وَلَا تُطِعْ كُلَّ حَلَّافٍ مَهِينٍ.
هَمَّازٍ مَشَّاءٍ بِنَمِيمٍ.
“Dhe mos ju përul ti atyre që betohen (rrejshëm), e që janë të poshtër, lajkatarit dhe atë që transmeton fjalët për të keq.”
(Kalem: 10-11).
وَيْلٌ لِكُلِّ هُمَزَةٍ لُمَزَةٍ.
الَّذِي جَمَعَ مَالًا وَعَدَّدَهُ.
يَحْسَبُ أَنَّ مَالَهُ أَخْلَدَهُ.
كَلَّا ۖ لَيُنْبَذَنَّ فِي الْحُطَمَةِ.
وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْحُطَمَةُ.
نَارُ اللَّهِ الْمُوقَدَةُ.
الَّتِي تَطَّلِعُ عَلَى الْأَفْئِدَةِ.
إِنَّهَا عَلَيْهِمْ مُؤْصَدَةٌ.
فِي عَمَدٍ مُمَدَّدَةٍ.
“Mjer për çdo përqeshës – shpifës, që grumbullon pasuri dhe e ruan, (për ardhmërinë e ëndërruar)
dhe mendon që ajo pasuri e tij, do ta bëjë të pavdekshëm!
Jo, jo! Mashtrohet!
Ai, me të vërtetë, do të hidhet (në) Hutameh (Skëterrë), i habitur;
E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh?
Ai është zjarri i ndezur i Zotit, i cili do të depërtojë deri në zemër.
Ai (zjarri) do të jetë i mbyllur mbi ta (si saç), në shtylla të gjata flakëruese.”
(Humeze: 1-9).
ِ قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ.
مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ.
وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ.
وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ.
وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ.
“Thuaj: “I lutem dhe mbështetem te Zoti i agimit që të më mbrojë nga sherri i të gjitha krijesave, dhe prej sherrit të natës kur kaplon terri, dhe prej sherrit të falltorëve që fryejnë në nyje (bëjnë magji), dhe nga sherri i ziliqarit kur e shfaq zilinë!.”
(Felek: 1-4).
وَالَّذِينَ يُؤْذُونَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِغَيْرِ مَا اكْتَسَبُوا فَقَدِ احْتَمَلُوا بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُبِينًا.
“E, ata që i ofendojnë muslimanët dhe muslimanet, për atë që nuk e kanë bërë, (të tillët), në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes shpifje dhe mëkat të qartë.”
(Ahzab: 58).
Transmetohet nga Hudhejfe ibnul Jemani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve (ai i cili bartë fjalët në mesin e njerëzve).”
(Shënon: Buhariu: 6056, Muslimi: 105).
Transmetohet nga Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Asnjëri nga ju mos më përcjellni diçka për njêri tjetrin (fjalë jo të mira, mëkate, etj), sepse un saherê që t’ju takojë juve dhe ata, dua t’u dal përpara me zemër të pastër (duke pasur mendim tê mirë për çdonjërin).”
(Shênon: Ebu Davudi: 4860, Tirmidhiu: 3893, 3894).
Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Kaloi pranë dy varreve i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe tha:
“Këta dy janë duke u dënuar, por nuk janë duke u dënuar se kanë bërë diçka të madhe (mëkat të madh).
Njëri prej tyre nuk ishte i kujdesshëm gjatë urinimit (nuk mbrohej nga pika e urinês), kurse tjetri barte fjalë në mesin e njerëzve.”
(Shënon: Buhariu: 216, Muslimi: 292).
Autor: Muhamed Ahmed el Adeviju.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.