Deformimi i nocioneve
Sprova e logjikës dhe kuptimit; Reziku i devijimit ideologjik; Rëndësia e kuptimit të shëndoshë; Dëmet e keqkuptimeve; Përmbysja e kritereve; Devijimi në akide, adhurime dhe marëdhënie ndërnjerëzore; Thirrje për përmirësim të burimit; Domosdoshmëria e kthimit të kuptimi i Selefus-Salihut; Shkaku u deformimit të nocioneve; Rrugët e shërimit.
Ju porosis dhe vetveten të keni frikë All-llahun. Kjo është porosia më e mirë, bartësit e kësaj prosije janë njerëzit më të mirë, ai që e realizon këtë porosi, arrinë gradat më të larta dhe kërkesat më fisnike, mbrohet nga çdo sprovë dhe telashe:
“O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s’ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!”. (El-Hashr: 18).
Musliman të nderuar!
Kalojnë ditët dhe netët, ikin muajt dhe vitet, kurse ummeti islam akoma gëlltite vuajtje, sprova dhe telashe të mëdha. Edhe pse sprovat e kësaj kohe janë rënditur dhe janë të llojllojshme, mu sikur gurët në qafore, ose sikur vërshimi i shiut të pandalur, mbetet sprova më e madhe dhe më e rezikshme sprova e logjikës dhe kuptimit. Duke i larguar nga dëshira e Zotit, azze ve xhel-le, Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe selefus-Salihut, rahimehumull-llah.
Musliman të pranishëm!
Ai që analizon ecurinë e ummetit islam gjatë historisë të gjatë do të vëren devijimet e rezikshme që kanë ndodhur në këtë ummet, mirëpo devijimi dhe deformimi i nocioneve është rezymeja e çdo devijimi në tërë historinë. Edhe pse disa xheloz për këtë ummet mendojnë se fatëkeqësia që ka kapluar ummetin tonë është rezultat i deformimeve morale, mirëpo është e njohur pa dyshim se devijimi më i rezikshëm gjatë tërë historisë është devjimi dhe deformimi në ide dhe nocione.
Thirrësi mund të gjindet para dy personave: njëri, i devijuar në moral, mirëpo kuptimin e gjërave e ka të shëndoshë, kurse tjetri i devijuar në kuptimin e gjërave dhe në moral. Me të parin e ka shumë lehtë, për ta kthyer në rrugë të drejtë, sepse ai posedon kuptimin e shëndoshë të gjërave, mirëpo me të dytin e ka shumë vështirë, sepse atij duhet përmirësuar kuptimin e gjërave, e pastaj moralin.
Ky është realiteti i hidhur në gjendjen e shumë bijve tanë.
Devijimi ka kaluar fazën e devijimit në sjellje dhe ka arritur deri në devijimin në nocionet kryesore të kësaj feje të drejtë. Andaj nuk duhet habitur nëse ummeti ynë jeton në vështirësine e jabanxhillëkut, për të cilën na ka treguar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
“Ka fillua Islami jabanxhi dhe si i tillë do të kthehet, sikur ka filluar”. (Muslimi).
A ka jabanxhillëk më të madh se ky të cilin e përjetojmë
Kur armiqët tanë mbi ne gjykojnë (Ibn Kajimi)
Vëllezër besimtar!
Çeshtja e kuptimit të shëndoshë është çeshtja kryesore me të cilën duhet të mirremi dhe ti japim rëndësi, sidomos në kohën e telasheve, pasiqë njerëzit dallojnë në kuptimin e të vërtetës. Andaj All-llahu, subhanehu ve teala, e dalloi Sulejmanin, alejhis-selam, me kuptim edhe pse e lavdëroi Davudin, alejhis-selam, me dituri dhe pushtet. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije “. (El-Enbija: 79).
Omeri, radijall-llahu anhu, në letrën që ia dërgoi Ebu Musa Eshariut, i tha:
“Kupto mirë atë që ta dërgojë”. (Darektuniu dhe Bejhakiu).
Kurse Aliu, radijall-llahu anhu, tha: “Ose kuptimin që All-llahu ia jep mbi Librin e Tij”. (Buhariu).
Kurse Ebu Seid el-Hudriu, radijall-llahu anhu, thotë: “Ebu Bekri, radijall-llahu anhu, ishte njeriu që më së miri e dinte Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem”. (Buhariu dhe Muslimi). Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u lut për Ibn Abbasin, që t’i dhurojë kuptim të fesë dhe njohje të komentit”. (Sahih, Ahmedi).
