Falënderimi i takon All-llahut. Atë efalënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje ngaAll-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush eudhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhedëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me njëfrikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran:102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…
Viti i ri shkollor
Pjesa më e madhe e shoqërisë sonë është në gjendje të mobilizuar, duke i vizituar shkollat fillore, të mesme, fakultetet, çerdhet, etj. Kjo dukuri përsëritet për çdo vit, andaj duhet domosdo të flasim për këtë temë.
Pika e parë: Si e kaluan pushimin veror djemt dhe vajzat tona?
Dije musliman i mirëfillt se të gjitha veprat e atyreve që i ke në përgjegjësinë tënde shkruhen në fletorën e veprave tuaja, duke u nisur nga hadithi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku ka thënë:
((كلكم راع وكلكم مسئول عن رعيته))
“Secili prej jush është çoban dhe do të jap llogari për tufën e tij”.
Andaj nëse fëmijët tuaj verën e kanë shfrytëzuar në vepra të mira, kjo të sjell shumë përfitime, mirëpo nëse gjendja është e kundërtë, atëherë edhe ti do të jesh pjesmarrës në mëkatet e tyre.
Realiteti, fatkeqësisht është i hidhur .
Shumica e të rinjve pushimet verore i kalojnë në ahengje, ndeja të gjata tërë natën, vizita të diskotekave, kafeneve, udhëtimi në vende ku nuk ka respekt nderi dhe morali, etj.
Parashtrohet pyetja sa djem dhe vajza të reja e kanë shfrytëzuar pushimin veror për vizita farefisnore, për shtim të dijes, për mësimin e ndonjë zanati, për pjesmarje në kurse të ndryshme të dobishme, pjesmarje në kampingje edukative, në leximin e literaturës, qofshin lektyrat ose libra tjera të dobishme në sferën e fesë dhe besimit, etj.
Urata secilit prind i cili ka fëmijë të mirë, të cilët janë të përkushtuar besimit, edukatës, mësimit, sepse në këtë formë edhe ata participojnë në shpërblimin që e fitojnë ata.
Kurse humbje e madhe për çdo prind i cili ka fëmijë të kqëinjë, edhe ky participon, mirëpo në mëkatet e tyre.
Vëllezër të nderuar!
Ndoshta tash nuk ban dobi keqardhja për kohën e kaluar në vepra të padobishme gjat pushimeve verore, mirëpo ajo që dëshirojmë ta shkaktojmë me këtë fjalim është nxitja për analizë dhe llogari të asaj që ka bërë gjatë pushimit veror. Qëllimi është të përfitojmë nga gabimet që i kemi bërë në këtë vit që mos ti përsërisim në vitin e ardhshëm.
Pika e dytë: Fillimi i vitit të ri shkollor e angazhon mbarë shoqërinë.
Kjo në fakt është një gjë e mirë, mirëpo parashtrohet pyetja se sa kohë do të vazhdon ky interesim dhe preokupim me problemet e fëmijëve në drejtim të shkollimit dhe arsimimit.
Në disa raste prindërit nuk gjejnë kohë që të shoqërojnë fëmijët e tyre deri në shkollë, në shumë raste i gjejmë se motrat dhe vëllezërit janë ata që i shoqërojnë, e kjo padyshim tregon se sa e sa të pakujdeshëm janë disa prindër ndaj shkollimit të fëmijëve të tyre.
Mos të flasim për mosposedimin e planeve dhe programeve konkrete për shkollimin shtëpiak, si shtesë dhe vazhdimësi e asaj që mësohet në shkollë.
Përgjegjësia kryesore për edukimin dhe arsimin e fëmijëve bjer te prindërit, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَاراً وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ عَلَيْهَا مَلائِكَةٌ غِلاظٌ شِدَادٌ لا يَعْصُونَ اللَّهَ مَا أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ (6)
“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim: 6).
