Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

 

Babi im!

Këto janë disa mendime pedagogjike të cilat ia dërgojmë prindërve në formë të një letrës që ia dërgon djali prindit të vet, ku i shpreh disa gabime në edukimin e fëmijëve, andaj duhet shprehur disa vërejtje:

1- Kjo asesi nuk domethënë që të vëndojmë prindërit në kafazin e akuzave dhe në sallën e gjykimit, ose ta ballafaqojmë prindërin me një listë të gjatë të akuzave dhe gabimeve edukative, sepse çeshtja prej fillimit dhe deri në mbarim është tendencë për të arritur në një gjendje më të mirë dhe një pozitë më të lartë të edukatës.

2- Në këto çaste nuk do të flasim për një teori gjithpërfshirëse edukative, as për principet e edukimit të fëmiut, por është tendencë për të ndriçuar disa sjellje të gabueshme pedagogjike të disa prindërve.

3- Shumë prindër e kuptojnë përgjegjësinë e edukimit dhe rezikun e neglizhimit të fëmiut, kurse termi “edukimi i fëmijëve” është një term i qartë dhe me aludime të qarta. Mirëpo kjo është diçka, kurse udhëtimi në rrugën e shëndoshë është diçka tjetër.

4- Kjo bisedë asesi nuk domethënë se vetëm prindi është përgjegjësi i parë dhe i fundit e të marim qëndrimin e avokatit dhe mbrojtësit të fëmiut. Prindi pa dyshim se bartë një pjesë të përgjegjësisë dhe nuk është me rëndësi kush e bart pjesën më të madhe të përgjegjësisë, aq sa na intereson domosdoshmëria e njohjes së gabimeve dhe përmirësimi i tyre.

5- Me ketë bisedë nuk pretendojmë se të tillë janë të gjith dhe këtë sjellje e kanë të gjithë, sepse ka njerëz që u japin edukim të mirë fëmijëve të tyre, i udhëzojnë në mënyrë të rregulltë dhe është shembull i prindit të vetëdijësuar.

6- Renditja e këtyre gabimeve në këtë formë asesi nuk domethënë se secili prind i ka të gjitha këto gabime, i pari i ka disa gabime, i dyti disa tjera, i treti poashtu, i katërti , madje këto gabime ndoshta edhe nuk mund të gjinden të gjitha te një prind.

* * *

Esselamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu!

Na e vazhdoftë All-llahun dhuntinë e Islamit, shëndetit dhe mirësisë.

Babai im, të përshendes me përshëndetje islame, përshëndetjen e dashurisë dhe afërsisë, përshëndetjen e njeriut që zemrën e ka përplot me respekt dhe dashuri ndaj teje, kurse gjuhën më lavdata për ty.

Esselamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu!

Babai im, të kujtoj me daljen e çdo dielli dhe perendimin e tij. Të kujtoj me ardhjen e natës dhe ikjen e ditës. Të kujtoj kur të udhëtoj dhe kur të qëndroj në vendin tim. Pamja yte nuk ikë nga shikimi im, kurse kujtesa për ty nuk ikë nga mendja ime.

Babai im, sa të mëdha janë dhuntitë e tuaja mbi mua, sa sjellje bamirësie ke pasur ndaj meje. Unë asnjëher nuk mundem të numërojë mirësitë e tua ndaj meje, sepse ti je ai që më janë hapur syte në shikimin e tij dhe ke duruar vështirësi për mua.

Babai im, kam lexuar në Kur’an një bisedë mes Ibrahimit [alejhis-selam] dhe babait të tij, ku para çdo fjali që ia thonte qëndronte: babai im. Për këtë dëshirova që edhe titulli i kësaj letre të jetë: babai im!

All-llahu na ruajtë, All-llahu na ruajtë, babai im, që ta vëndoj vetveten në pozitën e Ibrahimit [alejhis-selam], kurse ty të vëndoi në pozitën e babait të tij,ose të mar pozitën e udhëzuesit dhe mësuesit tënd.

Babai im!

