Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.


“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

Ummeti mes realitetit dhe shpresës

1- Shoqëria muslimane është e dalluar; 2- Përparimi civilizues në këtë shekull; 3- Fetarizmi i vërtetë; 4- Nuk ka kundërshtim mes civilizimit dhe Islamit; 5- Shkaku i dobësisë së muslimanëve dhe prapambeturisë së tyre; 6- Reziku i ndikimit nga rrymat perendimore; 7- Reziku i zhvleftësimit të principit të dashurisë dhe urrejtjes për hirë të All-llahut; 8- Shkaku i ngadhnjimit të kafirave në këtë shekull; 9- Ligji i Zotit në ndryshim; 10- Rruga e shpëtimit.

Hutbeja e parë

Fjalimi më i mirë është Libri i All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë, është udhëzimi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Gjërat më të këqija janë ato të shpikurat, kurse çdo shpikje është bidat e çdo bidat dërgon në lajthitje, e çdo lajthitje në zjar. Ai që e respekton All-llahun dhe Pejgamberin udhëzohet, kurse ai që nuk respekton All-llahun dhe Pejgamberin devijon, e nuk i ban dëm askujt përveç vetvetes.

O ju njerëz!

Shoqëria muslimane e dalluar është ajo shoqëri në të cilën realizohen gjërat e domosdoshme, nevojat dhe gjërat sekondare, nën hije të sherijatit të pastër, të cilin nuk e ndytin krizat e as që e fëlliqin ngushticat. Është ajo shoqëri që nderin e ka të mbrojtur dhe të nderuar, nuk nëpërkëmbet nga dhëmbët shkyes të kafshëve të egra dhe armiqësore, e as nga kthetrat e sulmuesve të vrazhdë, ose nga ndërmarja e ndonjë armiku.

Kështu jeton shoqëria muslimane nëse është në fotografinë dhe gjendjen e sajë shembullore dhe në sigurinë e sajë të zakonshme. Mirëpo me deformimin sa do të vogël të principeve që i përmendëm dhe zbatimin e gjërave të kundërta, duke urrejtur shpalljen e All-llahut dhe bartësit e sajë, duke e bërë rrugën e Zotit të gjatë dhe të trishtueshme për shkak sëmundjeve dhe barave që paraqiten para atyreve që ecin në këtë rrugë, është dera e vërtetë për të qëndruar para një të sotshme të urrejtur dhe një të kaluar të mbyllur. Në këtë moment rrëshqet këmba pas përforcimit, kurse armiku nxiton ta nënçmon dhe tia përkufizon lirinë.

Ndenjat e përgjithshme të njerëzve flasin se bota ka ecur shumë hapa përpara në zhvillimin e civilizimit dhe ngritjes materiale, ashtuqë ambicia e selit njëri të aftë dhe të shkathët është bërë vrapimi pas përparimit industrial dhe qytetërues. Mirëpo i tërë ky aktivitet ishte në llogari të krijimit të një perosnaliteti të mirë, të devotshëm, bamirës dhe besnik. Përparoi industria e ngeci mbrapa shpirti. U gjallërua materia, kurse heshti fetarizmi. Kjo atrofi në perceptim shkaktoi dallime brengosëse dhe ishte shak, pa dyshim, në defektimin dhe mangësimin e udhëtimit të karavanit musliman dhe mos peshimi dhe mos shikimi vizionar i asaj që vjen dhe asaj që ikë prej tij. Pastaj e kaplon demoralizimi shpresën e disa dijetarëve dhe mendimtarëve, pasiqë kaploi thatësira shpirtërore edhe ata pasiq ëkishte kapluar mbarë botën muslimane.

