Bëhuni vëllezër!

Vëllezëria ka pozitë shumë të madhe në fenë e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe jep fryte të bereqetshme. Për këtë pozitë të lartë të vëllezërisë në Islam tregojnë shumë ajete dhe hadithe.

Vëllezëria ka rregulla dhe edukatë, kushte dhe detyra, disa janë obligative e disa janë të pëlqyeshme.

Për këtë rëndësia që ka, për shkak të pranisë të shumë elementeve që e prishin këtë gjë, për t’i forcuar besimtarët e sinqertë në vëllezërinë tyre, për ti përgëzuar për vlerën e vëllezërisë, ua paraqesim këtë shkrim.

Definicioni i vëllezërisë

Në aspektin gjuhësor i referohet afërsisë në soj dhe participimit në lindje të afërt, nga baba dhe nëna. Mund t’i referohet edhe sojit më të largët, sikurse thuhet: vëllau i arabëve, ose siç ka ardhur në Kur’an:

“Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, “. (El-Araf: 65).

Kjo është origjina e përdorjes.

Kurse terminologjikisht domethënë:

Vëllezëria islame, që paraqet lidhjen mes dy personave që i përkasin fesë Islame, edhe në qoftëse mes tyre nuk ka ndonjë participim në babë dhe nënë. Në bazë të kësaj vëllezëri mund t’i thuhet dy gjërave:

a) vëllezëria në soj dhe

b) vëllezëria islame. Kjo e dyta është boshti i temës sonë.

Metodat e sherijatit në realizimin e vëllezërisë

1- Tregimi se vëllezëria ndodh mes besimtarëve, siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:

“S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, “. (El-Huxhurat: 10).

Ky lajmërim sikurse të flet për diçka të njohur, andaj kjo është më e fuqishme si shprehje se sa të thuash, bëhuni vëllezër.

2- Vëllezërinë e konsideron si dhuratë e Zotit mbi njerëzit.

” dhe ashtu me dhuntinë e Tij u dakorduat të jeni vëllezër. “. (Ali Imran: 103).

3- Konsideron vëllezërinë shkak për të arritur dashurinë e All-llahut [subhanehu ve teala].

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në hadith thotë:

“Një njeri vizitoi një vëlla të vetin në një fshat tjetër. All-llahu dërgoi një melek ti del në rrugë. Kur iu afrua i tha: ku po synon? Tha: ta vizitoj në vëlla timin në këtë fshat. Tha: ke ndonjë të mirë që e fiton prej tij. Tha: jo, vetëmse e kam dashur për hirë të All-llahut. Tha: unë jam i dërguari i All-llahut te ti që të tregoj se All-llahu të do, ashtu sikurse ti e do këtë njeri”. (Muslimi).

Kurse në një hadith tjetër kudsi qëndron:

“E meritojnë dashurinë Time ata që duhen për hirë Timen, e meritojnë dashurinë Time ata që vizitohen për hirë Timen, e meritojnë dashurinë Time ata që dhurohen mes vehte për hirë Timen dhe e meritojnë dashurinë Time ata që kujdesen për njëri tjetrin për hirë Timen”. (Sahih, Ahmedi dhe të tjerët).

4- E konsideron vëllezërinë hallkë më të rëndësishme të besimit.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Hallka më e rëndësishme e besimit është të duash për All-llahu dhe të urrejsh për All-llah”. (Bezzari, sahih).

5- Konsideron atë që do të barabartë me ate që e do.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Njeriu është me ate që e do”. (mutefekun alejhi).

6- Ka shpërblim shumë të madh.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“All-llahu [subhanehu ve teala] në ditën e Kijametit do të thotë: ku janë ata që duhen mes vehte për hirë të Madhërisë sime, sot i fus nën hijen Time, në këtë ditë që ska hije tjetër përpos hijes Sime”. (Muslimi).

