[ad_1]

Statusi

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përhershme Data e Mbrojtjes: 02-927

Lloji i Mbrojtjes: Nën mbrojtje të përkohshme Data e Mbrojtjes: 2011

Historiku

Në Kaliqan, në një vend bregor, gjendet xhamia e fshatit e ndërtuar në vitin 1871. Për nga struktura e mureve ajo është e tëra në gurë, dru dhe tullë zjarri e realizuar në teknikën rustikë, e lyer me llaç nga rëra dhe gëlqerja. Portali hyrës, dritaret si dhe qoshet e xhamisë janë realizuar nga gurët e përpunuar. Xhamia me skemën kompozicionale të saj përbëhet prej: sallës së lutjeve, hajatit, minares, që janë elemente karakteristike për vepra të tilla sakrale të shqiptarëve të besimit islam. Është xhami e vjetër që është rrënuar dhe rindërtuar, këtë e vërtetojnë varrezat shumë të vjetra që gjenden në oborrin e saj.
Gjatë historisë, në objektin e xhamisë së Kaliqanit janë zhvilluar ceremonitë fetare, ku është mbajtur edhe mësimi fetar. Xhamia në kuadër të saj kishte edhe mejtepin që sot nuk ekziston. Gjatë luftës së fundit u dogj tërësisht, kanë ngelur vetëm muret. Është dëmtuar edhe minarja e cila edhe sot është e dëmtuar. Xhamia për rëndësinë që ka është vendosur nën mbrojtje të ligjit para luftës së fundit. U intervenua dhe u restaurua pas luftës. Ka humbur shumë si në interierin e brendshëm ashtu edhe në fasadë. Është intervenuar duke u lyer dhe mbuluar me fasadë muri i ndërtuar nga guri.
Xhamia e Kaliqanit shtrihet në zonën kadastrale 70806022 – 109, me numrin e ngastrës:527,528.

Emërtimet dhe Referimet

Numri Unik: 002581

Emri: Xhamia e Kaliqanit

Klasa: Monument

Institucioni: QRTK – Pejë

Lokacioni

Shteti: Kosove

Komuna: Istog

Qyteti/Fshati: Fshati Kaliqan

Lokaliteti: Kaliqan – Istog

Kodi Postar: 31000

Emri i rrugës: Kaliqan – Istog

Lloji funksional dhe datimi

Lloji (Tipi):Arkitektuale

Periudha: Moderne

Shekulli: XX

[ad_2]

Source link