Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

 

Koha e provimeve

Këto ditë të gjithë ne jemi dëshmitar të lëvizjeve të jashtëzakonshme ne meset tona familijare. Të gjithë e kanë shtuar kapacitetin e mësimeve dhe shfletimeve. Kurse familjet u ofrojnë kushte me të mira për mësim, ose së paku kështu duhet të jetë.

Pra, thënë shkurt familjet tona kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Andaj me këtë rast duhet patur parasysh disa elemente:

Një: Nozulli më i mirë për arritjen e suksesit dhe epërsisë, e jo vetëm në provimet e shkollave, por në të gjitha kërkesat e kësaj bote dhe ahiretit, për tu ballafaquar me të gjitha krizat dhe në situatat më të vështira, është tevekuli, mbështetja All-llahut, subhanehu ve teala, shtimi i përmendjes së All-llahut, lidhja ngushtë për Te, kërkimi i ndihmës, përkrahjes dhe suksesit prej Tij, mbështetja në All-llahun, subhanehu ve teala, i cili është Zoti i botërave, në Dijën e të Cilit është çdo gjë dhe i Cili është i Mundshëm për çdo gjë, pasiqë urdhëri i Tij është mes kafit dhe nunit (kun).

Mbështetja në All-llahun është nozulli më i mirë, pasiqë është rruga e besimtarëve:

(وَعَلَى اللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ ).

” andaj besimtarët le t’i mbështeten vetëm All-llahut”. (Ali Imran: 122).

O ju nxënës!

Mbështetnu All-llahut dhe keni bindje në Te, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:

( وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ وَمَن يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ )

” e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare, kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, “. (Et-Talak: 2-3).

Mbështetja në All-llahun, tebareke ve teala, është zakoni i besimtarëve në të gjitha rastet e tyre, e jo vetëm në raste të vështirësisë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka thënë Ibn Abbasit, radijall-llahu anhu:

( تَعَرَّفْ إِلَيْهِ فِي الرَّخَاءِ يَعْرِفْكَ فِي الشِّدَّةِ… الحديث) أخرجه أحمد ( 2666)

“Njihe All-llahun në bollëk që të njeh gjatë vështirësive “. (sahih, Ahmedi dhe të tjerët).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeriu që më së shumti i mbështetej All-llahut, kur i zbritnin atij ajetet e Zotit dhe ai ballafaqohej me kundërshtarët dhe tallësit e tij. Në këtë gjendje të vështirë All-llahu e urdhëronte që Atij ti mbështetej:

( وَلَا تُطِعِ الْكَافِرِينَ وَالْمُنَافِقِينَ وَدَعْ أَذَاهُمْ وَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ وَكَفَى بِاللَّهِ وَكِيلًا ).

“Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos u vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme”. (El-Ahzab: 48).

( وَاذْكُرِ اسْمَ رَبِّكَ وَتَبَتَّلْ إِلَيْهِ تَبْتِيلًا رَبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ فَاتَّخِذْهُ وَكِيلًا).

“Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij! Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merre për mbështetje”. (El-Muzemil: 8- 9).

Kurse Pejgamberi, alejhisselam, duke e këshilluar Ibn Abbasin, radijall-llahu anhu, i thotë:

( إِذَا سَأَلْتَ فَاسْأَلْ اللَّهَ وَإِذَا اسْتَعَنْتَ فَاسْتَعِنْ بِاللَّهِ…الحديث )

أخرجه الترمذي (2440) وقَالَ هَذَا حَدِيثٌ حَسَنٌ صَحِيحٌ.

“Kur të lypish lyp nga All-llahu, edhe kur të kërkosh ndihmë kërkoje nga All-llahu “. (sahih, Tirmidhiu).

O ju besimtar!

Ju që jeni bërë gati për provimet e fundit të vitit mbështetuni në All-llahun, sepse asgjë nuk të ban dobi nëse All-llahu nuk të ndihmon, nuk të ban dobi as kujtesa, as intelegjenca e as përkushtimi e as përgaditja.

Po, ato janë shkaqe të dobishme dhe të mëdhaja, mirëpo me lejen e All-llahut, i cili i shkakton shkaqet.

