Urtësite dhe sekretet e agjërimit

Agjërimi në vehte ngërthen shumë urtësi dhe sekrete. Ato janë në sferën e besimit, edukatës, shoqërore, po edhe shëndetësore.

Në këtë rast do të flasim për urtësitë dhe sekretet edukative dhe shëndetësore, sepse janë kryesoret.

1- Urtësitë dhe sekretet edukative të agjërimit:

a) Agjërimi realizon domethënien e devotshmërisë.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (el-Bekare: 183).

Vahidiu thotë: “Agjërimi shpine në devotshmëri, sepse e ndalon njeriun nga shumë gjëra që ia ka ëndja, e të cilat janë mëkate”. (“El-Vesit fi Tefsir”, të Vahidiut, 1/ 272).

Kurse Ebu Mudhafer Semani duke komentuar këtë pjesë të ajetit:

“që të bëheni të devotshëm”, thotë:

“Domethënë me devotshmëri, sepse agjërimi e shpien njeriun deri te devotshmëria, që paraqet mposhtje e ëndjeve dhe thyerje e epsheve”. (“Tefsirus-Semeani:, 1/ 179).

Kurse Sudiu thotë: “Që të ruheni nga ushqimi, pija dhe gratë”. (“Xhamiul-Bejan”, 3/ 413).

Kurse Ibn Kethiri, rahimehull-llah, thotë: “Agjërimi pastron trupin dhe i ngushton rrugicat shejtanit”. (“Tefsiri i Ibn Kethirit”, 1/ 318).

Transmeton Imam Buhariu dhe Imam Muslimi nga Abdull-llah ibn Mesudi, radijall-llahu anhu,, i cili thotë:

Ishim ulur me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e tha:

“Kush ka mundësi të martohet, le të martohet, sepse kjo ta ul shikimin, ta ruan organin, kurse ai që ska mundësi, le të agjëron, se kjo për te është mburojë”.

Ibn Haxheri, rahimehull-llah, thotë:

“Kush agjëron e dobëson epshin, që domethënë se agjërimi e mposht epshin për martesë”. (“Fethul-Bari”, 4/ 142).

b) Agjërimi i ruan gjymtyrët nga rënia në haram.

Ibn Kajimi, rahimehull-llah, thotë: “Ai që ulet pran agjëruesit, përfiton nga ai, është i sigurtë se nuk do të gënjehet, nuk do të sillet keq me te dhe nuk do ti bëhet padrejtësi. Nëse flet, flet gjëra që nuk ia dëmtojnë agjërimin, e nëse vepron ndonjë gjë, nuk vepron gjëra që ia prishin agjërimin, andaj të gjitha fjalët e tija janë të dobishme dhe të mira”. ( “El-Vabilis-Sajib”, fq. 41).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

(( من لم يدع قول الزور والعمل به فليس لله حاجةٌ في أن يدع طعامه وشرابه )) .

“Ai që nuk lenë fjalët e rrejshme dhe veprimin sipas tyre, All-llahu nuk ka nevojë që ta lë ushqimin dhe pijen”. (Buhariu).

Muhelebiu thotë: “Ky hadith është argument se agjërimi nënkupton edhe largimin nga fjalët e kota dhe gënjeshtrat, ashtu sikurse largohet nga ushqimi dhe pija. Nëse nuk largohet prej këtyre gjërave, i mangësohet agjërimi, fiton mllefosjen e Zotit dhe nuk pranohet prej tij”. (“Sherhu Sahihil-Buhari”, të Ibn Battalit, 4/ 23).

Xhabiri, radijall-llahu anhu, thotë:

“إذا صمت فليصم سمعك وبصرك ولسانك عن الكذب والمآثم، ودع أذى الخادم، وليكن عليك وقار وسكينة يوم صومك، ولا تجعل يوم صومك ويوم فطرك سواءً “.

