroi pa e konsumuar këtë haram, gjatë kësaj kohe të gjatë të ditës, a ndodh që të shkatërrohet në fundin e udhëtimit deh kur vjen nata?!

Ku është ambicja që para saj nuk mund të dalin as kodrat e mëdhaja? Ku është vendoshmëria? Kërko ndihmë te All-llahu për ta lërë këtë bela, sepse fitoreja vjen me durim një çast, shpëtimi është afër, sepse All-llahu është me durimtarët.

4- Ramazani është mundësi për ndryshim për ate që është i mangët në adhurimet shtesë dhe vullnetare.

Në Ramazan përgaditet shpirti, pranon zemra, e shfrytëzon këtë mundësi, kujdeset për këto adhurime, të cilat e plotësojnë farzin dhe e mbushin ate.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Gjëja e parë për të cilën do të llogaritet muslimani në ditën e Kijametit është namazi obligativ. Nëse ate e ka të plotë shpëton, përndryshe do të thuhet: shikoni mos vallë ka ndonjë namaz vullnetar, e nëse ka ndonjë namaz vullnetar, kjo ia mbush mangësinë e namazit obligativ. Kështu veprohet me të gjitha veprat obligative”. (sahih, Ibn Maxhe).

Vitri më i shkurtë është një rekat, namazi duha më i shkurtë është dy rekate, numri i rekateve të sunneteve të rregullta është dymbëdhjetë rekate: dy para sabahut, katër para drekës, dy pas drekës, dy pas akshamit dhe dy pas jacisë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Secili musliman që i fal për All-llahun për çdo ditë dymbëdhjet rekate namaz vullnetar e jo obligativ, ia ndërton All-llahu një shtëpi në xhennet”. (Muslimi).

Pse mos ta bëjmë Ramazanin kësi mundësie. Pas Ramazanit t’i bëjëmë vetes orar për agjërim të ditëve të caktuara gjat vitit, sepse ai që agjëron për All-llahun një ditë, All-llahu e largon nga xhehenemi shtatëdhjet vjeshta. Pas Ramazanit vijnë gjashtë ditët e shevalit, agjërimi i ditës së ashurasë, ditës së arafatit, të hënës dhe të enjtes, agjërimi i ditëve të bardha, etj.

Nxito tash sa je i ri, para se të plakesh, tash sa je gjall para se të vdesish, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Të gjith veprat e njeriut janë për te përveç agjërimit, ai është për Mua dhe unë shpërblej për te. Era e gojës së agjëruesit është me e mirë te All-llahu se sa aroma e miskut”. (Buhariu dhe Muslimi).

5- Ramazani mundësi e ndryshimit për ate që është larguar nga Kur’ani.

Ky muaj duhet të bëhet fillimi i ndryshimit në këtë drejtim, duke i përcaktuar vetes një pjesë të Kur’anit për ta lexuar, të cilën pjesë nuk do ta anshkalosh asnjëherë dhe duke mos haruar shpërblimin që e fiton ai që e lexon fjalën e All-llahut, subhanehu ve teala.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Ai që lexon një shkronjë nga Libri i All-llahut, i regjistrohet një mirë, kurse një e mirë shpërblehet dhjetëfish. Nuk them: elilamimi është një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një shkronjë”. (sahih, Tirmidhiu).

Prej gjërave shumë të çuditshme është fakti se vlerën e Kur’anit e kanë kuptuar jomuslimanët, kurse ne akoma jemi indiferent ndaj tij. Andaj ata duke ia ditur vlerën dhe rëndësinë këtij Kur’ani në ngjalljen e ummetit edhe përpiqen që ta eliminojne ate. Gladstoni thotë: “Përderisa ky Kur’an është në dorë të muslimanëve, Europa nuk do të ketë mundësi ta sundon lindjen, as që të jetë e sigurtë në vendin e vet”. Kurse marshi i ushtrive kolonizatore ishte: “unë po shkoj që të shkatërroj një popull të mallkuar, për ta luftuar fenë islame dhe për ta fshirë Kur’anin me tërë fuqinë time”.

Cili është raporti yt me këtë Kur’an?! Përgjigjen po ta lë ty

6- Ramazani është mundësi e ndryshimit për gruan muslimane.

Mundësi e ndryshimit për atë grua muslimane e cila nuk e përfillë mbulesën islame, e cila del lakuriq dhe e parfymosur para burrave të huaj.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Secila grua që del e parfymosur e kalon pran burrave që tia nuhasin aromën, ajo është lavire”. (sahih, Ebu Davudi).

Andaj, motra ime, le të jet Ramazani mundësia për ta edkuar veten në mbulesë islame, për ta edukuar veten të qëndrosh në shtëpi dhe të dalish vetëm kur ke nevojë. Le të jetë Ramazani mundësia për të disiplinuar veten në çeshtjen e veshmbathjes, modës, daljes nga shtëpia, sjelljes në shkollë, etj

Le të jetë Ramazani mundësia për tu mbuluar me mbulesë islame në shenjë respekti për All-llahun dhe mllefosje për shejtanin.

