Dr. AbdulAziz Tuvejxhirij

HUTBEJA E PARË

Falënderimi i qoftë Allahut. Ne Atë e lavdërojmë ,  ndihmën dhe faljen e Tij kërkojmë, pendohemi tek Ai, dhe kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga të këqijat e vetes sonë dhe të  veprave tona të këqija. Atë që e udhëzon Allahu, askush nuk mund ta largojë nga e vërteta, e kënd e devijon, askush nuk mund ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i pashok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij,  paqe të shumta dhe të përhershme.

Ky ummet  fisnik islam, ka jetuar me nder për shumë shekuj, me ballin lart dhe me krenari, me autoritet dhe frikë tek armiqtë e  tij. Kjo ishte kur flamuri i saj ishte teuhidi (besimi në Një Zot), ligji i saj ishte Kur’ani, dhe udhërrëfyesi i saj ishte suneti i Profetit të dërguar,  paqja qoftë mbi të.

Ai jetoi epoka të lavdisë dhe fuqisë, që nga agimi i profetësisë, me zgjerimin e shtetit të kalifëve të drejtë, me përhapjen e ftesës islame në lindje dhe perëndim. Kjo ishte kohë kur zemrat ishin të lidhura me qiellin, gjuhët thirrnin  “Allahu Ekber”, dhe shpatat nuk ngriheshin për tjetër, përveç për të lartësuar “La ilahe il-lAllah”.

Më pas pasuan shtetet e njëpasnjëshme islame, Emevitët, Abbasidët, Osmanët dhe ummeti, në disa periudha të tij, arriti majat e lavdisë. Popujt e tjerë u përkulën para tij, tiranët u nënshtruan, dhe ushtria e Islamit u bë urë e mëshirës dhe rrugë drejt udhëzimit. Muslimanët ishin prijës që të tjerët i pasonin dhe udhëheqës të dritës. Ata udhëhiqnin popujt dhe sundonin botën me Islamin dhe me dritën e tij të qartë.

Por më pas, u fut dobësia në mesin e tyre. U shfaq ligësia kur një pjesë e muslimanëve iu larguan udhëzimit të Profetit të tyre, iu ngjitën jetës së kësaj bote, u kënaqën me të pakëtën, dhe u përçanë. Si rezultat, u shkatërrua uniteti, u sulmuan nga armiqtë, dhe u humb autoriteti.

Sot, të gjitha shikimet janë drejtuar kah një nga skenat më të dhimbshme të nënshtrimit dhe turpit, kah toka e Palestinës. Zemrat e gjalla e shohin çfarë po ndodh atje dhe ndjejnë dhimbje. Atje shohim plagë që nuk mbyllen, gjakderdhje që nuk ndalet, vrasje, uri dhe mizori,  e gjithë kjo përpara syve të botës së heshtur.

Nuk ka nevojë të përshkruajmë detajet, të gjithë i dinë, të gjithë i shohin. Por dua të them këtë: Ajo që ndodh sot, në përballje me hebrenjtë, vetëm sa e rikonfirmon të vërtetat e pakontestueshme që na i ka mësuar Kur’ani.

E vërteta e parë:

Hebrenjtë janë njerëz mashtrues, të pabesë dhe tradhëtarë. Ata nuk kanë respekt për marrëveshje dhe nuk e mbajnë fjalën. Allahu thotë:

E sa herë që bëjnë ndonjë marrëveshje, një grup prej tyre e prish? Madje shumica e tyre nuk besojnë.” (El-Bekare: 100)

“Për shkak të thyerjes së marrëveshjes prej tyre, Ne i kemi mallkuar dhe zemrat e tyre i kemi bërë të forta si gurë.” (El-Maide: 13)

Ata tradhtuan profetët e tyre, vranë të dërguarit, komplotuan edhe të Dërguarin tonë ﷺ. Ata përziejnë të vërtetën me gënjeshtrën, e manipulojnë realitetin, përçajnë popujt. Sa herë që iu dha ndonjë marrëveshje, ata e thyen. Si mund të pritet prej tyre ndershmëri apo mirëbesim?!

Ajo që po ndodh sot në Gaza është vetëm vazhdim i historisë së tyre të gjatë të tradhtisë: nga Hajberi, Beni Kurejdha, Beni Nadir  e deri te masakrat e sotme. Ata nuk respektojnë jetë të pafajshme, as fëmijë, as gra, as shtëpi, e as vende të shenjta.

Kjo është e vërteta e përmendur në Kur’an dhe e konfirmuar nga historia. Ajo që ndodh sot është dëshmi që askush nuk duhet të mashtrohet nga buzëqeshjet e tyre fallco apo nga premtimet e tyre të rreme.

E vërteta e dytë:

Mohuesit janë një fe e vetme kundër Islamit. Edhe nëse ndryshojnë në simbole dhe gjuhë, të gjithë bëhen bashkë kur kundërshtari është Islami. Allahu thotë:

“Jobesimtarët janë mbrojtës të njëri-tjetrit.”  (El-Enfal: 73)

“O ju që besoni, mos i bëni miq hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë miq të njëri-tjetrit.”  (El-Maide: 51)

Sot e shohim qartë përkrahjen absolute që vendet perëndimore i japin entitetit sionist: përkrahje ushtarake, politike, ekonomike, mediatike. Të ashtuquajturat parime të “të drejtave të njeriut” dhe “lirisë” zhduken sa herë viktima është mysliman.