“Nëse agjëron, le të agjërojë edhe dëgjimi dhe gjuha nga gënjeshtra dhe mëkati, mos dëmto shërbetorin, ke dinjitet dhe qetësi ditën e agjërimit, mos e ban ditën e agjërimit dhe mosagjërimit të barabartë”. (“Musennef”, Ibn Ebi Shejbe, 2/ 422).

Kurse Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, thotë:

( إذا صمت فتحفظ ما استطعت ).

“Kur të agjërosh, kujdesu sa ke mundësi”. (“Musennef”, Ibn Ebi Shejbe, 2/ 421).

c) Agjërimi e edukon njeriun në sinqeritet

Ibn Kajjimi, rahimehull-llah, thotë:

“Agjërimi dallohet nga veprat tjera sepse është e veçantë për Zotin e botëve, pasiqë agjëruesin nuk ban asgja, por largohet nga epshi, ushqimi dhe pija për hirë të All-llahut. I le gjërat e dashura për shpirtin e tij dhe kënaqëjen me to duke i dhënë përparësi dashurisë së All-llahut dhe kënaqësisë së Tij. Kjo është sekreti mes tij dhe Zotit të vet, askush se sheh përveç Tij. Njerëzit mund të shohin largimin nga ushqimet që e prishin agjërimin, mirëpo nuk mund të shohin për cilin e bën këtë vepër, këtë asnjë njeri nuk mund ta sheh. Kjo është realiteti i agjërimit”. (“Zadul-Mead”, 2/ 29).

Transmeton Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,, i cili thotë:

(( قال الله: كُلُّ عملِ ابنِ آدمَ له إلاَّ الصِّيام فإنه لي وأنا أَجْزِي بِهِ )) ([13]) .

“Zoti ka thënë: çdo vepër e njeriut është për te përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe unë shpërblej për te”. (Buhariu dhe Muslimi).

Muxhahidi thotë:

“Agjërimi nuk bëhet vetëm për All-llahun, nëse vetëm All-llahu nuk e di këtë vepër”.

Kurse Ibn Battali thotë:

“Agjërimi dhe të gjitha veprat janë për All-llahun, mirëpo pasiqë në veprat e dukshme participon edhe shejtani me rija dhe gjëra tjera, agjërimi është një vepër të cilën vetëm All-llahu e sheh, andaj e shpërblen aq sa ma e sinqertë është për Te, andaj edhe ia mvesh Vehtes”. (“Sherhu Sahihil-Buhari”, 4/ 9).

Kurtubiu thotë:

“Agjërimi është sekret mes njeriut dhe Zotit të vet, vetëm Atij ia shfaqë, andaj agjërimi bëhet adhurim i veçantë për Te”. (“Tefsir Kurtubi”, 2/ 273).

d) Agjërimi dhe durimi

Ibn Rexhebi, rahimehull-llah, thotë:

“Agjërimi është prej durimit, kurse durimi është tre lloje: të gjitha këto lloje tubohen në agjërim. Sepse në agjërim ka durim në respekte ndaj Zotit, durim në largim nga epshet e ndaluara dhe durim në dhimbjet e urisë dhe etjes dhe dobësinë e shpirtit dhe truopit që i përjeton agjëruesi.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

{إِنَّمَا يُوَفَّى ٱلصَّـٰبِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ} [الزمر:10].

” ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”. (Ez-Zumer: 10). (“Lataiful-Mearif”, fq. 284).

Ibn ujejne, rahimehull-llah, thotë:

” الصوم هو الصبر، يُصَبـِّرُ الإنسان نفسه عن المطعم والمشرب والمنكح

“Agjërimi është durim, duron njeriu nga ushqimi, pija dhe martesa, pastaj lexoi ajetin Kur’anor:

{ إِنَّمَا يُوَفَّى ٱلصَّـٰبِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ }.

” ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”. (Ez-Zumer: 10). (“Sherhu Sahihil-Buhari:, Ibn Battal, 4/9).

