Nuk ka dyshim se menaxhimi në nivele të larta ka nevojë për konsultime të vazhdueshme me kuadro të tjerë, me të cilët ndanë përgjegjësinë, përpara ndërmarrjes së vendimeve jetike. Rëndësia e konsultimit para marrjes së një vendimi të caktuar administrativ ka dominuar në mendimin modern administrativ dhe janë kryer studime të ndryshme rreth rëndësisë së konsultimit dhe rezultateve të tij për drejtuesit e lartë administrativ ¹

I Dërguari i Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ishte edhe drejtues i shtetit islam, por ai këshillohej shpesh me shokët e tij dhe për të kon- firmuar këtë parim zbriti edhe surja Esh Shura: “… për ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, e falin namazin rregullisht dhe këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin, për ata që ndajnë lëmoshë prej asaj që u kemi dhënë Ne” (Esh- Shura: 38)

Po ashtu edhe ajeti kuranor ku Allahu i Lartësuar thotë: “Në saj të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai” (Ali Imran: 109)

Është fakt që i Dërguari i Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], konsultohej me shokët dhe bash- këpunëtorët e tij para se të merrte vendime të rëndësishme. Aq shpesh e bënte ai këtë, sa disa prej sahabëve u quajtën grupi i konsultës së të Dërguarit të Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

Ngjarjet e betejës së Bedrit janë të mbushura me konsultime para zgjedhjes së pozicionit të luftës dhe para marrjes së vendimit për të luftuar.

Po ashtu, në betejën e Uhudit i Dërguari i Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], u konsul- tua me shokët e tij para përcaktimit të vendit të betejës.

Gjithashtu në betejën e Hendekut i Dërguari i Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], u konsul- tua me shokët e tij për zgjedhjen e vendit të përshtatshëm për betejë dhe përfitoi edhe nga eksperienca e Selman El-Farisiut [radijallahu anhu).

Ajo që vërejmë në të gjitha rastet e konsultimit që zhvilloi i Dërguari i Allahut, (sal-lallahu alejhi ve sel-lem], është se me anë të kësaj ai synonte dy gjëra: e para ishte arritja tek vendimi i duhur, dhe për këtë është e nevojshme të dëgjohen njerëzit me eksperiencë dhe dituri, kurse e dyta ishte marrja në konsideratë e mendimeve të atyre që merrnin pjesë në këto ngjarje, duke i bërë të ndjehen pjesë e vendimmarrjes dhe se nuk janë lënë mënjanë. Shembulli më i qartë për këtë është dëgjimi nga i Dërguari i Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], i mendimit të njërit prej ensa- rëve në betejën e Bedrit, si dhe këmbëngulja e tij për ta dëgjuar mendimin e ensarëve dhe të përfaqësuesve të tyre.

Është e ditur se i Dërguari i Allahut, [sal- lallahu alejhi ve sel-lem], para se të emëronte dikë në ndonjë detyrë konsultohej me disa prej sahabëve. Është transmetuar tek imam Ahmedi në Musnedin e tij nga Aliu [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ka thënë: “Nëse do të emëroja dikë pa u konsultuar me besimtarët, do ta kisha emëruar Ibn Ummi Abdin” ²

dr. Abdulaziz b. Ibrahim el-Umeri
“Parimet e planifikimit dhe menaxhimit në jetën e Profetit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem)”

¹ Dr. Sejid El-Huvari, “Menaxhimi, bazat dhe themelet shkencore 1.187.

² Musnedi i imam Ahmedit, hadithi nr. 534.