Dy: prindërit dhe mësuesit duhet tu ndihmojnë fëmijëve të tyre për të arritur sukses, tu krijojnë ambijent të përshtatshëm për ta, të jenë të butë me ta dhe tua vlerësojnë mundin dhe të kenë parasysh dallimet individuale dhe mundësitë e tyre të ndryshme.

Duhet tu ndihmojnë atyre, ti stimulojnë e jo tu kërcënohen dhe ti trishtojnë.

Mësuesit duhet tu ndihmojnë nxënësve, të jenë të bute me ta, tua sqarojnë pyetjet, ta eliminojnë trishtimin prej tyre, pra, të sillen me nxënësit sikur me fëmijët e tyre.

Mësuesit duhet te jenë të sinqertë në këtë detyre, ta bëjnë për hirë të All-llahut, pasiqë janë duke e kryer një detyrë shumë të madhe, e ajo është edukimi dhe arsimimi i brezave të ardhshëm, andaj duhet patur para sysh se All-llahu e mbikqyrë punën tonë.

Tre: nxënës të nderuar, ju duhet të përpiqeni në përsëritjen e mësimeve, të jeni të sinqertë gjatë studimeve dhe mësimit.

Nxënës të nderuar!

Keni nijet të pastër për All-llahun dhe kërkone me këtë vepër kënaqësinë e All-llahut, në këtë mënyrë dija bëhet adhurim, madje adhurimi më i madh. Pasiqë çdo vepër e lejuar në islam, me nijet të mirë dhe sinqeritet bëhet adhurim.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

 وَفِي بُضْعِ أَحَدِكُمْ صَدَقَةٌ قَالُوا يَا رَسُولَ اللَّهِ أَيَأتِي أَحَدُنَا شَهْوَتَهُ وَيَكُونُ لَهُ فِيهَا أَجْرٌ قَالَ أَرَأَيْتُمْ لَوْ وَضَعَهَا فِي حَرَامٍ أَكَانَ عَلَيْهِ فِيهَا وِزْرٌ فَكَذَلِكَ إِذَا وَضَعَهَا فِي الْحَلَالِ كَانَ لَهُ أَجْرًا

.رواه مسلم (1674)

“Edhe marëdhëniet intime konsiderohen sadaka”. I thanë: o i Dërguar i All-llahut edhe kur ndonjëri prej nesh e kënaq epshin do të ketë shpërblim. Tha: nëse e e shfrynte epshin në haram a do të kishte mëkat, ashtu po ta shfrynte në hallall do të kishte shpërblim”. (Muslimi).

Pra, sinqeriteti në kërkimin e dijes e shndërron ate në adhurim dhe afërsi me Zotin.

Kurse sa i përket dijes fetare, aty domosdo duhet të jetë i pranishëm sinqeriteti, përndryshe nuk ka aspak vlerë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

( مَنْ تَعَلَّمَ عِلْمًا مِمَّا يُبْتَغَى بِهِ وَجْهُ اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ لَا يَتَعَلَّمُهُ إِلَّا لِيُصِيبَ بِهِ عَرَضًا مِنْ الدُّنْيَا لَمْ يَجِدْ عَرْفَ الْجَنَّةِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ يَعْنِي رِيحَهَا). رواه ابوداود ( 3179)

“Ai që mëson dije, me të cilën kërkohet Fytyra e All-llahut, dhe e mëson vetëm për të fituar diç prej të mirave të kësaj bote, ai nuk do ta nuhat aromën e xhennetit ditën e Kijametit”. (sahih, Ebu Davudi).

Nxënës të nderuar!

Edhe nëse kemi sinqeritet, i mbështetemi All-llahut, bajmë shumë dua, shpresojmë shpërblimin nga nxënia e dijes, duhet ti realizojmë shkaqet e suksesit, duke u përpjekur me seriozitet për të mësuar, përsëritur dhe organizuar kohën. Duhet që mos të harxhojmë kohë kot në netën e provimeve, mosfaljen e namazit, mosrespektimin e prindërve dhe mashtrimin gjatë provimeve.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

( … وَمَنْ غَشَّنَا فَلَيْسَ مِنَّا ).