Prandaj, kush mendon se ndihma vjen nga Perëndimi apo se drejtësia do të vijë nga duart e kryqtarëve, ai jeton në mashtrim të madh. Prej tyre nuk pritet tjetër veçse më shumë tradhti dhe pabesi.

E vërteta e tretë:

Nënshtrimi dhe poshtërimi e godasin ummetin vetëm kur largohet nga Zoti i vet, braktis ligjin e Tij dhe neglizhon fenë. Allahu thotë:

“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, përderisa ata nuk e ndryshojnë vetveten.”  (Er-Ra’d: 11)

Pra, hapi i parë drejt ndihmës është që të reformojmë veten. Duhet të rikthehemi te feja jonë, ta vendosim sheriatin në zbatim, dhe të jetojmë me urdhërat e Zotit.

Allahu thotë:

“Allahu me siguri do ta ndihmojë atë që ndihmon fenë e Tij. Vërtet, Allahu është i fortë dhe i gjithfuqishëm. Ata që, nëse u japim pushtet në tokë, falin namazin, japin zekatin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja. Allahut i përket fundi i çështjes.”   (El-Haxh: 40-41)

HUTBEJA E DYTË

Falënderimi i qoftë vetëm Allahut, dhe paqja e mëshira qofshin mbi atë që nuk ka profet pas tij, Muhamedin ﷺ. E më pas:

E vërteta e katërt  që duhet ta kemi parasysh është kjo:

Në çdo caktim të Zotit ka urtësi, edhe nëse ne nuk e kuptojmë.
Në çdo sprovë fshihet një e mirë, edhe nëse na dhemb. Në çdo fatkeqësi fshihet një begati. Çdo lot e shoqëron dora e mëshirës. Pas çdo errësire vjen agimi.

Ajo që po ndodh sot në Gaza është provë dhe pastrim, sprovë dhe dallim mes të drejtëve dhe të shtrembërve. Ai që njeh ligjet e Zotit në këtë univers e di se sprova vjen për të përgatitur lehtësimin, dhe se pas gjakut vjen pastrimi, dhe në zemër të errësirës lind drita. Allahu thotë:

“Mund të ndodhë që të mos pëlqeni diçka, ndërkohë që Allahu ka vënë shumë mirësi në të.” (En-Nisa: 19)

E vërteta e pestë:

Armën më të fuqishme për ndryshim e kemi në duart tona. Po po, në duart tona, edhe nëse jemi të dobët.
Kjo është arma e lutjes së sinqertë, e mbështetjes së të paaftit te i Plotfuqishmi, e dorëzimit të të dobtit te i Forti, arma që shumë pak njerëz e vlerësojnë dhe e përdorin me vërtetësi.

Kjo është arma e ngritjes së duarve të zbrazëta, por zemrës së mbushur me besim dhe shpresë te Allahu, arma e lutjes, e përshpëritjes së zemrës në suxhud, e thirrjes nga thellësia e shpirtit drejt Atij që kurrë nuk refuzon kërkesën, Atij që asgjë nuk e bën të paaftë në tokë e në qiell. Allahu thotë:

Zoti juaj ka thënë: Lutmuni mua që t’ju përgjigjem!”   (Gafir: 60)

Po sa e sa beteja janë fituar me një lutje të përulur!

Sa e sa sprova janë larguar me një lot të sinqertë në sexhde!
Kur komandantit të famshëm musliman Kutejbe bin Muslim iu tha se mongolët ishin të shumtë në numër, ai pyeti:
– Ku është Muhamed bin Vasii?
I thanë: – Ai është në krahun e djathtë të ushtrisë, me gishtin e ngritur drejt qiellit.
Kutejbe atëherë tha: Ai gishtëz më vlen më shumë sesa njëqind mijë shpata të mprehta dhe ushtarë të rinj.

Vëllezër e motra të dashur,

Ju që po ju digjet zemra nga ajo që shihni në Gaza,
ju që nuk flini nga dhimbja,
ku është lutja juaj?!
Ku është zëri juaj në thellësinë e natës?!
Nëse duart nuk mund të ndihmojnë, zemrat mundet!
Nëse trupi nuk mund të jetë atje, gjuha jote mund të ngrejë lutje!

Dhe për në fund:

Besimtari gjithmonë  mendon mirë për Zotin e tij.
Ai e di se ndihma është afër.
Ai e di se në çdo gjendje ka rrugë për ta adhuruar Zotin:

Nëse e godet sprova, ai duron, nuk zemërohet.

Nëse i jepet begatia, ai falënderon, nuk bëhet arrogant.

Prandaj:

O Allah, bëna të kënaqur me caktimin Tënd.
O Allah, forcoje durimin tonë dhe të vëllezërve tanë në çdo cep të ummetit.

 

Përktheu dhe përshtati

Thirrja.org – Nisma për zhvillimin e imamëve – thirrësve