Kam jetuar një pjesë të ymrit tim, e cila ka kaluar, ajo ishte etapa e rinisë dhe gabimeve, që më vonë të më udhëzojë All-llahu, andaj u ula të mendoj gjërë e gjatë për të kaluarën, për atë që vuaj, ashtuqë pas mendimeve të gjata dhe mëdyshjeve të shpeshta vendosa që ta shkruaj këtë letër që të flas me ty në mënyrë të hapur, të të drejtohem me qartësi, për të treguar disa gjëra, për të cilat mendoj se nuk është dashur të bëhen në drejtim të edukimit tim. Unë jam i bindur se do t’i përmirësosh këto gabime, së pari ndaj meje, e pastaj edhe ndaj vëllezërve të mi.

Të jemi të hapur është domosdoshmëri, babai im, kurse nëse ikim nga realiteti, askush përveç neve nuk do t’i vjelë ato fryta.

Babai im!

Asnjëher mos të shkon ndërmend se kjo që do ta përmendi e pakëson repsktin tim ndaj teje, ose e argumenton dashurinë e dobët për ty, ose parime të mosrespektit, mo Zot ma keq. Unë kur i shkruaj këto rreshta, edhe më tutje lutem për ty në namazin tim, nuk kam lërë vend që shpresoj të pranohet lutja e të mos jem lutur sinqerisht për ty, edhe më tutje gjuha ime shpreh shprehje të lavdatave dhe mirënjohjes. All-llahun e lus që të më ndihmojë në bamirësi dhe kryerje të detyrave ndaj teje.

Ndoshta do të jenë të gjata kapitujt e kësaj letre, mirëpo kjo është më mirë se të zgjaten kapitujt e vuajtjes, ndoshta do ta teprojmë duke i përmendur gabimet, mirëpo kjo është më mirë se sa të teprohet keqardhja dhe pendimi për shkak të shkujdesit. Erdhi koha të fillojmë me esencën e letrës sonë.

E tillë është çeshtja e edukatës

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ íóÇ ÃóíøõåóÇ ÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇ ÞõæÇ ÃóäÝõÓóßõãú æóÃóåúáöíßõãú äóÇÑÇð æóÞõæÏõåóÇ ÇáäøóÇÓõ æóÇáúÍöÌóÇÑóÉõ ÚóáóíúåóÇ ãóáÇÆößóÉñ ÛöáÇÙñ ÔöÏóÇÏñ áÇ íóÚúÕõæäó Çááøóåó ãóÇ ÃóãóÑóåõãú æóíóÝúÚóáõæäó ãóÇ íõÄúãóÑõæäó (6)}.

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim: 6).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Secili prej jush është bari dhe do të jep llogari për tufën e tij; imami është bari dhe jep llogari për tufën e tij, burri është bari në familjen e tij dhe do të jep llogari për tufën e tij, gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe do të jep llogari për tufën e sajë, shërbëtori është bari në pasurinë e pronarit të vet dhe do të jep llogari për tufën e tij. Secili prej jush është bari dhe secili do të jep llogari për tufën e tij”. (Buhariu dhe Muslimi).

Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë:

“Kujdesuni për fëmijët tuaj në namaz, stërvitni në mirësi, sepse e mira është shprehi”.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë:  “Disa dijetarë kanë thënë: All-llahu [subhanehu ve teala] do të pyet prindërin për fëmiun e tij në ditën e Kijametit para se ta pyet fëmiun për babain e tij. Ashtu sikurse fëmiu ka detyra ndaj prindërit edhe prindi ka detyra ndaj fëmiut, siç na tregon All-llahu [subhanehu ve teala]:

“Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, “. (El-Ankebut: 8).

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. “. (Et-Tahrim: 6).

Ali ibn Ebi Talib [radijall-llahu anhu] thotë: “Mësoni dhe edukoni”.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, “. (En-Nisa: 36).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Jeni të drejtë ndaj fëmijëve tuaj”. Pra, porosia e All-llahut dhënë prindërve që të kujdesen për fëmijët është para porosisë së All-llahu dhënë fëmijëve për kujdes ndaj prindërve.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh”. (El-Isra: 31).

