Prishtinë, më 6 nëntor 2024

Drejtoria për Financa dhe Buxhet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot trajnim me arkëtarët e institucioneve dhe organeve të Bashkësisë Islame të Kosovës rreth digjitalizimit të pagesave, e i cili do të hyjë në fuqi nga data 1 janar 2025.

Fillimisht këtë takim e përshëndeti edhe kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili përgëzoi për punën arkëtarët e institucioneve dhe organeve të BIK-ut, e më pas kërkoi nga ta që ta shtojnë aktivitetin dhe punën e tyre gjithnjë në të mirë të besimtarëve tanë myslimanë.

Trajnimin e udhëhoqën drejtori i Drejtorisë së Financave dhe Buxhetit, z. Tanseli Rogova dhe zëvendësi i tij, z. Malësor Kelmendi, të cilët ligjëruan përkitazi me formën dhe funksionimin e këtij programi të digjitalizimit.

Burimi
* Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.