Allahu, xhele ue ala, thotë;
وَلَا تَحْسَبَنَّ اللَّهَ غَافِلًا عَمَّا يَعْمَلُ الظَّالِمُونَ ۚ إِنَّمَا يُؤَخِّرُهُمْ لِيَوْمٍ تَشْخَصُ فِيهِ الْأَبْصَارُ.
“E ti, mos mendo, kurrsesi, që Perëndia nuk vëren atë që punojnë zullumqarët!
Ai, vetëm ua shtyen (dënimin) dei në Ditën kur sytë e tyre do të mbeten të hapur.”
(Ibrahim: 42).
وَسَيَعْلَمُ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَيَّ مُنْقَلَبٍ يَنْقَلِبُونَ.
“E, me të vërtetë, zullumqarët – do ta dinë se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).”
(Shuara: 227).
I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
أخرج البخاري ومسلم وغيرهما عن ابن عمر رضي الله عنهما، قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
” الظلم ظلمات يوم القيامة.”
Transmetohet nga Ibën Omeri, radijAllahu anhuma, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë;
“Padrejtësia (zullumi) është errësirë në ditën e kijametit (gjykimit).”
Shënuan: Buhariu: 3/99, Muslimi: 4/1996(2579), Ahmedi: 2/92,106,136,137,156. Tirmidhiu: 4/377(2030).
اخرج البخاري ومسلم وغيرهما أن رسول الله صلى الله عليه وسلم، قال:
إن الله ليمالي للظالم حتى إذا أخذه لم يلفته. ثم قرأ : وَكَذَٰلِكَ أَخْذُ رَبِّكَ إِذَا أَخَذَ الْقُرَىٰ وَهِيَ ظَالِمَةٌ ۚ إِنَّ أَخْذَهُ أَلِيمٌ شَدِيدٌ.
I Dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
“Vërtetë, Allahu i Madhëruar do ta afatizojë zullumqarin derisa kur ta kap, nuk do të mund t’i shpëton.
Pastaj, Pejgamberi, alejhi selam, lexoi ajetin nga Kur’ani:
“I tillë është dënimi i Zotit tënd kur ndëshkon vendbanimet, të cilat bënin zullum.
Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhëmbshëm dhe i ashpër.”
(Hud: 102).
Shënuan: Buhariu: 5/214, Muslimi: 3/1997, Tirmidhiu: 5/288 (3110), Ibën Maxhe; 2/1332 (4018).
أخرج مسلم وغيره عن النبي صلى الله عليه وسلم فيما يرويه عن ربه عز وجل أنه قال:
“ياعبادي إني حرمت الظلم على نفسي وجعلته بينكم محرما فلا تظالمو.”
Transmetohet nga Pejgamberi alejhi selam, se Allahu i Madhëruar, ka thënë:
“O ju robërit e Mi!
Unë e kam ndaluar padrejtësinë (zullumin) edhe për Vete, sikur që e kam ndaluar edhe në mesin tuaj, andaj mos i bëni njëri tjetrit padrejtësi.”
Shënon Imam Muslimi dhe disa të tjerë.
ففي الصحيحين من رواية ابن عباس لما أرسل النبي صلى الله عليه وسلم معاذا إلى اليمن، قال:”….واتّق دعوة المظلوم فإنّه ليس بينها وبين الله حجاب.”
Transmeton Ibën Abasi, radijAllahu anhuma, se kur e dërgoi pejgamberi alejhi selam, Muadhin, radijAllahu anhu, në Jemen, ndër to, i tha:
“…. Ke kujdes nga duaja e atij qe i është bere padrejtësi (zullum), ngase në mes duasë së tij dhe Allahut nuk ka perde.”
Shënuan: Buhariu dhe Muslimi.
أخرجه الترمذي وابن ماجة عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه قال:
ثلاثة لا ترد دعوتهم، منهم: والمظلوم يرفع الله دعوته فوق الغمائم، ويقول:
وعزتي وجلالي لأنصرنك ولو بعد حين.”
I Dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë;
“Tre dua, Allahu nuk i refuzon (nuk i kthen mbrapa pa përgjigje), ndër to:
…. duanë e atij që i është padrejtësi (zullum), Allahu e ngre mbi re (mbi qiej), dhe Allahu thotë: Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Time! Do të ndihmoj, qoftë edhe pas një kohe.”
Shënuan: Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe.
عن أبي هريرة رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه قال:
” ثلاث دعوات مستاجبات لا شك فيهن:
دعوة المظلوم، دعوة المسافر ودعوة الوالد عن ولده.”
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
” Tre dua pranohen (kthehen mbrapa me përgjigje), e që nuk ka dyshim në to, janë:
1. Duaja e atij qê i është padrejtësi (zullum).
2. Duaja e udhëtarit dhe
3. Duaja e prindit për fëmijën e tij.”
Shênuan: Ahmedi: 2/258, 348, 478, 517, 523. Ebu Davudi: 3/187 (1536), Tirmidhiu: 4/314, 5/502 (1905, 3448).
Ibën Maxhe: 2/1270 (3862) dhe Ibën Hibani: 6/416 (2699).
قال النبي صلى الله عليه وسلم:
ثلاثة لا ترد دعوتهم : الصائم حتى يفطر، والإمام العادل ، ودعوة المظلوم يرفعها الله فوق الغمائم وتفتح لها أبواب السماء ويقول الرب: وعزتي لأنصرنك ولو بعد حين.”
I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë;
“Tre personave nuk i refuzohet duaja (nga Allahu):
1. Agjëruesi, derisa të bëjë iftarë.
2. Udhëheqësit, imamit të drejtë dhe
3. Duanë e atij që i është padrejtësi (zullum), Allahu e ngre mbi re (mbi qiej), i hapen asaj duaje dyertë e qiellit dhe Allahu thotë;
Pasha Krenarinë Time!
Do të ndihmojë, qoftë edhe pas një kohe.”
Shënuan:
Ahmedi: 2/305, 445. Tirmidhiu: 5/578 (3598), Ibën Maxhe: 1/557 (1752), Ibën Huzejme: 3/199 (1901), Ibën Hibani: 8/215 (3428), Taberani: 3/414 (1315), Bejhekiu: 3/345, 8/162, 10/88.
Transmetohet nga Ebi Bekrete, radijAllahu anhu, se ka thënë;
I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Nuk ka mëkat që e meriton më shumë shpejtimin e dënimit të Allahut për kyrerësinë e saj në dunja dhe në ahiret, sesa: Zullumi dhe shkëputja e lidhjeve farefisnore.”
Shënuan:
Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe.
Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu, radijAllahu anhu, se ka thënë:
“I dërguari i Allahut, ka thënë:
Nuk ka musliman që e lutë Allahun me lutje në të cilën nuk ka mëkat dhe as shkëputje të lidhjeve farefisnore, e që Allahu mos t’ia dhurojë njërën nga këto tre gjëra:
1. Ose i përgjigjet lutjes së lutësit.
2. Ose ia largon një fatëkeqësi në varësi të lutjes.
3. Ose ia vanon përgjigjen e lutjes për ahiret (botën tjetër), e lutësi e merr shpërblimin në varësi të lutjes.
Sahabët i thanë;
O i dërguar i Allahut!
Po nëse i lutemi shpesh Allahut!
I dërguari i Allahut, tha:
Allahu ka shumë, i dhuron edhe më shumë lutësit.”
Shënon: Hakimi dhe thotë; Zingjiri i këtij hadithit është sahih (i saktë).
Shejh Muhamed Ibën Hasen Alu Shejh.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani