Përkujtojmë 91-vjetorin e rënies së prijësit të luftëtarëve libianë Omer el-Muhtar, i cili heroikisht plot 20 vite luftoi kundër okupatorit Italian. Në momentet para ekzekutimit të deklaroi: “NE NUK DORËZOHEMI, FITOJMË OSE VDESIM”.
Omer el Muhtar, luftoi që nga mosha 53-vjeçare e deri në moshën 73-vjeçare kur edhe zihet rob nga italianët dhe me vendim të një gjykate formale dënohet me varje në litar me 16 shtator të vitit 1931.

Në momentet para ekzekutimit të vendimit deklaroi: “Ne nuk dorëzohemi, fitojmë ose vdesim, dhe ky nuk do të jetë fundi, ju do ballafaqoheni luftarakisht edhe me gjeneratën e ardhshme dhe gjeneratat që do të vijnë pas. Unë do të jem gjallë edhe pas varjes”.

Historianët janë të mendimit se Omer el-Muhtari ka lindur rreth viteve 1858-1862, në rrethin e Berkah në Kodrën e Gjelbër në rajonin lindor të Libisë. Në përkujdesje të babait të tij do të pajiset me edukatë islame të bazuar nga mësimet e Lëvizjes Senusije të mbështetur në Kuran dhe Sunetin e Pejgamberit, alejhi selam. Babai i Omerit do të ndërrojë jetë gjatë rrugëtimit të tij për në Mekë, me qëllim për të kryer haxhin.

Përkujdesjen për edukimin e Omerit e mori përsipër xhaxhai i tij, shejh Huseini, i cili mori këtë përgjegjësi si emanet nga i ati i Omer el-Muhtarit. Ai u regjistrua në medresenë për mësimin e Kuranit, pastaj u regjistrua në institutin “el-Xhegbub” që t’u bashkëngjitet nxënësve të fiseve të tjera libiane në kërkim të diturisë.

Në rrugën e dijes Omer el-Muhtari do të dallohet me seriozitetin, vendosmërinë dhe durimin, e në veçanti në sytë e mësuesve dhe shokëve të tij do të dallohet me sjelljen dhe moralin e lartë. Me kalimin e kohës do të zgjojë një interesim të veçantë në kuptimin e rrjedhave shoqërore dhe historisë së vendit. Gjatë periudhës tetëvjeçare në institutin e Xhelgubit nga rruga e thirrjes islame dhe flakjes së mospajtimeve dhe përçarjeve do të unifikojë radhët e bashkëveprimtarëve dhe do të kapin armët kundër okupatorit italian.

Përforcimi i raporteve të Omer el-Muhtarit me lëvizjen “Sunusije” do të shënojë një transformim të fuqishëm shoqëror në aktivitetet e vazhdueshme të shejh Muhtarit me udhëheqësinë e Sunusijve Muhammed Mehdi Sunusi, që do të rezultojë me shtimin e aktiveteteve edhe në verilindje të shkretëtirës libiane. Me të arritur moshën 30-vjeçare caktohet si shejh i (xhamisë) në rajonin e “Keru” në perëndim të Sudanit. Pastaj, do të caktohet hoxhë në rajonin e Shkretëtirës së Gjelbër në vitin 1897.

Edhe pse Muhtari realizonte me sukses detyrën e imamit për t’i ftuar njerëzit në rrugën e udhëzimit hyjnor, gjeti veten para një vendimi shumë të rëndësishëm që të transferojë veten nga udhëheqësi i thirrjes islame në udhëheqës ushtarak. Me angazhimin e tij të vazhdueshëm do të bëhet edhe përgjegjës për organizimin ushtarak edhe në rajonet e tjera të Libisë. Lëvizja Sunusije do të bëhet armiku kryesor në sytë e okupatorit francez pas okupimit të Çadit në vitin 1900. Në tetor të po këtij viti Italia do të fillojë të okupojë Libinë, kurse Omer Muhtari në mënyrë aktive fuqishëm do të organizojë rezistencën luftarake kundër italianëve plot 20 vjet.

Pasi fashistët italianë në vitin 1922 morën pushtetin, synimi i tyre ishte të zhdukin kryengritësit libianë me në krye me Omer Muhtarin. Dhe pas disa vite luftimesh dhe rezistencës së fuqishme të luftëtarëve libianë me në krye me komandantin Omer Muhtarin, kryengritësit libianë do t’u shkaktojnë shumë dëme italianëve në betejën “El-Rahibe” në vitin 1927. Kjo fitore e fiseve libiane shkaktoi një hidhërim të madh te qeveria italiane e cila solli vendim për të dërguar edhe forca më të mëdha që të eliminojnë Omer Muhtarin dhe luftëtarët libianë. Andaj, luftimet do të jenë më të ashpra dhe me përmasa më të mëdha. Këto përleshje luftarake do të detyrojnë marshalin italian Badolyo në Libi që të shkarkojë gjeneralin Siciliano dhe në vend të tij të emërojë një udhëheqës të ri të quatur Graciani.

Me të arritur Graciani në Bengazi më 7 mars të vitit 1918, do të marrë hapa të fuqishëm dhe ndryshim të strategjisë luftarake me qëllim të eliminimit dhe shfarosjes së luftëtarëve libianë. Gjenerali i ri Graciani do të dërgojë disa luftëtarë të zënë libianë në burgjet e italisë dhe do të dënohen me varje, gjithashtu do të bëjë spastrim të rajoneve duke vrarë njerëz dhe duke ua marrë pasuritë dhe duke ua dhuruar ato mercenarëve fashistë.

Omer Muhtari do të vazhdojë të luftojë kundër italianëve derisa të zihet rob dhe të kryhet një gjykim formal ndaj tij me dënim me varje. Ky ekzekutim do të realizohet, edhe pse Omer Muhtari ishte i shtyrë në moshë dhe ishte i sëmurë, pra ishte në moshën 73-vjeçare.

Në mëngjesin e 16 shtatorit të vitit 1931 do të detyrojnë forcat italiane rreth 20 mijë njerëz nga fiset libiane që të prezentojnë dhe të shohën ekzekutimin e varjes së Luanit të Shkretëtirës.

Qëllimi kryesor i ekzekutimit të Omer Muhtarit me varje në prezencën e kësaj mase popullore libiane ishte që të dobësojë shpirtin luftarak të rezistencës libiane dhe eliminimin e lëvizjeve çlirimtare kundër sundimit italian. Por, rezultati doli i kundërt, sepse shpirti luftarak i libianëve dhe kryengritësve u shtua edhe më tepër dhe do të përfundojë me zbrapsjen dhe largimin e forcave italiane nga vendi në vitin 1943.

/trtshqip/