Imamët kanë një ndikim të madh në ofrimin e ndihmës ndaj të varfërve dhe familjeve në nevojë të komunitetit të tyre. Nëse je imam, atëherë janë disa hapa që mund ti ndërmarrësh për t’i ofruar ndihmë kësaj kategorie të njerëzve. Në vazhdim do t’i paraqesim disa ide në këtë drejtim.
1. Krijoni projekte që ndihmojnë të varfërit dhe nevojtarët të bëhen të zotë të vetes
A ka mënyrë më të mirë ta ushqesh dikë se sa ta mësosh të peshkoj? Me fjalë të tjera, ndihmoni njerëzit të bëhen të zot të vetes pa pasur nevojë që të presin donacione e të mbështeten tek lëmoshat e të tjerëve.
Një shembull është që t’i inkurajoni vëllezërit e motrat nga komuniteti musliman të cilët kanë pasuri dhe mbajnë biznese që t’i punësojnë personat që kanë nevojë për asistencë sociale, qoftë edhe për të kryer detyra të thjeshta me pagesa minimale. Edhe nëse nuk fitojnë shumë nga këto punë, tek ata do ta kthej besimin dhe në shumicën e rasteve to ti motivojë që të gjejnë rrugë që të bëhen të pavarur.
2. Themeloni një grup që do të ketë në fokus mbledhjen e Zekatit – Si mund ta japin muslimanët Zekatin dhe të përfitojnë të varfërit nëse brenda komunitetit musliman nuk ka një institucion kredibil që bënë mbledhjen e Zekatit?
Krijoni një komitet Zekati në xhaminë tuaj, i cili do të kujdeset për mbledhjen dhe shpërndarjen e Zekatit. Ky komitet do të mbajë një listë private të të varfërve dhe nevojtarëve të cilëve u takon Zekati.
Keni kujdes gjatë shpërndarjes së Zekatit. Sigurohuni që Zekatin mos t’ia jepni vetëm nevojtarëve që i njihni personalisht, ose edhe më keq, shpërndarjen e Zekatit ta bëni në baza etnike. Dijeni se të gjithë nevojtarëve duhet që Zekati tu shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe secili prej tyre ka të drejtë në Zekatin e mbledhur. Ka edhe të atillë të cilët nevojën e tyre dhe varfërinë nuk e shfaqin andej me ta duhet të tregoni kujdes të veçantë.
VINI RE: sigurohuni që komiteti të ndjekë udhëzimet e duhura dhe të tregojë moral të lartë kur i viziton familjet që kanë nevojë për fondet e Zekatit.
3. Në bibliotekën e xhamisë tuaj ndajeni këndin e Zekatit – Aty do të vendosni libra që kanë të bëjnë me dispozitat e Zekatit, rëndësinë e sadakasë dhe aspekte tjera që kanë të bëjnë me ekonominë islame
Sigurohuni që librat që i vendosni në këtë kënd të jenë të kuptueshme për xhematin e thjeshtë e të jenë nga autorë kredibil të cilët janë të dëshmuar për diturinë e tyre.
4. Edukojini muslimanët për rëndësinë e Zekatit – Sa e sa muslimanët e falin namazin, agjërojnë gjatë Ramazanit e ndoshta edhe kanë kryer ritualin e Haxhit por nuk ia kanë as idenë më të vogël për rëndësinë e Zekatit?
Muslimanëve duhet t’u theksohet rëndësia e Zekatit. Imami duhet ta shpjegojë këtë shtyllë të Islamit në një mënyrë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, në mënyrë që muslimanët ta kenë të qartë rëndësinë e Zekatit dhe mënyrën e saktë se si bëhet shpërndarja e tij.
5. Organizojeni javën e Zekatit – Dedikojani të paktën një javë përgjatë vitit Zekatit. Mund të organizohet në çdo periudhë të vitit, e ndoshta me ideale do të ishte përgjatë muajit të Ramazanit ngase njerëzit janë të prirë të dhurojnë më shumë gjatë Ramazanit.
Ky organizim mund të përfshijë ligjërata ditore rreth rëndësisë së Zekatit, shpërndarjen e fletushkave në të cilat trajtohet kjo temë, publikim e ajeteve dhe haditheve rreth dispozitave të Zekatit, vendosja e një tabele në një kënd të xhamisë në të cilën do të vendoseshin statistikat e varfërsië në nivel botëror dhe vendi. Qëllimi kryesor të ishte edukimi dhe përkujtimi i të gjithëve për rëndësinë dhe vlerën e Zekatit për komunitetin tonë.
