Mësime pedagogjike nga ajetet kuranore (mbi agjërimin)
Agjërimi dhe sekreti i devotshmërisë
Do të mundohemi që nëpërmjet disa vështrimeve ti spikatim disa mësime pedagogjike të rëndësishme dhe që kanë të bëjnë me ajetin Kuranor:
“2:183. O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 183).
Kjo temë do të zbërthehet në dy aspekte:
Një: cili është ndikimi që e le agjërimi te agjëruesi?!
Dy: Cilat janë mekanizmat e ndikimit të agjërimit dhe si ndikon te njeriu?!
Ndikimi i agjërimit te shpirti i njeriut
All-llahu, subhanehu ve teala, në këtë ajet ka sqaruar urtësinë e madhe e cila gjindet në brendësinë e këtij adhurimi, e ajo është devotshmëria, që është koka e çdo të mirë për njeriun në dynja dhe ahiret.
Imam Kurtubiu, rahimehull-llah, e ka sqaruar shumë mirë ndikimin e madh që ka agjërimi në shpirtin e njeriut dhe se ky ndikim është i veçantë vetëm për agjërimin. Ai këtë e sqaron kur flet për faktin pse All-llahu e ka veçuar agjërimin dhe ia ka atribuar Vetvetes, siç ka ardhur në hadithin:
“Secila vepër e njeriut është për te përveç agjërimit, ai është për Mua dhe unë shpërblej për te “. (Buhariu dhe Muslimi).
Ai, rahimehull-llah, thotë:
“E ka veçuar agjërimin duke ia adresuar Vetvetes, edhe pse të gjitha adhurimet janë të tijat, për dy çeshtje, me të cilat dallohet agjërimi prej adhurimeve tjera:
Një: agjërimi e ndalon njeriun nga epshet dhe kënaqësitë e shpirtit, ashtu si nuk munden ta bëjnë adhurimet tjera.
Dy: Agjërimi është sekret mes njeriut dhe Zotit të vet, vetëm Ai mund ta sheh, andaj edhe është i veçantë për Te, kurse adhurimet tjera janë të dukshme, andaj ato mund ti bëjë për sy e faqe, për ta parë tjerët, etj, andaj agjërimi është më i veçantë se adhurimet tjera..”. (Shiko: Tefsir Kurtubi”, 2/273-274).
Pra, sipas kësaj që tha Imam Kurtubiu shihet qartë se agjërimi ka ndikim shumë të thellë në shpirtin e njeriut, i cili:
Një: Ua kalon adhurimeve tjera, në aspekt se e ndalon njeriun nga kënaqësirat dhe epshet e tija, andaj ka ardhur në hadithin e Abdullah ibn Mesudit, radijall-llahu anhu:
“Ai që ka mundësi të martohet le të martohet, sepse kjo ia ul shikimin, ia mbron organin, kurse ai që nuk ka mundësi, le të agjëron, sepse kjo për te është mburojë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Hafidh ibn Haxheri, rahimehull-llah, në librin e tij “Fet’hul-Bari”, thotë:
“Qëllimi i hadithit është të tregon se agjërimi e mposht epshin për martesë”. (shiko: “Fet’hul-Bari”, 4/119).
Këtë që e ka vërtetuar Ibn Haxheri e pranojnë të gjith njerëzit e mençur, madje edhe ata që nuk janë musliman.
Dy: Syefaqësia zakonisht nuk shfaqet në këtë adhurim. Andaj njeriu në këtë adhurim, e vëren ëmbëlsinë e sinqeritetit, të cilin nuk do ta kishte gjetur në adhurimet tjera.
Nëse dëshiron ndalu dhe analizo: si ka mundësi që kur jemi të vetmuar, na jepen mundësi të ndryshme për të ngrënë ose për të pirë, gjatë Ramazanit, në vende ku nuk na sheh askush, kurse nuk e bëjmë këtë vepër!
Me të vërtetë është një gjë e çuditshme!
A ke pyetur veten: kush na mbrojti nga ky gabim?!
Është një gjë e çuditshme që gjindet në agjërimin, qoftë në muajin e Ramazanit ose jashta tij.
