“Thuaju besimtarëve që të mos hedhin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; kjo është më mirë për ta.
Me të vërtetë, Allahu është i dijshëm për atë që punojnë ata.
Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe le të mos tregojnë nga stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme (të domosdoshme).
Dhe, le të lëshojnë pelerinën e vet në anët e (trupit të) tyre dhe le t’u mos tregojnë stolitë e tyre, përpos: bashkëshortëve të tyre, ose baballarëve të tyre, ose vjehrrive të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve të tyre, ose djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave të tyre ose grave (mikeshave) të tyre, ose atyre që i kanë nën pushtet (si skllavët), ose atyre që u shkojnë pas (për të arritur lëmoshë) e që nuk kanë pretendime tjera ndaj femrave.
E këta janë meshkujt apo fëmijët që nuk i dinë ngacmimet e femrave.
Dhe mos t’i rrahin këmbët e tyre (për tokë) që të hetohen stolitë e tyre të fshehta.
Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Allahu, që të arrini shpëtimin!
(Nur: 30-31)
وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَاعًا فَاسْأَلُوهُنَّ مِنْ وَرَاءِ حِجَابٍ ۚ ذَٰلِكُمْ أَطْهَرُ لِقُلُوبِكُمْ وَقُلُوبِهِنَّ .
“E, kur të kërkoni prej atyre diçka, kërkoni (atë) prapa perdes.
Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyreve.”
(Ahzab: 53).
إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولَٰئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْئُولًا.
“Me të vërtetë, të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra (mendja), të gjitha këto janë përgjegjëse për atë (që ka anuar).”
(Isra: 36).
يَعْلَمُ خَائِنَةَ الْأَعْيُنِ وَمَا تُخْفِي الصُّدُورُ.
“Allahu di për shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra.”
(Gafir: 19).
Transmetohet nga Ubadete ibni Sa’mit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Mi garantoni mua gjashtë gjëra, unë ua garantoj xhenetin:
Kur të flisni, flisni të vërtetën, zbatone premtimin kur të premtoni, nëse ju besohet (ju lihet) diçka amanet, çojeni amanetin në vend, ruani organet gjenitale, ruane shikimin(ule shikimin nga harami) dhe largoni duartë (nga të bërit dëm).”
(Shënon: Ahmedi: 22251, Ibn Hibani në Sahihun e tij: 271).
Transmetohet nga Burejde,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- i tha Aliut,- Allahu qoftë i kënaqur me të:
“O Ali ! Mos e paso shikimin (e parë të rastësishëm) me shikim tjetêr (dytin me qëllim).
Sepse, shikimi i parë është pêr ry, kurse tjetri pas tij(i dyti) nuk është për ty.”
(Shënon: Ebu Davudi: 2149, Tirmidhiu: 2777).
Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Zinaja e syve është shikimi(në haram), zinaja e veshëve është dëgjimi, zinaja e gjuhës është të folurit e saj, zinaja e dorës është prekja,zinaja e këmbës është ecja, zemra luhatet duke anuar dhe dëshiruar(zinanë), kurse nfund organi gjenital e vërteton ose e përgënjeshtron.”
(Shënon: Muslimi: 2567, Buhariu: 6343).
Transmetohet nga Ukbete ibn Amir,- Allahu qoftë i kênaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thênê: “Mjer për ju, mos hyni në ato vende ku rrinë gratë.”
Një njeri nga Ensarët, tha:
Po sikur të hyjnë të afërmit e bashkêshortit (kunati-vllai bashkshortit) saj, mixha i bashkëshortit, etj)?
Pejgamberi alejhi selam, tha:
“Po të hynte(të vetmohet me të) edhe kunati saj, ai është vdekje për të.”
(Shënon: Buhariu: 5232, Muslimi: 2172).
Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:
“Mos të vetmohet askush nga ju me ndonjë femër, përveç nëse me të është prezent mahremi i saj (burri i saj, etj).”
(Shënon: Buhariu: 5233, Muslimi: 1341).
Transmetohet nga Makil ibn Jesari,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:
“Më e mirë për ju do ishte të goditeni nga dikush në kokë me gjilpërë të hekurit, sesa ta prekni dikush nga ju një grua, e cila nuk është e lejuar për ju ta prekni.”
(Shënon: Taberani në Muxhmeu ez zeuaid: 4/326, dhe Bejhekiu. Taberani thotë se hadithi është sahih).
Autor: Muhamed Ahmed el Adeviju
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.