Pozita e dijetarëve

Rezyme:

Dija e ka avansuar Ibn Abbasin mbi sahabet e vjetër/ pozita e dijetarëve në ummet dhe roli i tyre si trashëgimtar të pejgamberisë/ dijetarët janë dëshmitarët e Zotit në ruzullin tokësor/ dija e ngritë njeriun e ulët dhe të varfër/ një thënie për vlerën dhe nderin e dijes dhe dijetarit

HUTBEJA E PARË

Transmeton imam Buhariu në sahihun e tij nga Ibn Abbasi, radijall-llahu anhu, i cili tha:

“Omeri, radijall-llahu anhu, më fuste me pleqtë bedrian, sikurse dikujt prej tyre nuk i pëlqente kjo gjë e tha: pse e ke futur edhe këtë me ne, edhe ne kemi fëmijë si ky. Omeri, radijall-llahu anhu, ju e dini se nga është ky. Një ditë e thirri dhe e futi në mesin e tyre. Unë e kuptova se më ka thirrur në këtë tubim vetëm se që tua tregojë pozitën time. Tha: çka thoni për fjalën e All-llahut:

“Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi), Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh”. (En-Nasr).

Disa thanë: na ka urdhëruar ta falënderojmë dhe të kërkojmë falje prej Tij kur të fitojmë dhe të çlirojmë. Kurse disa të tjerë heshtën e nuk thanë asgjë. Më tha mua: kështu thua edhe ti, o Ibn Abbas? Thashë: jo. Tha: thuaj atëherë. Thashë: ky është exheli i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të cilin ia ka treguar. Tha: Kur të vjen ndihma e Zotit dhe fitoreja, kjo është shenjë e ardhjes së exhelit tënd, andaj falëndero dhe lavdëro Zotin tënd dhe kërko falje prej Tij, sepse Ai e pranon pendimin. Omeri tha: kështu si ti e di edhe unë”.

Ky hadith na e tregon tregimin e këtij djaloshi nga shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ky ishte Abdullah ibn Abbasi, radijall-llahu anhu, djali i axhës së Pejgamberit, alejhisselam,. Omeri, radijall-llahu anhu, i cili ishte halifeja i muslimanëve e shtynte bashkë me sahabet e mëdhenjë për konsultime, për të marrë mendimin e tij edhe pse ishte i vogël. Kurse ata të tjerët ishin bedrian, domethënë pjesmarrës në betejën e bedrit. Bedrianët kishin pozitë të veçantë, sepse për ta Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Ndoshta All-llahu i ka shikuar pjesmarësit e Bedrit e u ka thënë: veproni çka të doni, sepse e keni merituar xhennetin, ose u është falur”. (Muslimi).

Andaj sahabet, radijall-llahu anhum, të gjith ata i madhëronin bedrianët. Mirëpo kur panë këta njerëz se Omeri, radijall-llahu anhu, me ta e fuste edhe këtë djalosh thanë: edhe ne kemi djelmosha si ky djalosh, pse edhe ata nuk i shtyn me ne?!

Omeri, radijall-llahu anhu, dëshiroi tua ban të qartë pse e shtin edhe këtë me ta. Andaj e thirri një ditë, kur ishin tubuar edhe ata. U ul dhe filloi ti pyes për komentin e sures En-Nasër. Kur të tjerët ose heshtën ose dhanë komente që ishin shumë lehtë të nënkuptohen, ai dha komentin e rrallë, me të cilin koemnt tërësisht u pajtua edhe Omeri, radijall-llahu anhu.

Me këtë rast doli në shesh pozitën që kishte Ibn Abbasi, radijall-llahu anhu, dhe heshtën ata. Domethënë dija ishte ajo që e aftësoi Ibn Abbasin, radijall-llahu anhu, që të merr pjesë në këto tubime të sahabeve të mëdhenjë.

Musliman të nderuar!

Ky hadith e sqaron vlerën e dijes fetare, nderin, pozitën e dijetarëve dhe vlerën e tyre.

Pra, dija fetare paska pozitë shumë të madhe dhe gradë shumë të lartë në këtë fe. Kjo dije është trashëgëmia pejgamberike, sepse Pejgamberët nuk kanë lënë në trashëgim dinar e dirhem, por kanë lënë dijen, ai që e mer këtë dije, ai ka marur hisen më të madhe. Po mos të ishte dija fetare, njerëzit do të bëhëshin sikur kafshët, mirëpo All-llahu, tebareke ve teala, u dërgoi pejgamberë me dije fetare, i nderoi dhe i ngriti mbi krijesat tjera:

“Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam”. (El-Isra: 70).

Dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve, andaj edhe ata kanë këtë pozitë kaq të lartë në shpirtërat e besimtarëve dhe pozita të larta në jetën e kësaj bote.

