Thënia se gruaja është gjysma e shoqërisë, nuk përbën ndonjë risi dhe me të as që plotësohet diçka e tillë, ngase njëmend, gruaja është gjysma e shoqërisë shikuar nga prizmi i numërimit, por e vërteta është se gruaja është e tërë shoqëria. Këto argumente gjejnë mbështetje edhe nga faqet e historisë. Gruaja, bashkëshortja e Muhamedit a.s, Hadixheja r.a, është personi që vazhdimisht mbështeti thirrjen hyjnore (vahjin) dhe mbetet shembulli më ideal që ka regjistruar faqja e historisë në sakrificat çfarë kishte hasur pejgamberia e Muhamedit a.s. Ajo nuk ishte një njeri i thjeshtë, porse kishte shprehur angazhimin permanent të saj përkrah jetës së Muhamedit a.s dhe ishte e kalitur në vendimet e saj, ngase nuk ishte e lehtë për të si femër të pranonte që të jetonte dhe ta bartte barrën e Islamit, kur dihet se ishte një tregtare e njo hur në Mekë. Por guximi i madh, vetëmohimi, përkushtimi, bindja ndaj së vërtetës, shpirtmadhësia e pashembullt bënë që ajo të ballafaqohej me çdo problem dhe të dilte krenare dhe ballëhapur duke mos u luhatur në asnjë fjalë që predikonte i dërguari i Allahut. Hatixhe ja, nëna e besimtarëve, mbetet simboli i dashurisë së thirrjes islame (daves islame). Që kur shkrepën shkëndijat e para të dritës së Allahut xh.sh., ajo pa asnjë hamendje dhe pa as më të voglin dyshim, me dashuri të madhe përqafoi thirrjen e re dhe atraktive, që nuk ish dëgjuar deri në at kohë në Siujdhesën Arabike. Asnjëherë gjatë jetës së vet nuk kishte ngritur zërin ndaj Resulullahit e as që e kishte bërë nervoz, po as Profetit a.s. një gjë të tillë nuk kishte bërë, sepse midis tyre kishte një dashuri bashkëshortore ideale me kuptimin e plotë të fjalës
Ishte vërtet ashtu siç thotë Zejnep El-Gazali, se femra islame është përgjegjë se për krijimin e së ardhmes së Islamit: “Myslimanja ka një përgjegjësi të veçantë, duhet të jetë në formën e përgatitjes që t’u bëjë ballë roleve të rrezikshme, sepse ka një emanet të rëndë. Thirrësja duhet të jetë e preokupuar me punë dhe me sjellje që të japë zgjidhje fatlume për problemet njerëzore derisa ata t’u përgjigjen urdhrave të All-llahut.”(1)

Kush ishte Hatixheja r.a.?

Babai i Hadixhes ishte Huvejlid bin Esed El-Esedi, kurse nëna e saj Fatime bint Zejd bin El-Assam. ”Bashkëshorti i saj i parë ishte Atik bin Aid Etemijmi, kurse pas vdekjes së tij, qe martuar me Ebu Halal Bin Zuraran, dhe me të kishte dy fëmijë – Hindin dhe Harithin. Pas vdekjes së tyre shumë njerëz trokitën në derën e saj për të kërkuar dorën, por që të gjithë i refuzoi ngase arriti të kuptonte se ata ishin interesxhinj që kërkonin pasurinë e saj. Çështja ishte krejt ndryshe me profetin a.s., ngase në të ajo pa sinqeritetin, besnikërinë dhe më pas e fejoi, por edhe Muhamedi a.s pa se ajo ishte një zonjë e sinqertë dhe e drejtë dhe u dakordua dhe e pranoi“.(2)
Nga kjo martesë nënkuptohet se Muhamedi a.s nuk ishte i dhënë pas epsheve dhe kënaqësive të përkohshme të kësaj bote, sepse nuk do ta pranonte një të ve çfarë ishte Hadixheja r.a, por do të kër konte ashtu siç kërkonin moshatarët e vet, pra një më të re sesa ishte ai vetë. I Derguari Allahut-Muhamedi s.a.v.s. ishte njëzet e pesë vjeç, kurse Hadixheja dyzetvjeçare. Dhe me të pati gjashtë fë mijë, dy djem (Kasimin dhe Abdullah un), të cilët nuk jetuan gjatë, kurse katër vajza – Zejnebin, Rukiijen, Umm Kul thumin dhe Fatimen. Hadixheja dhe Muhamedi s.a.v.s. kanë jetuar plot 24 vjet së bashku. Ajo po ashtu ia dorëzoi të hollat Pejgamberit për të udhëhequr tregtinë e saj, ngase kishte pëlqyer bes nikërinë e tij dhe virtytet, besueshmërinë dhe mendjethellësinë e tij.