Ibn Haxheri, rahimehull-llah, thotë:

“Durimtarët janë agjëruseit sipas mendimit të shumicës së dijetarëve”. (“Fethul-Bari”, 4/ 130).

e) Agjërimi ia ngushton rrugicat shejtanit

Ibn Rexhebi thotë:

“Agjërimi i ngushton vendin e qarkullimit të gjakut, nëpër të cilat qarkullon shejtani. Shejtani te njeriu qarkullon nëpër enët e gjakut, andaj agjërimi i qetëson vesveset e shejtanit, e then nevojën e epshit dhe hidhërimit. Për këtë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, agjërimin e ka konsideruar mburojë që e ndërpret nevojën për marëdhënie intime”. (“Letaiful-Mearif”, fq. 291).

f) Agjërimi e thërret njeriun në falënderim për dhuntitë

Abdul-Aziz Selman thotë:

“Agjërimi therret ta faëlnderojmë Zotin për dhuntitë e Tija, sepse agjërimi paraqet largim nga ushqimi, pija dhe gratë, kurse njeriu nuk ua din vlerën këtyre dhuntive, përderisa nuk i mungojnë, kjo e shtyn ta falënderon All-llahun për këto dhunti. Në këtë aludon All-llahu në ajetin Kur’anor kur thotë:

{ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ } [ البقرة: 185 ] ” ([22]) .

“(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.”. (El-Bekare: 185). (“Mevaridudh-Dhemean”, 1/ 356).

g) Agjërimi zgjon vetëdijen për kontrollin e Zotit dhe frikën nga Ai

Reshid Rida thotë:

“Agjërimi, ia bën me dije njeriut, se nuk ka kontrollues tjetër mbi te përveç All-llahut, kjo vetëdije për kontrollë i jeop njeriut turp që të sheh Zoti atje ku e ka ndaluar. Kjo vetëdije për kontroll tregon plotësinë e besimit dhe fundosjen në madhërimin dhe shenjtërimin e Tij, kurse kjo sjell frikën prej Tij. Ky njeri që arrinë këët gjendje nuk mund të jepet pas mëkateve, sepse nuk zgjatë koha e shkujdesit nga Zoti. Nëse haron ose rrëshqet për shpejt kohë kujtohet dhe kthehet te All-llahu me pendim. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

{ إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْاْ إِذَا مَسَّهُمْ طَـائِفٌ مّنَ ٱلشَّيْطَـٰنِ تَذَكَّرُواْ فَإِذَا هُم مُّبْصِرُونَ} [الأعراف:201].

“Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën)”. (El-Araf: 201). (“Tefsirul-Menar”, 2/ 145- 146).

h) Agjërimi sjell edukatë të lartë dhe kujdes për të varfurin

Ibn Rexhebi thotë:

“I kanë pyetur disa dijetar të selefit: pse është përcaktuar agjërimi? Janë përgjigjur: që i pasuri të shijojë shijen e urisë e mos ta harojë të uriturin”. (“Letaiful-Mearif”, fq. 314).

Reshid Ridaja thotë:

“Agjëruesi kur të ndien urinë i kujtohet ai që ska ushqim, e kjo e shtyn që të jetë i butë, i mëshirshëm, që e thërrasin të jep lëmoshë dhe sadaka. All-llahu, subhanehu ve teala, e ka përshkruar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, si të mëshirshëm dhe të butë, andaj kënaqet me robërit e tij, me ato gjëra që kënaqet me pejgamberët e Tij. Andaj edhe i ka urdhëruar që ta kenë shembull ate”. (“Tefsirul-Menar”. 2/ 147).

Abdull-llah ibn Abbasi, radijall-llahu anhu, tregon se:

كان النبي صلى الله عليه وسلم أجود الناس بالخير، وكان أجود ما يكون في رمضان، حين يلقاه جبريل.

“Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeriu më bujar, bëhej edhe më bujar në Ramazan, kur takohej me Xhibrilin [alejhis-selam]”. (Buhariu dhe Muslimi).

Zejn ibn Muniri thotë:

“E mira dhe bamirësia e tij kaplon ate që ka cilësinë e varfërisë dhe nevojës dhe ate që ka cilësinë e pasurisë dhe mjaftueshmërisë, ma shumë se sa që kaplon shiu, të cilin e sjell reja”. (“Fet’hul-Bari”, 4/ 139).

i) Agjërimi shfaq unitetin e muslimanëve dhe ummeti kupton rëndësinë e kohës

Reshid Ridaja thotë:

“Agjërimi ummeti i mëson sistem në jetesë. Të gjith muslimanët bëjnë iftar në një kohë, askush nuk nxiton para tjetrit as për një minut dhe askush nuk vonohet nga tjetri as për një minutë”. (“Tefsirul-Menar”, 2/ 148).

Urtësitë dhe sekretet shëndetësore:

a) Ibn Kajjimi, rahimehull-llah, thotë:

“Agjërimi është mburojë nga sëmundjet e shpirtit, zemrës dhe trupit. Dobitë nuk mund të numërohen. Ka një ndikim të çuditshëm: në ruajtjen e shëndetit, shkrirjen e tepricave, pengim të njeriun nga përdorimi i gjërave që e dëmtojnë, sidomos kur bëhet mesatarisht dhe me maturi, në kohët më të mira, fetarisht. Në kohë kur për to ka nevojë trupi. Pastaj agjërimi shkakton rehatim të fuqisë dhe gjymtyrëve, gjë që shkakton deponim të fuqisë. Ka një veçori të cilës duhet dhënë përparësi: largimin e brengës së zemrës, kurse kjo është shërimi më i dobishëm për njerëzit që kanë përzierje të ftohta dhe të lagëta. Ka ndikim shumë të madh në ruajtjen e shëndetit.

Agjërimi hyn në shërimet shpirtnore dhe natyrore. Nëse agjëruesi kujdeset për disa gjëra të kërkuara natyrisht dhe fetarisht, shtohet përfitimi i zemrës dhe trupit, pengohen lëndët e huaja dhe të dëmshme, për të cilat është përgaditur, i largon lëndët e dëmshme, kjo fitohet mvarësisht nga plotësia ose mangësia e agjërimit dhe prej gjërave për të cilat duhet të kujdeset gjatë agjërimit. Këto gjëra e ndihmojnë që të arrijë qëllimin e agjërimit, sekretin dhe shkakun i cili mungon.

Qëllimi prej agjërimit është diçka tjetër jashta lëries së ushqimit dhe pijes, duke pasur parasysh këtë element edhe është adhurim të cilin All-llahu e ka veçuar për Te. Pasiqë është preventivë dhe mburojë mes robit dhe asaj që ia dëmton zemrën dhe trupin, tash ose më vonë. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

{ يٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ ٱلصّيَامُ } [ البقرة: 183 ]

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare: 183).

Nga ky ajet shihet se njëri prej qëllimeve të agjërimit është preventiva dhe mbrojtja, e kjo është shërim shumë i dobishëm.

Qëllimi tjetër: grumbullimi i zemrës dhe preokupimi me All-llahun, subhanehu ve teala, dhe posedimi i fuqisë shpirtërore për të realizuar adhurimet dhe gjërat që i do Ai”. (“Et-Tibbun-Nebevij”, fq. 258- 259).

b) Agjërimi dhe shëndeti i trupit

“Agjërimi është i dobishëm për shëndetin e shpirtit dhe trupit të njeriut. Agjërimi koncentron mendjen dhe forcon vullnetin, pakëson barën prej të gjitha organeve të trupit, e sidomos sistemit të tretjes, sistemit vaskular dhe të veshkëve”. (“Hakaik tibbije fil-Islam”, fq. 184).