Al-lame Ibn Kajjimi, rahimehull-llah, thotë: “Kuptimi i shëndoshë dhe qëllimi i pastër janë dhuntia më e madhe që ia ka dhënë All-llahu njeriut. Madje, All-llahu nuk i ka dhënë dhuratë më të madhe dhe më të mirë, pas islamit se sa këto dy gjëra. Këto dy gjëra janë trungu i Islamit dhe mbi to ngritet. Me këto dy gjëra njeriu sigurohet nga pasimi i rrugës së atyreve që Zoti është hidhëruar mbi ta, të cilëve u është prishur qëllimi dhe nga rruga e të devijuarëve, të cilëve u është prishur kuptimi. Kështu bëhet nga ata që All-llahu u ka dhënë dhunti, sepse kanë pasur kuptim të shëndoshë dhe qëllim të pastër. Këta janë ithtarët e rrugës së drejtë, për të cilën rrugë jemi urdhëruar ta kërojmë gjatë çdo namazi. Kuptimi i shëndoshë është dritë të cilën All-llahu e hedhë në zemrën e njeriut. Me te njeriu e dallon të shëndoshën nga e prishta, të vërtetën nga e kota, udhëzimin nga devijimi, dështimin nga progresi”.
Pastaj tha: “Muftiu edhe Kadiu nuk mund të gjykojnë me të vërtetë nëse nuk kanë me vehte dy kuptime:
a) kuptimin e realitetit;
b) kuptimin e detyrës në këtë realitet, që domethënë kuptimin e vendimit të Zotit, me të cilin ka gkykuar në Kur’an ose në sunnetin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për këtë realitet.
Pastaj e zbaton njërin në tjetrin”.
Pastaj thotë: “Ai që analizon sherijatin dhe vendimet e sahabeve do ti gjen përplot me kësi rastesh, e ai që pason rrugë tjetër përveç kësaj ua humbë njerëzve të drejtat dhe ia mvesh sherijatit, me të cilën All-llahu e ka dërguar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,”. (I’lamul-Muvekkiiin”, 1/ 87- 88).
Vëllezër në besim!
Ai që lexon historinë do të sheh se keqkuptimi është pas çdo të keqe dhe telashe që i ka rënë këtij ummeti, madje tërë njerëzimit. Pse iblisi u largua nga mëshira e Zotit, pse Kabili varu Habilin, pse u përçanë ithtarët e Librit, pse është përçarë ky ummet, pse është derdhur gjaku i muslimanëve, pse i kanë pushtuar armiqtë?!
Ky është shkaku kryesor.
Pse është derdhur gjaku i Othmanit, radijall-llahu anhu, Aliut, radijall-llahu anhu, Husjenit, radijall-llahu anhu, Ibn Zubejrit, radijall-llahu anhu,, Ibn Xhubejrit, rahimehull-llah, e shumë zotërive të këtij ummetit?!
Për këtë shkak.
Çka është shkaku që u derdh gjaku në sprovën e Ebi Muslimit, çka është shkaku i rrahjes së Imam Ahmedit, çka është shkaku u pushtimit të tokave muslimane nga tatarët, çka është shkaku u forcimit të sekteve devijante, dyftyrësha, havrixhëve, e sekteve të degjenuara?!
A nuk është keqkuptimi?!!
Ata kishin tekste që nuk arritën ti kuptojnë
Devijuan për shkak të mangësisë që ti kuptojnë. (Ibn Kajimi).
Ummeti Islam!
Sa i ngjanë kjo ditë, ditëve të kaluara në histori.
Konfliktet botërore dhe sfidat ndërkombëtare nisen nga keqkuptimet. Valët e luftërave idelogjike, akaidologjike, morale, mediale, a nuk janë luftë nocionesh?!
Detyrimi i mënyrave të caktuara kulturore, ideologjike dhe kahjeve të caktuara të reformave në emër të globalizmit, hapjes dhe lirisë përveç së luftë e nocioneve?!
Akuzat që ia adresojnë ummetit islam me preteksin e terorizmit dhe moskonsiderimi i të drejtave të njeriut, uzurpimi i të drejtave, eliminimi i planprogrameve të drejta, të vërteta dhe të paqës, prekja e vlerave, shembulltyrave fisnike dhe peshimi në çeshtjet islame me dy peshoja, është rezultat i konfliktit të nocioneve!!
