Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”
(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…
Kalimi i vitit
Falenderimi i takon All-llahut i cili bën kalimin e natës dhe të ditës, fakte për ata që shikojnë. E lavdërojmë dhe falenderojmë për mirësitë e Tij të shumta, dhe dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç All-llahut të Drejtit, Falësit, caktoi largimin nga kjo botë dhe urdhëroi pregatitjen për botën tjetër dhe dëshmoj se profeti Muhamed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është rob dhe i dërguari i Tij i zgjedhur, paqja dhe mëshira qofshin mbi të, familjen, shokët dhe pasuesit e tij.Dhe më pas:
Përcolli ymeti Islam në këto ditë një vit të plotë hënor. Jemi duke jetuar ditët e para të viti 1422 hixhri ( sivjet 1424- që prej hixhretit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ).
Të dashur vëllezër dhe motra!
A e shikoni ujin që zbret nga qielli dhe me anë të tij lulëzojnë, zhvillohen e gjelbërohen bimët në sipërfaqje të tokës dhe pasi përjetojnë një farë kohe këtë stoli, rrënohen, bëhen pleh që e shpërndajnë erërat. Gjithë kjo ndodh për një kohë të shkurtër, sa hap e mbyll sytë, e me kaq përfundon çdo gjë e nuk mbetet asnjë shenjë. All-llahu [subhanehu ve teala] këtë shkatërrim kaq të shpejtë e shëmbëllen me jetën e kësaj bote duke thënë:
“Shembulli i kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit dhe kafshët, deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet, dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar) e banorët e saj të mendojnë se janë banorët e saj, asaj i vjen urdhëri ynë natën ose ditën. Ne e bëmë atë (të mbjellën) të korrur, sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu ne u sqarojmë faktet atyre që mendojnë”.(Junus: 24).
Po kjo është bota që shumë shpejt do të kalojë dhe shkatërrimi i saj nuk është larg. Kjo është bota mbas së cilës rendin disa njerëz për të shijuar kënaqësitë e saj dhe harrojnë botën e ardhshme. Kjo është bota në të cilën nuk ka kënaqësi, në të është lindja, fëmiria, rinia, pleqëria dhe më pas vdekja e cila mbyll (palos) regjistrin e jetës së njeriut me një shpejtësi sa hap e mbyll sytë. Sa e çuditshme dhe mashtruese kjo jetë!Ajo është sikurse thotë All-llahu:
“Lojë, dëfrim, argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve” (Hadid: 20).
Nuk është tjetër vetëm se disa ditët e numëruara edhe nëse duket e gjatë në sytë e të mashtruarve me stolitë, dëfrimet dhe mashtrimet e saj. O popull kjo është mashtruese, bota tjetër është e sigurtë dhe e përjetshme.
Nëse një person shkon tek një agjensi ajrore dhe pyetet nga sportelisti:
– A je ti udhëtar?
– I thotë po, e pyet përsëri:
– A ke me vehte bagazhe?
– I thotë po kam, kam një bagazh personal (për nevoja personale).
Çfarë mendoni si mund të jetë bagazhi vetjak i një udhëtari? Ajo është një çantë në të cilën ka rroba dhe pak ushqime. Ky është bagazhi personal me të cilën krahason All-llahu subhanehu ve teala jetën e kësaj bote. Ndaj themi se përjetimi i kësaj bote është i përkohshëm dhe se ahireti është i përjetshëm. Ibni Umeri radijall-llahu anhu ka thënë: Kur të ngrysësh mos e prit mëngjesin dhe kur të zgjohesh mos e prit mbrëmjen. Ibni Umeri radijall-llahu anhu ka thënë: më kapi Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nga shpatullat dhe më tha: jeto në këtë botë si i huaj ose si udhëtar. Trasmeton Buhariu.
Dihet që personi kur është në prag të udhëtimit pregatitet seriozisht për të. Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. ka thënë:” nuk jam unë në këtë dunja vetëm se një udhëtar që pres nën hijen e pemës pastaj iki dhe e lë atë”.
Ka thënë Isa alejhis-selam : Ai që ndërton mbi dallgët e detit shtëpi, le ta dijë se ajo është vetëm se jeta e kësaj bote ndaj mos e konsideroni atë të përjetshme.
I kanë thënë Nuhut alejhis-selam: O më jetëgjati i profetëve, si tu duk dunjaja? Tha: Si një banesë që ka dy dyer, hyra nga njëra prej tyre dhe dola nga tjetra.
Aliu [radijall-llahu anhu] ka thënë: Dunjanë po e lëmë mbrapa dhe ahireti po na pret. Çdo njëra prej tyre ka bijtë e saj, bëhuni prej bijve të ahiretit dhe mos u bëni prej bijve të dunjasë, sepse në dunja ka punë pa llogari kurse nesër ka llogari pa punë.
Të dashur vëllezër dhe motra!
Unë po ju kujtoj këtë çështje të rëndësishme me rastin e ditëve te para të këtij viti që erdhi. Një vit kaloi, u largua dhe punët tona nuk kthehen më deri ditët e gjykimit. A nuk na kujton ne, kjo ikje, fundin e shpejtë të kësaj bote. Ditët ikin, vitet kalojnë dhe ne mbetemi të pakujdesshëm. Ky vit është dëshmitar për punët tona të mira të bëra në të dhe akuzues për mosshfrytëzimin e tij me punë të mira. Ai që mendon, shikon dhe dëgjon për aksidentet, krimet dhe vrasjet mbi këtë tokë le ta dijnë sa e ngushtë është gropa e varrit, që është e mbushur me krimba. Le të zgjohen nga gjumi i tyre i gjatë, të shfrytëzojnë kohën e tyre të mbetur sepse vdekja që na la ne këtë herë, do të pregatitet të na marrë neve herën tjetër. Të tregohemi të kujdesshëm sepse All-llahu nuk ia vonon njeriut çastin e vdekjes nëse ai vjen. Sa prej vëllezërve, të dashurve, shokëve, të afërmëve na kanë lënë lamtumirën (kanë vdekur) në vitin që kaloi. Janë larguar nga sytë tanë e tani janë poshtë dheut. Sa shumë shembuj ka dhe sa pak përfitojmë prej tyre!! Me mosbindjen dhe zemërgurtësinë tonë që demostrojmë ndaj All-llahut ne vazhdojmë të pëlqejmë jetën e kësaj bote megjithatë dita-ditës shikojmë njerëz që vdesin.
Po ju kujtoj juve o ju motra dhe vëllezër të nderuar se ne jemi përgjegjës për kohën dhe punët tona. Le ti kërkojmë llogari veteve tona për vitin që sapo kaloi. Çpunë të mira kemi bërë në atë vit? Le të pyesi secili prej jush vetveten për kohën që kaloi gjatë atij viti, a e shfrytëzuat atë si duhet, e nëse e ka bërë një gjë të tillë le ta falenderojë All-llahut dhe ta lusë Atë që ti shtojë sa më tepër sepse zemrat janë mes dy gishtave të Mëshiruesit i kthen ato ashtu siç do, e nëse ka bërë të këqia le të pendohet dhe të kërkojë falje tek All-llahu për çka ka kaluar. Më e mira është që personi ti bëjë llogari vetes së tij të paktën çdo fund viti dhe të pendohet sinqerisht duke shpalosur një fletë të re me punë të mira. Pendim quhet keqardhja për punën e keqe të bërë, largimi nga gjunahet dhe bërja e punëve të mira. All-llahu është Ai të cilit nuk i fshihet asnjë gjë sado e vogël qoftë ajo në tokë apo në qiell. Ai është Zoti ynë, i Dituri i të fshehtave.
Ebu Derda dhe Hasan el Basri kanë thënë:-O biri i Ademit, ti je si ditët kur ato kalojnë ikën një pjesë prej teje (jetës tënde).
Kur i ka ardhur vdekja një prej sahabëve ai nisi të qajë, i thanë atij;- o shok i profetit [alejhis-selam] a po qan për këtë botë që po e lë pas? Ai tha;- për Zotin nuk po qaj për botën që po lë pas por po qaj për atë që më ka ikur mua nga agjërimi i ditëve shumë të nxehta (më të gjata ditë të vitit) dhe zgjimin për falje natën në dimër (netët më të gjata të vitit) dhe takimet me ata njerëz që flasin me fjalët më të bukura. Bota është toka ku mbjellet për ahiretin dhe vend i sprovave siç thotë All-llahu në Kuran:
“Për t’ju provuar juve cili është më vepërmirë”. (El-Mulk:2).
Të pregatisim punët tona për botën tjetër sepse shembulli ynë është si ai i një personi që hypë në tren. Kur ne rrimë ulur në karrige në drejtimin e trenit apo në të kundërt të tij shpejtësia e trenit nuk ndryshon, pra treni përsëri ecën. Po kështu në këtë botë zgjuar qofshim apo fjetur përsëri vdekja do të na vijë. Pra, vdekja është nisur drejt nesh, le ti thërrasim mendjeve tona dhe të bëjmë punë të mira. I fituar është ai që e shfrytëzon jetën e tij në kënaqësinë e All-llahut. Ndaj me kalimin e viteve na lind si detyrë të përmirësojmë gjitnjë e më mirë vehten tonë dhe të kapemi fort pas akides (besimit) dhe fesë tonë të drejtë. Suksesi do të jetë i muslimanëve nëse ata do të punojnë për Zotin e tyre dhe lënë mbas dore veprat që skanë të bëjnë me fenë. Kanë për të pasur mundësi për të ngritur flamurin Islam mbi të cilin shkruhet:
LA ILAHE IL-LALLAH MUHAMED RESULULL-LLAH.
Flamur ky që e kanë ngritur edhe të parët e këtij umeti, All-llahu i mëshiroftë. E mbyll këtë duke qenë optimist se e ardhmja është e Islamit dhe se ndihma herët apo vonë është për muslimanët. O ju muslimanë u këshilloj juve dhe veten time të shtoni sa më shumë istigfaret se ajo është mbyllja e punëve të mira. Subhanekell-llahume ue bihamdike eshhedu en lailahe il-la ente estegfiruke ue etubu ilejk.
Albislam.Com,
publikimi i parë:
29.3.2001
AlbIslam.Com,
28.2.2003