Fetarizmi i vërtetë është besimi në All-llahun dhe ndjenjat se ne jëmi mëkëmbësit e Tij në tokë, me zemër dhe me formë. Synim i pushtetit legjitim, të cilin e kërkon kjo mëkëmbësi, edhe pse kjo nuk mund të ndodh nëse nuk nënshtrojmë të gjitha ato mjete që All-llahu [subhanehu ve teala] i ka bërë të lejuara për ta realizuar këtë synim. Në mesin e botës, të cilën duhet ta sundojë shoqëria besimtare në emër të All-llahut, nën hije të begatisë së All-llahu dhe të mirave të Tija, duke sunduar me atë që ka shpallur All-llahu, si ligj dhe metodë, duke ngjallur urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga të këqijat, lehtësimi i rrugëve të thirrjes në fe të All-llahut, [subhanehu ve teala], të xhihadit dhe kërkimit të kënaqësisë së Tijë. Me këtë aktivitet mundemi ta eliminojmë këtë largësi mes domethënies së civilizimit dhe islamit, mund ta eliminojmë dryshkun, dhe ta mbulojmë zbrazëtirën, me qëllim që të arrija anija e shoqërisë muslimane deri te bregdeti i krenarisë dhe mëkëmbësisë.

Poashtu duhet ta kemi shumë të qartë se konfirmimi i vlerave dhe adhurimeve, të cilat na i ka caktuar All-llahu, nuk e pengojnë prosperitetin në jetë dhe zhvillimin material të sajë në mesin e shoqërive muslimane. Sepse njeriu është mendje dhe zemër. Ai që mendon se zgjimi i zemrës nuk arrihet vetëm se me përtaci të mendjes dhe skajësim të kësaj bote është në gabim të madh. Poashtu ai që mendon se pushteti i mendjes dhe arritja e mirëqenies në përparimin material nuk mundet të arrihet ndryshe përpos se me skajësimin e besimit në All-llah dhe ndarja e tij nga realiteti i jetës, është në gabim shumë të madh. Andaj, duhet ditur se pastrimi i shpirtit mundet të plotësohet pa bukurinë e trupit edhe garantimi i ahiretit dhe puna për te mundet të realizohet pa e humbë dunjanë dhe çka ka në te. Të vërtetën e thotë All-llahu [subhanehu ve teala] kur thotë:

وَٱبْتَغِ فِيمَا ءاتَاكَ ٱللَّهُ ٱلدَّارَ ٱلآخِرَةَ وَلاَ تَنسَ نَصِيبَكَ مِنَ ٱلدُّنْيَا وَأَحْسِن كَمَا أَحْسَنَ ٱللَّهُ إِلَيْكَ وَلاَ تَبْغِ ٱلْفَسَادَ فِى ٱلأرْضِ إِنَّ ٱللَّهَ لاَ يُحِبُّ ٱلْمُفْسِدِينَ [القصص:77].

“Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit”. (El-Kasas: 77).

O ju musliman!

Asnjë i mençur nuk dyshon se prapambeturia e muslimanëve nga udhëheqja e çeshtjeve të botës, ashtu siç kanë vepruar të parët e tyre, imitimi i të tjerëve dhe rënia në gradë të lypsit, së bashku me stresin e vazhdueshëm që e shoqëron, frika dhe ndjenja se ata janë në mes të grykës së shishes, e tërë kjo u ka ndodhur nga shkaku i largimit të tyre nga feja e tyre, nga shkaku i largimit të ligjit të Zotit nga realiteti, thyerja e marëveshjeve dhe kontratave, siç u ka thënë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] disa muhaxhirëve, duke ua tërhjekur vërejtjen:

((وما خفروا العهدَ إلا سلَّط الله عليهم عدواً من غيرهم فأخذوا بعض ما في أيديهم، وما لم يعمل أئمتُهم بما أنزل الله في كتابه إلا جعل الله بأسَهم بينهم)) رواه البيهقي وابن ماجه.

“Nëse e thejnë marëveshjen, All-llahu u dërgon një armik të huaj mbi kokën e tyre, e ua marin një pjesë të asaj që e kanë në dorë. Nëse prijësit e tyre nuk punojnë me atë që ka zbritur All-llahu në Librin e Tij, All-llahu do ti banë perishan mes tyre”. (Ibn Maxheja, sahih. Shiko: “zinxhirin e haditheve të vërteta, nr. 106).

Pastaj dijeni, All-llahu ju ruajtë, se janë dy shkaqe kryesore të cilat kanë depërtuar thellë në trupin e umetit, që ta vendosin në vendin e njerëzve të ulur dhe të paaftë.

