POLITIKA E KODIT TË ETIKËS DHE SJELLJES

1.0 QËLLIMI I KODIT TË ETIKËS DHE SJELLJES

Të gjithë muslimanët, sidomos anëtarët e organizatës tonë duhet të mbështesin të gjitha vlerat islame dhe t’i vënë në jetë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Kodi i Sjelljes ofron një sërë standardesh për sjellje në situata të ndryshme. Ky Kod i Sjelljes zbatohet për të gjithë në ambientet e organizatës apo edhe në aktivitetet në terren të cilat janë të sponsorizuara nga organizata.

2.0 PËRGJEGJËSIA

Sjellja publike dhe private e muslimanëve mund të frymëzojë dhe motivojë njerëzit, por ajo gjithashtu mund të skandalizojë dhe minoj besimin e popullit. Muslimanët duhet, në çdo kohë, të kenë sjelljen e tyre më të mirë. Përgjegjësia për respektimin e Kodit të Sjelljes bije mbi individin. Anëtarët të cilët shpërfillin këtë Kod të Sjelljes do t’i nënshtrohen masave korrigjuese. Masat korrigjuese mund të marrin forma të ndryshme, nga një vërejtje verbale, përjashtim nga anëtarësimi dhe në varësi të natyrës specifike dhe rrethanave të veprës penale si dhe shkallës së dëmit derivojnë edhe masat e tjera.

 

3.0 SJELLJA PAHIJSHME 

Organizata siguron një mjedis profesional që është i lirë nga kërcënimet fizike, psikologjike, ngacmimet me gojë apo me shkrim.

– Anëtarët e organizatës duhet ta mbajnë njëri-tjetrin të përgjegjshëm për të ruajtur standardet më të larta etike dhe profesionale. Anëtarët kanë për detyrë të raportojnë çdo shkelje etike ose profesionale e të tjerëve.

– Asnjë zyrtar, imam, aktivist apo vullnetar nuk do ta përdorë pozitën e tij apo të saj për të ushtruar pushtet dhe autoritet të paarsyeshëm ose të papërshtatshëm.

– Përdorimi i alkoolit dhe drogave të paligjshme është i ndaluar rreptësishtë.

– Anëtarët e organizatës nuk duhet të angazhohen në abuzimin fizik, psikologjik, me shkrim apo verbal ndaj imamëve, zyrtarëve, vullnetarëve, apo anëtarëve të tjerë dhe nuk duhet të tolerojë ngacmimin e tillë nga një anëtar tjetër i organizatës.

– Sjellja e pahijshme përfshin një gamë të gjerë të sjelljeve fizike, me shkrim, ose me gojë, duke përfshirë por pa u kufizuar në:

   * Abuzimin fizik ose mendor

   * Gjuhën e pahijshme, të vrazhdë, profane apo abuzive

   * Argumentimet ndezëse, përçarëse ose konfliktuoze

   * Sulmet fizike

   * Fyerjet racore

   * Sharjet nënçmuese lidhur me etninë apo prejardhjem.

   * Shakatë e padëshirueshme, komentet apo insinuatat seksuale

   * Shfaqja e materialeve fyese ose joislame

   * Poshtërimet, talljet, kërcënimet, apo degradimi i fëmijëve dhe /ose të rinjve. 

   * Përdorimi i çfarëdo metode disiplinuese që i frikëson ose poshtëron fëmijët dhe/ose të rinjtë. Përdorimi i karakterit ofendues ose të papërshtatshëm në praninë e fëmijëve dhe/ose të rinjve.

   * Dëmtimet fizike të pasurisë dhe aseteve të organizatës.

– Sjellja e pahijshme mund të jetë një incident i vetëm i rëndë ose një model i vazhdueshëm i sjelljes, ku qëllimi apo efekti është për të krijuar një mjedis armiqësorë, ofendues ose frikësues.