Shpallja hyjnore

Duke qëndruar në shpellën Hira, i erdhi e vërteta, i erdhi meleku dhe i tha: ”Lexo!”- Nuk di lexim, – i thashë. – Pastaj më mori dhe më shtrëngoi aq fort, sa që s’mund të përballoja më tepër dhe, pasi më lëshoi, më tha:”Lexo!”- Nuk di lexim, – iu përgjigja. – Më mori për të dytën herë dhe më shtrëngoi aq fort, sa që s’mund të përballoja më tepër dhe, pasi më lëshoi, më tha:”Lexo!”- Nuk di lexim, – iu përgjigja. – Më mori dhe më shtrëngoi për të tretën herë dhe, pasi më lëshoi, tha: “Lexo, me emrin e Zotit të nd, i Cili krijoi (çdo gjë). Ka krijuar nje riun nga alek (copë gjaku të mpiksur). Lexo, se Zoti yt është Bujar” (Alek,1-3).
Ndërsa zemra po i gulçonte, ai u kthye me të (shpalljen) dhe hyri te Hatixheja, bija e Huvejlidit, së cilës i tha: ”Më mbulo! Më mbulo!” Ajo e mbuloi, derisa iu largua frika. Dhe, mbasi i rrë feu për ndodhinë, i tha: ”Vërtet, kam fri kë për veten time!”. Atëherë, Hadixheja i tha: ”Jo, për Allahun! Allahu, kurrsesi, s’të poshtëron, asnjëherë. Sepse ti mban lidhje me të afërmit, u ndihmon nevojta rëve, i ushqen të varfrit, e mirëpret mikun dhe i përkrah ata që mbrojnë të vërtetën”. Më pas, Hadixheja vajti me të te Uerekate bin Neufel bin Esed bin Ab du el-Uza, i cili ishte biri i xhaxhait të Hadixhes. Ky njeri kishte pranuar Krishterimin gjatë kohës së injorancës. Ai dinte të shkruante hebraisht, kështu që përshkruante nga Inxhili aq sa Allahu donte që ai të përshkruante. Ishte i shtyrë në moshë dhe ishte i verbër. Hadixhja i tha: ”O biri i xhaxhait, dëgjo (diç) nga biri i vëllait tënd!” Uereka i tha: ”O bir i vëllait tim, ç’është ajo që po sheh?”
Pasi Profeti i tregoi për ndodhinë që i ngjau, Vereka i tha: ”Ky është Namusi (Xhibrili), që Allahu ia zbriti edhe Mu sait. Ah, sikur të kisha qëlluar i ri. Ah, sikur të isha gjallë, kur do të të nxjerrë populli yt!” – Do të më nxjerrin!? – Po. Asnjëherë s’ka ndodhur të vijë ndonjë njeri me atë që erdhe ti, veçse populli i tij e kanë dëmtuar. Sikur të më mbërrinte ajo ditë, do të të jepja një ndihmesë të fortë”.
Nuk kaloi shumë dhe Uereka vdiq, ndërsa Shpallja pushoi për një kohë. (Buhariu:3) Muhamedi s.a.v.s nga shpella Hira i tmerruar u kthye te ajo duke i thënë ”Me mbulo… më mbulo..”? Hadixhja i tha: ”All-llahu kurrë nuk do të të poshtëroj, ti i mbanë lidhjet farefisnore, mbanë barrën e të dobëtit, u ndihmon të varfërve dhe atyre që kanë nevojë, i mi rëpret musafirët dhe je i durueshëm në vështirësi dhe në rrugën e së vërtetës”, dhe pas kësaj menjëherë shkoi tek Va raka bin Nevfal bin Esed Abdul-Uzza.. Ai pasiqë dëgjo shpjegimet se çfarë i kishte ndodhur Muhamedit a.s i tha se këto janë “Namus”, fjalë të shenjta të cilat All-llahu ia zbriti Musas. Dhe dëshi roi që “Të jetë i gjallë e t`a përmbajë atëherë kur njerëzitë tjerë t`ia kthejne shpinën dhe t`a kundështojnë.” Nëna e besimtarëve, Hatixheja ka kaluar tri vite bojkoti shoqëror me Muhamedin s.a.v.s. në luginën Ebi Talib.