Andaj ai që neglizhon edukimin e fëmiut të vet dhe e le pas dore ka bërë gabim shumë të madh. Shumica e fëmijëve janë prishur për shkak të prindërve, shkujdesit ndaj tyre, mosmësimit të tyre obligimet dhe veprat vullnetare. I kanë humbur duke qenë të vegjël, andaj ata nuk kanë përfituar prej vetevetes, e as që u bëjnë dobi prindërve të vet kur të rriten. Disa i kanë qortuar për mosrespekt, kurse fëmiu i është përgjigjur: babi im, nuk je kujdesur për mua kir isha i vogël edhe unë nuk kujdesempër ty, tani që jam bërë i madh, më humbe kur isha fëmijë, e tani të humbi ty, kur je plakur”.

Gazaliu [rahimehull-llah] thotë:

“Fëmiu është emanet te prindërit e tij, zemra e tij e pastër është margaritar i pastër, i boshatisur nga çdo gdhendje dhe fotografi, pranon çdo gdhendje, anon kah ajo që ia diktojnë, nëse mësohet dhe stërvitet në mirësi, si i tillë rritet, prindërit e tij, mësuesi dhe edukatori i tij jetojnë të lumtur në dynja e ahiret, kurse nëse mësohet në të keqe dhe shpërfillet sikurse kafshët, jeton jetën të keqe dhe shkatërrohet, kurse përgjegjësi e mer përgjegjësinë e këtyre veprave. Këtë qëllim e ka poeti Ebul-Ala, kur thotë:

Rritet çdo fëmi në mesin tonë

Ashtu si e ka mësuar prindi

Djaloshi nuk bëhet fetar më fakte

Mirëpo fetarizmin ia mësojnë më të afërmit

Kurse Ibn Badisi, babi im thotë:

“Vlera i takon, së pari, prindërve të mijë, të cilët më kanë edukuar me edukatë të mirë, më kanë udhëzuar në drejtim të shëndoshë, janë dakorduar që rrugën e dijes ta pasoj, më ushqyen, më strehuan dhe më përgaditën si shigjetë, më ruajtën nga të këqijat, kur isha i vogël dhe kur u rrita”.

Cili është qëllimi i jetës, babi im

Shumë më flet dhe në mënyrë të zgjeruar, babi im, për të ardhmen. Një bisedë të tillë, nga e cila vërej kujdes dhe emocione të ngrohta: “biri im, përpjeku dhe mëso që të jesh i suksesshëm dhe me lejen e All-llahut të marrish dëftesa të larta dhe poste të merituara. Me ke folur për ndërtimin e shtëpisë, për martesën, për fëmijët, për punësimin”. Sipas kësaj që më ke folur, qëllimi i jetës është përkufizuar në këto gjëra, dhe këto gjëra janë bërë qëllimi kryesor dhe më i rëndësishëm dhe bazor, mirëpo babi im, asnjë herë nuk kam dëgjuar prej teje që të flasish për rolin tim në jetë, duke më thënë: “biri im përpiqu që të bëhesh i aftë për të shërbyer ummetin tënd, të marish pjesë në ndihmimin e fesë tënde. Biri im, njerëzit janë larguar nga feja e All-llahut dhe burimi i tij i pastër, shpresat janë në ty që të përgaditish vehten, të formulosh qenien tënde për të qenë i aftë për të marur pjesë në shpëtimin e ummetit nga ky gjum i gjatë”.

Babi im, a nuk sheh se qëllimi i jetës është shumë më i lartë dhe më fisnik se sa grumbullimi i të mirave të kësaj bote kalimtare. Më vjen keq, babi im që të them se jam rritur dhe zhvilluar duke më preokupuar dynjaja, për ate mësoja, studioja dhe punoja.

Babi im!

Prej haditheve që i kam në kujtesë nga libri “Umdetul-Ahkam”, është hadithi i Ebu Hurejres [radijall-llahu anhu], i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Sulejmani, i biri i Davudit [alejhimas-selam] ka thënë: do ti vizitojë sonte të njëqind gratë që i kam, ose nëntëdhjet e nëntë që i kam, secila do të lind nga një kalorës, që do të luftojë në rrugën e All-llahut”.

Shpërfillja babi im

Babi im!

A nuk heton se obligimi i edukimit ia imponon edukatorit përcjelljen e birit të vet, njohja e hyrjeve dhe daljeve të tija. Vallë, cila është hiseja yte në këtë drejtim? Ti nuk e njeh asnjërin prej shokëve të mi, në përjashtim të takime të rastësishme që kanë ndodhur. Mirëpo ku shkoj, si e kaloj kohën, çka bëjmë? Asgjë prej këtyre gjërave nuk di.

Kjo është sjellje edukative që buron nga shpërfillja ose besimi i tepruar disa herë. Kjo sjellje e rehaton fëmin dhe ia hap dyert gjërë e gjatë, mirëpo fundi, babi im, nuk do të jetë i lavdëruar e as i qetë.

Babi im, unë kur kërkoj prej tejë të përcjellish dhe vëzhgosh sjelljete tona, kjo asesi nuk domethënë të bëhesh si babai i një shokut tim që e kam në klasë, i cili më tregon se babai i tij i ka vënduar kontrollë të rreptë. Ai nuk i lejon te del nga shtëpia, dyshon në çdo hap të tij, doemos duhet ta sheh në xhami, përndryshe kjo domethënë se nuk është falur, ia kontrollon herë pas herë dhomën e tij të veçantë, e disa herë ia përgjon bisedat telefonike. Paramendo, babi im, ka matur hapësirën mes shkollës dhe shtëpisë që të kupton vallë mos ka shkuar diku tjetër me veturë.

Kjo sjellje babi im, krijon një fëmi të shkatërruar, i cili nuk ka vetbesim, nuk bashkvepron me tjerët, kurse kur t’i jepet mundësia do të lëshohet pa vetkufizim dhe vetkontrollë.

Kur të shkon në universitet dhe të kalon fshatin e tij, do të hapet para një bote, me të cilën nuk do të dijë të bashkëvepron, madje parafytyrë vdekjen e babait të tij, si do të jetë gjendja e tij pas tij?!

Mesataria është ligj i All-llahut [subhanehu ve teala] në jetë, babi im, shpërfillja është e refuzuar, mirëpo edhe kontrolli i madh dhe i vrazhdë poashtu është i refuzuar.

Domethënia e shoqërisë

Babi im, shokët e këqinjë janë sikur farkëtari, siç i ka përgjajësuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ska përgjajësim më të mirë se ky.

Babi im, me të vërtetë ma ndaloshe të shoqërohem më shokë të këqinjë, mirëpo kam hetuar më vonë se kuptimi i të keqës ka nevojë për sqarim dhe përkufizim. Më pyete për shokun tim, Muhamedin, të thash se ai është i biri i filanit, kurse ti më the: se ai bababi i tij është njeri i mirë, e kam pasur shok të mirë.

Babi im, sikurse unë do të shoqërohem me bababin e tij, kurse Muhamedi, babi im, është prej djemve më të këqinjë që i kam shoqëruar. Po, edhe djemt e dajës tim, skanë qenë më të mirë, ata kanë ndikuar shumë te unë në fillimin e jetës sime, mirëpo afërsia e gjakut ka qenë kriteri i vetëm te tij për ti lavdëruar ata.

Afërsia e gjakut, babi im, njohja e bababit të shokët, nuk është kriter i mirësisë.

Vetura babi im

Babi im!

Nuk e haroi kurrë atë moment kur ma dorëzove çelësin e veturës, të cilën e shoqërove me disa këshilla të shpejta. Unë shumë u gëzova dhe ta çmova shumë këtë gjest në atë moment. I bëja të gjitha veprat që të kënaqin që të arrija në këtë kërkesë, mirëpo pasiqë u rrita pak, kuptova babi im, se më mirë do të ishte ta kishe vonuar këtë vendim.

Më fal, nëse të them se ma ke blerë veturën për tiu përgjigjë kërkesës së nënës dhe pas insistimit të sajë, së dyti për t’i kryer detyrat e shtëpisë dhe nevojat e familjes. Ke të drejtë, babi im, të hulumtosh gjërat që e kënaqin birin tënd, ke të drejtë dhe e ka obligim biri yt që t’i kryen obligimet dhe nevojat e shtëpisë, mirëpo kjo asesi nuk duhet të jetë në llogari të edukatës, babi im.

