20 vite – Manifestimi tradicional “Mirë se erdhe Ja Resulall-llah”
Më 28.09.2023 në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar para mijëra besimtarëve u mbajtë Manifestimi fetaro artistik për të 20 herë – vite me rastin e shënimit të 12. Rebiul evvelit -, Ditëlindja e Muhamedit a.s. ” Mirë se erdhe Ja Resulallah” në organizim të Muftinisë së BFI – Gostivar nën patronazhin e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Në një pjesmarrje masovike te besimtarëve nga të gjitha trojet shqiptare dhe R.e Turkiyes, deputet, drejtorë, mufti, drejtorë të Rijasetit, artist të mirënjohur si Selma Bekteshi nga Shkodra, Egzon Ibrahimi nga Ferizai, Hfz. Emrullah Akbash, mysafir special nga Turkiye, Hfz. Besir Musliu nga Prizreni, Mjeshtei Tarkan Koylu nga Turkiye, Hfz Hafiz Aziz Ardal – mysafir special nga Turkiye, Mr. Eljesa Hasani, etj. në një ambijent fetaro artistik u përjetua në menyrën më të lartë shpirtërore.
Programi ishte përplotë me lexim të Kur’anit, Famëlartë, ilahi, recitime, nga artistë të mirënjohur nga vende të ndryshme.
Tubimin e përshëndeti nikoqiri i këtij Manifestimi Muftiu H. Sabahudun ef. Zendeli, i cili falënderoi të pranishmit dhe foli mbi vlerën e ketij tubimi me qëllim të ngritjes lartë të personalitetit të Muhamedit a.s.
Gjatë programit fjalën e rastit e paraqiti Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili përshëndeti të pranishmit, u falënderua për prezencën masovike, dhe foli mbi personalitetetin e lartë të Muhamedit a.s. duke analizuar ate nga të gjitha aspektet dhe dha porositë e tij.
I gjithë programi la një përshtypje të një vepre madhore me tipare të larta artistike i kapshëm për të gjitha shtresat e fushave të ndryshme. Kori i Medresesë bëri paraqitje të mrekullueshme nën udhëheqjen e maestro Mr. Eljesa Hasani. Muftinia e Gostivarit nën udgëheqjen e Myftiut H. Sabahudin ef. Zendeli me bashkpuntorët e tij dëshmuan se janë të gatshëm në çdo moment të bëjnë vepra madhore.
U emetua drejtë për së drejti nga TVM-,Redaksia e gjuhës shqipe dhe në menyrën më të mirë u ushëheq nga Z. Mallzim Zendeli dhe Znj. Hafsa Rushiti.
Surpriza e mbrëmjes ishte Kori Acapela i cili vepron në kuadër të Universitetit të Tetovës nën udhëheqjen e Prof. Dr. Arifikmet Xhemaili dhe në koordinim të Prof. Nita Jashari, që u paraqitën me dy ilahije të etnosit shqiptar “U Madh Ti Je” dhe “Gurgullon lumi në Xhennet”.
Mabifestimi u emetua drwjtpërsedrejti nga Televizioni shtetror TVM, prpgrami në gjuhën shqipe.
Në mënyrën më të mirë programin e udhëhowën Z. Mallzim Zendeli dhe Prof. Hafsa Rushiti në tri gjuhë Shqip, maqedonosht dhe turqisht
FJALA E RASTIT
e Reisul-Ulemasë, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në Manifestimin e ditëlindjes se Muhamedit a.s.
,,O ti pejgamber, Ne të dërguam dëshmitar, përgëzues e qortues e me lejen e Allahut edhe thirrës për në rrugën e Tij e edhe pishtar ndriçues”. (Ahzab: 45-46).
TË NDËRUAR VËLLËZËR E MOTRA
TË NDERUAR TË PRANISHËM
ZONJA E ZOTRINJË,
Sonte shënojmë ditëlindjen e personalitetit më të njohur në histroinë e gjinisë njerësore, të Dërguarin e fundit, njeriun më të zgjedhur, Muhamedin- Paqja e Zotit qoft mbi te.
Ardhja e tij për të shpjeguar dhe aplikuar misionin hyjnor bëri kthesë në të gjitha sferat e zhvillimit njerëzor dhe në këtë mënyrë i dha kahje dhe përmbajtje të plotë e të vërtetë historisë njerëzore. Të vetëdishëm për këtë pjestarët e besimit Islam në të gjitha anët e botës, kudo që gjenden dhe veprojnë, në mënyra dhe forma të ndryshme manifestojnë ditën kur lindi biri më i dobishëm i njerëzisë, sepse All-llahu xh.sh. thotë:
,,O ti pejgamber, Ne të dërguam dëshmitar, përgëzues e qortues e me lejen e All-llahut edhe thirrës për në rrugën e Tij e edhe pishtar ndriçues”. (Ahzab: 45-46).