7- E konsideron shkak për të arritur ëmbëlsinë e besimit.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Kush i ka tre gjëra do të gjejë ëmbëlsinë e besimit; ta do All-llahun dhe Pejgamberinma shumë se çdo gjë përveç tyre, ta do një njeri vetëm për hirë të All-llahut dhe të urrejë të kthehet në kufër (mosbesim) ashtu sikurse urrenë të hedhet në zjar”. (Buhariu dhe Muslimi).

8- Më i miri është ai që më së shumti e do vëllaun e tij.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Nëse duhen dy njerëz për hirë të All-llahut, më i miri prej tyre është ai që më së shumti e do vëlluan e tij”. (sahih, Buhariu në “Edebul-Mufred” dhe të tjerët).

9- All-llahu [subhanehu ve teala] këtë vepër e ka bërë shkak për të plotësuar besimin.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Kush do ndokend për hirë të All-llahut dhe e urren tjetrin për hirë të All-llahut, kush jep për hirë të All-llahut dhe kush nuk i jep tjetrit për hirë të All-llahut, ai ka plotësuar besimin”. (sahih, Ebu Davudi).

10- All-llahu [subhanehu ve teala] e ka bërë shkak për të fituar besimin, e në vijim hyrjen në xhennet.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Pasha Ate në Dorë të të Cilit është shpirti im nuk do të hyni në xhennet derisa nuk besoni, e nuk do të besoni derisa nuk duheni mes vehte. A t’ju tregoj një gjë, të cilën nëse e veproni, do të duheni mes vehte: përhapne selamin mes jush”. (Muslimi).

Frytet e vëllezërisë

Vëllezëria ka fryte shumë të mira, të cilat vjelen në dynja dhe ahiret.

Prej fryteve që vjelen në ahiret janë:

1- Të hyjë nën hijen e All-llahut atë ditë që ska hije tjetër përveç hijes së Tij, siç treguam në hadithet e parakaluara.

2- Arritja e poziteve të larta në ahiret.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregon e thot:

“All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ata që duhen mes vehte për hirë Timin, kan kolltuqe nga drita, ua kanë lakmi pejgamberët dhe shehidat”. (Sahih, Tirmidhiu).

Këtë vend të lart e arrijnë duke dashur njerëzit për hirë të All-llahut, [subhanehu ve teala].

3- Arritja e gradave më të larta në ahiret se sa i kanë merituar me veprat e tyre.

Enesi [radijall-llahu anhu] tregon se një njeri e pyeti Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për Kijametin, duke i thënë: kur ndodh Kijameti? Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: çka ke përgaditur për te? Tha: asgjë më shumë, vetëmse unë e dua All-llahun dhe Pejgamberin. Tha: ti je me ata që i do. Enesi [radijall-llahu anhu] tha: me asgjë nuk jemi gëzuar sa jemi gëzuar me fjalën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ti je me ate që e do. Enesi thotë: unë e dua All-llahun, Pejgamberin, Ebu Bekrin dhe Omerin dhe shpresoj të jem me ata, për shkak të dashurisë sime ndaj tyre, edhe pse skam punuar sa ata”. (Buhariu dhe Muslimi).

Prej fryteve që vjelen në dynja, të cilat automatikisht ndikojnë që edhe të ngritet pozita e tij në ahiret është kjo që vijon:

1- Shijimi i ëmbëlsisë së besimit.

“Kush i ka tre gjëra do të gjejë ëmbëlsinë e besimit; ta do All-llahun dhe Pejgamberinma shumë se çdo gjë përveç tyre, ta do një njeri vetëm për hirë të All-llahut dhe të urrejë të kthehet në kufër (mosbesim) ashtu sikurse urrenë të hedhet në zjar”. (Buhariu dhe Muslimi).

2- Të fitojë dashurinë e All-llahut ndaj tij.