7- Ramazani është mundësi e ndryshimit për ata që janë mësuar të jetojnë jetë luksoze, që jetojnë jetë dembele dhe joserioze.

Le të bëhet Ramazani mësim për edukim të vetvetes, për nënshtrim te rregullave më të vrazhda, për vetdisiplinë, sepse mund të ndodh që All-llahu ta mer dhuntinë dhe ta sjell vuajtjen.

8- Ramazani është mundësi e ndryshimit për ate që qëllim të vetmin të vetin e ka ngopjen e barkut.

Ne nuk jemi krijuar që vetëm për barkun të brengosemi. Ushqimi është mjet e jo qëllim, andaj këtë kështu edhe duhet ta kuptojmë.

Ushqimi i paktë e zbut zemrën, e forcon kuptimin, e bën njeriun modest, e dobëson epshin dhe mllefin, kurse ushqimi i tepërt e shkakton të kundërtën.

Amr ibn Kajsi thotë:

“Kujdes nga ngopja e barkut, se ajo e ngurtëson zemrën”.

Kurse Seleme ibn Seidi thotë:

“Njeriu qortohet për ngopjen e shumtë të barkut sikur që qortohet për mëkatin që e ban”.

Malik ibn Dinari, rahimehull-llah, thotë:

“Nuk i takon besimtarit që barku i tij të jetë brenga e tij kryesore dhe epshi të jetë ai që e sundon”.

Le të jetë ky muaj i bekuar i Ramazanit fillimit i pakësimit të ushqimit dhe vazhdimi në këtë gjendje.

9- Ramazani është mundësi e ndryshimit të disa sjelljeve tona.

Ai që është mësuar në egoizëm, kopraci, narcizoizëm, pa dyshim se muaji i agjërimit është shkollë e madhe për te. Ky muaj më shumë ndikon te ai se sa këshilla e ndonjë njeriut, sepse është këshillë të cilën e dëgjon nga zhumra e barkut dhe etja e trupit, këto gjëra ia kujtojnë urinë e të uriturve, fatkeqësit e të ngratëve, nevojat e nevojtarëve, e i lejon vetes ti kryen detyrat që i ka para All-llahut, e bëhet bujar ndaj tyre, sepse muaji i Ramazanit është edhe muaji i bujarisë dhe solidaritetit.

Ramazani është shkolla e eliminimit të egoizmit dhe kopracisë, e pastaj kalitet në mendjen e tij vetëdija për një trup, nëse i dhemb një gjymtyrë, i tërë trupi i ankohet nga dhmibja dhe pagjymësia.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Shembulli i muslimanëve në dashurinë, mëshirimin dhe solidaritetin e ndërsjelltë është sikur shembulli i një trupi: nëse i ankohet një pjesë, i tërë trupi ankohet nga pagjymësia dhe dhimbja”. (Buhariu dhe Muslimi).

10- Ramazani është mundësi e ndryshimit të njeriut pa durim dhe që hidhërohet shpejt.

Muslimani nga Ramazani duhet të mësojë durimin dhe mosnxitimin.

Ti duron urinë, duron etjen, lodhjen me orë të tëra, a nuk ka mundësi ta mësosh veten që gjatë këtij muajit të durosh edhe ndaj sjelljeve të njerëzve, moralit të tyre, gabimet që i bëjnë ndaj teje. Parulla yte e përhershme le të jetë:

“Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit”. (Ali Imran: 134).

Dhe hadithi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

“Ai që ngulfat mllefin edhe pse ka mundësi të hakmiret, All-llahu e thërret para krijesave dhe i jep mundësi që të zgjedh cilën hurijë e dëshiron”. (hasen, Tirmidhiu).

Në këtë muaj le të jet parulla ynë durimi dhe mosnxitimi.

11- Ramazani është mundësi e ndryshimit për ate që han nga harami, qoftë nga kamata, ose hilet në shitblerje, ose shitja e gjërave të ndaluara, siç është alkooli, droga, bixhozi, etj.

Ky njeri duhet ta dijë se All-llahu i llogarit të gjitha vepat tona, ato të voglat dhe ato të mëdhajat, andaj kujdes mos të vjen denimi i All-llahut, për shkak të këtyre maketeve!

A të gëzon fakti se muslimanët i ngrisin duart me lutje gjat namazit të teravijës, kërkojnë ndihmë nga All-llahu, kërkojnë dhuntitë e Tija, e atyreve u përgjigjet All-llahu, kurse ty të refuzohet lutja yte?! A e di pse?! Sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“O ju njerëz! All-llahu është i pastër dhe vetëm të pastrën e pranon. All-llahu i ka urdhëruar besimtarët me atë që i ka urdhëruar edhe pejgamberët duke u thënë:

“(Ne u patëm thënë): “O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni”. (El-Muminun: 51). Dhe:

“O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni”. (El-Bekare: 172).