“Agjërimi aktivizon ripërtërirjen e qelizave në trup. Është e ditur se trupi i njeriut ka më shumë se 125 miliard qeliza dhe se në çdo minut lindin dhe vdesin nga 7 miliard qeliza. Që domethënë se të gjitha qelizat e njeriut ripërtërihen, përafërsiht, për 12 ditë. Kurse gjatë agjërimit ripërtërihen vetëm për 5 ose 6 ditë”. (“Hakaik tibbije fil-Islam”, fq. 184).

c) Agjërimi dhe sistemi i tretjes

“Agjërimi ka ndikim shumë të madh në rehatimin e sistemit të tretjes, i cili lodhet gjat tërë vitit. Agjërimi stimulon përfitimin nga rezervat e dhjamit në tërë trupin, ashtuqë këto dhjame shndërrohen dhe coptohen, saqë rezultojnë energji të nëvojshme për të vazhduar jetën, në vend të ushqimit”. (“Et-Tibul-Vikaji fil-Islam”, fq. 253).

“Prej urtësive të fillimit të iftarit me hurma është fakti se hurmat përbëjnë sheqer, i cili shumë shpejt thithet dhe depërton në gjak. Kjo shkakton rritjen e sasisë së sheqerit në gjak dhe agjëruesi ndien një aktivitet që depërton në trupin e tij, fuqi në koncentrim dhe shikim dhe pakëson në një far mënyrë ndjenjën e agjëruesit për nevojë për ushqim, e i pakëoshet oreksi, e han sa i mjafton pa e tepruar”. (“Et-Tibul-Vikaji fil-Islam”, fq. 253).

“Pirja e ujit gjatë iftarit, para ushqimit i lëviz zorët dhe pakëson gjendjen e kapsit, nga e cila gjendje, zakonisht, ankohen shumë pleq”. (“Et-Tibul-Vikaji fil-Islam”, fq. 253).

d) Agjërimi dhe sëmundja e veshkëve

Agjërimi i rehaton vshkët dhe sistemin e urinosjes, duke i pajësuar tepricat e ushqimeve që duhet të dalin nëpër këto organe. (“Et-Tibun-Nebevij vel-Ilmil-hadithi”, 1/ 274).

e) Agjërimi dhe shërimi i trashësisë

Njeriu i tashë shumë përfiton nga agjërimi, sepse agjëruesi pasiqë tret ushqimin që e konsumon gjatë syfyrit fillon të përdorë 83 % të fuqisë së nevojshme, të cilën e mer nga rezervat ushqimore në trupin e njeriut, sidomos nëse njeriu nuk e tepron në ushqime dhe pakëson përdorimin e yndyrave dhe sheqereve”. (“Et-Tibun-Nebevij vel-Ilmil-hadithi”, 1/ 274).

f) Agjërimi i ruan dhëmbët nga kariesi dhe e mbron nofullën nga infektimet

Një mjek thotë: Largimi nga ngrënia që nga syfyri e deri në iftar i mbron dhëmbët nga prishja, e cila vjen si rezultat i prishjes së mbeturinave të ushqimit në dhëmbë. Andaj agjërimi i mbron dhëmbët nga sëmundja me karies. Pastaj pakëson prodhimin e jargave, të cilat shkaktojnë shtimin e lëndëve të bigorrit dhe yndyrave në dhëmbë, kurse dhëmballa i eksponohet sëmundjeve të ndryshme”. (ES-Sejdalije Muhamedije”, fq. 32- 43).

g) Sëmundjet e reumatizmit

Specialistët e sëmundjeve të reumatizmit dhe sëmundjeve të përhershme potencojnë se agjërimi i bën dobi të sëmurëve nga reumatizmi, sidomos gratë dhe pleqët e dy gjinive. Agjërimi pakëson peshën dhe liron nga helmet që gjinden në trup. (ES-Sejdalije Muhamedije”, fq. 32- 43).

