Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, si mësues

  • 1-Emërtimi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mësues;
  • 2- Mësuesi i parë është Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem;
  • 3- Cilësit e Pejgamberit, alejhisselam, si mësues;
  • 4- Si të sillemi me ata që gabojnë;
  • 5- Mjetet e arsimit te Pejgamberi, alejhisselam.

Në vazhdën e materialeve të përgaditura për mësuesit, më poshtë do t’ju prezentojmë disa çeshtje që kanë të bëjnë me shembëlltyrën supreme, e ai është Muhammedi, alejhisselam, i cili përveç se ka qenë Pejgamber i Zotit, ka qenë edhe mësues dhe pedagog.

Andaj të gjith neve muslimanëve duhet të na interesojnë edhe karakteristikat e tija që kanë të bëjnë me mësimdhënien dhe pedagogjinë, me synim tu ofrojmë mësuesve tanë edhe një përvojë shume të bujshme dhe detyrimisht të saktë dhe të shëndoshë, pasiqë në këtë drejtim ka vepruar në bazë të udhëzimeve hyjnore.

NJË: PEJGAMBERI, SAL-LALL-LLAHU ALEJHI VE SEL-LEM, ËSHTË EMËRTUAR NË KUR’AN MËSUES.

Pa dyshim se roli i çdo pejgamberi është mësimi i ummetit të vet dhe udhëzimi i tyre kah e mira.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’ua lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme”. (El-Xhumua: 2).

“(Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t’u lexojë ajetet Tona, t’ju pastrojë, e t’ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t’ju mësojë atë që nuk e dinit”. (El-Bekare: 151).

U doli Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, te shokët e tyre dhe i gjeti duke lexuar dhe mësuar Kur’an, mes tjerash u tha:

“Jam dërguar si mësues”. (Ibn Maxhe).

“All-llahu nuk më ka dërguar të vështirë dhe të vështirësoj, mirëpo më ka dërguar mësues dhe lehtësues”. (Muslimi).

Muavije ibn Hakemi ka thënë:

“Nuk kam parë mësues me mësim më të mirë se ai as para tij e as pas tij”. (Muslimi). Kurse në transmetimin e Ebu Davudit qëndron:

“Nuk ka parë mësues më të butë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem”.

DY: PEJGAMBERI, SAL-LALL-LLAHU ALEJHI VE SEL-LEM, ËSHTË MËSUESI MË I MADH

Studimet pedagogjike konsiderojnë se mënyra më e mirë për vlerësimin e nivelit të mësuesit është vlerësimi i nxënësve të vet. Andaj nëse mbështetemi në këto studime do të vijmë në përfundim se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka qenë edukatori dhe mësuesi më i madh, sepse për nxënësit dhe studentët e tij All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:

“Ju jeni populli më i mirë, i ardhur për të mirën e njerëzve, “. (Ali Imran: 110).

TRE: KARAKTERISTIKAT E PEJGAMBERIT, SAL-LALL-LLAHU ALEJHI VE SEL-LEM, PËR TË CILAT KA NEVOJË SECILI MËSUES

Ska dyshim se karakteristikat e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, virtytet e tija dhe morali i tij i madh janë të shumta, ne do t’i përmendim vetëm disa prej tyre, për të cilat ka nevojë secili mësues, i cili dëshiron të pason Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në realizimin e detyrës së tij edukativo arsimuese.

a) Kujdesi

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët”. (Et-Teube: 128).

Një herë i ka thënë Ebu Dherrit, radijall-llahu anhu:

“Ebu Dherr! Po të shoh të dobët, kurse unë dua për ty atë që ia dua vetes”. (Muslimi).

“Shembulli im dhe i ummetit tim është sikur shembulli i njeriut që ka ndezur një zjar, kurse insektet dhe flturat synojnë të bien në te, kurse unë ju kapi që mos të bini atje, e ju insistoni të bini në zjar”. (Muslimi).

b) Butësia dhe ngrohtësia gjat udhëzimit

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“All-llahu është i butë dhe e do butësinë në çdo gjë”. (Buhariu).

Në transmetimin tjetër qëndron:

“Kudo që është butësia ajo gjë është e stolisur, kurse nëse largohet prej ndonjë gjëje ajo shëmtohet”. (Muslimi).

Nga butësia e tij është edhe ajo që ka treguar Enesi, radijall-llahu anhu, për te, kur iu ka drejtuar me: “djali im”. (Ahmedi).

