Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: Tetor 2012

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 01.10.2014

Historiku

Në fshatin Sllatinë e Epërme, 25 km në jug-perëndim të Gjilanit, gjendet një xhami e ndërtuar në vitet e para të shek. XX. Nga mbishkrimi mbi derën hyrëse të xhamisë, viti i ndërtimit të xhamisë shënon viti 1321-1325 sipas kalendarit të Hixhrit, që përkon me vitet 1905-1907.
Xhamia është ndërtuar me iniciativë të Emin Agës, vendës i Sllatinës, nga dymbëdhjetë mjeshtër dibranë.
Xhamia ka planimetri drejtkëndëshe, e ndërtuar kryesisht nga guri. Kulmi është katërujës, i mbuluar me tjegulla argjile. Nga brenda ka formë gjysmë-sferike të mbyllur, të vendosur mbi tambur tetëkëndësh, por forma e saj konike nga brenda tregon se nuk është ruajtur ngritja tetëkëndëshe nga baza.
Xhamia ka në pjesët përbërëse të saj hajatin, minaren dhe sallën e lutjeve. Hajati është i vendosur mbi katër shtylla me kapitel në një lartësi prej gjysmë metri, ndërsa pjesa tjetër e shtyllave është tetëkëndëshe, punuar nga druri i bungut, i lyer me llak pa ngjyrë. Hajati gjithashtu mbulohet me kulm tre ujor të mbuluar me tjegulla argjile.
Minarja ka bazë katrore, trung rrethor, me galerinë – sherefen në pjesën e sipërme, të mbuluar me kulm në formë koni – kylah.
Salla e lutjeve ruan pjesët e saj origjinale të punuara me një mjeshtëri të rrallë. Mimberi është i punuar nga guri, i dekoruar me motive bimore. Mihrabi është i thjeshtë me pak dekorime, ndërsa qyrsi ka ngjyrën e bardhë nëpër të cilën janë tërhequr dy vija ngjyrë blu.
Salla e lutjeve është dekoruar me piktura kryesisht me motive bimore. Muret e sallës janë dekoruar me arabeska ku janë shkruar pjesë nga libri i Kuranit. Dy prej arabeskave janë punuar në formë të diellit.
Mahfili është punuar i ri në bazën e të atij të vjetrit. Dekorimet janë bërë edhe mbi arkitraun e derës hyrëse. Janë katër rrathë gjithsej, dy prej të cilëve janë me motiv bimor, ndërsa dy të tjerë me motiv astral, në formë dielli me rreze.
Në oborr të xhamisë gjenden edhe varrezat e vjetra të fshatit.
Gjatë viteve janë kryer ndërhyrje rinovuese jo profesionale, me ç’rast dritaret janë zëvendësuar me dritare të reja nga plastika.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002738

Emri: Xhamia e Sllatinës së Epërme

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Gjilan

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Viti

Qyteti/Fshati: Sllatinë e Epërme

Lokaliteti: Sllatinë e Epërme (Viti)

Kodi Postar: 61000

Emri i rrugës:

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XX



Source link