h) Agjërimi dhe sëmundjet e mëlqisë

Internistët thonë: shumë raste të sëmundjeve me sheqer kanë përfituar shumë gjatë ramazanit, sepse agjërimi ndikon në pakësimin e sasisë së sheqeritnë gjak dhe urinë. Andaj mjekët i udhëzojnë të sëmurit në mëlqi që të përfitojnë nga përvoja e agjërimit gjatë tërë vitit, pas teprimit në ushqim dhe rregullimit të tij. (ES-Sejdalije Muhamedije”, fq. 32- 33).

i) Agjërimi dhe lëria e duhanit

Agjërimi është stimulues i madh që ndihmon në lirimin definitiv nga mvarshmëria prej duhanit dhe narkotikëve. Agjërimi jep imunitet të madh dhe ia shton njeriut gatishmërinë për të bartë përgjegjësitë dhe barën e jetës. I mëson në durim gjatë privimit, andaj kjo edhe e ndihmon që të largohet tërësisht nga duhani dhe përmirësohet shëndeti i tyre psiqik dhe fizik. (ES-Sejdalije Muhamedije”, fq. 32- 33).

j) Agjërimi dhe sëmundja e sheqerit

Agjërimi e mbron njeriun nga sëmundja e sheqerit. Si sqarim për këtë themi: agjërimi e pakëson sasinë e sheqerit në gjak dhe e sjell ate në minimum. Kjo i jep pankreasit mundësi për pushim. Është e ditur se pankreasi prodhon insulinin, kurse kjo landë ndikon në sheqerin që gjindet në gjak dhe e shndërron në lëndë yndyrëse dhe amidon (nisheste), e cila renditet dhe deponohet në ind. Mirëpo nëse zmadhohet ushqimi mbi mundësitë e pankreasit në prodhimin e insulinit, atëherë ky organ lodhet dhe moliset, që më në fund të bëhet e paaftë për ta kryer detyrën e vet. Kjo shkakton grumbullimin e sheqerit në gjak, shtihet mesatareja vit pas viti, derisa të shfaqet sëmundja e sheqerit. Mbrojtja më e mirë e pankreasit nga kjo lodhje është agjërimi mesatar. (“Sumu tesihu”, fq. 32- 33).

k) Agjërimi dhe lukthi

Sa e vërtetë është ajo urtësi që është thënë shumë herët: pak agjërim e shëndosh lukthin. Gjatë agjërimit lukthi zbrazet plotësisht nga ushqimi 12 orë të plota gjatë një dite dhe në një kohë prej një muajit të plotë. Kjo kohë mjafton që të pastrohet lukthi nga çdo ushqim i shtresuar dhe i jep mundësi për pushim dhe moslodhje. Andaj e shohim se gjatë agjërimit njeriu nuk gogëson, të cilën e shkakton ngrënia e ushqimit pas ushqimit, gjë e cila shkakton prishjen e ushqimeve në lukth, para se ti tretë ato. (“Sumu tesihu”, fq. 32- 33).

l) Agjërimi dhe zorët

Agjërimi i rehaton zorët dhe zorën e trashë nga ushqimi i shtresuar në to, andaj agjëruesi lirohet nga gazrat dhe aromat e pakëndshme, të cilat dalin si rezultat i ngopjes, tretjes së keqe dhe prishjes së ushqimit në zorë, pasiqë skanë mundësi të thithin ushqimin ose të lirohen nga ai. Njerëzit në të kaluarën, kur skishte barëra moderne, barkcitjen e shëronin vetëm me agjërim ose duke përdorur lehtësues të cilët ndihmonin për të nxjerur lëndët helmuse nga zora e trashë. (“Sumu tesihu”, fq. 32- 33).

Shiko: alminbar.net

Përgatiti: Bekir Halimi,
31.10.2003