Dijetarët janë udhëzuesit e njerëzimit, ata i orientojnë drejt të mirave të kësaj bote dhe të ahiretit.

Dijetarët janë më të dobishëm se baballarët dhe nënat.

Dobia e prindërve është e kufizuar në fëmijët e tyre, kurse nga dijetarët kanë dobi mbarë ummeti, madje mbarë bota. Disa mund ta konsiderojnë këtë bisedë si të çuditshme, mirëpo është realitet. Sepse prindërit i edukojnë vetëm fëmijët e tyre, kurse dijetarët mbarë botën.

Robër të All-llahut!

All-llahu, subhanehu ve teala, ka ndarë në Librin e Tij mes dijetarëve dhe tjerëve dhe ka sqaruar se ata nuk janë të barabartë.

” Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim”. (Ez-Zumer: 9).

Po, pa dyshim nuk janë të barabartë ai që di dhe ai që nuk di, nuk barazohet i gjalli me të vdekurin, ai që dëgjon me atë që është shurdhë, ai që sheh me atë që është i verbër. A nuk ka dallim mes këtyre kategorive?!

Dija është dritë me të cilën udhëzohet njeriu dhe del nga errësirat në dritë. Me te All-llahu i ngritë njerëzit.

Dija është shkaku me të cilin njeriu e adhuron Zotin ashtu si duhet dhe rrugë për ta fituar kënaqësinë e Zotit të vet.

Çdo gjë që fiton njeriu në këtë botë përfundon, kurse dija mbetet deri sa të ekziston bota.

Analizo gjendjen e Ebu Hurejres, radijall-llahu anhu, i cili ishte i varfër, i uritur, saqë edhe alivanosej nga uria, sa e përmendin sot muslimanët? Sa njerëz e tregojnë biogarfinë e tij, sa njerëz luten për te? All-llahu qoftë i kënaqur me te. Tërë kjo ka ndodhur për shkak se e ka ruajtur hadithin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e kjo është dija fetare.

All-llahu, subhanehu ve teala, i ka marrë si dëshmitar për ekzistimin e Tij pas melaqeve edhe dijetarët:

“All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit”. (Ali Imran: 18).

Nuk ka thënë: pasanikët! As njerëzit me gradë! As pushtetarët! Por tha: dijetarët.

Atij që All-llahu ia do të mirën, ia jep këtë dije.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Atij që All-llahu ia do të mirën ia mëson fenë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dija është kriter për ate të cilin e do All-llahu, e jo dynjaja, pasuria dhe fëmijët.

All-llahu të mirat e kësaj bote ia jep atij që e do edhe atij që nuk e do, mirëpo fenë ja jep vetëm atij që e do.

Askujt si lejohet t’ia ketë lakmi dikujt përveç atij që ka dije dhe vepron sipas sajë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Nuk lejohet lakmia përveç së në dy raste: ndaj njeriut që ka pasuri dhe e harxhon për të vërtetë dhe njeriut, të cilit All-llahu i ka dhënë dije, vepron sipas sajë dhe ua mëson tjerëve”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dija fetare është rruga e sigurtë për në xhennet. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Ai që ecë rrugës për të kërkuar dije, atij All-llahu ia lehtëson rrugën e xhennetit”. (Muslimi).

Për tërë këtë që thamë, dijetarët kanë patur pozitë shumë të lartë tek muslimanët, dhe si e tillë duhet të mbetet nëse dëshirojmë fitoren, krenarinë, ngritjen në dynja dhe ahiret.

Muslimanët e parë, selefus-salihu, i madhëroni dijetarët dhe i nderonin.

Hyri halifeja Abdul-Melik ibn Mervani në Mesxhidul-Haram, për të bërë tavaf, së bashku me dy djemt e tij, pastaj erdhi ta pyet dijetarin e Mekës, e ai ishte Ata ibn Ebi Rebah. U ul para tij dhe filloi ta pyes, kurse ai përgjigjej. Pasi e kreu dhe doli iu drejtua fëmijëve të vet e u tha: bijtë e mij, mësoni dijen, sepse vall-llahi asnjëher nuk do ta haroj uljen para Ata ibn Ebi Rebahut.

Atau, rahimehull-llah, ishte skllav i zi dhe me pamje të rëndë, edhe babi i tij kishte qenë skllav, mirëpo All-llahu e ngriti me këtë dije, saqë edhe vet halifeja vinte tek ai dhe ulej para tij për të marrë fetva prej tij.

Kështu dija e ngrit njeriun e i ul të tjerët.

Besimtar të nderuar!

Prej ummetit, sot, ma shumë se kurrë kërkohet që ti kthehen dijetarëve të sinqertë dhe të vërtetë, ti pyesin, të marrin dije prej tyre, të ndalen në fjalët e tyre, mos ti kundërshtojnë, përderisa janë të mbështetura në argumente nga Kur’ani dhe sunneti.

