Mos u përngjani mosbesimtarëve
E falënderojmë All-llahun, subhanehu ve teala, i Cili na e plotësoi fenë dhe dhuntinë, na ndaloi nga përngjajësimi me mosbesimtarët dhe idhujtarët. Dëshmoj se ska hyjni tjetër përveç All-llahut, subhanehu ve teala,, i cili është Një dhe pa ortak dhe dëshmoj se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është rob dhe i Dërguar i Tij, të cilin All-llahu e dërgoi mëshirë për mbarë botërat, dhe mbi familjen tij të pastër dhe shokët e tij të sinqertë, dhe mbi të gjith ata që i pasojnë në mënyrën më të mirë deri në ditën e Kijametit
O ju njerëz
Keni frikë All-llahun dhe falënderoni Ate për dhuntitë që ua ka dhënë duke ju udhëzuar në Islam, i Cili u ka veçuar me Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili është Pejgamber i mëshirës dhe nëse kapeni për këtë fe dhe pasoni këtë Pejgamber, bëheni ummeti më i mirë, i cili ka dalur për njerëzimin dhe për ju kanë nevojë njerëzit që tua sqaroni diturinë dhe udhëzimin, kurse ju nuk keni nevojë për ta.
Feja islame është e pasur me besim të shëndoshë dhe ligj të drejtë, me moral të vlefshëm dhe shembëlltyrë të mirë, përmban udhëzimin e mbarë njerëzimit në rrugën e drejtë dhe lumturinë e tashme dhe të ardhshme, në dynja dhe ahiret. Pra, është fe botërore, i cili vlen për çdo kohë dhe çdo vend, për çdo individ dhe kolektivitet dhe për çdo gjeneratë.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, “. (El-Isra: 9).
“Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur’anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar”. (El-Furkan: 1).
“E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”. (El-Enbija: 107).
Kur muslimanët e parë u kapën për këtë fe e zotëruan botën, i çliruan shumë vende në lindje dhe perendim, e mbushën me dituri, urtësi dhe drejtësi, u bënë prijës, të cilët pasoheshin, krenar, nga të cilët frikësoheshin armiqët, ishin të pasur dhe bujar ndaj mbarë njerëzimit. Kjo ndodhi sepse feja është e zbritur nga All-llahu, i Cili i di gjërat që janë në interes të njeriut dhe gjërat që e dëmtojnë:
“A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë”. (El-Mulku: 14).
Pasiqë kjo fe është e pasur me mësimet fisnike, i urtë në ligjet e tija të drejta, All-llahu, subhanehu ve teala, na ka urdhëruar që të kapemi për te, të veprojmë sipas vendimeve të kësaj feje dhe ta kemi shembulltyrë Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na e ka ndaluar të kërkojmë udhëzimin tjetërkund, të importojmë ligje dhe sisteme që janë në kundërshtim me vendimet e kësaj feje, nga imitimi i mosbesimtarëve, në fenë dhe adetet e tyre, sepse kjo domethënë pasim i verbër i tyre, përgjajësim me armiqtë e All-llahut dhe armiqtë tanë, qofshin mosbesimtar ose munafikë.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Përvetësoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë”. (El-A’raf: 3).
“Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t’ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar”. (Hud: 113).
“E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit”. (El-Hashr: 19).
Muslimani duhet të ndihet krenar me fenë e tij, të jetë kokëlartë kudo që është dhe mos të frikësohet nga qortimet e qortuesve për hirë të All-llahut, subhanehu ve teala, sepse:
” ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë”. (Ali Imran: 139).
” Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë”. (El-Munafikun: 8).
Muslimanit nuk i lejohet të shikon mosbesimtarët me nderim dhe madhërim, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, i ka nënçmuar me mosbesim:
” Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron”. (El-Haxhxh: 18).
Muslimanit nuk i lejohet të shikojë atë që e posedojnë mosbesimtarët me shikim pëlqimi, por duhet ta dijë se kjo për ata është shkallëzim drejt denimit, sprovë dhe kënaqësi deri në afat të caktuar, siç u ka thënë All-llahut, subhanehu ve teala,:
” Shfrytëzoni përjetimet, se e ardhmja e juaj është te zjarri!”. (Ibrahim: 30).
“Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm”. (Taha: 131).
Muslimani pasurinë që e posedojnë mosbesimtarët e konsideron denim për ta në këtë botë, vuajnë për ta fituar dhe grumbulluar. Kujdesen për ruajtjen dhe mbrojtjen e sajë, e pastaj vdesin, e nuk u ban aspak dobi në ahiret.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, All-llahu do vetëm t’i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t’ua nxjerrë shpirtrat duke qenë ashtu qafira”. (Et-Teube: 55).
Besimtari është i lumtur me besimin e tij, nëse i jepet diçka nga të mirat e kësaj bote është shtesë e të mirave dhe ndihmë për zbatimin e adhurimeve, e nëse nuk i jepet asgjë nga të mirat e kësaj bote, ajo që është te All-llahu është më e mirë dhe më e përhershme. Besimtari është i lumtur edhe në dynja edhe në ahiret. I lumtur në dynja sepse ka përfituar nga jeta e kësaj bote duke bërë vepra të mira, kurse i lumtur në ahiret, sepse ka fituar xhennetin e përhershëm.
Mosbesimtari është fatzi edhe në dynja edhe në ahiret, siç thotë All-llahu, subhanehu ve teala:
” ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë”. (El-Haxhxh: 11).
Është fatzi në dynja, sepse nuk përfiton nga jeta në këtë dynja, por vepron vepra, të cilat e largojnë nga All-llahu dhe xhenneti, fatzi në ahiret sepse vendbanimi i tij është xhehenemi, ku do të mbetet përgjithmonë.
Atëherë a i takon besimtarit, të cilin e ka ngritur All-llahu me këtë Islam që të imitojnë mosbesimtarët. Si ka mundësi të imitojë i larti të ultin, përgjajësimi kërkon që personi të cilin e imiton duhet të jetë më i mirë se ai që imiton.
Andaj All-llahu, subhanehu ve teala, dhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na kanë tërhjekur vërejtjen nga imitimi i mosbesimtarëve në adetet, zakonet dhe adhurimet e tyre.
Transmeton imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe të tjerët nga Abdull-llah ibn Omeri, radijall-llahu anhu, i cili thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Kush i përngjan një popullit ai është prej tyre”.
Kurse imam Tirmidhiu, rahimehull-llah, transmeton nga Abdull-llah ibn Omeri, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Nuk është prej nesh ai që u përngjan tjerëve përpos nesh dhe mos u përngjani çifutëve dhe të krishterëve”.
Krejt kjo është thënë, ngase përngjajësimi me mosbesimtarët shpien në dëme të mëdha dhe pasoja të rezikshme.
Prej tyre janë këto:
1- Përngjajësimi aludon në madhërimin e tyre, pasiqë e konsideron më të plotë se ai, andaj edhe e imiton. Kjo domethënë se ky musliman ka kompleks të vlerës së ultë dhe personalitet të dobët. Kjo shpien deri te nënshtrimi para mosbesimtarëve dhe madhërimin e tij, që është një gjë shumë e rezikshme.
2- Përngjajësimi me mosbesimtarët është rënie dhe poshtërsim, sepse muslimani është më lartë se jomuslimani, e nese e imiton bjer në humnerë nga lartësia ku gjindet. E ndëron të mirën me atë që është më e ultë. Kjo është përbuzje e dhuntive, nënçmim i Islamit, sepse “Islami vazhdimisht është lart, e askush nuk mundet të lartësohet mbi Islamin”.
3- Përngjajësimi i muslimanit me jomuslimanin shkakton dashuri dhe lojalitet, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar”. (El-Maide: 51).
4- Përngjajësimi me mosbesimtarët shkakton eliminimin e dallimeve mes tyre, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, i ka dalluar besimtarët prej mosbesimtarëve në vendime, të trup në dynja dhe ahiret. I ka urdhëruar besimtarët që të shpërngulen nga vendet e mosbesimtarëve, ua ka ndaluar udhëtimin në vendet e tyre, përpos për nevojë. Përngjajësimi me ta shpien deri te përzierja dhe banimi me ta.
Përngjajësimi me mosbesimtarët në këtë shekull ka sjellur shumë dëme të mëdha, prej tyre janë:
– Përngjajësimi i tyre në madhërimin e vareve, madhërimin e tepruar të njerëzve të mirë, ndërtimi i xhamiave mbi vare, gjë që shpien deri në idhujtari.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në sëmundjen prej së cilës nuk u ngrit më, ka thënë:
“All-llahu i mallkoftë çifutët dhe të krishterët, të cilët varet e pejgamberëve të tyre i kanë bërë xhamia”. Thotë Aisheja, radijall-llahu anha, po të mos ishte kjo ndalesë, do të ngritej varri i tij, mirëpo frikohej që mos të shndërrohet në faltore. (Buhariu dhe Muslimi).
– Shpikja e festave të ndryshme, festa për dijetarët, festa për kryetarët, festa nacionale, festa shtetërore, festimi i natës së Miraxhit, festimi i netëve tjera të ndryshme, tërë kjo duke i imituar mosbesimtarët në mënyrën e shpikjes së festave. Ata pasiqë kanë fe boshe dhe të falimentuar, krijojnë festa, me të cilat e mbushin kohën e tyre, kurse muslimanët nuk kanë nevojë për një gjë të tillë, sepse kanë shumë veprime, me të cilat e mbushin kohën e tyre.
Muslimanët duhet të kujdesen dhe të jenë vigjilent për këto gjëra, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë. Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm”. (El-Xhathije: 19).
Përgaditi: Bekir Halimi
Bekir Halimi,
2.1.2004