Gjithashtu All-llahu, subhanehu ve teala, na ka urdhëruar që të lexojmë edhe mësojmë me urdhërin e parë Kur’anor që ia ka dhënë Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili urdhër vlen edhe për mbarë njerëzimin:
اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ (1) خَلَقَ الإِنسَانَ مِنْ عَلَقٍ (2) اقْرَأْ وَرَبُّكَ الأَكْرَمُ (3) الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ (4) عَلَّمَ الإِنسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ (5)
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte”. (El-Alek: 1- 5).
Andaj prindëri aq sa kujdeset për shëndetin e fëmiut të vet duhet të kujdeset edhe ma shumë për arsimimin dhe edukimin e tij. Sepse arsimimi dhe edukimi i shëndoshë, i cili buron nga besimi ynë i pastër Islam, është i vetmi garant për një ardhmëri të lumtur të popullit tonë.
Mirëpo kujdesi për shkollim, që është shumë i rëndësishëm për ardhmërinë e popullit tonë nuk duhet të bëhet shkak që mos të interesohemi për obligimet tjera që i kemi para Zotit. Kurse prej obligimeve më kryesore që i kemi para Zotit është përulja dhe nënshtrimi para Zotit, e që është obligimi i namazit.
Njeriu duhet të kujdeset për ardhmërinë materiale të fëmiut të vet, për ardhmërinë e tyre në këtë botë, mirëpo asesi nuk duhet ta neglizhojë ardhmërinë më të madhe dhe më të rëndësishme, e ajo është ardhmëria e ahiretit.
Nga ana tjetër kujdesi për namazin, i cili nuk pushon si obligim as në kohën e pushimit, është rregulluesi i kohës së muslimanit, andaj edhe kur të vijë dita e parë e mësimit, nuk i krijon probleme zgjimi herët për të shkuar në shkollë, sepse ai edhe në kohën e pushimeve është zgjuar herët për të falur namazin.
Muslimani duhet të jetë mesatar në jetën e tij, duhet të bëjë barazpeshë mes obligimeve që i ka para Zotit dhe obligimeve që i ka para vetes, familjes dhe shoqërisë.
Është shumë lehtë të jipemi pas njërës në llogari të tjetrës, mirëpo ajo që kërkohet prej një muslimani të vetëdijshëm është që ti kryen edhe obligimet që i ka para Zotit edhe obligimet që i ka në jetën e kësaj bote.
Ashtu sikurse na vjen keq dhe hidhërohemi kur vjen lajmi se fëmiu ynë ka rënë në provim ose nuk ka kaluar vitin, aq ma shumë duhet të hidhërohemi kur fëmiu ynë ka rënë edhe në provimin para Zotit.
Pastaj një fëmijë, te i cili nuk kultivohet frika ndaj Zotit dhe vetëdija për punë në rrugën e Tij, ai nuk mund të jetë edhe aq i dobishëm për shoqërinë, sepse çdo gjë që do ta bëjë, nuk do ta përsos e as nuk do ta përkryen, sepse nuk ka motivim të mjaftueshëm.
Pika e tretë: Gjatë ardhjes së vitit të ri shkollor duhet patur kujdes ndaj disa veprimeve:
a) Kujdesi për namazin e sabahut, i cili ia rregullon edhe programin e gjumit dhe i sjell freski në jetën e tij psiko-fizike.
b) Prindërit duhet të përcjellin gjendjen e fëmijëve të tyre gjatë shkollimit, duke u kujdesur që ta shoqërojnë me fëmijë të edukuar, të pasionuar pas dijes, pas besimit dhe moralit.
Duhet të viziton më shpesh mësuesin dhe profesorin e tyre, që së bashku të arrinë në ngritjen e nivelit të besimit, arsimimit dhe edukatës te ata.
c) Duhet menjanuar të gjitha pengesat që dalin në rrugën e shkollimit të djalit dhe vajzës.
d) Duhet kujdesur për veshmbathjen e djemve dhe vajzave tona.