Nëse habiteni, All-llahu ju ruajtë, duhet habitur edhe ma shumë kur këto nocione të gabuara nga ndikimi i medias së kahjëzuar kundër shndërrohen në të vërteta të pakontestueshme te shumë njerëz. Për shembull, terorizmi sipas tyre nuk duhet të luftohet përveç se kur gabimi është prej muslimanëve, kurse shkatërrimi i të arriturave, nëpërkëmbja e shenjtërive dhe lufta e masakrave nga sionistët kundër vëllezërve tanë musliman në Palestinë, kjo nuk konsiderohet terorizëm. Kurse mbrojtja e të drejtave të ligjshme mbi tokën, mbrojtja e fesë dhe nderit, sipas tyre konsiderohet terorizëm!! A nuk është kjo lojë me nocione?! Nëse kjo nuk është për tu habitur me hasmin, para të cilit kanë dështuar disa njerëz nga populli ynë, përpara atij që e quajnë “tjetri”, mirëpo shndërrimi i disa divergjencave që gjinden në mesin e muslimnave në konflikte të përgjakshme, me të vërtetë është një çeshtje që të habit edhe ma shumë.
Xhelozët kanë përcjellur atë që ka ndodhur dhe atë që po ndodh akoma në tokën e Irakut, gjë që na detyron ta refuzojmë në gjë të tillë dhe ta gjykojmë, i jepet mundësia armikut që të vjedh pasurinë dhe të mirat e Irakut, andaj muslimanët atje nuk duhet të mirren me njëri tjetrin, por duhet të ruajnë unitetin dhe interesin fetar, duke u bashkuar rreth nocioneve të Kur’anit dhe Sunnetit dhe kuptimit të Selefit.
Vëllezër në Islam!
Ndoshta lufta më e rezikshme,me të cilën është sprovuar ummeti islam, është lufta e nocioneve akaidologjike, në domethënien e shehadetit, në tëvhidin në adhurim, në tevhidin në emrat dhe cilësitë e All-llahut, në çeshtjen e kaderit, në çeshtjen e miqësisë dhe armiqësisë në Islam (el-Vela vel-Beraa), në çeshtjen e shirkut, në çeshtjen e ndërmjetësimit, në çeshtjen e evlijave, xhematit, tekfirit, esktremizmit, dashurisë, veçorive pejgamberike, qëndrimin ndaj sahabeve, ndodhive të ahiretit, etj. gjithashtu edhe nocionet që kanë të bëjnë me adhurimet, me muamelatet, marëveshjet, gjykimet, kënvështrimi mbi njeriun, gjithësinë, jetën dhe ndërtimin e tokës, shtoja kësaj edhe nocionet e thirrjes, urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqeja, xhihadit, çeshtjeve të ideve, kulturës dhe lirisë, çeshtja e rinisë, gruas, mbulesës, dialogut, përmirësimit (reformave), ndodhive emergjente dhe të reja. Të gjitha këto gjëra kanë nevojë për baza të fuqishme fetare, nëse dëshirojmë të jenë nocione të shëndosha dhe kuptim faktik dhe të realtë të asaj që dijetarët, siç është Imam Shatiubiu e qujanë fikh i fundit të gjërave, ose fikh i prijoriteteve, ose fikh e etapës, në të cilën është duke kaluar ummeti islam, në aspektin e dobësisë dhe fuqisë, siç ka thënë Ibn Tejmiu. Duke u kujdesur për tekstet, duke rregulluar argumentimin me to, duke nxjerur konkluza të shëndosha prej tyre, duke i përdorur në interes të synimeve të sheriatit dhe rregullave të fikhut.
Është thirrje e sinqertë për të përmirësuar keqkuptimet për fenë dhe sherijatin tonë. Të fillojmë prej vet nesh, të fillojmë të pastrojmë botëkuptimin dhe akiden tonë, e pastaj me të tjerët duke ua pastruar fotografinë e Islamit të njollosur, fatkeqësisht, te shumë popuj të botës.
Duhet përmirësuar metodën e perceptimit gjatë kuptimit të kësaj feje, të cilën e ka kapluar një defekt shumë i madh të një shtresë e madhe e njerëzve. Çka është puna e atyre njerëzve që u janë përzier kuptimet, u janë shtuar paqartësitë dhe dilemat. Janë izoluar nga drita e shpalljes dhe nga burimi i sunnetit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,, kanë nxituar drejt kënetave të devijimit dhe iluzioneve, i sundon pushteti i të kotës dhe errësirës. Kështu u larguan nocionet e shëndosha në tunelet e erëta të nocioneve perendimore. Shumë ligje fetare të planprogrameve të shëndosha janë fundosur në kënetat e planprogrameve të shëmtuara. Kjo kërkon një kapiten anije, prej të diturve, të mençurve, thirrësve dhe përmirësuesve, që të punojnë me seriozitet për të përmirësuar nocionet dhe për ta lidhur ummetin me nocionet e shekujve më të mirë, All-llahu i mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur me ta.
Imam Shafiu, rahimehull-llah, thotë:
“Mendimet e tyre, (domethënë të sahabeve), janë më të lavdëruara për ne dhe kanë përparësi më të madhe se sa mendimet tona”. (Med’hal iles-Sunne”, Bejhaki, fq. 110).
Kurse Imam ahmedi, rahimehull-llah, thotë:
“Dashuria e ynë ndaj tyre (domethënë sahabeve) është sunnet, lutja për ta afrim, pasimi i i tyre mjet, kurse konsiderim i gjurmëve të tyre vlerë”. (Es-Sunneh”, fq. 78).
Imam Shatibiu, rahimehull-llah, thotë:
“Secili që hedh shikimin në argumentin fetar duhet të ketë parasysh kuptimin e të parëve dhe veprat e tyre, sepse ato janë më meritor për saktësi dhe më të drejtë në dituri dhe vepër”. (El-Muvafekat”, 3/ 77).
Nëse secili kërkon ta përmirëson kuptimin e tjetërit, duhet ditur se gjykues është kuptimi i Selefus-Salihut, rahimehumull-llah. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te All-llahu”. (Esh-Shura: 10).
“O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë”. (En-Nisa: 59).
Keni frikë All-llahun, o ju robër të All-llahut, kapuni të gjith për Kur’anin dhe Sunnetin e Pejgamberi, unifikohuni në kuptimin e Selefit, nëse dëshironi të jeni të lumtur dhe të shpëtuar në dynja dhe ahiret.
All-llahu më dhashtë dobi mua edhe juve me Kur’anin e Madhërishëm dhe me udhëzimin e zotëriut të pejgamberëve. E them këtë fjalë timen dhe kërkoj falje nga All-llahu i Madh dhe Famshëm për mua, për ju dhe për mbarë muslimanët, kërkoni falje prej Tij dhe te Ai pendohuni, sepse ai pendimtarëve ua fal mëkatet.
HUTBEJA E DYTË
All-llahun e falënderojmë, i cili i ka sjellur ligjet dhe vendimet. Dëshmojmë se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i cili është Një dhe pa ortak, i Shenjtë dhe Paqë dhe dëshmoj se Pejgamberi ynë, Muhammedi, është rob dhe i dërguar i All-llahut, zotëriu i mbarë njerëzve, është hëna e plotë përballë pejgamëberëve tjerë dhe fund me aromë. Paqa dhe bekimi qofshin mbi te, familjen e tij dhe shokët e pastër dhe të ndershëm, të cilësuar me besim të fuqishëm dhe kuptim të shëndoshë dhe mbi ata që i pasojnë hapat e tyre në mënyrën më të mirë deri në ditën kur do të dalin në këmbë para Mbretit të Gjithditshëm
Keni frikën Zotit, o ju robër të Zotit, dijeni se fjala më e vërtetë është Libri i Zotit, udhëzimi më i mirë udhëzimi i Muhammedit, gjërat më të këqija janë ato të shpikurat, kurse çdo bidat është devijim.
Vëllezër të dashur për All-llahu!
Që mos të na përzihen konceptet duhet të personifikojmë sëmundjen dhe përshkruajmë ilaçin.
Prej shkaqeve më të rëndësishme për deformimin e nocioneve është injoranca, pasimi i epshit, fanatizmi, partiizmi, dhënia përparësi të mirave të kësaj bote, kërkimi i lavdatave të njerëzve, besimi i dobët, mosposedimi i devotshmërisë, vrapimi pas autoritetit dhe emrit, lëria e fakteve të qarta dhe pasimi i të paqartave, hulumtimi i çeshtjeve të rralla dhe mangësia e dijes.
Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Aisheja, radijall-llahu anha, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Kur të shohish ata që pasojnë gjërat e paqarta, dije se këta i ka emërtuar Zoti, andaj kujdes prej tyre”.
Kurse Daremiu dhe Darekutniu transmetojnë nga Omeri, radijall-llahu anhu, se ka thënë:
“Do t’ju vijnë njerëz që do tju polemizojnë me dyshime të Kur’anit, ju flitni me sunnet, sepse ithtarët e sunnetit më së miri e njohin Kur’anin”.