– Shkaku i parë është vrapimi pas rrymave perendimore, të cilat mbështeten në filozofinë e zhvillimit material dhe mendimit nihilist, i cili ka përjetuar përgjigje të madhe në mesin e njerëzve pakurrizor nga ummeti islam, të të pasurit dhe të kulturuarit, madje edhe të të varfërit. Këta njerëz janë bërë veshë, sy, gjuhë dhe laps i metodës, mendimit, politkës, civilizimit, kulturës dhe medias së tyre. Ata përmirësuan duke prishur, shëruan me mortajë, përparuan me prapambeturi, u shkelën të drejtat e muslimanëve, i bënë atentat edukatës së tyre, duke imituar të huajit me një etje të çuditshme. Në këtë mënyrë u realizua ajo që tha Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

((لتتَّبعنَّ سننَ من كان قبلكم حذوَ القذَّة بالقذَّة حتى لو دخلوا جحرَ ضبٍّ لدخلتموه))، قالوا: يا رسول الله، اليهود والنصارى؟ قال: ((فمن؟!)) رواه البخاري ومسلم.

“Do të pasoni zakonet e atyreve që kanë qenë para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe, saqë po të hynin në vrimë të hardhucës, do të mundoheni që edhe ju të hyni atje”. I thanë: o i Dërguar i All-llahut, çifutët dhe të krishterët? Tha: “po kush, nëse nuk janë ata”. (Buhariu dhe Muslimi).

A ka imitim më të keq se sa të të përgjajëson Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më hyrje në vrimë të errët të hardhucës, të ngushtë dhe me akrepe. Ky është argument se imitimi me sy të mbyllur është vetvrasje. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

كَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ كَانُواْ أَشَدَّ مِنكُمْ قُوَّةً وَأَكْثَرَ أَمْوٰلاً وَأَوْلَـٰدًا فَٱسْتَمْتَعُواْ بِخَلَـٰقِهِمْ فَاسْتَمْتَعْتُمْ بِخَلـٰقِكُمْ كَمَا اسْتَمْتَعَ الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ بِخَلَـٰقِهِمْ وَخُضْتُمْ كَٱلَّذِي خَاضُواْ [التوبة:69]

” si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë, që përjetuan atë që u takoi, sikurse që përjetuat edhe ju pjesën tuaj, madje edhe ju u zhytët (në të këqija) siç u zhytën ata. Të tillët asgjësuan veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër, dhe të tillët janë plotësisht të dëshpëruar”. (Et-Teube: 69).

Abdull-llah ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon:

(ما أشبهَ الليلة بالبارحة! هؤلاء بنو إسرائيل شُبِّهنا بهم)

“Sa i ngjanë dita e sotshme të djeshmes. Ja, ata ishin izraelitet, të cilëve u përngjajmë”.

Kurse Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] u drejtohet njerëzve të kohës së vet dhe u thotë:

(أنتم أشبهُ الأمم ببني إسرائيل سمتاً وهدياً، تتَّبعون عملَهم حذوَ القذَّة بالقذَّة، غيرَ أني لا أدري أتعبُدون العجل أم لا) .

“Ju më së shumti u përngjani izralitëve, edhe në pamje edhe në formë. I pasoni hap pas hapi. Vetëm nuk e di se a do të adhuroni viqin ose jo”.

– Kurse shkaku i dytë është ajo ide e cila mundohet ta shkrinë identitetin islamik të ummetit dhe veçoritë e tija, e personifikuar në përqeshjen e Islamit dhe obligimeve të Islamit, siç është dashuria dhe urrejtja për hirë të All-llahut, duke insistuar që mbarë muslimanët t’i bëjnë të nënshtruar para interesit të përbashkët, pa marë para sysh se cili është ai interes, edhe në qoftë se është jashtë kornizave të të kejuarës, përderisa shkon në favor të interesit ndërkombtar dhe sipas kritereve materiale të individëve dhe shoqërive. Kjo ide i dërgoi me dëshirë ose pa dëshirë deri te boshti i tij, nëpërmjet të neneve, nga të cilat është shumë vështirë të kthehen ose mos ti respektojnë, sepse interesi i individit dhe shoqërisë që kanë të bëjnë me barën e jetës, nuk mundet të pavarësohet nga perendimi, filozofia dhe sundimi i tyre.