Ajo që na befason të gjith neve është kjo lakuriqësi e paparë deri më tani që është shfaqur në mjediset shkollore.
Vallë nxënësit janë në qendra të edukimit dhe arsimimit ose në plazhë e sfilata të modës.
Si ka mundësi të jetë i koncentruar në mësim dhe shkollim një nxënës që përreth ka kësi gjëra që e trazojnë epshin e tij. E njejta vlen edhe për mësuesin dhe profesorin, si ka mundësi të jetë i koncentruar në lëndën që e mëson, nëse këso ngacmimesh dhe joshjes e rrethekojnë.
Andaj është obligim i prindërve që të kujdesen për veshmbathjen e fëmijëve të tyre kur shkojnë në shkollë, poashtu edhe arsimtarët dhe profesorët duhet të jenë më rigoroz ndaj lakuriqësisë.
e) Këtu duhet përmendur edhe përdorimin e makijazhit dhe parfymosjes, gjëra që nuk përkojnë me realitetin e procesit arsimues.
f) Qëndrimi i njerëzve të papunë dhe të prishur përreth shkollave, me qëllim për ti ngacmuar vashat ose për ti rëzuar në kurthet e tyre. Kjo pa dyshim është rezultat i mungesës së vetëdijes, besimit, kulturës, masave më rigoroze, etj.
Të gjith besimtarët duhe të bashkëpunojnë për ti eliminuar këto gjëra nga rrethet tona, sepse vëtëm kjo na garanton eliminimin ose zvoglimin e tyre.
All-llahu, subhanehu ve teala, na tregon se si duhet të veprojnë besimtarët në këtë drejtim:
والمؤمنون والمؤمنات بعضهم أولياء بعض يأمرون بالمعروف وينهون عن المنكر ويقيمون الصلاة ويؤتون الزكاة ويطيعون الله ورسوله أولئك سيرحمهم الله ان الله عزيز حكيم
“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë”. (Et-Teube: 71).
Pika e katërt: Përgaditja e projekteve të thirrjes në fenë e All-llahut.
Drejtorët e shkollës, mësimdhënësit, kryetarët e klasave, hoxhallarët, intelektualët dhe secili njeri zemërbardhë duhet të jep kontributin e tij për të përhapur principet e besimit islam në shkollat tona, sepse vetëm në këtë formë mund të ofrojmë kualitet të lartë edhe në mësim edhe në edukatë.
Kjo ndodh duke përhapur libra, fletushka, audio dhe video materiale në shkollat tona
Normalisht se metodat e thirrjes në shkollat tona janë të shumta, secili mund të kontribon me idetë e veta në këtë drejtim, mirëpo ajo që është me rëndësi, është mosneglizhimi këtij veprimi.
Pika e pesë: Kujdesi për familjet e varfëra.
Edhe kjo është një hap shumë i rëndësishëm në ngritjen e nivelit të shkollimit në popullin tonë.
Ne të gjith duhet të angazhohemi që tu ndihmojmë familjeve nevojtare në fillimin e vitit shkollor, duke u blerë librat shkollor, çantat për në shkollë, fletoret e duhura, lapsat dhe gdhendëset, sepse ky kontribut që e jep në këtë drejtim është një investim nga i cili përfiton ai që mëson, ti që investon dhe mbarë shoqëria ynë.
Kjo vepër është prej atyre veprave që u mbetet shpërblimi edhe pas vdekjes sikurse ka ardhur në hadithin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Andaj të nxitojmë që të kthejmë buzëqeshjen në fytyrën e jetimave, të ngratëve dhe të varfërve.
Ashtu sikurse gëzohen të tjerët me rrobat, librat dhe çantat e tyr etë reja, të bëhemi shkaktar që edhe ata që skanë të participojnë në këtë gëzim.
E lusim All-llahun të na bëjë të dashur dijen, besimin, shkollën, edukatën dhe punët e mira
Bekir Halimi,
3.9.2004