Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       17-07-1443 H   18-02-2022 D

Shejh Bander Ibn  Abdul Aziz Balejla

Tema     Gjuha: përfitimet, disavantazhet dhe rregullat e përdorimit të saj

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet për Zotin, i Lartësuari në Veten e Tij, poseduesi i Cilësive të pastra, dërgues i argumenteve të qartë, dhe mbajtës i premtimit. Zotin e Madhërishën e lavdërojmë dhe e falenderojmë, Ai pranon pendesën nga robërit e Tij dhe ua falën të këqijat, gjynahet.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai është larg ngjashmërive, përshtatjeve, përafrimeve dhe shembëlltyrave.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Allahu e dërgoi me argumente të shndritshme, dhe me mrekulli të dallueshme. Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen dhe  shokët e tij, poseduesit e virtyteve të larta dhe ata që lanë pas vepra të çmuara, mbi tabiinë dhe ata që i pasojnë me mirësi sa kohë të ekzistojë toka dhe qielli.

Në vijim

O ju njerëz! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun e Madhërishëm. Me frikë ndaj Allahut, rritet furnizimi në fshehtësi  dhe përmirsohet ndihma prej Zotit ndaj robit të Tij.

O ju besimtarë! Zoti në krijesat e Tij ka  dhënë sekrete dhe urtësi, dhe në ndërtimin e tyre ka madhështi dhe mësim, të cilat shpehin Madhështinë e krijimit, dhe  dëshmojnë urtësinë e vlerësimit. Meditimi në këto krijesa rritën vetbesimin, shton diturinë, dhe forcon besimin. Nga këto krijime të shkëndritshme dhe argumente vezulluese, është gjuha. Gjuha, mjeti i komunikimit dhe shprehjes, dëshmuese e ndërgjegjes njerëzore, përkthyese e zemrës. Përmes saj kthehet përgjigja, detajohet fjala, mësohen nevojat dhe kërkesat. Nuk  ka mirësi më të madhe se ajo, gjuha, dhe nuk ka caktim më të nderuar.   Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit: “I Gjithëmëshirshmi  ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij), ka krijuar njeriun  dhe i ka mësuar atij të folurit qartë e rrjedhshëm.” (Er-Rahman 1-4) Allahu i Madhërishëm duke treguar mirësin e saj, ka thënë: “A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy, gjuhë dhe dy buzë,” (El-Beled 8-9) Vlera e saj është e madhe, rreziku i tmerrshëm, dhe ndikimi i saj  i jashtëzakonshëm. Me të, gjuhën,  njeriu ngrenë lartë krenarinë dhe nderin e tij, ose me të përfundon në fund të humnerës dhe në humbje.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë robi do të flasë një fjalë duke mos patur kujdes, çfarë thotë,  dhe për shkak të saj do të hidhet në zjarr të Xhehenemit, që është më larg sesa distanca mes lindjes dhe përëndimit.”  Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A do të hedhen njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre, apo ka thënë, me hundët e tyre, përveçse për shkak të gjuhës së tyre?!” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është pyetur se kush është shkaku që më së shumti njerëzit përfundojnë në zjarr, e ai ka thënë: “ Gjuha dhe organi gjenital.” Hadithet i ka transmetuar Tirmidhiu. Jahja Ibn Ebi Kethiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Logjika e njeriut është e saktë dhe kjo gjë  shikohet në punën e tij, dhe se logjika e njeriut është e gabuar, prishur,  e  kjo gjë shikohet në punën e tij.”

Adhurues të Zotit! Gjuha është emanet tek njeriu dhe organ për të cilën ai është përgjegjës. Ajo pranon atë që shprehën ti me të, dhe e prirur që të thotë atë çfarë  i diktohet.

Çdo fjalë që thotë njeriu është e ngulitur, e shënuar. “…në Libër. Zoti im nuk gabon dhe nuk harron!” (Ta Ha 52) “dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).” (Kaf 18) “Kurrsesi! Ne do ta shënojmë atë që flet dhe do t’ia zgjasim vuajtjen.” (Merjem 79) “(Për Atë) njëlloj është: si ai prej jush që flet me vete edhe ai që flet me zë të lartë…” (Er-Ra’d 10) “Sido që të flisni ju, fshehtas apo haptas, Ai e di mirë ç’ka në zemrat tuaja.” (El-Mulk 13) Pastaj do ti prezantohen, fjalët që ka thënë, njeriut në ditën e  Madhe, nëse kanë qenë të mira, atëhere kush është më fatsjellësja dhe më me pak vlerë, e nëse kanë qenë të këqija, atëhere kush është më e rënda dhe më dëmsjellësja.

Allahu i Madhërishëm dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kanë urdhëruar për fjalët më të mira dhe më të bukura, kanë porositur në fjalë të ëmbla dhe të buta.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  t’u thoni fjalë të mira njerëzve,” (El-Bekare 83) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Thuaju, robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira.” (El-Isra’ 53) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.” (El-Ahzab 70)  Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush ka besuar Zotin dhe ditën e Gjykimit le të flasi mirë ose të heshti.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.

Kjo është mbrojtje  e gjuhës, zbukurues  i elekuencës, që depërton në zemër para se të kaloj në veshë. Mësim për  të paditurit, dhe paralajmërim ndaj të pavëmendshmit, udhëzuese e të hutuarit, mundësi  për këshilla, përhapje e mirësisë, pajtim në mes njerëzve dhe përmendje të Zotit të Madhërueshëm.