6. Mbajtja e hutbeve në të cilat do të trajtohej çështja e Zekatit dhe Sadakasë
Sa janë të njoftuar masa e thjeshtë me shpërblimin e Zekatit dhe Sadakasë? Në komunitetin tënd ndoshta ka shumë njerëz të cilët nuk është se kanë shumë informata rreth vlerës së tyre. Duhet ti edukoni ata rreth përfitimeve dhe përparësive të ndihmës së të varfërve dhe nevojtarëve përmes këtyre dy mekanizmave islamikë. Hutbeja e xhumasë është një forum ideal në të cilin do ti prezantoni këto informata para komunitetit tuaj. Fokusohuni në informatat e përgjithshme, jo detyrimisht të futeni në detaje dhe shtjellime tjera rreth formës së nxjerrjes së Zekatit e të ngjashme.
7. Tregoni kujdes të shtuar për nevojtarët
Jo domosdoshmërisht duhet të vijnë tek imami dhe të ankohen për gjendjen financiare të tyre. Pamja e tyre mund të tregoj të kundërtën, edhe nëse janë shumë krenarë të flasin për gjendjen e tyre. Bëjeni një list të atyre se mendoni që kanë nevojë dhe herë pas here vizitoni që të shihni gjendjen reale të tyre, bëjeni këtë pa u vërejtur shumë që t’ia ruani nderin e tyre.
8. Takohuni rregullisht me praktikuesit e rinjë të Islamit Kjo kategori e besimtarëve ka shumë nevojë për mbështetje dhe inkurajim. Shumicën e kohës atyre u mungon përkrahja e rrethit të ngusht familjar, sidomos kur jetojnë në familje jo praktikuese.
Duke i takuar rregullisht, qoftë në ndeja me xhematin e xhamisë qoftë privatisht, ju si imam mund të siguroheni për gjendjen financiare dhe arsimore të tyre, nevojat e tyre dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen. Kështu arrini të jeni faktor ndikues tek ata.
9. Caktojeni një ditë brenda javës, në të cilën do të mbledhni donacione
Shfrytëzojeni namazin e xhumasë ditën e Premte, duke e ditur se numri i besimtarëve në xhami është më i madh. Caktojeni një vend brenda xhamisë në të cilin njerëzit do dorëzojnë donacionet e tyre, sigurohuni që parat e mbedhura ti numroni mirë e gjithashtu edhe shpërndarjen bëjeni me kujdes të shtuar. Mbajeni një list të familjeve të cilat i keni vizituar dhe të cilave u keni ndihmuar.
10. Caktojeni një ditë brenda muajit t’i vizitoni qendrat e të pastrehëve dhe kuzhinat popullore
Shkoni me një grup të muslimanëve në këto qendra, bisedoni me banorët e tyre rreth halleve dhe vështirësive me të cilat ballafaqaohen. Edhe më mirë do të ishte sikur të caktonit ndonjë ditë në të cilën do të shkonit në këto kuzhina popullore dhe do përgatisnit ushqim për nevojtarët. Mund ta shfrytëzoni këtë mundësi edhe për davet. Merrni me vete disa fletpalosje dhe broshura në të cilat ka material që flet për nevojtarët. Shfrytëzojeni hytben e xhumasë që t’i lajmëroni muslimanët për aktivitetin e planifikuar.
11. Me fëmijët e xhamisë organizojeni një vizitë në këto kuzhina popullore
Bashkë me fëmijët e xhamisë caktojeni një ditë në të cilën do ta vizitoni kuzhinën popullore të qytetit tuaj apo qendrën e kujdesit për të pastrehët. Këtë aktivitet mund ta organizoni në kuadër të javës së Zekatit.
Kjo eksperiencë do t’i bëj fëmijët të kuptojnë për rëndësinë dhe kujdesin ndaj nevojtarëve. Gjithashtu do t’i senzibilizojë ata për rëndësinë e bamirësisë dhe kujdesit ndaj të varfërve në fenë tonë.
12. Mos i harroni nevojtarët në lutjet tuaj
Në fund të hytbes së xhumasë, përfshijini edhe të varfërit dhe nevojtarët në lutjet tuaja drejtuar Allahut. Kërkoni nga Allahu që t’iu ndihmojë të arrini qëlimin tuaj në raport me këtë kategori të njerëzve, ofrimin e ndihmës ndaj tyre. Në lutjet tuaja mos i harroni as ata që janë të rregullt në dhënien e Zekatit dhe donacioneve tjera, me të cilat u dilni në ndihmë këtij komuniteti. Kjo do t’i inkurajonet edhe të tjerët që donacionet e tyre t’i dhuronin te xhamia juaj.
Përktheu:
Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org