– Akuzat për sjellje të pahijshme do të merren seriozisht dhe duhet të raportohen menjëherë. Kur duket se një anëtar ka shkelur këtë Kod të Sjelljes apo parimet e tjera fetare, morale apo etike, anëtarët e organizatës duhet të raportojë çështjen tek udhëheqësia, ose tek çdo anëtar i Bordit apo organeve të tjera të organizatës.

 

4.0. KONFLIKTI I INTERESIT

Anëtarët dhe zyrtarët duhet të shmangin situatat që mund të paraqesin konflikt interesi. Edhe paraqitja e konfliktit të interesit mund ta vejë në pikëpyetje integritetin dhe sjelljen profesionale.

– Anëtarët duhet të shpalosin të gjithë faktorët relevantë dhe të informojnë të gjitha palët, kur një konflikt real ose potencial i interesit lind.

– Asnjë anëtar nuk duhet të përfitoj nga ata që është janë duke ofruar shërbime, duke përfituar më tej favore në interesin e tyre personal, politik, apo të biznesit.

 

5.0. INTEGRITETI

Integriteti moral nuk duhet të rrezikohet asnjëherë nga:

  • Mungesa e ndershmërisë së plotë; 
  • Shkelja e zotimeve bashkëshortore, atyre ndaj familjes, dhe vendit,
  • As nga veprimet e pavend ndaj seksit të kundërt. 

Anëtarët duhet që borxhet e tyre ndaj kujtdo qoftë t’i paguajnë në kohën e duhur. 

Anëtarët duhet të jenë të vetë-disiplinuar në çdo gjë, madje duke mos lejuar as edhe pamjen e keqe.

Veprimet flasin më shumë se fjalët. Predikimi më i fortë është jeta që jetoni. 

Mendimet duhet të pastrohen nga edukata.

Ju dhe shokët tuaj aktivistë jeni ata që përbëni ekipin. Shokët tuaj meritojnë mbështetjen tuaj. Çdo anëtarë duhet të jetë afirmues për të tjerët.

Asnjëherë mos lejoni që nga goja e çfarëdo personi të dëgjohen komente kritike apo ofenduese në lidhje me një tjetër koleg tuajin, komente që kanë qëllim denigrimin. Por nëse vëreni gjëra të dyshimta apo të pa përshtatshme të ndonjë anëtari, me edukatë të lartë dhe vetëm me persona përgjegjës adresoni ato. 

Jeni të gatshëm për të ndihmuar kolegët e rinj që vijnë në organizatën apo në komunitetin tuaj. Respektoni dhe nderoni ata që janë më të vjetër dhe që kanë dhënë vite të jetës së tyre për kauzën.

Jeni të gatshëm që lehtësisht të kërkoni falje, kërkimfalja është nga inkurajimet e forta për unitetin e grupit, aq sa është edhe pranimi i kërkimit të faljes. 

Gjithmonë trajtoni të tjerët siç dëshironi që të tjerët tu trajtojnë juve.

Në momentin që pranoni përgjegjësi të reja, flisni pozitivisht për paraardhësit tuaj në punë, duke pranuar kontributet e tyre dhe pikat e forta. Miqtë më të afërt të ish kolegëve tuaj së shpejti do të jenë mbështetësit tuaj.

Ndërtoni organizatën tuaj duke u mbështetur maksimalisht në forcat tuaja.

Kur lëni një punë ose përgjegjësi që keni bartur, bëjeni tranzicionin tek pasardhësit tuaj të lehtë sa të jetë e mundur. Prezentoni ata personalisht me komunitetin dhe udhëheqësit komunitetit, duke përfshirë çdo kontakt me ndikim. 

Nëse për ndonjë arsye ju do të jeni në një komunitet ku kolegët apo vëllezërit tuaj janë aktiv, informojini ata për praninë tuaj.

 

6.0. STANDARDET PERSONALE

Unë do të përpiqem në çdo kohë të jem i vetëdijshëm për rëndësinë e punës sime.

Unë do të përpiqem me lutje për të thelluar përkushtimin tim ndaj Zotit dhe vazhdimisht jetoj për këtë angazhim, para çdo gjëje.