Në të dyja shkaqet asgjësohet lidhja e muslimanit me Zotin dhe me fenë e tij. Individët dhe shoqëritë përkufizohen në një rreth shumë të ngushtë, ku nuk shohin asgjë përveç interesit të tyre personal. Tërë mundin e tyre e harxhojnë në dobinë e tyre të shpejtë, duke mos shikuar a është e lejuar ose e ndaluar kjo veprimtari. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

لاَّ تَجِدُ قَوْماً يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُواْ ءابَاءهُمْ أَوْ أَبْنَاءهُمْ أَوْ إِخْوٰنَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ [المجادلة:22]

“Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre “. ( El-Muxhadele: 22).

لقد بايع جرير بن عبد الله البجلي رضي الله تعالى عنه النبي على أن ينصحَ لكل مسلم ويبرأَ من الكافر.

Xherir ibn Abdull-llah El-Bexheliu i është besatuar Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që ta këshillon çdo musliman dhe të diferencohet nga çdo mosbesimtar. (Ahmedi, sahih).

Nga kjo domethënie, robër të All-llahut, bindet secili njeri i matur se mosbesimtarët dhe të pafetë nuk kanë ngjadhnjyer me forcën e tyre të veçantë por kanë ngadhnjyer me zemrat boshe të muslimanëve, nëpërmjet epsheve të tyre të zgjuara, mendimi se do të jenë të përherhsmë në tokë, pasimi i epshit, vrapimi pas epsheve dhe ëndjeve, mungesa e elementit që i bashkon dhe nuk i përçan, mungesa e elementit që i banë krenar, e jo i atyreve që i bëjnë të turpërohen nga feja. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَلَقَدْ أَهْلَكْنَا ٱلْقُرُونَ مِن قَبْلِكُمْ لَمَّا ظَلَمُواْ وَجَاءتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيّنَـٰتِ وَمَا كَانُواْ لِيُؤْمِنُواْ كَذٰلِكَ نَجْزِي ٱلْقَوْمَ ٱلْمُجْرِمِينَ ثُمَّ جَعَلْنَـٰكُمْ خَلَـٰئِفَ فِى ٱلأرْضِ مِن بَعْدِهِم لِنَنظُرَ كَيْفَ تَعْمَلُونَ [يونس:14].

“Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse bënin krime dhe pse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu i shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë. Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t’ju parë si do të veproni”. (Junus: 13- 14).

Na bekoftë All-llahu me Kur’an, na dhashtë dobi nga ajetet dhe përkujtimet që gjinden në te. E dëgjuat këtë që thash, ajo që ia kam qëlluar është prej All-llahut, kurse ajo që kam gabuar është prej meje dhe shejtanit, andaj edhe kërkoj falje prej All-llahut për këtë.

Hutbeja e dytë

E falënderoj All-llahun, i cili është mik i burrave të mirë, i cili ka Emrat dhe Cilësitë e mira. Dëshmoj se ska hyjni tjetër përveç All-llahu, i cili është Një dhe pa ortak dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i All-llahut. Paqa dhe bekimi qofshin mbi te, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi ata që i pasojnë në mënyrën më të mirë.

O ju njerëz!

Në Kur’an dhe Sunnet ka shumë fakte që sqarojnë shkakun e thyerjes, i sqarojnë shkaqet e copëtimit, që e kaplojnë besimtarin herë pas herë. Kjo nuk është e veçantë vetëm për ummetin islam, por ka ndodhur edhe në popujt tjerë. All-llahu e ka sqaruar këtë në Kur’anin e tij famëmadh, gjëra që e tregojnë këtë ligj për ata që ia kthejnë shpinën kësaj feje, për zullumqarët dhe për ata që ikin nga feja, në çdo kohë dhe në çdo vend. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

كَدَأْبِ ءالِ فِرْعَوْنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ كَفَرُواْ بِآيَـٰتِ ٱللَّهِ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِىٌّ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ ذٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ لَمْ يَكُ مُغَيّراً نّعْمَةً أَنْعَمَهَا عَلَىٰ قَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيّرُواْ مَا بِأَنْفُسِهِمْ وَأَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ [الأنفال:53]

” siç e kishte traditë populli i faraonit, e dhe ata që ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e për shkak të mëkateve All-llahu i shkatërroi. All-llahu është i plotfuqishëm, ndëshkues i ashpër. Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë)”. (El-Enfal: 52- 53).