Po, babi im, e them këtë me keqardhje të madhe, se para se të udhëzohesha shkoja me veturën në vende që nuk e kënaqin All-llahun [subhanehu ve teala], duke mos e ditur, babi im, se ku shkoja, madje as nëna ima nuk e dinte këtë gjë. Edhe pse e pranojë se unë e barti përgjegjësinë më të madhe, mirëpo poashtu besoj se edhe ai që ma ka dhënë veturën në këtë kohë e bartë një pjesë të përgjegjësisë, e cila nuk është ma pak se ajo e imja.

Mjetet e lozjes dhe dëfrimit

Babi im!

Kush e solli televizionin në shtëpi, kush e solli videon, që më vonë të sjell edhe satelitin. Kush më lejoj që të sjell revistat imorale, muzikat e ndryshme, a nuk është babai im?!

E pas kësaj, kërkon prej mejet që të jem i matur, serioz në mësime dhe t’i përkushtohem. Zemra më bredh nëpër lugina dhe kodrina tjera, këto gjëra janë të qarta për ty, babi im.

A nuk mendon se më e arsyeshme do të ishte të përmednish negativitetet e këtyre aparatave, të na largosh prej tyre dhe të na i ndalosh, se sa të na i sugurosh ose të na lejosh ti sjellim në shtëpi?!

Mes mësimit dhe namazit të sabahut

Babi im!

Prej haditheve që kam në kujtesë, është edhe hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ku thotë:  “Namazi më i rëndë për munafikat (dyftyrëshat) është namazi i jacisë dhe sabahut”.

Dhe hadithin tjetër ku Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Prej këtij namazi vonohet vetëm munafiku”.

Babi im, ti më zgjon ndonjë her për namaz të zabahut, mirëpo nuk vepron ma shumë se sa të më thërrasish më një fjali, e pastaj largohesh. Sa herë jam vonuar nga namazi, kurse ti asnjëher nuk më ke qortuar, kurse gjatë pushimeve, ti e di se sa herë jamë falur.

Mirëpo, babi im, kur u vonova nga mësimi, ti e di shumë mirë se çka bëre me mua. A je dakord babi im, që të thonë njerëzit për ty se namazi është me vlerë dhe pozitë më të vogël se mësimi dhe çeshtjet e kësaj bote?! Me lejo, babi im te them se veprimi yt u jep mundësi njerëzve ta kuptojnë këtë gjë.

Sa kam shpresuar të veproshe sikurse babai i fqiut tonë, Muhamedit, i cili më tregon për babain e tij se e zgjon në namaz të sabahut me qetësi dhe e mer me vehte në xhami, kështu ka qenë veprimi i tij që nga fëmijëria derisa është adaptuar në këtë veprim. Një ditë ishte vonuar nga namazi, e kishte thirrur babai i vet dhe i kishte thënë: biri im, e ke të qartë vlerën dhe rëndësinë e namazit, e sidomos të namazit të sabahut. Sot nuk je zgjuar për namaz, të lutem mendo thellë, cili është shkaku për këtë gjë?! E nëse është shkaku ndeja deri vonë natën, atëherë, kujdesu që të bish në gjumë më herët.

Sa edukim i mirë, babi im.

Kur e hetove xixën

Akoma më kujtohet, babi im, qëndrimi yt ndaj vëllaut tim, kur zbulove manifestimin e parë të devijimit të tij. Pa dyshim se ky zbulim ndodhi rastësisht dhe pas një kohe të gjatë. Babi im, a të kujtohet qëndrimi yt?

Qortim i madh, si zakonisht, dhe vërejtje të mëdha, mirëpo pas disa ditëve sikurse të mos kishte ndodhur asgjë, vazhdoi vëllau im në atë rrugë dhe u ambijentua në të keqën.

Çka mendon, babi im, sikurse të ishe ulur me te në një takim të veçantë, t’ia hapish zemrën dhe të kërkosh prej tij të jetë i hapur. Cili është shkaku? Kur ka nodhur kjo gjë? Pse të ndodhë kjo gjë? A e di fundin e këtyre veprimeve? Çka mundem të të ndihmojë për momentin? Të gjitha këto hapa, të shoqëruara me pak seriozitet dhe vendoshmëri. A nuk mendon se kjo alternativë do të ishte më e dobishme dhe se kjo zgjidhje do të ishte më e mirë?!

vazhdon…

Muhamed Ed-Duvejish,
27.6.2003