Të përkujtosh personalitetin e Muhamedin-Paqja e Zotit qoftë mbi te-do të thotë të jetojmë në përputhshmëri me ligjet e All-llahut të gjithmëshirshëm dhe me porositë e Muhamedit – Paqja e Zotit qoftë mbi te – sepse vetë historia ka vërtetuar se të jetosh me ligjet e All-llahut do të thotë të jetosh në rrugën e të vërtetës, në rrugën e marrëdhënieve humane, në rrugën e përparimit të gjithanshëm, në rrugën e lumturisë dhe fatbardhësisë.
Të kthyerit drejt personalitetit të Muhamedit a. s. nuk do të thotë kthyerje kah e kaluara, e as shikim prapa; përkundrazi do të thotë gjetje inspirim të gjallë, të freskët dhe kreativ në personalitetin e tij, i cili kryekëput ka qenë model më i lartë i shpjegimit dhe aplikimit të Fjalës së së Zotit të madhërishëm – Kur’anit famëlartë, i cili si Fjalë Hyjnore është inspirim i vërtetë, i gjallë i hapur dhe aktual për çdo situatë dhe vend, i këtillë ka qenë në të kaluarën, i këtillë është sotë dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen.
Muhamedi- Paqja e Zotit qoftë mbi te-si i Dërguar nga All-llahu xh. sh. është burimi i pashtershëm i ideve të ndryshme kostruktive, që do të thotë paraqet personalitet me një përmbajtje të jashtëzakonshme që nuk e ka shokun në histori dhe si i tillë mund t’i qasemi nga të gjitha aspektet, nga ai moral, shkencor, sociologjik, politik, humanitar, estetik, letrar, etj. M’u për këtë personaliteti i tij gjithmonë është aktual pa marrë parasyshë kohën dhe zhvillimin intelektual të njerëzimit.
Pra, të përkujtohet personalitetit profetik i Muhamedit – Paqja e Zotit qofte mbi te- do të thotë që ate ta sjellim në vendin, kohën në të cilën ne jetojmë. Një gjë e këtillë është më se e nevojshme dhe e domosdoshme në veçanti kur merret parasyshë se koha në të cilën jetojmë vazhdon të rrezikohet nga anomalitë e ndryshmE që prishin besimin, moralin, paqën, tolerancën, qetësinë dhe sigurinië e njeriut dhe botës në përgithësi, që edhe sot e kësaj dite njeriu dhe njerëzimi në përgjithësi po dëmtohet mizorisht nga amoraliteti, narkomania, prostitucioni, bixhozi, luftërat, vrasjet, shkatrimet, masakrat, gjeniocidet dhe shumë anomali tjera.
Manifestimi i ditëlindjes së Muhamedit a. s. ngjall dashuri ndaj Muhamedit a. s. në zemrat dhe në jetën tonë, posaçërisht për ne, muslimanët e këtyre trevave, për arsye se dekadave të fundit armiqët e Islamit, po mundohen të fusin dhe të servojnë teza joobjektive dhe joshkencore dhe tendencioze mbi Islamin se gjoja ai është ,, fe e të së kaluarës i cili nuk është në gjendje t’i zgjidhë problemet e kohës”, pastaj prekje në fundamentet e Islamit, qofshin ato juridike, morale, shkencore dhe apologjetike, me qëllim të shtrembërimit të tyre, shpifjet se personaliteti i Muhamedit-paqja e Zotit qoft mbi te – janë ide që nuk përkojnë me kohën dhe se ngjallin ide të dyshimta në kohë dhe vend.
Të gjitha këto ide me qëllim të errta vijnë nga kuzhinat e huaja, nga grupe joprofesionale, joadekuate, anti islame dhe anti pjesëtarëve të Islamit, e në veçanti anti shqiptare, vetëm me një qëllim të fusin huti në mes të muslimanëve, të prishin harmoninë ndërfetare, të hapin rrugën e radikalizmave dhe ekstremizmave të llojevve të ndryshme dhe në këtë mënyrë Islamin ta akuzojnë dhe ta diksualifikojnë në këtë nënqiell.