Disa nga hadithet sherife që flasin për superioritetin e Hatixhes

Tregon Aliu r.a. se ka thënë Pejgam beri s.a.v.s. ”Më të mirat gra në botë për kohën e tyre ishin Merjemi dhe Hadi xheja, All-llahu qoftë i kënaqur me to”. Po ashtu tregon Aishja r.a. ”Nuk kam pasur zili për asnjë prej grave të Pejga mberit s.a.v.s., sa kam pasur zili për Hadixhën e cila ka ndërruar jetë para se të martohesha unë, për arsye se Muhamedi s.a.v.s. e përmendte aq shpesh dhe se All-llahu e kishte përgëzuar se ajo do të ketë vend në Keseb (vend në Xhennet) dhe se ai çdo herë kur prente dele kurban ai u çonte shoqeve të saja nga një copë për hir të përkujtimit ndaj saj”. Dhe kur i thoja “..për Hadixhen je kështu, kështu..”, ai me thoshte “Hadixheja për mua ishte kështu, kështu “(me besoi kur as kush s`më besoi, më përmbajti kur të tjerët më kundërshtuan, e ka ditur se jam duke folur të vërtetën atëherë kur më thonin se jam rrenacak dhe më ka ndihmuar me pasuri atëherë kur të gjithë më dëmtonin”.(3)
Në një tregim të Ebu Hurejres ‘Xhe braili erdhi tek Muhamedi s.a.v.s. dhe i tha “O i dërguar i All-llahut! Ja ku po të vjen Hadixheja me një enë me ushqim, kur të arrijë, e përshëndet nga All-llahu dhe unë dhe e përgëzo me Keseb –pallat në Xhennet, ku nuk do të ketë tjetër pos paqe, ku nuk ka britma as shamatë, e as punë e lodhje, e Allahu me të më fali fëmijë e me tjerat jo.(4)
Po ashtu tregon Aishja r.a. “Njeherë erdhi Halah bint Huvejlid, motra e Hadixhes dhe kërkoi leje për të hyrë.. me këtë rast i Derguari i All-llahut tha: “O All-llah! Helah! dhe iu përkujtua Hadi xheja …me këtë rast s`u durova dhe i thashë” Ç`të bën t`a kujtosh një plakë prej plakave të Kurejshëve, një plakë pa asnjë dhëmb në gojë, e cila ka vdekur kaherë dhe All-llahu në vend të saj t`a ka dhënë një më të mirë.

