Një ditë mendova rreth detyrimeve dhe vura se se ato ndahen në të lehta dhe në të vështira. Tek të lehtat bëjnë pjesë veprat e gjymtyrëve, vetëm se ka disa prej tyre që janë më të vështira se disa të tjera. Kështu, abdesti dhe falja janë më të lehta se agjerimi, ndërsa ky i fundit për disa njerëz është më i lehtë se zekati.
Të vështirat: ato ndryshojnë, ku disa prej tyre janë më të vështira se disa të tjera. Nga më të vështirat është të menduarit thellë dhe gjetja e argumenteve, të cilat të çojnë në mbledhjen e njohurive. Këto janë të vështira për ata njerëz që parapëlqejnë gjërat e prekshme dhe të cilat janë më të lehta për njerëzit e mendjes.
Prej të vështirave është edhe triumfi i epshit, nënshtrimi i shpirtit (nefsit) dhe ndalimi i natyrës njerëzore nga të vepruarit në ato gjëra që i pëlqejnë.
Të tillat janë të lehta për njeriun e mendjes që të gjej tek ato shpërblimin dhe shpresimin për një fund të mirë, edhe pse janë të mundimshme në fillim.

Por detyrimi më i vështirë dhe më i çuditshëm është, se urtësia e Krijuesit njihet nëpërmjet mendjes, por që më pas sheh njëriun e preukupuar me dije, atë që i përkushtohet adhurimit (punëve të mira), të varfërohet deri në atë masë sa varfëria e kafshon me gjithë forcën e nofullave të saj dhe si përfundim i nënshtrohet injorantit për të gjetur kafshatën e gojës, ndërsa gjynahqari i madh (fasiku) pasurohet edhe pse i paditur, aq sa e gjithë dynjaja i hidhet përsipër.

Më tej do të shohësh se Ai (Allahu) i krijon trupat dhe i forcon ato, por më pas e këput ndërtimin e të riut që në fillesën e rinisë, gjatë formimit të trupit të tij dhe veçse kur e sheh si të ishte gjë e thatë.
Më tej do të shohësh se si Ai (Allahu) i bën fëmijët të vuajnë deri në atë masë, sa që çdo natyrë njerëzore i mëshironë, e më pas njeriut i thuhet: “Ki kujdes, se mos dyshon që Ai (Allahu) është më i Mëshiruesi i mëshiruesve?”
Më pas ky njeri dëgjon rreth dërgesës së Musait tek Faraoni dhe i thuhet: “Tani beso që Allahu e humbi (e shkatëroj) Faraonin, dhe dije, se ajo që i ngjau Ademit (alejhiu Selam) nuk erdhi veçse nga ngrënia e një peme dhe për këtë u kritikua (nga Allahu) : “..dhe Ademi nuk iu bind Zotit të tij.”
Nga të tilla gjëra mendja ndihet krejt e pavendosur dhe e hutuar, derisa njerëzit shkuan drejt mosbesimit dhe përgënjeshtrimit. Sikur të kishin hulumtuar rreth sekretit të këtyre gjërave (pse Allahu nuk u ndihmon njerëzve nevojtar, pse i la ata të vuajn etj), do të mësonin se të dorzuarit para këtyre fakteve është detyrë e mendjes, t’i bindet dhe t’i pranojë ato. Kjo duhet të ndodh në të vërtetë dhe nëse (kjo) kuptohet prej njeriut nuk do të ketë për të vetëm se paqe dhe mirësi,

Lusim Allahun e madhëruar të na i zbulojë të paqartat prej të cilave ka mbetur në dyshim ai që ka humbur. Më të vërtetë Ai (Allahu) është i Afërti dhe Plotësuesi i lutjeve.

Ibn Xheuzi – “Gjuetia e meditimeve”

`