Pastaj e përmendi një njeri, që ka udhëtuar gjatë, i pluhërosur dhe i raskapitur, i cili i ngrit duart në qiell duke lutur: o Zot, o Zot, mirëpo ushqimin e ka haram, pijen e ka haram, veshmbathjen e ka haram, është ngopur me haram, si ka mundësi ti përgjijget këtij njeriu”. (Muslimi).

Dije se askush nuk mundet me të ndihmu edhe nëse dëshirojnë, sepse secili ka me qëndru para All-llahut i vetëm, dhe do ta pyet për punët dhe fjalët e tija, të mëdhajat dhe të voglat, vallë kush do të ndalet me ty në këtë qëndrim?!

12- Ramazani është mundësi ndryshimi për ata shkrimtar që luajnë rol në shoqëri.

Këtyre njerëzve u themi: keni mundësin të ndryshoni, të flitni dhe të shkruani të drejtën, të vërtetën, të mirën, pozitiven, sepse edhe fjala ka përgjegjësi.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi”. (El-Isra: 36).

A je i kënaqur që të bëhesh shkaktar i prishjes së popullit tënd, me vetëdije ose pa vetëdije, a je dakord që të përhapish në popull gjëra që ia prishin fenë dhe moralin?!

Pashë Zotin më thuaj, a je dakord që të shkruash gjëra që e hidhërojnë Zotin?!

Si ka mundësi që lapsi yt të shkruan gjëra që e përhapin imoralitetin në mesin e shoqërisë sonë?!

Prej nga guximi për të përhapur të pavërteta ose për ti shtrembëruar faktet?!

Nëse je besimtar dhe ke frikë Zotin, lapsi yt le të jetë në shërbim të të vërtetës, përhapjes së nderit dhe moralit, fisnikërisë dhe dinjitetit.

13- Ramazani është mundësi ndryshimi për ata hoxhallarë që u janë dobësuar ambicjet dhe u është dobësuar xhelozia.

Ata le të zgjohen nga gjumi, le ta shfrytëzojnë këtë mundësi të artë, le ti thërrasi njerëzit në fenë e All-llahut, le të shkojnë në vendet ku tubohen dhe grumbullohen ata që ti përkujtojnë, tua përkujotjnë All-llahun, ti frikësojnë nga zjari i xhehenemit, ti stimulojnë për në xhennet, le të mendojnë seriozisht për mjetet e përshtatshme të përmirësimit, duke e përkujtuar njëri tjetrin për vlerën e thirrjes, pagjumësinë për hirë të kësaj vepre, shpërblimin e atyreve që pendohen në dorën tënde.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Të bëhesh shkak që të udhëzohet një njeri është më mirë për ty se të ksh deve të kuqe”. (Buhariu dhe Muslimi).

Le të bëhet Ramazani stacion shpirtëror i cili na inspiron seriozitet, e të përgaditet thirrësi, të pajiset dhe të mendon vazhdimisht, se si të jet i dobishëm për rrethin ku gjindet.

14- Ramazani është mundësi ndryshimi për ate që ka qenë mëkatar, i zhytur në to.

Ti që tërë kohën tënde e kalon në dëgjim të muzikave të ndryshme, ti që tërë kohën e kalon në tv programe të ndryshme, ti që rrotullohesh në kanale të ndryshme satelitore, ti që brengë kryesore e ke ngacmimin e vajzave, ti që je zhytur në mëkate, nxito në pendim, kthehu, hyn në fe, para se të vjen denimi dhe vuajtjet, se atëherë nuk mund të përmirësohesh dhe të pendohesh:

” Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur: 31).

U mjafton pendimtarëve nderim ajo që All-llahu ka thënë:

” .All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (El-Bekare: 222).

Pendohu, nxiton në pendim, sepse kjo është parulla e njerëzve të devotshëm, zakon i njerëzve të mirë dhe stoli e tyre, andaj nxito në këtë vepër gjatë këtij muajit të bekuar, sepse dyert e xhennetit janë të hapura, kurse dyert e zjarit janë të mbyllura dhe All-llahu për çdo nat e liron dikend nga zjari i xhehenemit, andaj mundohu të jesh njëri prej tyre

Në fund

Ka ardhur koha që petku i mëkatit të çveshet në Ramazan dhe të vishet petku i kënaqësisë se All-llahut, që ti dhuron pendim, i cili i shlyn mëkatet që janë bërë më herët

All-llahun e falënderojmë dhe paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokët e tij

Marrë nga libri: “Ramazani mundsia për ndryshim”

Autor: Muhamed ibn Abdullah El-Hebedani

Përshtati: Bekir Halimi

Muhamed ibn Abdullah El-Hebedani,
12.11.2004