(S’)shuhet ylli i parë i fesë islame

Ishte viti i dhjetë i Shpalljes hyjnore (ishte Ramazan) dhe në atë kohë Muhammedi a.s. i humbi dy njerëzit më të dashur. Fillimisht i vdiq axha Ebu Talibi- mbrojtësi i tij besnik dhe përkrahësi i fuqishëm në çastet më të vështira të jetës së tij, e pastaj i vdiq edhe Hadixhja, gruaja e tij e parë, myslimania e parë dhe bashkëshortja e jetës. Dy muaj e tri ditë pas vdekjes së Ebu Talibit, ndërroi jetë nëna e të gjithë besimtarëve, e çmuara dhe e nderuara, Hatixhja r.a. Ka vdekur në moshën 65-vjeçare, Resulullahi atë her ishte 50-jeçar.
Hatixheja r.a. ka qenë njëra nga hiret e vërteta të Allahut xh.sh. për Resulullahun a.s. Ajo me të ka jetuar një të katër tën e shekullit, duke i ofruar butësi dhe mirëkuptim në çastet e dëshpërimit dhe të pikëllimit. Bashkë me të ka bartur përgjegjësinë e davetit në supet e veta. Ajo po ashtu i ka dhënë kurajo në mo mentet e pranimit të Shpalljes. E ka mbrojtur nga smirëzinjtë dhe zullumqarët, dhe gjatë tërë kësaj rruge nuk i është dhimbsur as vetja, e as pasuria e vet.(5)
Me vdekjen e tyre, humbi përkrahjen morale, madje edhe fizike dhe ra në krizë të thellë, të cilën idhujtarët kurejshitë do ta shfrytëzonin maksimalisht duke i sjellë fatkeqësi të papara. Në këtë gjend je dëshpërimi, Pejgamberi a.s. u nis për në Taif (qytet jo larg Mekës) duke shpre suar se atje do të gjente përkrahje dhe vend të përshtatshëm për të kultivuar farën e Fjalës së Zotit. Mirëpo, meqë shpirtrat e paganëve taifas akoma nuk ishin të gatshëm ta pranonin Porosinë hyjnore, rinia, të nxitur nga prindërit e sulmuan ashpër me gurë dhe për herë të parë u derdh gjaku i Pejgamberit të All llahut – Muhammedit (s.a.v.s.). Prandaj ai vit u quajt “Sennetu-l-Huzni-Viti i dëshpërimit”. Në këtë krizë të thellë dhe në këtë gjendje të rëndë dëshpërimi, Pej gamberi a.s. gjeti strehim te një kopsht, i ngriti duart lart kah qielli duke iu lutur All-llahut thellë nga shpirti për ndihmë e përkrahje, tha: “O Zoti im, Ty të ankohem për dobësinë e paaftësinë time dhe për njerëzit, që nuk më kuptojnë. Ma shpejto ngadhënjimin e së vërtetës ose ma merr shpirtin dhe më thirr te Vetja jote në botën tjetër më të mirë”.
Kur Hadixheja ndërroi jetë, profeti deshi të rimartohej, dhe bukuria nuk ishte prej kritereve të tij në zgjedhjen e partnereve të jetës. Edhe po të kishte vepruar në këtë mënyrë, ai nuk do të ishte kritikuar. Konsiderata kryesore e tij ishte fuqizimi i lidhjeve të tij me burrat, të cilët i kishin dedikuar jetët e tyre mesazhit dhe thirrjes së tij. Ai zgjodhi Aishen, vajzën e Ebu Bekrit, pavarësisht nga mosha e vogël, zgjodhi Hafsën, vajzën e Umerit, pavarësisht se nuk ishte e bukur. Pastaj zgjodhi Ummu Selemen, vejushën e komandantit të tij, i cili ra dëshmor në rrugën e Allahut, dhe bashkë më të gruaja e tij vuajti mjaft në migrimin në Abisini, dhe pastaj nga Abisinia në Medinë. Përpara asaj ishte Saudah, një grua e cila kishte hequr dorë nga martesa për shkak të moshës së madhe. Jeta me këto katër gra nuk pritej të ishte e mbushur me zbavitje dhe gëzime, po edhe nëse ishte, nuk ka pse të fajsohej Profeti a.s. për këtë. Mund të thoni: Por Profeti a.s., kur ndërroi jetë la nëntë gra. Si ka mundësi kjo, po ashtu si mundet të ketë atë që të tjerët nuk munden? A mos është kjo hapje e derës drejt epshit dhe përgji gje ndaj thirrjes së kënaqësisë? Në përgjigje të kësaj ne themi: A gjendet ndonjë vend për kënaqësi në jetën e një burri, i cili nuk qëndroi asnjë ditë të vetme larg përpjekjes së luftës së vazhdueshme dhe xhihadit rraskapitës? Me siguri shumë personalitete të rëndësisë së madhe janë kaq të zënë me problemet e njerëzve, sa mezi të shijojnë një orë pushim veçse kur duan të rifitojnë për fundimin e mundimeve të pafund një herë e mirë. Atëherë si ka qenë situata e profetëve të mëdhenj, të cilët u përballën me perceptimin e arabëve, siç edhe u treguam? Po ashtu themi çfarë vendi zë kënaqësia në jetën e një njeriu, i cili e kundërshtoi atë që në rininë e tij? A ka mundësi ta zhyste veten e vet brenda saj, kur ishte burrë i moshuar? Me siguri kushtet që i rrethonin pesë gratë e tjera, e bënë të jetonte me to një pjesë të bar rës që Profetit i duhej të bartte në funk sionin e tij si udhëheqës shteti, kur ishte përgjegjës për komunitetin dhe çdo individ të tij. Po ashtu ishte pjesë e përgjegjësisë së tij për të ngritur të mirën dhe për të çrrënjosur të keqen.
Merr për shembull martesën e tij me Zejneb bint Xhahshin: kjo martesë ishte një provim i vështirë për Profetin a.s. Allahu e kishte urdhëruar të hynte në të për të shkatërruar një traditë e cila ishte mjaft e përhapur midis arabëve, ku priu tërë siklet dhe me vështirësi. Zejnebi ishte njëra prej kushërirave të tij, të cilën ai e kishte njohur qysh në fëmijëri. Ishte ai që deshi ta martonte me Zejd ibn Harithah. Megjithëse asaj nuk i pëlqeu ideja, dhe vëllai i saj e kishte kundërshtuar martesën për shkak të krenarisë të pozitës së familjes së tij. Zejneb ishte prej kurejshëve, ndërsa Zejd ishte një skllav të cilin Profeti a.s. e kishte liruar dhe e kishte adoptuar si djalë dhe e thërrisnin Zejd ibn Muhammed. Profeti a.s. kishte insistuar për këtë martesë, sepse ai donte të thyente krenarinë e arabëve për prejardhjet e tyre, ajo nuk kishte asnjë zgjedhje veçse të pranonte vendimin e Profetit a.s. mbi çështjen, veçanërisht pasi u shpall ajeti i mëposhtëm.
“Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre per sonale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër fare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.” (Kur’an 33:36)
Kështu ajo u martua me Zejdin, pavarësisht nga ngurrimi në zemrën e saj. Shumë shpejt ai zbuloi se nuk mund të jetonte me atë dhe shkoi e u ankua tek Profeti a.s., i cili ndërhynte herë pas here për t’vënë gjërat në rregull, por pa rezultat. Në këto rethana Allahu i shpall Profetit a.s. se ai duhej ta lejonte Zejdin të divorcohej prej saj dhe se ai duhej të martohej me të. Profeti a.s. ishte në shqetësim të madh për këtë urdhër të çuditshëm dhe ai e mbajti brenda vetes, prej frikës se mos njerëzit do të thoshin se ai po martohej me nusen e djalit të tij, e cila nuk ishte e lejueshme. Megjithatë, ç’do të thoshin njerëzit, ishte ajo që Allahu donte të shkatërronte; ishte e detyrueshme për Profetin a.s. të zbatonte këtë urdhër dhe duke shpresuar që Allahu do ta shpëtonte prej kësaj situate. Madje ai shkoi më larg se kaq: kur Zejdi erdhi për t’u ankuar për gruan dhe i shpjegoi se ai kishte për qëllim të divorcohej me të, Profeti a.s. i pati thënë: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe ki frikë nga Allahu!”. (Kur’an 33:37)