Agjërimi e stërvit njeriun në sinqeritet dhe vetkontroll, me këtë atij i ngritet vetëdija se All-llahu e shikon dhe e mbikqyr, e në këtë formë stërvitemi në formën më të mirë në zbatimin e hadithit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
“Ke frikë All-llahun, ku do që je”. (Sahih, Ahmedi).
Subhanall-llah!
Shtoja kësaj edhe faktin se agjërimi gjat Ramazanit ka edhe një veçori shtesë, e ajo është prangosja e djajve dhe xhinëve, kjo pa dyshim se është përgaditje për njeriun që të angazhohet vetëm me luftën dhe përleshjen me epshin dhe nefsin e tij, e me këtë ai ngritet një shkallë më lartë, që jashta Ramazanit të jetë i aftë për ta luftuar dhe mposhtur edhe një armik tjetër, e ai është xhini.
Po, agjërimi posedon sekret të çuditshëm në pastrimin e shpirtit të njeriut, kurse ky Imam e shpalosi ndikimin e agjërimit në shpirtin e njeriut.
Mirëpo, kjo që tham deri tash është gjysma e sekretit, kurse Ibn Kajimi, rahimehull-llah, e shpalosi gjysmën tjetër.
Cili është ai?!
Mekanizmi i ndikimit
Ibn Kajimi, rahimehull-llah, participoi në shpalsojen e pjesës së mbetur të sekretit, edhe ate me sqarimet e tija precize dhe shprehjet e tija mahnitëse, na e sqaroi mekanizmin e ndikimit dhe sekretin e ndryshimit dhe si ka mundësi që agjërimi ta bënë atë ndryshim pedagogjik.
“Trupi i njeriut është krijuar nga toka, kurse shpirti nga lartësirat e qiellit dhe i ka bashkuar mes vete. Andaj kur të uritet, lodhet dhe aktivizohet trupi i tij, shpirti i lehtësohet dhe rehatohet, andaj edhe mallëngjohet për vendin për të cilin është krijuar, mallnëgjohet për botën e lartësuar, e nëse e ngop, i jep komoditet dhe gjum, angazhohesh për ta rehatuar dhe shërbyer, trupi i tij rëndohet dhe anon kah vendi prej të cilit është krijuar, kurse shpirti i tij e ndien veten sikur në burg, po mos të ishte msuar shpirti të qëndron në burg, do të kërkonte ndihmë ashtu sikur kërkon i denuari, për shkak të largimit dhe këputjes nga bota e lartë, në të cilën është krijuar”. (“El-Fevaid”, fq. 133-134).
Ky dijetar, All-llahu e mëshiroftë, na sqaroi, se njeriu, sipas natyrës së tij, përbëhet nga dy pjesë, kurse argument për këtë është ajeti Kur’anor:
“Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj një njeri nga balta dhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljuni atij (në sexhde)”. (Sad: 71- 72).
Pra, trupi qenka i krijuar nga toka, kurse shpirti nga bota e lartë, andaj kur vdes njeriu, shpirti i ngritet lart në qiell, kurse trupi i kthehet sërish në tokë:
“Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t’ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë”. (Taha: 55).
Secili, edhe trupi edhe shpirti, anojnë nga vendbanimi i tyre nga i cili kanë ardhur, shpirti mallëngjohet për botën e lartë, andaj edhe duhet tu përgjajësojë banorëve të vet, që janë melaqet, për të cilat All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:
“Ata lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten”. (El-Enbija: 20).
Dhe thotë:
” që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim: 6).
Këto dy ajete na i sqarojnë disa cilësi:
1- Vazhdimi i adhurimeve dhe mos mërzia.
2- Nxitim për zbatim të urdhërave.
3- Ikje nga mëkati.
Ne, edhe pse nuk jemi të formësuar me formën e melaqeve, mirëpo jemi të urdhëruar që të bëjmë adhurime, të largohemi nga mëkatet dhe të bëjmë adhurim të mirë. Ne edhe pse kemi dallim në realizimin e këtyre cilësive për shkak të natyrës sonë njerëzore, mirëpo ska dyshim se në agjërim vërejmë ngritje dhe realizim sa më të madh të domethënieve të lartësirave, për shkak të pikënisjes së shpirtit dhe lirimit nga burgu tokësor.