Èshtë shumë e qartë se arjdhja e Muhamedit – Paqja e Zotit qoftë mbi te – solli mësimet e pastra mbi besimin duke e pastruar ate nga bestytnitë e kota dhe duke definuar lidhjen e pastër në mes Zotit dhe njeriut, definoi njeriun si krijesën më të bukur tëvZotit në këtë botë dhe e emërtoi me emrin Mëkëmbës i Tij në Tokë, dhe çdo atak kundër tij është atak kundër veprës më të mirë të Zotit dhe nuk është e,rastit që Ai solli në botë parimin më humanqë thot: të mbytish një njëri është sikur ke vrar tërë njërëzimin, kurse të shpëtosh një jetë njerëzore është sikur ke shpëtuar jetën tërë njerëzimit, andaj jetoni që të gjithë në paqe.
Për fat të mirë, deshti Allahu xh. sh. që popullii të këtyre trevave tashmë ndjek rrugën e diturisë dhe sot disponon me një profesionakista tē sferave të ndryshme shkencore, e cila në të ardhmen jemi të bindur gjithnjë do të jetë në gjendje së paku t’i hetojë tendencat e ndryshme perfide dhe të rrezikshme dhe të pengojnë futjen e tyre ndër pjestarët e besimit Islam për kompromitimin e qenies së tyre fetare dhe kombëtare.
Manifestimi i ditëlindjes së Muhamedit a. s. do të thotë të besosh në ardhmëri të shëndoshë, në të cilën do të mund t’i shijosh të gjitha të drejtat të cilat janë dhunti nga Allahu xh. sh. Jeta e Muhamedit a.s. ishte përpkotë vështurësi, komplote, nënçmime, persekutime, nuk ndalej së besuari në ardhmëri, por ai i frymëzuar nga fryma e shpalljes gjithmon edhe në momentet më të vështira besonte në ardhmërinë e misionit të vet. Pse e dinte shumë mirë se ai që nuk beson në ardhmërinë e vet, ai faktikisht edhe e ka humbur ate. Me këtë Muhamedi a. s. njëherë e përgjithmonë i tregoi njerëzisë parimet e realizimit të perspektivës së plotë dhe të shëndoshë, si:
– besimi i fortë në një ardhmëri të shëndoshë, po sikur ajo të jetë edhe utopi;
– ardhmëria e një populli do të mund të realizohet vetëm atëherë kur do të jetë në gjendje të sakrifikohen për gjithçka, po bile edhe vetveten;
– nuk ka vepra të mëdha pa sakrifica të mëdha
Andaj, të përkujtosh Mihamefin- paqa e Zotit qoftê mbi te është festë e një llojit tē veçantë, është festë e pejgamberllëkut, e shpalljes hyjnore, e përfaqësisë së qiellit në tokë dhe e përsosmërisë njerëzore në nivelet e saja më të ngritura dhe pozitat më të larta. Është një festë e përjetësisë në paraqitjet dhe manifestimet e saj më të mira. Pra, është një festë e praktikimit të fesë së Allahut të Plotfuqishëm aq sa mund ta mbajë natyra njerëzore.
Jemi pjesë autoktone dhe e pandarë e Ballkanit dhe Evropës, bëjmë përpjekje të jemi edhe zytarisht njëri ndër antarët e Bashkimit Evropian, jemi kompetent të prezentojmë Islamin i cili tashmë është pjesë e kulturave të ndryshme bashkëkohore, andaj kemi detyrë historike dhe përgjegjësi që Islamin ta prezentojmë në frymën burimore duke i kuptuar mirë rrethanat e zhvilimeve në vendin ku jetojmë dhe veprojmë dhe në këtë mënyrë ate t’ia ofrojmë besimtarit së pari dhe botës në përgjithësi si fe e dijes, e moralit, shkencës, ekonomisë, barazisë, paqës, tolerancës dhe mbarësisë së njeriut dhe njerëzimit në përgjithës.
Sot në tërë botën, pra edhe te ne personalitetit të Muhamedit a- Paqja qoftë mbi te – me rastin e ditëlindjes së tij, organizohen tubime të niveleve të ndryshme, si konferenca, simpoziume, panele shkencore, seminare, ligjëratë me qëllim të qasjes së personalitetetit të tij për të nxjerë ide të freskëta dhe në këtë mënyrë ai të shëndrit në botë ashtu siç është përplotë me ide të dijes, paqës bashkjetesës dhe në këtë mënyrë të kontribuojë bashkë me kulturat dhe besimet tjera në ngritjen e dinjitetit të njeriut e me te edhe të gjithë njerëzimit.
Gostivar, 28.09. 2023 / 12 Rebiul Evvel 1445
Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame, organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.