رواه مسلم (146)

“Ai që na mashtron nuk është prej nesh “. (Muslimi).

Pra, mashtrimi dhe vjedhja gjatë provimeve është prej mëkateve, andaj edhe i ka thënë këto kërcënime të mëdhaja në këtë drejtim.

Mashtrimi dhe vjedhja nuk është rrugëdalje prej problemit dhe situatës, ajo vetëm se të futë pa e hetuar fare në kënetë, nga e cila nuk ka dalje dhe mbijetesë.

Vetëm puna dhe përpjekja janë shkaku i vetëm i cili të ofron sukses, e asgjë tjetër.

Nxënës të nderuar!

Suksesi dhe epërsia është dhunti e All-llahu, andaj për këtë duhet ta falënderojmë, sepse me falënderim na shtohen të mirat:

(وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكُمْ لَئِن شَكَرْتُمْ لأَزِيدَنَّكُمْ ).

“Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, “. (Ibrahim: 7).

Andaj, mos mendoni se kjo është nga intelegjenca e juaj, nga aktiviteti juaj, nga përpjekja juaj, por është vetëm dhunti e All-llahut, për këtë edhe nuk duhet të jemi mburraveca dhe të krenohemi me këto gjëra, por duhet ta falënderojmë Dhuntidhënësin dhe Bamirësin, subhanehu ve teala.

Kurse nëse dështon në provim, nuk duhet të mërzitesh dhe të dëshpërohesh, sepse kjo është gjë e caktuar nga Zoti, andaj duhet durim dhe dorëzim të mirë Zotit, xhel-le shanuhu:

 مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي أَنفُسِكُمْ إِلَّا فِي كِتَابٍ مِّن قَبْلِ أَن نَّبْرَأَهَا إِنَّ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ ، لِكَيْلَا تَأْسَوْا عَلَى مَا فَاتَكُمْ وَلَا تَفْرَحُوا بِمَا آتَاكُمْ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ

“Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër – Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë. Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve”. (El-Hadid: 22- 23).

Pa dyshim se në kohën kur jemi duke i kaluar provimet duhet të na kujothet provimi më i madh, provimi ku nuk ka më afat të dytë, por fitojmë ose përhershmërinë e xhennetit ose përhershmërinë e xhehenemit:

 إِنَّ فِي ذَلِكَ لآيَةً لِّمَنْ خَافَ عَذَابَ الآخِرَةِ ذَلِكَ يَوْمٌ مَّجْمُوعٌ لَّهُ النَّاسُ وَذَلِكَ يَوْمٌ مَّشْهُودٌ، وَمَا نُؤَخِّرُهُ إِلاَّ لِأَجَلٍ مَّعْدُودٍ، يَوْمَ يَأْتِ لاَ تَكَلَّمُ نَفْسٌ إِلاَّ بِإِذْنِهِ فَمِنْهُمْ شَقِيٌّ وَسَعِيدٌ، فَأَمَّا الَّذِينَ شَقُواْ فَفِي النَّارِ لَهُمْ فِيهَا زَفِيرٌ وَشَهِيقٌ، خَالِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ السَّمَاوَاتُ وَالأَرْضُ إِلاَّ مَا شَاء رَبُّكَ إِنَّ رَبَّكَ فَعَّالٌ لِّمَا يُرِيدُ

“Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese. Dhe atë (ditë) nuk e shtyejmë vetëm deri në një afat që është i caktuar. E kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të flasë, pos me lejen e Tij, e prej tyre (të tubuarve), ka fatzi dhe fatbardhë. E për sa u përket atyre fatkëqinjëve, ata janë në zjarr, aty ata kanë dihatje, kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje). Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron”. (Hud: 103- 107).

Me të vërtetë është një ditë e madhe ku sprovohen zemrat dhe llogariten sekretet:

( يَوْمَ تُبْلَى السَّرَائِرُ، فَمَا لَهُ مِن قُوَّةٍ وَلَا نَاصِر )

“Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat. E ai (njeriu) nuk ka as forcë as ndihmëtarë”. (Et-Tarik: 9- 10).

