Allahu i madhëruar thotë: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh.” Sureja Nisa, 40.
Veprat e mira shumëfishohen, ndërsa vepra e keqe mbetet siç është ose fshihet, kjo njëherit është begati e madhe për ne nga ana e Allahut.
Siç e vërejmë këtë në hadithin e Ebu Dherrit të transmtuar përmes tri transmetimeve; tek Buhariu në Sahih-un e tij dhe në librin “Edebul Mufred”, te imam Ahmedi dhe te Muslimi, si dhe te Suneni i Ebu Davudit dhe ibën Hibanit, të cilat transmetime përmbledhin një numër të madh të dyerve të mirësive, përafërsisht 30 dyer, atë që dua ta përmend është rradhitja e punëve të mira brenda këtij hadithi, ngaqë shumë prej e punëve të mira nuk kanë nevojë për komentim por mjaftojnë si këshillë dhe kujtim.
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: çdo njeri, bir i Ademit, është krijuar në treqind e gjashtëdhjetë nyje, kështu ai duhet të jep sadaka për çdo nyje, për çdo ditë që lind dielli.”
Kështu, sipas hadithit, çdo njeri për çdo ditë duhet të jep sadaka treqind e gjashtëdhjetë.
“e kjo ishte e vështirë për muslimanët”, kush posedon pasuri që për secilën ditë të jep sadaka treqind e gjashtëdhjetë denarë? Apo prej monedhave tjera? E kjo ishte e vështirë për muslimanët.
“i thanë: o i dërguar i Allahut, ku të gjejmë ne kaq sadaka të japim? E i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: dyert e e veprave të mira janë të shumta:
Nuk është vetëm ajo që e mendoni se sadakaja është vetëm në anën materijale, po ka sadaka që nuk ka nevoj për pasuri, sadakaja e pasurisë është diç e njohur, por sadakatë janë të nevojshme për nijete, fjalë e vepra.
Ai tha: “çdo tesbih (subhanAllah) është sadaka, çdo tehmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tahlil (la ilahe il Allah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu Ekber) është sadaka”, “kërkim falja (istigfari)”, është sadaka, “për çdo namaz ka sadaka, agjërimi është sadaka, haxhi është sadaka”, “të buzëqeshësh në fytyrën e vëllait tënd është sadaka”, “përshëndetja e robërve të Allahut me selam është sadaka”, “të pajtosh mes dy personave është sadaka, të ndihmosh një njeri të hip mbi kafshën e tij ose ta ndihmosh ta ngarkojë barën mbi të është sadaka, fjala e mirë është sadaka, dhe për do hap që shkon në xhami është sadaka”, “urdhërimi në të mirë është sadaka, dhe ndalimi nga e keqja është sadaka”, “të largosh një pengesë”, “një gurë, një therë, një asht”, “prej rruge është sadaka për ty”, “sekrecionet e hundës që gjenden në xhami t’i fusësh në dhe”, sikur që ka qenë në të kaluarën kur xhamia ka qenë vetëm em rërë, edhe pse pështyma dhe farëdo papastërtie brenda në xhami është haram të hudhet, por duhet pastruar apo larguar, dhe kjo është sadaka, “t’i hedhësh ujë nga shishja jote në shishen e vëllait tënd është sadaka”, si në momente kur njerëzit tubohen rreth një burimi të uji e secili dëshiron të mbushë shishen e vet, kështu ky i ndihmon shokut a tjetrit, e kjo vepër është sadaka, “t’i japësh ujë me pi është sadaka”, edhe në rast kur uji është i bollshëm dhe ekziston në do vend, t’i japësh për të pirë ndokujt është sadaka, “ta ndihmosh shurdhin e memecin të kuptojë”, “është sadaka”, sikur t’i tregosh atij me shenja të caktuara që të kuptojë situatën, kështu kjo është sadaka për ty, “t’ia tregosh rrugën personit që nuk ka shikim të dobët është sadaka”, përshembull personin e verëb ta marrësh e ta dërgosh deri në destinacionin e dëshiruar është sadaka, e në një transmetim qëndron “ta udhëzosh të verbrin”, është sadaka, “t’ua tregosh rrugën tjerëve është sadaka”, si