Unë punën time do ta bëj me dashuri të pasosur.

Unë do të përpiqem për t’i dhënë kohë të mjaftueshme zhvillimit të kapaciteteve të mia intelektuale, në kultivimin krah për krah të mendimit bashkëkohorë, dhe në përgatitjen e mesazheve të mia drejtuar të tjerëve.

Unë do të përpiqem për ta mbajtur trupin tim të aftë fizikisht dhe ta mirëmbaj imazhin tim.

Unë do të përpiqem për të ruajtur një standard të lartë moral në të folur dhe në sjellje, pa anashkaluar fare edhe sjelljen dhe dukjen e hijshme në veshje. 

Unë do të përpiqem për të dhënë kujdesin dhe kohën e plotë në përmbushjen e detyrave të mia në grup, në aktivitetet në komunitet dhe aktivitetet vullnetare.

Unë do të përpiqem për të vepruar paqortueshëm në të gjitha çështjet qysh nga ato familjare, të biznesit personal, ato financiare dhe të menaxhimit. Gjithë këtë që të mos futem në borxhe apo veprime të tjera të cilat do të më turpëronin mua, organizatën time dhe komunitetin tim. 

Unë do të përpiqem të paraqesë një ekuilibër të së vërtetës me takt dhe në mënyrë shumë konstruktive.

Unë do të përpiqem ta pranojë ndikimin e të tjerëve mbi jetën dhe shërbimin tim, kujtdo që më ka ndihmuar dhe mbështetur do tua jap kreditin e duhur, gjithmonë do të ruaj burimin e materialeve të përdorura. 

Unë do të përpiqem maksimalisht të rregullojë sjelljen e familjes time.

 

7.0. STANDARDET MORALE

Unë para Zotit e pranojë detyrën e aktivistit si një detyrim të shenjtë dhe me besnikëri do të kryejë të gjitha detyrat e mija deri sa të lirohem nga kjo përgjegjësi.

Unë do të jem një aktivist që kujdeset për rrugën shpirtërore dhe moralin shoqëror të komunitetit tim. 

Do të përpiqem të jem një tërheqës i vërejtjes dhe një inkurajues për mirësi.

Unë do të predikoj Fjalën e Zotit me dashuri dhe durim.

Unë do ta konsideroj shërbimin tim si primar, shpërblimin tim si dytësorë.

Unë asnjëherë nuk do ta cenoj konfidencialitetin. 

Unë do të respektoj grupin dhe udhëheqjen e grupit edhe kur nuk mund ta arsyetojë me arsyen time ndonjë vendim apo veprim të tyre.

Unë do të largohem nga të dhënat dhe prona e grupit apo e organizatës në mënyrën më të mirë, në momentin kur përgjegjësitë e mia ndërpriten.

 

8.0. STANDARDET PROFESIONALE

Unë do të respektoj hierarkinë dhe do të bëj shërbim përtej autoritetit tim vetëm në raste urgjente ose me pëlqimin e udhëheqësit tim.

Unë do të gjej formë për të përmirësuar punën e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të mi.

Unë do të merrem me nder me të gjithë atë që kanë krijuar dhe punuar paraardhësit e mi dhe me nder do tu trashëgoj dhe ndihmoj atyre që vijnë pas meje.

Unë gjithherë do të jem entuziast për të promovuar misionin tonë.

Në rast të ndonjë ndryshimi në pozicionin tim doktrinor apo për ndonjë arsye tjetër me të cilën unë nuk e gjej veten më tutje në harmoni ose simpati me grupin apo organizatën, unë do të tërhiqem vullnetarisht. Dhe pas tërheqjes do të ruaj konfidencialitetin për grupin dhe ndaj grupit.

 

Unë, __________________________________________. E kam lexuar dhe e kam kuptuar tërësisht këtë kod. Dhe me vullnetin e lirë dhe bindjen personale e pranoj si të tillë.

 

Data: ____ / ____/ ___________.