Prishtinë, më 22 nëntor 2024
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, është pritur sot në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi.
Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Obiliqit, duke shprehur kështu gatishmërinë e dy palëve që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjithnjë për të mirën e besimtarëve dhe qytetarëve tanë.
Myftiu Tërnava me këtë rast shprehu falënderimet e tij dhe të institucionit që ai drejton për ndarjen e parcelës në fshatin Shkabaj, e cila do të shërbejë për ndërtimin e xhamisë së re.
Burimi
* Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.