E nderuara motër, vlera e kërkimit të diturisë është e njohur dhe mjafton si dëshmitar i saj hadithi i Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem) i cili ka thënë: “Kush merr rrugë për kërkim të diturisë, Allahu ia lehtëson atij rrugën për në xhennet.”   

Fakti se ju jeni duke ecur në këtë rrugë ua obligon juve falënderimin ndaj Allahut për këtë mirësi që ua ka dhënë, gjë prej secilës janë të privuara shumë gra muslimane.  

Bashkë me përkushtimin në mbledhjen e dijes, memorizimin, analizimin dhe thellimin në dituri po trashëgohet një lloj vrazhdësie në tabijat dhe sjellje, gjë e cila vërehet tek shumë kërkuese të diturisë. Në shumicën e rasteve, kur ajo të futet në dituri, e të thellohet në zbërthimin e çështjeve, nuk mund ta kontrollon vetën në raport me të tjerët, për shkak të fokusit të madh që ka në mësimin e dijes.  Ndërsa asaj i takon të jetë e kujdesshme në raport me bashkëshortin e fëmijët e saj dhe të kujdeset për shtëpinë e saj. Patjetër të jetë e butë, e dashur, e sjellshme, e qartë në të folur sepse ajo shëmbëllen njerëzit e dijës. 

Studimi i çështjeve të shumta nga një grua e cila ka angazhime të shumta në anën tjetër, nganjëher e bën që të harroj qëllimin e studimit. 

Më lejoni t’ua qartësoj: Dituria është rrugë e cila duhet të shpije në frikërespekt ndaj Allahut të Lartësuar, të afroj tek Ai dhe të ndikon në shtimin e veprave të mira. 

Nuk duhet të lësh pas dore leximin e pjesës ditore të Kur’anit, dhikrin e sabahut dhe mbrëmjes, adhurimet vullnetare, edukimin e fëmijëve në Islam, me pretekstin se je e nxënëse ne kërkimin e diturisë. Shumë nxënëse e dëgjojnë thënien: “Kërkimi i diturisë është më i vlefshëm se namazi vullnetar”, dhe e kuptojnë se ndërmjet diturisë dhe adhurimit ka kundërshtim dhe nuk bashkohen!

Kjo nuk është e vërtetë, dijetarët me këtë thënie kanë për qëllim që mos të bëhet vetëm adhurim, duke e lënë anash mësimin dhe mësimdhënien. Mjafton të shohim gjendjen e dijetarëve, të cilët e kanë thënë këtë thënie, karshi ibadeteve. Ajo çfarë është transmetuar për ibadetin e tyre, dhikrin dhe leximin e Kur’anit është e madhe. 

Allahu është Ai i cili ndihmon në kërkimin e diturisë. Andaj, adhurimet janë prej shkaqeve të bereqetit në kohë, trup, pasuri dhe mendje.  

Kërkuesja e diturisë, si çdokush tjetër është objekt i smirës dhe syrit të keq-mësyshit, përshkak të begatisë që i është dhënë në dituri, andaj ajo duhet të mbrojë veten duke mos i lënë asnjëherë dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes si dhe thënien e “Tehlilit” (Thënia La ilahe ilaAllah) njëqind herë në ditë.  

Çështje tjetër: Mëkatet janë ato që të bëjnë të harrosh diturinë dhe të largojnë nga thelbi i saj. Dije se rënia në ndalesa vjen përmes rrugëve të gjera të së lejuarës dhe dyshimeve andaj, ke kujdes nga rënia në të dyshimtën.  

Kjo temë është e gjerë, por këtu janë cekuar vetëm disa pika të rëndësishme për t’i ditur çdo kërkuese e diturisë.  

Në fund, përgëzime për rrugën e diturisë që ke marrë, përgëzime për bashkëshortin që të ka ty, përgëzime për prindërit dhe fëmijët që të kanë!  

Shkroi: Hamad ibn Salih el-Murrij 

Përktheu: Eranda Kosumi