Kjo dashuri pa dyshim i sjell dobi edhe në dynja edhe në ahiret, sepse prej dobisë së dynjasë është përhapja e pranimit në ruzullin tokësor, pasiqë kur ta do All-llahu një njeri i përhapet pranimi i tij në ruzullin tokësor, siç tregohet në një hadith tjetër.

3- Fitimin e besimit.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Pasha Ate në Dorë të të Cilit është shpirti im nuk do të hyni në xhennet derisa nuk besoni, e nuk do të besoni derisa nuk duheni mes vehte. A t’ju tregoj një gjë, të cilën nëse e veproni, do të duheni mes vehte: përhapne selamin mes jush”. (Muslimi).

4- Plotësimin e besimit.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Kush do ndokend për hirë të All-llahut dhe e urren tjetrin për hirë të All-llahut, kush jep për hirë të All-llahut dhe kush nuk i jep tjetrit për hirë të All-llahut, ai ka plotësuar besimin”. (sahih, Ebu Davudi).

5- Ndihmesa në adhurime.

Njeriu në praninë e vëllezërve gjenë ndihmesë në adhurime, e largojnë nga mëkatet, e kjo pa dyshim se sjell fryte në jetën e kësaj jete dhe të ahiretit.

6- Përmirësim të moralit.

Sepse në këtë mënyrë mer shembull vëllezërit e tij të devotshëm, të cilët kanë moral të mirë, kurse nëse kanë moral të mirë, fiton edhe në jetën e kësaj bote edhe të ahiretit. Mjafton që të fitojë nderim prej njerëzve në dynja dhe pozitë të lartë në ahiret.

7- Zbatimi i nocioneve islamike dhe veçorive e vyrtyteve të larta, të cilat nuk mund të realizohen ndryshe përpos në xhemat, siç është altruzimi, etj.

8- Frytet në këtë botë sikurse janë:

Përfitimi nga vëllau në kryerjen e nevojave, përfitimi nga autoriteti i tij, përfitimi nga pasuria me të cilën të ndihmon ose të jep borxh, etj. Ndenja e shoqërisë dhe rehatisë, zgjërimi i gjoksit, lehtësimi i dhimbjeve dhe brengave, sepse shoqërohesh me njerëz të lehtë dhe të dashur. Pastaj përfiton nga konsultimi me vëllaun tënd, etj.

Vërejtje për katër gjëra të rëndësishme

1- Kjo vëllezëri, të cilën e kërkojmë, duhet të jetë e sinqertë për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala].

Nëse mungon ky kusht, atëherë nuk mundet të jetë vëllezëri islame. Ky raport i cili nuk është për hirë të All-llahut, në ditën e Kijametit mund të shndërrohet në armiqësi, siç tregon All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’an:

“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi”. (Ez-Zuhruf: 67).

2- Njerëzit janë lloje lloje, shoqërohen me ata që janë të përafërt me ta.

Ndodh që një njeri mos ta shoqëron tjetrin edhe pse ky i dyti është i mirë dhe i devotshëm, kjo asesi nuk domethënë se e urren, jo. Por e do aq sa ka besim. Mirëpo ndoshta me tjetrin është më i afërt, sepse është i përafërt me te në mendime, sjellje dhe shije. Për këtë muslimani duhet ta edukon vetvene në përputhje më dashurinë e All-llahut [subhanehu ve teala].

3- Duro në shoqërimin e të zgjedhurve dhe mos dil nga harku i burrave të mirë.

4- Asnjëher nuk mundesh të gjeshë njeri të plot.

Të gjith ne gabojmë dhe të gjith ne kemi të meta, e nëse kërkon vëlla që ska të meta, atëherë ti nuk mund të gjesh shok, mirëpo kërko mesataren, hulumto shok që të metat dhe gabimet e tija humben në mesin e grumbullit të madh të të mirave dhe se këto të meta nuk mund të ndikojnë te ti.

Cilësitë e kërkuara

Vëllaun të cilin don ta bësh shok duhet t’i posedojë disa cilësi, prej cilësive më të rëndësishme që duhet ti posedon ai janë:

1- Të jetë besimtar.