Cilësitë dhe shprehitë e bukura morale të të Dërguarit të Allahut

“Allahu i Madhëruar mua më ka dërguar për ta plotësuar moralin e bukur.” i Dërguari a.s. ishte më superior ndaj të gjithë pejgamberëve të tjerë: në dije, në njohje, në të kuptuar, në intelekt, në mprehtësi, në siguri, në njohje të sigurt, në zgjuarsi, në kapacitetin mendor, në zemërgjerësi, në modesti, në dhembshu ri, në butësi, përkrahje, në ndjeshmëri, në durim, në entuziazëm, në atdhetari, në devotshmëri, në besueshmëri, në kurajë, në madhështi, në trimëri, në elokuencë, në retorikë, në guxim, në bukuri, në të shmangurit ndaj kënaqësive të jetës tokësore, në dëlirësi, në shpirtmirësi, në ndershmëri, në frikë-respekt. Ai i falte njerëzit e tjerë për sjelljet e tyre keqdashëse ndaj tij, si shokët, edhe ar miqtë e tij po ashtu. Ai kurrë nuk hakmerrej kundrejt tyre. Kur ata bënë që nga faqja e tij e bekuar të rridhte gjak dhe thyen dhëmbin e tij të bekuar gjatë luftës së shenjtë në Uhud, ai shqiptoi bekimin e mëposhtëm rreth njerëzve, të cilët i shkaktuan atij këto dëmtime: “O Zot, fali ata për padijen e tyre.” – Ai ishte jashtëzakonisht i dhembshëm, ai u jepte kafshëve ujë për të pirë. Ai mbante në duart e tij enën derisa kafshët ngopeshin. Ai pastronte papastërtitë prej kalit që përdorte. – Kur njerëzit e thërrisnin atë, kushdo qofshin ata, ai u përgjigjej, ‘Lebbejk’ – ‘Po zotëri’.(6)

Kjo ishte nëna e besimtarëve që jetoi një jetë të lumtur me Profetin a.s..

Dr. Rexhep Suma

______________________
Referencat shkencore:

1. Kurani përkthim me komentim në gjuhën shqipe, h.Sherif Ahmeti, 1413 h, Medine.
2. Ila Ibneti,, Zejnep El-Gazali, vl. nr 2, fq 32, 1996, darutevzij ve neshr el islamije.
3. Abdul Hamid Kishk, Bina El usre El muslime, fq 125, Kajro.
4. Musnedi Imam Ahmed, VI/118
5. Sahihul Buhari, kaptina martesa e resulullahut a.s me Hatixhen r.a I/539.
6. Safijurrahman El-Mubarekfuri Nektari i Vulosur i xhenetit. Nun, 1420/1999, Shkup. Muhamed Gazali, Nënat e besimtarëve www.erasmusi.org/afisho_temat.phpf=79

Dituria Islame 215