Dhe thotë:

وَمَا أَصَـٰبَكُمْ مّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُواْ عَن كَثِيرٍ [الشورى:30].

“Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë”. (Esh-Shura: 30).

Edhe pas tërë kësaj All-llahu është bamirës ndaj robërve të Vet, i Mëshishëm ndaj tyre, u ofron dhurata dhe mëshirë, ua mbulon të metat dhe nuk ua ndal begatitë, mëngjes e mbrëmje u jep sukses, bereqet në pushtet dhe furnizim, mirëpo shumë shoqëri, dinë të marin, por nuk dinë të falënderojnë, lundrojnë në të mirat, mirëpo nuk dinë tia japin hakun All-llahut ashtu si duhet. Kur të arrijë kulmin kjo mosshpërfillje e qëllimtë, ndjenja se mund të jemi të pavarur nga Zoti, nuk kemi nevojë për përmirësim dhe llogari të vetvetes, në këtë rast rrahin trokitjet e hidhërimit në derët e popujve. Errësohen fytyrat me dështimet e kësaj bote, përjetojnë trishtimin, para se të vjen ahireti me llahtarinë e vet. All-llahu [subhanehu ve teala] një populli nuk ia ndryshon sigurinë me trishtim, bollëkun me vështirësi, shëndetin me sëmundje, krenarinë me nënçmim nga padrejtësia ose për tu hakmarur ndaj tyre. Jo, asesi. All-llahu është Një dhe nuk ndryshon, por njerëzit ndryshojnë. Pastaj All-llahu është i Drejtë dhe askujt nuk i ban zullum, mirëpo njerëzit vetvetes i bëjnë zullum. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

إِنَّ اللَّهَ لاَ يُغَيّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيّرُواْ مَا بِأَنفُسِهِمْ وَإِذَا أَرَادَ اللَّهُ بِقَوْمٍ سُوءا فَلاَ مَرَدَّ لَهُ وَمَا لَهُمْ مّن دُونِهِ مِن وَالٍ [الرعد:11].

” All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij”. (Er-Rad: 11).

Ardhmërinë e muslimanëve nuk mundet ta ndërtojnë ata që nuk i frikohen All-llahut e as që i besojnë ligjit të Tij. Por doemos duhet ta ndërtojnë vet muslimanët, duke u nisur nga ligji i tyre i shndëritshëm, larg nacionalizmave, lokalizmave, fanatizmave të injorancës. Muslimanët atëherë kur do të tregohen para Zotit të vërtetë në përmirësim, kur All-llahu të sheh te ata të mira, në qëllim dhe kthim të vërtetë kah Ai, pa marë parasysh realitetin e hidhur në të cilin jetojnë dhe vuajnë nga gjërat më të vështira, kjo nuk do të jetë pengesë që All-llahu [subhanehu ve teala] tua kompenzon vështirësinë me rrugëdalje, brengat më gëzim. All-llahu [subhanehu ve teala] flet për robërit idhujtarë nga beteja e Bedrit e thotë:

يَـٰأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ قُل لّمَن فِى أَيْدِيكُم مّنَ ٱلأسْرَىٰ إِن يَعْلَمِ ٱللَّهُ فِي قُلُوبِكُمْ خَيْراً يُؤْتِكُمْ خَيْراً مّمَّا أُخِذَ مِنكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ [الأنفال:70].

