Prishtinë, më 22 nëntor 2024
Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit.
Në këtë ceremoni qenë të pranishëm kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi, administrata e Këshillit të BI-së së Obiliqit, si dhe qytetarë të Shkabajt.
Myftiu Tërnava në fjalën e tij, tha se në këtë vend, përveç xhamisë do të ndërtohen edhe objekte të tjera, të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve të këtij vendi.
Gjatë ditës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mbajti hytben e xhumasë në Xhaminë Qendrore të Obiliqit, ku ligjëroi rreth vlerës dhe begative të ndërtimit të xhamive.
Burimi
* Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.