përshembull kur dikush të pyet se ku është shtëpija e filanit? E ta informosh e t’ia tregosh është sadaka, “ta informosh njeriun për nevojën e tij, dhe ti e di se si mund ta zgjedh ai”, t’i tregosh se ku mund ta kryejë punën e tij, ndërsa ai mundohet, edhe pse nuk të pyet por t’i tregoh se ku dhe si ta kryejë, është sadaka, “me shpejtësi ti përgjigjesh atij që këkon ndihmë e atij që bërtet”, kur ndokush kërkon me zë të lartë ndihmë e ti shpejton që ta shpëtosh nga situata ku ai gjendet është sadaka, “me fuqinë tënde ta ndihmosh të dobëtin”, si përshembull t’ia bartësh atij barrën që e ka deri në shtëpi, kjo është sadaka, “e gjithë kjo është për ty sadaka”, “ti edhe në kontaktet me bashkshorten tënde ke sadaka”, po edhe për ështjet për të cilat nuk duhet nxitje ngaqë është epsh që e shfryen njeriu, e kur besimtari e kryen është sadaka, shpërblehet për këtë, “thanë: o i dërguar i Allahut, a edhe kur ndonjëri prej nesh kryen kontaktet me gruan e tij është sadaka? Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): Po, si thua nëse ai epshin e tij do ta vendoste në atë që ia ka ndaluar Allahu, a do ishte mëkat për të? Thanë: Gjithsesi” Tha: Kështu ai nëse e vendos në atë që Allahu ia ka bërë hallall, ka shpërblim”,
në një transmetim ai bisedonte me Ebu Dherrin, e pyeste: “Paramendo sikur ti të kesh një fëmijë, pasi që të jetë ritur dhe ti shpreson nga ai të mira, por ai vdes, a do të shpresoje në shpërblim për këtë nodhi? Ebu Dheri i tha: Po.
I tha: A ti e krijove? Iu përgjigj: vërtet, Allahu e krijoi.
I tha: A ti e udhëzove? Iu përgjigj: Jo, por Allahu e udhëzoi.
I tha: A ti e furnizove? Iu përgjigj: Jo, por Allahu e furnizonte.
Ai i tha: Kështu ti leje atë në hallall dhe largoje nga harami, nëse do Allahu i jep jetë të gjatë e nëse do e bën të vdes, e ti ke shpërblim.”
“Dhe tha: Kushdo që shpreh tekbire, hamd Allahut që thotë la ilahe il Allah, SubhanAllah dhe bën istigfar, largon një gurë apo therë apo një asht prej rrugs ku kalojnë njerëzit, dhe urdhëron në të mirë, e ndalon nga e keqja për sa është numri i nyjeve treqind e gjashtëdhjetë, ai atë natë e ka shpëtuar veten e tij prej zjarri.”
“për gjithë këtë i mjaftojnë njeriut dy rekate të duhasë.”[1]
Dyert e punëve të mira janë të shumta, secili prej nesh ka mundësi të arrijë sa të dojë e të hyjë nga cila derë që dëshiron, e të i mbështetet Allahut.
Është vërtetuar në transmetimin e Xhabir ibën Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “çdo punë e mirë është sadaka.”
Çdo gjë e mirë që nuk është e dëmshme dhe nuk është e keqe është sadaka, derisa edhe loja me bashkëshorten është sadaka, ti lumturosh anëtarët e familjes është sadaka, etj kështu sadakaja është në forma të ndryshme.
Në këtë hadoth nëse i numërojmë punët e mira do gjejmë se janë më shumë se njëzet apo tridhejtë punë të mira që u përmendën, dhe të njejtat mund ti ndajmë në dhjetë punë të mira që janë në raport me Allahut dhe njëzet tjerat në raport me njerëzit.
Dhjetë të parat janë: 1) SubhanAllah, 2) Elhamdulilah, 3) La ilahe il Allah, 4) Allahu Ekber, 5) Istigfari, 6) Namazet farz, 7) çdo hap deri në xhami 8) Agjërimi, 9) Haxhi, 10) Namazi i duhasë.
Prej këtyre dhjetë të parave njerëzit nuk përfitojnë aspak, por njëzet tjerat për të cilat na nxit hadithi kanë të bëjnë me njerëzit, që të shtohet paqja e siguria, uniteti, dashuria mes muslimanëve.
O Allah na përkrah e mos na braktis, na ndihmo e mos na poshtëro, na bëj fitimtarë e nga disfata na mbro, me mëshirën Tënde, Ti je i Gjithëmëshirshmi.
Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli