Ramazani dhe bujaria
Me të vërtetë Ramazani është muaj i buajrisë dhe dorëdhënies. Në këtë muaj shpirtat i afrohen All-llahut, synon pastrimin dhe dlirësinë nga kopracia:
” Kush është i ruajtur prej lakmisë (koprracisë) së vet, të tillët janë të shpëtuar”. (El-Hashr: 9).
Kurse Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu], i cili ka thënë:
“Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte njeriu më bujar, ishte edhe më bujar gjat Ramazanit kur takohej me Xhibrilin [alejhis-selam] për çdo natë dhe mësonin Kur’anin. Me të vërtetë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte më bujar se era që sjell bereqetin”.
Kështu është cilësuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse i tille duhet të jetë edhe muslimani, sepse:
“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun”. (El-Ahzab: 21).
Agjërues te nderuar!
Sadakaja dhe bujari kanë vlera të mëdha, të cilat nuk mudn të numërohen nga sasia e madhe e tyre. Sadakaja fikë hidhërimin e Zotit, e largon të keqen, argumenton besimin në All-llahun dhe bindjen në Te dhe mendimin e mirë që kemi për Te.
Sadakaja është argument i mëshirës dhe ndjenjave që kemi për tjerët, ashtu sikurse është edhe lehtësim i gjërave, largim i ngushitcave, ndihmesë e Zoti për ate që i del në ndihme vëllaut të vet.
Sadakaja e shton pasurinë, i sjell të mirat dhe bereqetet. Është shkak i hyrjes nën hijen e Arshit të All-llahut [subhanehu ve teala], atë ditë që sdo të ketë hije tjetër përveç hijes së tij. Poashtu ndikon edhe në largimin e telasheve.
Ibn Kajimi [rahimehull-llah] thotë:
“Sadakaj ka një ndikim të çuditshëm në largimin e telasheve edhe në qoftë se është nga mëkatari, ose zullumqari, madje edhe nëse është nga mosbesimtari. Kjo gjë është e njohur në mesin e njerëzve, të gjith banorët e tokës e konfirojnë një gjë të tillë”.
Sadakaj e zgjeron gjoksin dhe e gëzon shpirtin.
Ibn Kajimi [rahimehull-llah] thotë:
“Sadakadhënsi çdo herë që jep sadaka i zgjërohet gjoksi dhe zemra, i forcohet gëzimi, i shtohet galdimi, e po mos të kishte në sadkanë dobi tjetër përveç kësaj, do të mjaftonte për njeriun ta shton këtë vepër dhe të nxiton drejt saj”.
Agjërues të nderuar!
Prej vlerave të sadakasë është edhe ajo se All-llahu [subhanehu ve teala] ia kopenzon atij që jep sadaka:
“Për çdo ditë që gdhin besimtari, i zbresin dy melaqe e njëri thotë: All-llahu im, jepi pasuri të cilën e jep dhe ia zëvendëson, kurse tjetri thotë: All-llahu im, jepi pasuri që mos të jep dhe ti harxhohet”. (Buhariu dhe Muslimi).
Bujaria ndikon në mbrojtjen e nderit, zbutjen e zemrave dhe forcimin e lidhjeve vëllezërore.
Bujaria ndikon në eliminimin e shumë veseve të këqija, siç është zilia e fukarave kundrejt pasanikëve, mendjemadhësia e pasanikëve kundrejt fukarave.
Bujaria ndikon në mbulimin e të metave.
Imam Sahfiu thotë:
“Nëse të shtohen të metat në ruzullin tokësor
me bujari e mbulon çdo të metë
sekreti yt duhet të ketë mbulojë
e mbuloja siç kanë thënë është bujaria
Bujari është afër All-llahut, afër krijesave të All-llahut, afër xhennetit, kurse koprraci është në të kundërt të kësaj.
Bujaria është e ndërlidhur me vlera tjera, sepse bujari zakonisht vepron me falje, me butësi, sillet me maturi, i kryen detyrat që i ka ndaj njerëzve.
Njeriu bujar është modest, nuk tregohet mendjemadh e kryelart, është i afërt me njerëzit, është trim dhe krenar, sepse njeriu e humb trimërin dhe krenarinë me lakminë e tij të madhe për të mirat e dynjasë.
Sipas ligjeve të Zotit bujari i vërtet jeton jetë të këndshme, si përfundim e ka përkujdesin e Zotit për te dhe nderimin e Tij. Pasiqë ishte i mëshirshëm për të varfurit, skamnorët dhe të ngratit, kujdesej që ti ban të lumtur, të fusë gëzimin dhe harenë në zemrën e tyre, shpërblimi ishte sipas natyrës së veprës.
Bujaria nuk kufizohet vetëm në spërndarjen e pasurisë, por ka domethënie më të gjërë dhe nënkupton forma të llojllojshme.
Prej formave të buajrisë është edhe kur një njeri i ka borxh dikujt, e ti ia lan borxhin dhe e pastron nga kjo barë.
Kajs ibn Sadi [radijall-llahu anhu] ishte i dalluar në bujari. Një herë ishte sëmurë, kurse shokët u vonuan në vizitën e tij. Kur pyeti për ta, i thanë: u vinte turp për shkak të borxheve që kishin ndaj teje. Tha: All-llahu e shkatërroftë atë pasuri e cila i largon vëllezërit nga vizita, pastaj urdhëroi një njeri të bërtas e të thotë: kush i ka borxh Kajsit, le ta dijë se Kajsi ia fal. Deri në mbremje do tia thenin derën nga vizitat e shumta që ia bënën.
Në bujari hyn edhe rrogën që e meriton për shkak të punës që ke bërë, e ia fal, me vullnet.
Në bujari hyn edhe veprimi për tua përmbushur nevojat njerëzve dhe për tua larguar brengat.
Hasani [radijall-llahu anhu] thotë:
“Tia kryej një nevojë vëllaut tim është më e dashur për mua se sa të bëjë itikaf një vit”.
Ibn Munkederit i kanë thënë:
“Cilat vepra janë më të dashura për ty? Tha: Ta gëzoj besimtarin. I kanë thënë: Cila dynja është më e dashur për ty? Tha: tu shërbej vëllezërve të mi”.
Imam Shafiu [rahimehull-llah] thotë:
“Njeriu më i mirë në mesin e njerëzve është
burri i cili ua përmbush nevojat njerëzve
Në bujari hyn edhe shfrytëzimi i autoritetit për ti ndihmuar dikujt, për mirësi dhe për të ndërmjetësuar për dikend, për të realizuar të mirën, për të ndihmuar të shtypurin, të dobtin, ecja me njeriun deri te pushtetari, etj.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi”. (En-Nisa: 85).
Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Ndërmjetësoni të shpërbleheni”. (Muslimi).
Nga bujaria është edhe shfrytëzimi i pozitës dhe kryetarllëkut, të cilën e shfrytëzon për interes të njerëzve dhe për tua kryer nevojat e tyre.
Nga bujaria është edhe shpenzimi i rehatisë, kohës dhe këshillës për doni të njerëzve.
Nga gradat më të larta të bujarisë është shpenzimi i diturisë, e kjo është më fisnike se shpërndarja e pasurisë.
Nga bujaria është edhe ofrimi i nderit të tij duke ia fal atij që i ka bërë të keqe.
Nga bujaria është edhe bujaria me durim, qëndrim, gëlltitje, kjo është një pozitë shumë e lartë, t cilën nuk mudn ta arrijnë përpos ata që janë shpirtmëdhenjë.
Nga bujaria është edhe bujaria me sjellje, me buzëqeshje, fytyr të shndërritur, lehtësi, kjo është gradë edhe më e lartë e bujarisë me durim, qëndresë dhe falje. Ky njeri arrinë gradën e atij që agjëron dhe falet vullnetarisht, andaj është vepra më e rëndë në peshojë dhe ka shumë dobi dhe interese në te.
Në bujari hyn edhe stimulimi i njerëzve në të mirë, udhëzimi i tyre drejt devotshmërisë, falënderimi i buajrëve dhe lutja për ta.
Prej bujarisë së fshehur dhe të lavdëruar është edhe bujaria e shpirtit duke u ngritur nga zilia, altruzimi në vlera, duke ia dashur njeriu vëllaut të vet ate që ia do vetvetes, tua urren ate që ia urren vetvetes, u hap mundësi, u jep shansë për inovacione, për bisedë, për pjesmarje, etj. Duke u gëzuar me suksesin e tyre dhe duke u mërzitur me dështimin e tyre. Kjo është fotografi e fshehur e bujarisë, të paktë jana ata që e kuptojnë këtë gjë dhe veprojnë sipas saj.
Prej bujarisë së bukur është edhe bujaria e njeriut nga ajo që posedojnë njerëzit, nuk i shikon ato, nuk i lakmon dhe nuk u eksponohet me gjendjen dhe gjuhën e tij.
Kulmi i bujarisë është bujaria me shpirtin tënd, edhe më e këndshme do të është, kur do të jetë në rrugë të All-llahut, [subhanehu ve teala].
Agjërues të nderuar!
Njerëzit dallojnë në bujarinë, sipas ambicjeve dhe fisnikërisë së shpirtit të tyre.
Dallojnë në sferën e shpenzimit, sepse ai që shpenzon në mënyrë sekrete është më i mirë se ai që shpenzon në mënyrë publike.
Dallojnë në aspekt të zvogëlimit ose zmadhimit të asaj që e shpenzojnë në të mira. Ai i cili shpenzon duke haruar se ka shpenzuar është më bujar se ai që shpenzon dhe vazhdimisht e kujotn këtë vepër, sidomos nëse këtë e vepron në shenjë të tregimit.
Dallojnë edhe në aspekt të nxitimit në shpenzim ose vonimin në te, ashtuqë ai që shpenzon për ata që kanë nevojë vetëm se e ndien nevojën e tyre është më i mirë se ai që nuk shpenzon, përveç se kur të kërkojnë prej tij.
Ai që u shpenzon nevojtarëve, pa marë parasysh, a i njeh ose jo, është më bujar se ai që shpnezon vetëm për ata që i njeh.
Ai që shpenzon me shpirt të qetë dhe kënaqet me këtë vepër është më i mirë se ai që shpenzon, mirëpo ndien gjë në shpirtin e tij.
Prej shenjave të thellimit në bujari është takimi me nevojtarët dhe lypësit me edukatë dhe zemërgjërësi, që tua ruan krenarinë e tyre.
Prej gjërave që në mënyrë të qartë e tregojnë burrërinë e njeriut dhe thellimin në vlerën e bujarisë, që tu ban mirë dhe të shpenzon edhe për armiqtë e tij, kjo është madhështi shpirtërore, krenari e madhe dhe ikje nga armiqësitë.
Prej shenjave të thellimit në bujari është dhimbja dhe keqardhja të cilën e ndien njeriu, kur të kërkon dikush diçka prej tij, e ky nuk ka çka ti jep.
Ka njerëz bujar të cilët arrinë grada të larta në bujari saqë mendon se vlerë dhe merita ka ai që vjen të kërkon, e jo ky që jep, sepse ka pasur mendim të mirë për te dhe ka ardhur të kërkon prej tij. Kjo është bujari e çuditshme.
Grada më e lartë e bujarisë është kur njeriu ka nevojë të madhe për këtë pasuri që e posedon, mirëpo e le pas dore nevojën e tij dhe i shpenzon këto gjëra në të mira të llojllojshme, kjo është ajo që quhet altruizëm.
All-llahu yn, na ruaj nga koprracia e shpirtit tonë dhe na bën të shpëtuar. Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], vulën e mbarë pejgamberëve.
Autor: Muhamed Ibrahim Hamed
Përshtati: Bekir Halimi
http://www.toislam.net,
21.11.2003