Sot (19 mars 2021), në Turqi, ka vdekur dijetari mysliman, autori i tefsirit Safvetu et-tefasir, Shejh Muhammed Ali Sabuni.
Muhamed Ali Sabuni lindi më 1930 në qytetin Halep të Sirisë. Fillimisht ka mësuar nga i ati e më pas në shkollat e Halebit. Studimet universitare i kreu në Az’har. Ka dhënë mësim në universitetin Ummu el-Kura në Mekkë për dekada.
Është autor i disa veprave, një prej të cilave (Sqarime të shkëlqyeshme të komentimit të dispozitave kur’anore) është edhe e përkthyer në shqip.
Allahu e mëshiroftë!