Të gjith ne, duhet ti referohemi dijetarëve tanë dhe ti pyesim për gjërat që na paraqesin problem në çeshtjet e kësaj bote dhe të ahiretit, të ndriçohemi me mendimet e tyre në çeshtjet tona të kësaj bote, sepse ata shikojnë me dritë të Zotit, andaj nuk është për tu habitur nëse fjalët e tyre janë të sakta në çeshtjet e dynjasë ku mund të depërtojnë.

Ne duhet tu japim përparësi aty ku u ka dhënë All-llahu dhe ti ngrisim aty ku i ka ngritur All-llahu.

Ne e kemi obligim që mos ti akuzojmë, mos ti përgojojmë, mos ti përqeshim, siç bajnë disa mendjelehtë.

Ne e kemi obligim që tua mbrojmë nderin, ti mbrojmë ata dhe tu përgjigjemi atyreve që i nënçojnë ose i përgojojnë, sepse përgojimi i tyre është më i madh se përgojimi i njerëzve të thjeshtë.

Hutbeja e dytë

All-llahun e falënderojmë me falënderime që nuk përfundojnë, më së miri që meriton ta falnëderojmë. Paqa dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin më të ndershëm, Muhammedin, familjen, shokët dhe ata që adhurojnë Zotin.

Vëllezër të nderuar!

Vëllezër për nga besimi!

Ibn Xhevziu, rahimehull-llah, thotë:

“Ai që dëshiron ta dijë gradën e dijetarëve kundrejt asketëve, le të shikon në gradën e Xhibrailit, Mikailit dhe melaqet që kanë marrë përsipër çeshtjet e krijesave kundrejt melaqeve tjera, të cilat adhurojnë Zotin siç veprojnë murgjërit në manastire.

Ata kanë fituar të drejtën ti afrohen All-llahut, proporcionalisht me dijen e tyre mbi Zotin. Nëse ndonjëri prej tyre kalon pranë tyre me shpalljen e Zotit, trishtohen banorët e qiellit, gjersa ta marrin lajmin e duhur:

” e kur hiqet frika nga zemrat e tyre, ata thonë: “çka tha Zoti juaj!”. Ata (engjëjt e lartë) thonë: “Të vërtetën!” (u dha leje). Ai është më i larti, më i madhi”. (ES-Sebe: 23).

Ashtu sikur trishtoheët asketi kur dëgjon ndonjë hadith e i kthehet dijetarëve për ti pyetur për vërtetësinë dhe domethënien e tyre.

I lartësuar qoftë Ai që i dallon disa me veçori, me të cilat dallohen nga gjina e tyre, kurse ska veçori më të ndershme se dija. Me shtesën e dijes Ademit i ranë në sexhde krijesat, kurse me mangësinë e dijes, melaqet bënën sexhde.

Njerëzit më të afërt me All-llahun janë dijetarët. Nuk është vetëm pamja e dijes e dobishme, por domethënia. E fiton domethënien ai që e ka mësuar për të vepruar me te. Dije çdo herë që e udhëzon në ndopnjë vlerë, ai përpiqet që ta arrijë ate dhe çdo herë që e ndalon nga ndonjë mangësi, insiston në largimin prej sajë. Atëherë dija ia zbulon sekretet e veta, ia lhetëson rrugën, bëqhet sikur i tërhjekuri që e nxitë tërhjekësin, lëvizja e tij është e shpejtë në këtë drejtim. Kurse ai që nuk punon sipas dijes së tij, dija nuk ia shaplos mburrjen e tij e as që ia shpalos sekretet e veta”.

Robër të All-llahut!

Kjo është pozita e dijetarëve tek Zoti i tyre, andaj duhet t’ua japim hakun në madhërim dhe nderim. Ti shndërrojmë në imamë që na udhëheqin ne të sigurtë me lejen e All-llahut. Të sillemi rreth tyre, të jemi unik në nderimin e tyre, të veprojmë sipas mendimeve të tyre dhe të veprojmë pas konsultimit të tyre.

Besimtar të nderuar!

Duhet ta dini se këto fjalë tona janë të përkufizuara me respekt ndaj All-llahut, sepse nuk respektohet krijesa në bërje mëkat ndaj Krijuesit. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju “. (En-Nisa: 59).

Komentatorët thonë: “Përgjegjësit janë: kryetarët dhe dijetarët”.

Sipas kësaj respektimi i tyre është respektim ndaj All-llahut dhe afrim tek Ai.

E lusim All-llahun që të na furnizojë dijetar që punojnë me dijen e tyre dhe që këshillojnë.

Seid Abdul-Bari ibn Aved

Përshtati: Bekir Halimi

Marrë nga: alminbar.net

Seid Abdul-Bari ibn Aved,
7.5.2004