Ajo që e tham për shpirtin, e kundërta tërësisht vlen për trupin, ai kërkon rëndim për toke dhe dëshiron të kënaqet me epshet dhe kënaqësirat e saja, siç është gjumi, epshi i barkut dhe organit, lirimi i gjuhës dhe syrit, e shumë të meta tjera të gjymtyrëve.
Sipas kësaj shihet se ka konflikt mes këtyre dy gjërave të bashkuara, mirëpo me anime të kundërta, ashtuqë trupi dhe shpirti janë vëllezër në konflikt, ortak me kontest, secili dëshiron që tjetrin ta nënshtron.
Kush është fituesi?!
Prej dhuntive të All-llahut mbi ne është që këtë konflikt e ka përcaktuar që të përfundon në interes të shpirtit, i cili e zotëron trupin dhe e nënshtron para dëshirave të veta, sidomos kur nxiton drejt adhurimeve dhe largohet nga mëkatet dhe epshet, këtë secili prej nesh e ndien gjat agjërimit, pasiqë secili njeri e ndien animin drejt adhurimeve dhe ikjen nga mëkatet.
Kjo fitore e shpirtit ka ardhur për shkak se All-llahu na ka ndihmuar me dy gjëra të rëndësishme:
Një: na ka ndihmuar me urdhër kaderik, ku ne skemi aspak ndikim, por është thjesht dëshira dhe dhuntia e All-llahut, e ajo është prangosja e shejtanëve të inatosur, e shpëtojmë nga ky armik i përbetuar. Kj ndodh vetëm në Ramazan.
Dy: na ka ndihmuar me urdhërin e tij fetar, e ajo është agjërimi.
All-llahu na urdhëroi agjërimin dhe na sqaroi gjërat që na nxisin për te, pasiqë tregoi se agjërimi është rruga për të fituar devotshmërinë, ku trupi prangoset nga ushqimi dhe pija, e ky dobësim e largon nga mëkatet.
Armiqtë më të përbetuar të njeriut janë: shejtani dhe nefsi që e ka në gjoks, nga këto nuk shpëton askush përveç atij të cilin e mbron dhe ndihmon All-llahu.
Sipas asaj që treguam deri tash kuptojmë se All-llahu i prangos këto dy armiq dhe beteja përfundon në interes të shpirtit, atëherë del në shesh urtësia për të cilën All-llahu na ka krijuar, e ajo është detyrimi i nefsit dhe stërvitja e tij që të arrijë në gradat më të larta të mundhsme të adhurimit, e me këtë e realizon domethënien më fisnike të njeriut:
Puno me shpirtin dhe plotësoja vlerat
Se ti me shpirt e jo me trup je njeri.
Pika e fundit
Dikush mund të pyet: unë agjëroj, mirëpo kjo nuk ndikon në dobësimin e epshit tim?
Si përgjigje kësaj mund të themi: njeriu i shëndosh nuk del nga njëra prej këtyre gjendjeve:
1- Agjëron, mirëpo kur të hash iftarin e tepron në ngrënie dhe e sjell veten sikur të mos kishe agjëruar.
2- Dijetarët kanë thënë se ndikimi i agjërimit është sikur ndikimi i barërave, duhet gëlltitur kokra një pas një, mund që edhe të zgjat më tepër procesi, derisa të vjen ndikimi i tij.
Ibn Haxheri, rahimehull-llah, duke e komentuar hadithin:
“Ai që smundet le të agjëron..”, thotë:
“Agjërimi, sipas disave, e aktivizon edhe më shumë epshin, mirëpo kjo ndodh në fillim, kurse me kalimin e kësaj faze dhe adaptimit, ai pushon. All-llahu e di më së miri”. (“Fet’hul-Bari”, 4/119).
Kjo që tham e shpalos sekretin!
Pa dyshim se kjo është dhunti dhe mëshirë e All-llahu, për të cilën All-llahu ka thënë:
“Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”. (junus: 58).
All-llahun e lusim që të na bëjë nga ata që i frikohen edhe në vetmi edhe në publik.
Ate e lusim që të na bëjë nga të liruarit nga zjari në këtë muaj të bekuar.
Amin
Imadudin Kenani
Përshtati: Bekir Halimi
Imadudin Kenani,
6.10.2004