Enesi, i cili i ka shërbyer Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeriu me sjellje më të mirë. Më dërgoi një ditë për një nevojë. I thash: vall-llahi nuk shkoj, kurse nga brenda dëshiroja të shkoj sepse më kishte urdhëruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Dola në rrugë, aty ku luanin fëmijëet, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, më kapi nga mbrapa dhe më tha i buzëqeshur: Unejs, a ke shkuar atje ku të dërgova? I thashë: jam duke shkuar, o i Dërguar i All-llahut”.

Nga butësia e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ësjyë edhe ajo që e tregon Abdullah ibn Xhafer ibn Ebi Talibi, kur tregon:

“Më përkdheli mbi kokë tre herë”. (Ahmedi).

Në këtë hyn edhe dashuria që ka patur me sahabet, saqë secili prej tyre ka menduar është i dalluar te Ai, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Amr ibn Asi, radijall-llahu anhu, thotë:

“Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, drejtohej me fytyrën e tij kur bisedonte kah njerëzit që tua zbutë zemrën. Aq shumë e mbante fytyrën dhe bisedën kah unë saqë mendova se jam më i miri. Thash: o Resulull-llah, a unë jam më i miri ose Ebu Bekri? Tha: Ebu Bekri. A unë jam më i miri ose Omeri “. (Tirmidhiu).

Xherir ibn Abdullah El-Bexheliu, radijall-llahu anhu, ka thënë:

“Asnjëher nuk më ka kthyer kokën Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që nga dita që jam bërë musliman dhe çdo herë që më ka parë buzëqeshej me mua”. (Buhariu).

Xhabir ibn Abdullahu, radijall-llahu anhu, thotë:

“Asnjëher ska thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, jo”. (Tirmidhiu).

Enesi, radijall-llahu anhu, ka thënë:

“Vall-llahi, i kam shërbyer Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhjetë vite nuk di që ndonjë herë për ndonjë gjë që kam bërë më ka thënë: pse e ke bërë këtë vepër, ose për ndonjë gjë që e kam lërë: pse nuk e ke bërë kështu”. (Muslimi).

Në transmetimin e Ahmedit qëndron: “Asnjëher nuk më ka thënë: of”.

Në transmetimin tjetër të Ahmedit qëndron: “Asnjëher nuk më ka sharë e as nuk më ka thënë: of”.

Tregimi i Muavije ibn Hakemit, para të cilit teshtisi një njeri, kurse këta të gjith ishin në namaz, e ai ia tha: jerhamukall-llah. Ai e tregon këtë e pastaj thotë: të gjith njerëzit më shikun, e thash: vaj për mua, pse po më shikoni? Atëherë njerëzit i ranë kofshave me duar, e kur e pashë se dëshirojnë të më heshtin, unë heshta. Kur u krye namazi, më thirri Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, fliofsha për te babë e nënë, sepse ai nuk më rrahu, nuk më qortoj e as nuk më shau. Nuk kam parë mësues më të mirë se ai asnjëher. (sahih, Nesaiu dhe Ebu Davudi).

Një beduin u ngrit dhe u urinos në xhami. U ngritën njerëzit ta ndalin, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u tha: lereni dhe derdhni një kovë ujë në vendin ku ka urinosur, sepse ju jeni dërguar të lehtësoni e jo të vështirësoni”. (Buhariu dhe Muslimi).

c) Modestia

Mësuesi duhet të jetë modest me nxënësit e vet, duhet të kujdeset për gjendjen e nxënësit të dobët, duke i mundësuar sqarime dhe kohë shtesë.

Ebu Rifaa’h thotë: shkova te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse ai ishte duke mbajtur hutbe. I thashë: O Resulull-llah, një njeri i huaj, i cili nuk e din fenë, ka ardhur të pyet për fenë. U drejtua kah unë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e la hutben, ia sollën një karigë, mendoj se i kishte këmbët e hekurta, u ul në te dhe filloi të ma mësojë fenë. Pastaj e vazhdoi hutben e tij dhe e përfundoi”. (Muslimi).

Enes ibn Maliku, radijall-llahu anhu, thotë:

“Një grua që kishte diçka në kokë i tha Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: unë kam nevojë për ty. I tha: shiko se në cilin vend dëshiron të takohemi, që ta kryej nevojën tënde”. U vetmua në një vend dhe ia keru nevojën që kishte.