Sepse njeriu është në fenë e shokut të vet, andaj duhet të kujdeset cilin e ban shok. Për këtë ka ardhur në hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Mos shoqëro askend tjetër përveç besimtarit dhe mos të ha ushqimin tënd askush tjetër përveç njeriut të devotshëm”. (sahih, Ebu Davudi dhe të tjerët).

2- Të jet i kapur për rregullat e fesë.

Të zbaton urdhërat e All-llahut dhe të largohet nga ndalesat e Tija, ashtu siç na ka mësuar All-llahu [subhanehu ve teala] duke thënë:

“Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar”. (El-Kehf: 28).

Dhe:

” e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, “. (Lukman: 15).

3- Të jetë i mençur.

Sepse ahmaku më shumë të ban dëm se sa dobi. Më herët kanë thënë:

“Armiku i mençur është më i mirë se miku ahmak”.

4- Të posedon sjellje të mirë.

Sepse ti do të shpeshtosh kontaktet dhe takimet me te, e nëse është me moral të keq të dëmton dhe nuk duron në shoqërimin tënd, madje ndoshta edhe ti përvehtëson diçka nga sjellja e tij e keqe.

5- Të ndan me ty ndjenjat e vëllezërisë.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në hadtihin e tij ka thënë:

“Shpirtërat janë sikur ushtarët e renditur, ato që njihen bashkohen, e ato që nuk njihen largohen”. (Buhariu dhe Muslimi).

Nëse ngushtohet kur ti shkon te ai, nëse nuk gëzohet me ardhjen tënde, nëse të refuzon, ikë prej teje, nuk shfaq interesim dhe dashuri për ty, ky njeri nuk meriton të shoqërohesh me te. Për këtë mjafton vëllezëria e përgjithshme islame, kurse vëllezëria e veçantë, nuk mund të realizohet me këtë lloj njeriu.

Mjetet që ndihmojnë në realizimin e vëllezërisë

1- Ta lajmërosh se e do.

Ti tregosh vëllaut tënd se e do është sunnet i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Nëse një njeri e do vëllaun e tij le ti tregoj se e do”. (sahih, Ebu Davudi dhe të tjerët).

Pastaj ka sqaruar edhe shkakun e lajmërimit duke thënë:

“Nëse dikush prej jush e do vëllaun e tij për hirë të All-llahut, le ti tregon se kjo e vazhdon dashurinë dhe e vazhdon afërsinë”. (hasen, Ibn Ebi dunja).

2- Forcim i raporteve me All-llahun [subhanehu ve teala].

Dhe veprimi për të arritur dashurinë e All-llahut [subhanehu ve teala], sepse All-llahu kur e do një njeri:

“E thërret Xhibrilin e thotë: All-llahu e do filani, doje edhe tij. Atëherë e do Xhibrili. Thërret Xhibrili banorët e qiellit: All-llahu e do filanin, edhe ju ta doni, atëherë e dojnë edhe banorët e qiellit, e pastaj i përhapet pranimi në ruzullin tokësor”. (Buhariu dhe Muslimi).

Nëse të do All-llahu, të dojnë edhe njerëzit, prej tyre është edhe ky vëlla të cilin dëshiron ta shoqërosh.

3- Njohja e fryteve të vëllezërisë për hirë të All-llahut.

Nëse i mëson frytet e kësaj bote dhe të ahiretit të cilat i fiton njeriu me vëllezëri, atëherë vepron për ti realizuar dhe për t’i përforcuar ato.

4- Njohja e jetës së parardhësve tanë të devotshëm (selefus-Salih) dhe si ka qenë vëllezëria mes tyre.

5- Kujdesi për të drejtat e vëllezërisë, kjo e shton vëllezërinë dhe e largon nga veprimet që e dëmtojnë ate.

vazhdon…

Bekir Halimi,
5.9.2003