O ju muslimanë! Njeriu e ka për detyrë që të kontrollojë  gjuhën, duke e ruajtur atë nga dëmtimi me dhëmbë, duke folur. E nga dëmet më të rrezikshme dhe më të urryera, të flasësh për Zotin e Madhërishëm pa dije. Sikur të folurit pa dituri për Emrat, Cilësit dhe veprat  e Zotit, të përshkruarit e Tij me të kundërtën e asaj që e ka përshkruar Ai Veten, apo që e ka  përshkruar i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Si dhe të lejuarit e asaj që ka ndaluar Zoti, apo ndalimi i asaj që Ai ka lejuar, apo të depërtosh, thellohesh,  në legjislacionin e Tij me padituri dhe pa udhëzim.  Allahu i Madhërishëm ka thënë:  “Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” (El-A’raf 33) Allahu i Madhërishëm ka thënë:  “Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë.”  (En-Nahl 116)

Nga dëmet e gjuhës janë dhe tallja, përgojimi, gënjeshtra, thashethemi, shpifjet, mallkimet, dhe fyerjet. “Asnjë burrë prej jush të mos tallet me burra të tjerë…” (El-Huxhurat 11) “ Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin!” (El-Huxhurat 12) “ Vërtetë gënjeshtra shpie në imoralitet, ndërsa imoraliteti të dërgon  për në zjarr.”  “ Në Xhenet nuk do të hyjë thashethemaxhiu.”  “Çdo musliman e ka të ndaluar gjakun, nderin, dhe  pasurinë e muslimanit tjetër.” “Kush mallkon një besimtarë është sikur ta ketë vrarë atë.” “Fyerja e muslimanit është imoralitet.” “Musliman është ai, nga gjuha dhe dora e të cilit janë të sigurt muslimanët e tjerë.”

Ato janë ajetet e udhëzimit dhe këto janë fjalët e më të mirit të njerëzimit, përfitimi prej tyre është i përhershëm, sa kohë që në qiell do të shndërisin  yje, dhe sa kohë të ketë njerëz që i nënshtrohen Zotit dhe kërkojnë  kënaqësin e Tij.

Zotit  i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah,  tek Zoti  kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, mbulon çdo gjë me mirësin dhe butësin e Tij, frytet e Bujarisë dhe Mirësisë së Tij shfaqen  tek çdo krijesë e gjallë. Zotin e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falenderoj, tek Ai pendohem dhe kërkoj falje, pendesë të robit që ka bërë gjynahe dhe gabime.

Dëshmoj  se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe  pa shok, i Madhëruar është Ai nga ajo çfarë kanë thënë për Atë, dhe i kanë përshkruar mohuesit.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, krijesa më e mirë e Tij nga të parët dhe të fundit. Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin  mbi të, mbi familjen e tij, shokët dhe pasuesit e tij me mirësi, dhe mbi të gjithë ata që ecin në rrugën e tij dhe me udhëzimin e tij janë orientuar.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut ! Dijeni se kush ruan gjuhën e tij ka lehtësuar veten, dhe kush heshtën ka shpëtuar. Gjithashtu, kush ruan gjuhën, fiton dashurinë, trashëgon dinjitet, dhe pajisën veten me prestigj. Ai është i sigurtë nga shtrembërimi i shqiptimit, i mbrojtur nga devijimi logjik,  i shpëtuar nga kurioziteti i të shprehurit dhe adhurim pa probleme.

Neveviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Dije se, çdo njeri i përgjegjshëm është i detyruar që të ruaj gjuhën e tij nga të gjitha fjalët, përveç fjalës në të cilën shfaqet, ka  interes, dobi. Nëse të folurit dhe braktisja e fjalës barazohen në dobi, interes, atëhere është synet që të heshtet, të braktiset fjala. Kjo sepse të shprehurit e fjalës së lejuar mund të shpieri në fjalë të ndaluar apo të pa pëlqyer. E kjo ndodhën zakonisht, ndërsa me  sigurinë nuk  barazohet diçka.”

Zoti ju mëshiroftë! Lutuni dhe dërgoni salavate për Muhamedin, të birin e Abdullahut, të dërguarin e Zotit. O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen e tij të pastër dhe të mirë, bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, shokët e tij, të parët e të mirëve, pasuesit e tyre me mirësi deri në ditën e Fundit,  dhe mbi ne sëbashku me ta, me Mirësin dhe Bujarin Tënde, o më i Madhi Bujarë.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, ruaj mbrojtësit e fesë, dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë.

O Zot largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën  Tënde, o më i Madhi Mëshirues. O Zoti ynë, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët  e çështjeve tona,  mbështet me të vërtetën, me sukses dhe vendosmëri udhëheqësin dhe kujdestarin e çëshjteve tona.

O Zoti ynë, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që është në dobi të vendit dhe popullit, o Zoti i Botrave.

O Zoti ynë, forco ushtarët tanë që janë vendosur në kufinjtë e vendit tonë, Zoti ynë, të lutemi të jesh në mbështetje dhe në ndihmë të tyre, përkrahës dhe mbrojtës i tyre.

O Zoti ynë, na drejto  në rrugë të drejtë, na largo nga errësira për në dritë, largo nga ne të këqijat ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur, na beko në shikimin, dëgjimin dhe zemrat tona.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Burimi:

https://3teshenjta.com/