[ad_1]

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 411/89

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2012

Historiku

Xhamia e Myderriz Ali Efendiut është ndërtuar në vitin 1581 dhe supozohet se është ndërtuar mbi themelet e një shkolle (mejtepit) të vjetër. Objekti gjendet në perëndim të Zonës Historike të Prizrenit, në mes të Kishës Katolike Zonja Ndihmëtare dhe Xhamisë së Iliaz Kukës. Sipas gojëdhënave Myderriz Ali Efendiu ishte vëllai i Kukli Mehmed-beut. Ishte shkrimtar dhe myderriz në medresenë e Gazi Mehmed Pashës.
Xhamia ka planimetri drejtkëndëshe, ku në anët veriore dhe jugore gjendet hajati i gjysmë mbuluar. Minarja është e inkorporuar në planimetri të xhamisë, dhe gjendet në këndin lindor. Minarja ka bazë gjashtëkëndëshe, e suvatuar nga jashtë.
Ndërtesa është e mbuluar me kulm katër ujor, të mbuluar me tjegulla argjile. Struktura e mureve është e ndërtuar me gurë të lidhur me llaç gëlqeror.
Xhamia kufizohet me tri rrugica duke formuar një oborr në formë trekëndëshi me mure prej guri. Në oborrin e xhamisë janë edhe disa varreza, ndërsa në anën veriore është varri i Myderriz Ali Efendiut. Xhamia pëson dëme të mëdha nga zjarri në vitin 1975 kështu që restaurimi dhe rikonstruktimi i tij zgjat deri në vitin 1981. Gjatë kohës në xhami janë bërë edhe disa renovime tjera joprofesionale gjë që kanë minimizuar vlerën origjinale të saj.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 000342

Emri: Xhamia e Myderriz Ali Efendiut

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Prizren

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Prizren

Qyteti/Fshati: Prizren

Lokaliteti: Pranë Kishës Katolike

Kodi Postar: 20000

Emri i rrugës: Papa Gjon Pali i IItë

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Osmane

Shekulli: XVI

[ad_2]

Source link