Dakordohet me veprat të njeriut të dobët me të cilat nuk do të ishte dakorduar po të ishin të fuqishëm

Kur i erdhi Damam ibn Thalebe dhe kërkjoi prej tij ti mësoi obligimet e Islamit, Damami tha: Vall-llahi as nuk do të shtoj e as nuk do të pakësoj”. Atëherë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:

“Do të shpëton nëse të vërtetën e flet”. (Buhariu).

Mirëpo nuk u mjaftua me ka te disa të tjerë, por kërkoi edhe disa veprime tjera që hynë në sunnete ose vepra të vlefshme.

Ubade ibn Samiti, radijall-llahu anhu, thotë:

“I kemi dhënë besën Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që ta dëgjojmë dhe respektojmë kur na pëlqen edhe kur nuk na pëlqen, që mos ta kundërshtojmë të përcaktuarit tanë dhe ta themi të vërtetën kudo që jemi, duke mos u frikësuar nga qortimet e qortuesve”. (Buhariu).

d) Përgjigja për gjërat që mësuesi e di se nxënësi nuk i di

Kjo është formë e përhapjes së dijes, i përgjigjet nxënësit që për gjërat që i vlojnë në gjoks edhe pse nuk i shqipton.

Një njeri pyeti Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: o Resulull-llah, jemi në deti, kurse ujë të pijshëm kemi pak, nëse marim abdest me te etsohemi, a të marim abdest me ujë deti? Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: Deti ka ujin e pastër dhe coftinat e tij janë hallall”. (Buhariu).

Pjesa: “coftinat e tij janë hallall” domethënë dije shtesë, sepse ai që nuk e di se uji i detit është i pastër, ai edhe ma shumë nuk mund ta dije se coftina e detit është hallall.

Kur erdhi një haxhi ta pyet Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se çka mund të vesh muhrimi, ai iu përgjigj:

“Muhrimi nuk duhet të vesh: këmishë, kësulë, sharvalle, rroba që janë të prekura nga shafrani (aromatike), ai që ska nallane le të vesh këpucë dhe le ti këput që të jenë nën zogun e këmbës”. (Buhariu dhe Muslimi).

Një ditë u tha shokëve të vet:

“Mund t’ju vjen shejtani e të thotë: kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar këtë? Derisa në fund të thotë: kush e ka krijuar Zotin tënd? E kur të arrijë këtë gradë le të kërkon strehim te All-llahu nga shejtani dhe le të largohet nga ky mendim”. (Buhariu dhe Muslimi).

e) Të japish përgjigje të sigurta dhe mos të flasish pa dije

All-llahu, subhanehu ve teala, na e ndalon të flasim pa dije andaj edhe ka thënë:

“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi”. (El-Isra: 36).

Xhabiri, radijall-llahu anhu, e pyeti Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: Si të veproj në pasurinë time, si ta ndaj pasurinë time? Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk iu përgjigj derisa zbriti ajeti i trashigimisë. (Buhariu dhe Muslimi).

KATËR: SI TË SILLEMI ME ATA QË GABOJNË

Pasiqë gabimi, mangësia dhe injoranca është që e zakonshme të nxënësit dhe studentët, në duhet të parashtrojmë pyetjen: si është sjellur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me rastet e këtilla. Në rastet në vijim mund ta lexojmë përgjigjen.

Aisheja, radijall-llahu anha, thotë:

“Asgjësë si ka rënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me dorën e tij, as gruan e as shërbëtorin, përpos kur ka qenë në xhihad”. (Muslimi).

Pasiqë Kab ibn Maliku nuk mori pjesë në betejën e Tebukut, kur u kthye Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nga beteja i erdhi Kabi e tha:

“Shkova te ai e i dhash selam, kurse ai u buzëqesh si i hidhëruari”. (Buhariu).

Duke qenë muslimanët në xhami, erdhi një bediun dhe u urinos në xhami. Shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i thanë: ndal, ndal, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: Mos e qortoni, lereni. E ata e lanë derisa e kreu.

Kur e kreu, e thërriti Pejgamberi, sal e i tha:

“Në këto xhami nuk lejohen këto ndytësira, qoftë urinë ose nevojë e madhe, por xhamia është për ta përmendur All-llahun, për të falur namazin dhe për të lexuar Kur’an”. (Muslimi).

Në transmetimin e Tirmidhiut qëndron:

“Jeni dërguar për të lehtësuar e jo për të vështirësuar”.

Një i ri i erdhi Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për të kërkuar leje për zina (marëdhnie intime jashta kurore). Sahabet e qortuan dhe larguan. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e afroi afër dhe i tha: a ia don këtë nënës tënde? Tha: u flijofsha për ty, vall-llahi jo. Tha: as njerëzit nuk ia dëshirojnë këtë nënave të tyre. Tha: a ia dëshiron këtë vajzës tënde? ..në fund tha: All-llahu im falja mëkatet, pastroja zemrën dhe mbroja organin”. (Sahih, Ahmedi).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e injori Kab ibn Malikun dhe ua ndaloi shokëve ti flasin për shkak të mospjesmarjes në betejën e Tebukut. (shiko tregimin e Kabit në sahihun e Buhariut).

E treguam më lart rastin e atij që foli në namaz dhe rastin e Enesit kur e urdhëroi tia kryen një punë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e konfirmoi rrahjen për edukim, siç tregohet me rastin kur shërbëtori i Ebu Bekrit, radijall-llahu anhu, e kishte humbur Devenë. Ebu Bekri, radijall-llahu anhu, e rrihte, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke u buzëqeshur thoshte:

“Shikoni se çka bën ky që është në ihrame”. (transmeton Ebu Davudi, hasen).

PESË: PEJGAMBERI, SAL-LALL-LLAHU ALEJHI VE SEL-LEM, I KA PËRDORUR QYSH ATËHERË DISA METODA QË I PËRDORIN PEDAGOGËT SOT

a) Sjellja e shembujve

Ka shumë raste që e argumentojnë këtë, siç rasti i shembullimit të besimtarit me hurmën, shoqërisë me aninë, shokun e keq me farkatarin, etj.

b) Stimulimi me pyetje

Edhe në këtë formë ka shumë raste.

“A e dini se kush është i falimentuari “. (Muslimi).

“A e dini se çka është përgojimi “. (Muslimi).

“A e dini se cila ditë është kjo ditë “. (Buhariu).

c) Stimulimi intelektual duke përmendur ndonjë informatë, ose lajm ose parathënie, etj.

“I nënçmar qoftë, i nënçmuar qoftë, i nënçmuar qoftë. Thanë: kush o Resulull-llah? Tha: ai që ka takuar pleqërinë e dy prindërve ose njërit prej tyre e nuk ka hyrë në xhennet”. (Muslimi).

Kaloi një xhenaze, e njerëzit e lavdëruan, atëherë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:

“Ashtu u bëftë”. E kur kaloi një xhenaze tjetër, të pranishmit e shanë. Pejgamberi, alejhisselam, tha: “Ashtu qoftë” . (Muslimi).

Një ditë tha: sillne minberin. E kur ia sollëm, ai kur hypi në shkallën e parë tha: Amin, e kur hypi në të dytën tha: Amin dhe kur hypi në të tretën tha: Amin. Kur zbriti sahabet i thanë: të dëgjuam duke i thënë aminat, e nuk e kemi dëgjuar këtë më herët, pastaj ua sqaroi këtë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, (sahih, Hakimi).

d) Fjali të shkurta dhe të përsëritura

Aisheja radijall-llahu anh, thotë:

“Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur flitke nëse dikush do të dëshironte ti numëron fjalët do ti numëronte”. (Sahih, Ebu Davudi).

Kurse Enesi, radijall-llahu anhu, thotë:

“Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur jepte selam jepte tre herë dhe kur flitke e përsëritke fjalën tre herë”. (Buhariu), kurse në transmetimin tjetër qëndron edhe kjo pjesë: “derisa ta kuptojnë njerëzit”.

Pra, këto janë disa pjesë nga sjellja e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, si mësues dhe edukator, që pa dyshim luajnë rol të madh në mbarë shoqërinë muslimane, te ata që janë prindër, mësues, pedagog, profesor, etj.

Neve nuk na mbetet asgjë më shumë përpos se të dërgojmë sa ma shumë salavate mbi këtë burrë i cili na i ka dhuruar të gjitha këto mirësi dhe dhurata, paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi te.

E lusim All-llahun të na shtojë dijen e dobishme dhe veprat e mira, të na shtojë urtësinë, të na stolisë me moral të mirë dhe sjellje të bukur dhe të na bëjë të atillë që çdo herë ta kemi shembëlltyrë Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Amin

Munkidh Sekar

Përshtati: Bekir Halimi

Munkidh Sekar,
17.9.2004