Atë ditë do të peshohen veprat dhe do të llogariten edhe në qoftëse janë sakur grimca e atomit:

وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا وَكَفَى بِنَا حَاسِبِينَ

“Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës”. (El-Enbija: 47).

( فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ، وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ )

“E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë”. (El-zilzal: 7- 8).

Urime atij që do të korrë sukses në këtë ditë, ai do të fitojë lumturi të përhershme, kopshte dhe lumenj, pozitën e vërtetësisë tek Zoti i tij i Gjithfuqishëm.

Sa të pafat janë ata që do të dështojnë në këtë provim, ata do të shkatërrohen dhe do të hidhen në zjarrin e kallur, ku:

(لَا يُفَتَّرُ عَنْهُمْ وَهُمْ فِيهِ مُبْلِسُونَ )

“Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpëruar”. (Ez-Zuhruf: 75).

( كُلَّمَا خَبَتْ زِدْنَاهُمْ سَعِيرًا )

” sa herë që të pushojë flaka Ne ua shtojmë flakën e zjarrit”. (El-Isra: 97).

( لَا يُقْضَى عَلَيْهِمْ فَيَمُوتُوا وَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُم مِّنْ عَذَابِهَا )

” Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohe ndëshkimi”. (Fatir: 36).

Andaj, ju që bëheni gati për provimin e kësaj bote, duhet të përgaditeni edhe për atë provim gjigant, sepse atë ditë:

( يَوْمَ لَا يَنفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ ).

“Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë”. (Esh-Shuara: 88- 89).

( يُبَصَّرُونَهُمْ يَوَدُّ الْمُجْرِمُ لَوْ يَفْتَدِي مِنْ عَذَابِ يَوْمِئِذٍ بِبَنِيهِ وَصَاحِبَتِهِ وَأَخِيهِ وَفَصِيلَتِهِ الَّتِي تُؤْويهِ وَمَن فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا ثُمَّ يُنجِيه كَلَّا إِنَّهَا لَظَى نَزَّاعَةً لِّلشَّوَى تَدْعُو مَنْ أَدْبَرَ وَتَوَلَّى وَجَمَعَ فَأَوْعَى)

“Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar! Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha – flaka (emër i xhehennemit). Është që heq kapakët e kokës. Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbrapsur e larguar (prej besimit). Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur)”. (El-Mearixh: 11- 18).

E lusim All-llahun për ndihmesë dhe sukses në provimin e madh:

(فَوَرَبِّكَ لَنَسْأَلَنَّهُمْ أَجْمَعِيْنَ، عَمَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ ).

“Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t’i marrim në përgjegjësi. Për atë se ç’vepruan”. (El-Hixhr: 92- 93).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

 لَا تَزُولُ قَدَمَا عَبْدٍ يَوْمَ الْقِيَامَةِ حَتَّى يُسْأَلَ عَنْ عُمُرِهِ فِيمَا أَفْنَاهُ وَعَنْ عِلْمِهِ فِيمَ فَعَلَ وَعَنْ مَالِهِ مِنْ أَيْنَ اكْتَسَبَهُ وَفِيمَ أَنْفَقَهُ وَعَنْ جِسْمِهِ فِيمَ أَبْلَاهُ

رواه الترمذي (2341) وقَالَ هَذَا حَدِيثٌ حَسَنٌ صَحِيحٌ.

“Nuk do të lëvizin këmbët e njeriut ditën e Kijametit derisa nuk pyetet për:

– jetën ku e ka kaluar;

– ç’farë ka bërë me dijen e tij;

– ku e ka fituar pasurinë dhe ku e ka harxhuar;

– trupin ku e ka shfrytëzuar”. (sahih, Tirmidhiu).

E lus All-llahun për të gjith ne që të na jep sukses dhe përgaditje të mirë për ditën e kthimit.

هذا وصلوا على النبي المختار فقد امركم بالصلاة والسلام.

Paqa dhe bekimi qofshin për Muhammedin, Pejgamberin e zgjedhur, pasiqë All-llahu na ka urdhëruar me këtë vepër.

Dr. Halid Abdullah Kasim

Prof. në fakultetin e pedagogjisë.

Përshtati: B. H.

Dr. Halid Abdullah Kasim,
28.5.2004