1- Bamirësia ndaj bashkëshortes, fëmijëve dhe shërbetorëve, në rast se i ka.

Thotë Imam Maliku: “Duhet që njeriu të jetë bamirës ndaj anëtarëve të familjes së tij, derisa të bëhet njeriu më i dashur tek ata.”[1]

2- Prej cilësive të robërve të mirë të Allahut është thënia e tyre :

((الَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا هَبْ لَنَا مِنْ أَزْوَاجِنَا وَذُرِّيَّاتِنَا قُرَّةَ أَعْيُنٍ))

Dhe ata që thonë: O Zoti ynë dhurona neve në gratë tona dhe trashëgimtarët tanë burim gëzimi.[2]

3- Ka thënë Imam Jahja ibn ebi Kethir: “Çdo shtëpi në të cilën gjenden këto tre cilësi, largohet bereqeti prej saj; teprimi (në shpenzim), amoraliteti dhe tradhëtia (bashkëshortore).”[3]

4- Qajti njëherë Abdullah ibn Revaha dhe me të qajti edhe gruaja e tij. I tha saj: Pse qan? Tha ajo: E pash se ti qan, andaj qajta edhe unë.[4]

5- Thotë Imam Ibrahim el-Harbi: “Nuk jam ankuar as te nëna ime, as te motra, e as te bashkëshortja ime për ndonjë sëmundje që e ndjeja. Burrë është ai që i ruan brengat në veten e tij dhe nuk e brengos familjen e tij.”

A nuk është ky virtyt mishërim praktit i thënies së Pejgamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem): “Më i miri prej jush është ai që është më i mirë ndaj familjes së tij, ndërsa unë jam më i sjellshmi prej jush ndaj familjes.”

6- Thotë Allahu, kur flet për Zekerijan (aljehi selam): ((وَأَصْلَحْنَا لَهُ زَوْجَهُ))

Dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij.[5]

Disa prej dijetarë kanë thënë: “Duhet që bashkëshorti të përpiqet të përmirëson gjendjen e bashkëshortes.”

7- Thoshte bashkëshortja e Seid ibn Musejjib: “Ne flitnim me burrat tonë, ashtu siç flitni ju me prijësit tuaj.”[6]

8- Thotë Umer ibn Hattabi: “Më pëlqen që burri të jetë në shtëpinë e tij si një fëmijë, mirëpo kur të kenë nevojë për të, të jetë burrë.”[7]

9- Duhet që prindërit të luten për fëmijët e tyre dhe asesi të mos luten kundër tyre (t’i mallkojnë).

10- Thoshte Seid ibn Musejjib: “Duke u falur, më kujtohet djali im dhe atëherë e zgjas namazin tim.”[8]

* D.t.th: Dëshiron që me zgjatjen e namazit të arrij shkallën e njerëzve të mirë, gjë e cila do ti siguronte mirëqenien shpirtërore të trashigimtarëve të tij. Sh.p.

Dr. AbdusSemi el-Enis

Përktheu: Ali Ashani

[1] El-Munteka Sherh el-Muvetta (7/212)

[2] El-Furkan, 74

[3] Hiljetul eulija (2/348)

[4] Musannef ibn ebi Shejbe (34727)

[5] El-Enbija, 90

[6] Hiljetul eulija (5/168)

[7] Ibn Beshkval në Feuaid el-mustehrexhe (2/778)

[8] Tefsiri i Begaviut (5/195)