All-llahu të pastë në kujdesin e Tij, ja ku e ke vargun e artë duke filluar nga sahabet, pasuesit e tyre, katër imamat, Evzaiu, Lejthi, Dy Sufjanat, imamat e hadithit, Shejhul-Islam, Ibn Tejmiu, Imami i davetit dhe reformave, Muhamed Abdul-Vehabi, All-llahu i mëshiroftë të gjith.
Prej shkaqeve të deformimit të nocioneve është moskthimi te dijetarët e afirmuar. All-llahu subhanehu ve teala, thotë:
“Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur t’ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit”. (En-Nisa: 83).
Mosha e re, zakonisht, është shkak për keqkuptime.
Sot, në shekullin e medias, programeve satelitore, revolucionit kulturor dhe informativ, disa programe satelitore që pretendojnë lirinë dhe pamvarshmërinë kanë marur përsipër futjen e dyshimit në nocionet e shëndosha të këtij ummetit, akuzimin e simboleve të tij, nënçmim i gjërave statike të këtij ummeti, kriticizëm dhe akuzë ndaj emimencave dhe burrave të mëdhenjë të tij.
Kurse ilaçi, të nderuar besimtar, qëndron në qëllimin e pastër, hulumtimin e të vërtetës, devotshmëria, ndalimi, aty ku janë ndalur të parët tanë, sepse ata me dituri janë ndalur, me shikim vizionar janë tërhjekur. Përndryshe sprova e nocioneve është një det pa bregdet. Disa njerëz binë në këtë sprovë me dijë, e disa sprovohen nga imitimi.
Kjo kohë dhe njerëzit e sodit kanë grumbulluar shumë nocione të gabuara. Në asnjë shekull nuk janë grumbulluar sikur në këtë kohë. Andaj është pakësuar fikhu dhe sulmohet me të madhe, sepse njerëzit me nocione të gabuara të vërtetën e konsiderojnë monopol të tyre:
“A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata”. (Fatir: 8).
Sa herë pronarët e nocioneve të shëndosha i kanë emërtuar me nofka neveritëse, i kanë akuzuar se janë muxhesime, se janë vehabit, sa e sa fjalë të shëndoshë janë qortuar me kuptime të gabuara, andaj njeriu duhet thënë të vërtetën, e nuk duhet ti intereson se ç’thonë njerëzit?!
Disa të dështuar kanë arritur në atë gradë saqë mendojnë se nuk mund të përparojmë dhe të civilizohemi përveç se duke u rebelizuar kundër fesë, duke i prekur vlerat dhe nocionet, duke i rëzuar gjërat statike dhe kërkesat kryesore të islamit. Disa njerëz prishjen e konsiderojnë përmirësim:
“E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë”. (El-Bekare: 11- 12).
Të këtillët kanë thënë për pejgamberin e Zotit, Musain, alejhis-selam:
“Faraoni tha: “Më lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!”. (Gafir: 26).
Ngadal, o ju të dështuar, ngadal, o ju që futeni pa dije në çeshtjet e fesë. Shtizën jepjani atij që di ta përdorë. Kujdes o ju kundërshtar, dolën në shesh sekretet, u qartësua e vërteta, ngadhnjeu haku, nocionet janë vënduar në kanalin e tyre të shëndoshë, andaj të inatosurit nuk i ka mbetur ku të kapet dhe as për çka të polemizon. Asgjë nuk mund ta largon nga kjo gjendje e vështirë këtë popull përveç kthimit serioz në përmirësimin e nocioneve për vehte fillimisht e pastaj para tjerëve, duke i shfrytëzuar mjetet e shekullit dhe kulturën e saj për ta realizuar këtë qëllim.
Ne kemi mësim në kekquptimet që kanë ndodhur gjatë historisë, të cilët janë penduar pëe veprat që i kanë bërë, kanë konfirmuar mëdyshjet dhe dështimin e tyre, andaj shpirtërat i kishin të vetmuar në trupin e tyre, të arriturat e tyre të fundit ishin telashet dhe dhimbjet
Ju të gjith, kujdes, nxitoni në pendim para se të skadon afati:
“E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar”. (El-Kasas: 50).
Dërgoni salavate dhe selame mbi mshirën e dhuruar dhe dhuratën e ofruar, pejgmaberin tuaj, Muhammedin, birin e Abdull-llahit, ashtu siç ju ka urdhëruar Zoti juaj, duke thënë:
“Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”. (El-ahzab: 56).
Hutbe e mbajtur në Mesxhidul-Haram, Qabe më: 14. 01. 1425 / 05. 03. 2004
Abdurrahman Sudejsi, Imam dhe Hatib i Qabes
Përktheu: Bekir Halimi
www.alminbar.net,
5.3.2004