“O Pejgamber! Thuaju atyre robërve që i keni në duart tuaja, se posa të vërejë All-llahu ndonjë të mirë (besim të drejtë e të sinqertë) në zemrat tuaja, Ai ju jep edhe më shumë të mira nga ajo çka është marrë nga ju, ua falë gabimet, se All-llahu falë pa masë, se është mëshirues i madh”. (El-Enfal: 70).

Kthimi kah All-llahu është shkak i shpëtimit dhe sekret i suksesit. Mirëpo kthimi nuk mundet të jetë vetëm shushuritje e gojës, lëvizje e gishtave dhe premtim i rrejshëm në përmirësim dhe përqëndrim, pas largimit të vështirësisë dhe elimin të brengës. Jo, këto premtime të rrejshme, nëse mundet të fshihen para disa njerëzve, ato nuk munden të fshihen para All-llahut [subhanehu ve teala]. Andaj All-llahu bisedën për robërit e përfundon duke thënë:

وَإِن يُرِيدُواْ خِيَانَتَكَ فَقَدْ خَانُواْ ٱللَّهَ مِن قَبْلُ فَأَمْكَنَ مِنْهُمْ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ [الأنفال:71].

“E nëse (robërit) duan të tradhëtojnë ty, ata më parë tradhtuan All-llahun, (nuk besuan), e Ai (të ndihmojë), të mundësojë të ngadhënjesh ndaj tyre. All-llahu i di të gjitha ndodhitë, vepron me urtësinë e Tij”. (El-Enfal: 71).

Robër të All-llahut!

Si rezyme mund të themi se përqëndrimi i një shoqërie në të mira, suksesi dhe shpëtimi i tij në poltikën e përgjithshme dhe në arritjen e synimve të larta, vjen duke u kujdesur për plotësim të ndërsjelltë, edukim të shpirtit dhe duke u lidhur fortë për All-llahun [subhanehu ve teala]. Muslimanët në këtë kohë kanë thesare përplot me kësi domethënie, të cilat mjaftojnë për mbarë botën, mirëpo ata janë të shkujdesur nga kjo gjë, nuk veprojnë për të realizuar synimin madhështor. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

إِنَّمَا أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ رَبّ هَذِهِ ٱلْبَلْدَةِ ٱلَّذِى حَرَّمَهَا وَلَهُ كُلُّ شَىء وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ ٱلْمُسْلِمِينَ وَأَنْ أَتْلُوَ ٱلْقُرْءانَ فَمَنِ ٱهْتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهْتَدِى لِنَفْسِهِ وَمَن ضَلَّ فَقُلْ إِنَّمَا أَنَاْ مِنَ ٱلْمُنذِرِينَ وَقُلِ ٱلْحَمْدُ للَّهِ سَيُرِيكُمْ ءايَـٰتِهِ فَتَعْرِفُونَهَا وَمَا رَبُّكَ بِغَـٰفِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ [النمل:91-93].

“Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë. E, edhe ta lexoj Kur’anin, e kush e pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: “Unë vetëm tërheq vërejtjen”. Dhe thuaj: “Falënderoj All-llahun, e Ai do t’ua tregojë argumentet e veta dhe do t’i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju”. (En-Neml: 91- 93).

اللهم صل على محمد وعلى آل محمد، كما صليت على إبراهيم وعلى آل إبراهيم إنك حميد مجيد، وبارك على محمد وعلى آل محمد، كما باركت على إبراهيم وعلى آل إبراهيم في العالمين إنك حميد مجيد.

All-llahu im, dërgo salavate mbi Muhammedin dhe familjen e Muhammedit, ashtu siç e dërguar mbi Ibrahimin dhe mbi familjen e Ibrahimit, sepse Ti je i Falënderuar dhe i Lavdëruar. All-llahu im, bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit, ashtu siç ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, sepse Ti Ti je i Falënderuar dhe i Lavdëruar.

اللهم أعز الإسلام والمسلمين، وأذلَّ الشرك والمشركين…

All-llahu ynë! Ngrite Islamin dhe muslimanët e mposhte idhujtarinë dhe idhujtarët

Sud Shurejmi- Imam dhe hatib i Xhamisë së Haremit

Përktheu: Bekir Halimi

Sud Shurejmi,
9.1.2003