Largohu nga polemizuesit dhe epsharakët!

1- Epshet shkaktojnë mes njerëzve armiqësi dhe hidhërim

Ebul-Alije thotë:

“Mësojeni Islamin, e kur ta mësoni islamin, mos lakoni prej tij majtas e djathtas. Kapuni për rrugën e drejtë dhe për sunnetin e Pejgamberit tuaj dhe rrugën në të cilën kanë qenë shokët e tij, kujdes nga këto epshe, të cilat shkaktojnë mes njerëzve armiqësi dhe hidhërim”. (“El-Ibane”, 1/ 299).

Mureh ibn Hamedaniu tha: qau Fudajl ibn Ijadi, rahimehull-llah, e i thanë: pse po qanë? Tha:

“Kam frikë që mos të distancohet All-llahu, subhanehu ve teala, prej jush, sepse dëgjoj All-llahu duke thënë:

“Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. Çështja e tyre është vetëm te All-llahu, Ai do t’i njohë me atë që punuan”. (El-Enam: 159). Kam frikë se All-llahu nuk do të ketë asgjë me ne. Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, thotë: “Ky ajet ka zbritur për këtë ummet”. (“El-Ibane”, 1/ 304).

2- Defektet e epshit

a) Epshi ta pamundëson parjen e qartë:

Aliu, radijall-llahu anhu, thotë:

“Më së shumti frikohen për ju për dy gjëra: shpresa e gjatë dhe pasimi i epshit. Shpresa e madhe ta haron ahiretin, kurse pasimi i epshit të largon nga e vërteta”. (“Ez-Zuhd”, Imam ahmedi, fq. 130).

Ibn Kajjimi, rahimehull-llah, thotë:

“Poqëse del mendja yte nga pushteti i epshit tënd, i kthehet sundimi mendjes, përndryshe do të hysh në shtëpinë e epshit dhe do të bësh bixhoz me ymrin tënd”. (“El-Fevaid”, fq. 54).

b) Prangosje dhe robërim

Shejhul-Islam Ibn Tejmiu, rahimehull-llah, kur e burgosën tha:

“I burgosur është ai që e ka të burgosur zemrën nga Zoti i vet, dhe i robëruar është ai të cilin e ka robëruar epshi”.

c) Është derë e divergjencave

Sejid Kutbi, rahimehull-llah, thotë:

“Nuk e shkakton përçarjen mendimet e kundërta, por epshi është ai që secilin njeri e bën të insistojë në mendimin e tij, pa marë parasysh se sa i bëhet e qartë e vërteta në mendimin tjetër, por në një krah e vëndon unin e tij e në krahun tjetër e vëndon të vërtetën, dhe zakonisht anon krahu ku gjindet uni i tij përball të vërtetës”. (“Edh-Dhilal”, 10/ 26).

d) Arsyetim për moslevizjen dhe pasivitetin

Tre gjëra janë domosdo shkatërruese: Epshi, i cili shpien në dembeli, kopracia, e cila zakonisht respektohet dhe vetpëlqimi, i cili shpaloset ne çdo kohë”. (“Nefhut-Tajib”, 10/ 26).

e) Mosnjohja e vehtes, saqë e kaplon sëmundja nga çdo anë, kurse ai nuk e heton këtë gjë

f) Njollosja e adhurimit dhe mosshijimi i pastërtisë së tij

Një dijetar nga selefi ka thënë:

“Epshi nuk lejon që adhurimi të filtrohet, e nëse adhuruesi nuk angazhohet për ta dobësuar këtë armik që është në mesin e tyre nuk mund të përparon, edhe në qoftëse vjen me vepra të mëdha që e mbushin horizontin. Njeri i plotë është ai që i shëron sëmundjet nga jasht dhe vepron për ti çrrënjosur bazën e tyre nga brenda, derisa ti pastrohet koha, ti bëhet e këndshme përmendja e Tij dhe të vazhdojë shoqërimi me te”.

Andaj selefi gjenin kënaqësi të madhe në adhurimet e tyre, saqë nuk mund të krahasoheshin me asnjë kënaqësi e kësaj bote.

Rebi ibn Huthejmit i drejtohet nëna e vet duke qarë nga dhimbja që ka për te. Këtë na e tregon Sufjani, rahimehull-llah, duke thënë:

“Na ka ardhur lajmi se nëna e Rebi ibn Huthejmit e thëritke djalin e tij, Rebiun, duke i thënë: Rebi, a nuk flenë? I thoshte: nëna ime, ate që e kaplon nata dhe i frikohet mëkateve të veta, meriton që mos te flejë. Kur e pa se ku ka arritur dhe sa qanë e sa rrin pagjum, i tha: djali im, mos ke vrarë ndokend? Po, i tha, nëna ime, kam vrarë një njeri. I tha: kush është ai që e ke vrarë e të shkojmë te familja e tyre e të kërkojmë falje. Vall-llahi po ta dinin se sa rrin pa gjum dhe sa qanë, do të mëshironin? I tha: nëna ime, ai është shpirti im”. (“Kitabuz-Zuhd”, Imam Ahmedi, fq. 473).

Fal namaz me përulje e jo namaz mekanik

Ameshi, rahimehull-llah, thotë:

“Ibrahim Tejmiu kur shkonte në sexhde, vinin shpezët mbi shpinën e tij sikurse të ishte murë”.

Kujdes për vepra të mira

Ebu Hajjani tregon nga babi i tij, i cili thotë:

“Rebiun e goditi paraliza dhe e bartnin në namaz me xhemat. I thanë: të është lejuar. Tha: e dijë, mirëpo e dëgjoj thirrjen për shpëtim”. (“Kitabuz-Zuhd”, Imam Ahmedi, fq. 472).

Kur e kapi paraliza Rebiun në njërën anë, e mbanin dy veta dhe e sjellnin në xhami. Nxënësit e Abdull-llahit, i thonin: Ebu Jezid, ke të drejtë të falesh në shtëpi, kurse ai u përgjigjej: ashtu është, mirëpo unë kam dëgjuar muezinin duke thirrur: ejan në shpëtim. E ai që e dëgjon këtë thirrje të muezinit, le ti përgjigjet duke shkuar zvaras”. ((“Kitabuz-Zuhd”, Imam Ahmedi, fq. 472).

Çudi, a flen njeriu në kohën e syfyrit

Shkoi Tavusi te një njeri në kohën e syfyrit, e i thanë: është duke fjetur. Tha: nuk ma ka marur mendja se ndokush flen në këtë kohë”. (“Kitabuz-Zuhd”, Imam Ahmedi, fq. 521).

g) Epshi është në kundërshtim me sherijatin

All-llahu, subhanehu ve teala, pasimin e epshit e ka bërë në kundërshtim me hakun dhe e ka konsideruar palë të kundërt të saj, siç thotë All-llahu, tebareke ve teala:

“O Davud: “Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahut. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë”. (Sad: 26).

Domosdoshmëria e shërimit para se të përhapet sëmundja

“kundërshto epshin tënd kur të thirë në gjëra të dyshimta

sepse tërë e mira gjindet në kundërhstimin e epshit

deri kur nuk do të trishtohesh miku im, deri kur

deri kur dhe deri kurë”. (El-Muvafekat: 2/ 121).

“I lartësuar qoftë Zoti yt, si ka mundësi të të zotërojë epshi

i lartësuar qoftë Ai, se me të vërtetë epshi sundon

i lartësuar qoftë Zoti yt, sepse ti akoma ke pengesa

dhe rrëshqitje në rrugën e përmirësimit tënd”. (“El-Avaik”, fq. 65).

“Xhihadi më i rëndë është xhihadi i epshit

kurse bujaria e njeriut është devotshmëria

morali i njeriut të vlefshëm është e ditur

ofron mirësinë dhe largon të keqen”. (El-Avaik”, fq. 65).

Nëse shpirti mësohet në thithje të epshit, e ka shumë vështirë të ndahet prej tij”. (“El-Avaik”, fq. 68).

Ebu Ali Rudhbari duke përshkruar udhëtuesin drejt Zotit thotë:

“Ai që udhëton në rrugën e Mustafasë (Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), epshit e ushqen me thatësi dhe dynjasë ia kthen shpinën”. (“Tarihul-Bagdad”, 1/ 332).

Çdo kënaqësi është në mposhtjen e epshit

Ibnul-Xhevziu, rahimehull-llah, thotë:

“Në fuqinë e mposhtjes së epshit ka kënaqësi, e cila është mbi çdo kënaqësi”. (“Sejdul-Hatir”, fq. 58).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Xhihadi më i mirë, është që njeriu ta lufton epshin e tij”. (Sahihul-Xhamiis-Sagir”, 1/ 361).

Mbrojtës nga epshi

Meuruku, rahimehull-llah, thotë:

“Nuk kam parë njeri më fekih në devotshmërinë e tij dhe njëri më të devotshëm në fikhun e tij, se Muhamed ibn Sirini”. (“Tehdhibut-Tehdhib”, 9/ 215).

Polemikat sterile rrugë deri në gabime

Muslim ibn Jesari, rahimehull-llah, thotë:

“Kujdes nga polemikat sterile, sepse është çasti i injorancës së dijetarit, me te kërkon shejtani gabimin e tij”. (“El-Avaik”, fq. 182).

Evzaiu, rahimehull-llah, ka thënë:

“Lëri polemikat që ta sprovojnë zemrën, ngjallin urrejtje, e thajën zemrën e pakësohet devotshmëria në mendje dhe vepër”.

Avam ibn Heusheb thotë: kam dëgjuar Ibrahim Nehaiun, rahimehull-llah, duke e komentuar ajetin Kur’anor:

” e edhe ata e harruan një pjesë të asaj me të cilën ishin udhëzuar, andaj Ne kemi ndërsyer armiqësinë e urrejtjen ndërmjet tyre deri në ditën e kijametit. “. (El-Maide: 14).

Thotë: “Ndërseu njëri tjetrin në armiqësi dhe polemika sterile mbi fenë”. (“El-Ibane”, 2/ 558).

Ndalohen hasmitë në fe

Shumë tekste Kur’anore dhe hadithe të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e thënie të dijetarëve e ndalojnë polemikën sterile dhe hasminë në fe. Kjo derë ka qenë e mbyllur derisa e dolën në shesh bidatçitë dhe njerëzit e telasheve, e thyen këtë derë dhe angazhuan ummetin me hasmi dhe polemika sterile, të cilat hapin dyert e dyshimit, humbjen e kohës dhe shkaktojnë ngurjten e zemrës.

Xhabir ibn Abdull-llahi, radijall-llahu anhu, thotë: më tha Muhamed ibn Aliu:

“Xhabir, mos hasmo, sepse hasmimi domethënë përgjënjeshtrim i Kur’anit”. (“El-Ibane”, 2/ 495).

Humbja realizohet me hasmi

Bilal ibn Sadi, rahimehull-llah, thotë:

“Nëse e sheh një njeri llafazan, polemizues, që i pëlqen mendimi i vet, ai njeri ka plotësuar humbjen e tij”. (“El-Avaik”, fq. 183).

Selefi nuk lavdëronin vetveten

Prej gjurmëve që lënë tubimet dhe ndejat e epsharakëve është fundosja në devijimi, përzierja e gjërave ose nxitja e dyshimeve.

Ebu Kalabe, rahimehull-llah, thotë:

“Mos u ulni me epsharakët, sepse ju nëse nuk futeni atje ku janë futur ata, do tua përzien gjërat që i dini”. (El-Ibane”, 2/ 437).

Poashtu tregohet se Ebu Kalabeja, rahimehull-llah, ka thënë:

“Mos rrini me epsharakët e as mos polemizoni me ta, sepse kam frikë që t’ju fundosin në devijimin e tyre ose tua përzien gjërat që i dini”. (“El-Ibane”, 2/ 437).

Devijimi i zemrës

Amr ibn Kajsi, rahimehull-llah, thotë:

“Më herët kanë thënë: mos rri me njeri që ka zemrën e devijuar, se edhe ty të devijon zemra”. (“El-Ibane”, 2/ 436).

Hasmitë shkaktojnë labilitet dhe ndryshime

Omer ibn Abdul-Azizi, rahimehull-llah, ka thënë:

“Kush i shton hasmitë, i shton edhe ndryshimet”. (“El-Ibane”, 2/ 503).

Poashtu thotë:

“Ai që bën fenë shkak të hasmive, i shpeshton ndryshimet”. (“El-Ibane”, 2/ 503).

Reziku i labilitetit dhe ndryshimeve të bindjeve

Hudhejfe, radijall-llahu anhu, i thotë Ebu Mesudit, radijall-llahu anhu:

“Devijimi i vërtetë është që ta pranosh atë që e mohoshe deri dje dhe ta mohosh atë që e pranoshe deri dje. Ke kujdes nga ndryshimi i ngjyrave në fe, sepse feja është një”. (“El-Ibane”, 1/ 189- 190).

Muhamed ibn Sirini, rahimehull-llah, thotë: ka thënë Adij ibn Hatimi, radijall-llahu anhu:

“Ju do të mbeteni në mirësi, përderisa nuk pranoni gjërat që i mohonit më herët ose ti mohoni gjërat që i pranonit më herët dhe përderisa dijetari të flet në mesin tuaj pa frikë”. (“El-Ibane”, 1/ 190- 191).

Dr. Jahja Ibrahim El-Jahja

Marrë nga: http://www.taiba.org

Përktheu: Bekir Halimi

http://www.taiba.org,
9.1.2004