Të dashur besimtarë! Muaji i Ramazanit përpos që është muaj i agjërimit, është edhe muaj i triumfit dhe fitores. Është muaj që ne do duhej t’i shtonim veprat dhe angazhimin tonë për ngritjen e besimit dhe fitimin e shpërblimit. Është muaj i sakrificave dhe shumë punëve madhore që na ngrisin tek Allahu dhe na lartësojnë pozitën në botën tjetër!
Besimi s’ka dyshim se është faktori kryesor që na ndryshon gjendjen tonë. Ai bënë mrekulli kur ne sinqerisht besimin dhe veprimin e kemi si duhet, pa luhatje e pa mëdyshje. Allahu gjithsesi do t’i ndihmon ata që janë besimtarë të sinqertë dhe të cilët veprojnë punë të mira e të dobishme. Thotë Allahu:
إِنَّا لَنَنصُرُ رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آمَنُوا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ يَقُومُ الْأَشْهَادُ ‎
“Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.”

Janë disa gjëra të rëndësishme që nëse ato i veprojmë, atëherë fitorja është afër:

1- Çlirimi i vetvetes nga nefsi dhe epshet.
Kur ne e pastrojmë shpirtin tona nga nefsi, epshet, dëshirat e kësaj bote, urrejtja dhe nga të ligat e përgjithshme, atëherë ne veq ia kemi dëshmuar Allahut se besimi ynë është në rregull dhe atë nuk e kemi përly me gjëra të këqija e të dëmshme. Të kësaj kategorie ishin sahabët e Resulullahit, të cilët pikërisht në muajin Ramazan u ndeshën me armiqtë e tyre, edhe pse besimtarët ishin të paktë në numër, por fuqia e besimit bëri mrekulli dhe fitorja u takoi atyre. Zatën Allahu tha:
وَلَقَدۡ نَصَرَكُمُ ٱللَّهُ بِبَدۡر وَأَنتُمۡ أَذِلَّةۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ
“Allahu u ndihmoi juve në bedër kur ju ishit pak në numër, për të qenë mirënjohës…“
Kur ne e pastrojmë zemrën prej çdo të lige, atëherë i bëjmë vend besimit në atë zemër, e kur e mbushemi zemrën me gjëra të kota e të liga, atëherë ne veç e kemi larguar besimin nga ajo zemër ose besimit si kemi lënd hapësirë të duhur.
Lufta më e madhe është ajo që bëhet ndaj vetes, kur ne e rregullojmë veten, gjërat tjera janë shumë lehtë për t’i rregulluar. Mjerisht ne mundohemi t’i rregullojmë të tjerët ende pa e rregulluar veten tonë, prandaj edhe mungon suksesi!

2- Bashkëpunimi dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit.
Nuk mund ta paramendojmë fitoren nëse jemi të përçarë e të ndarë mes vete, duke përbuzur e poshtëruar tjetrin veç pse mundemi. Kur ndihmojnë tjetrin, e kemi ndihmën e Allahut. I Dërguari i Allahut tha: Allahu i ndihmon atij personi që është në ndihmën e vëllait të vet.
Fitorja në Bedër nuk ishte e rastësishme e as spontane. Sahabët bënin gara në punë të mira e të hajrit. Kishin çliruar shpirtat e tyre nga egoja, epshi dhe nga çdo gjëje e ligë. Ata bashkëpunuan mes vete dhe në Bedër shkuan sikur të ishin një trup i vetëm e i pandarë, andaj edhe fitorja ishte e pashmangshme, sepse Allahu i ndihmon robërit e Tij kur ata janë meritues për një fitore. Fitorja dhe triumfi i tyre nuk erdhi vetëm pse ishte ramazan, ajo erdhi si rezultat i një besimi të paluhatur që shërbente si një kala e pamposhtur, por edhe si rezultat i një mundi dhe një pune të madhe duke filluar nga frenimi i vetes, edukimi i shpirtit, braktisja e veseve të liga dhe bashkëpunimi në punë të hajrit. Ramazani ishte më tepër një myzhde për ta dhe një mirësi shtesë.

3- Lidhja me Allahun të jetë në nivelin më të lartë.
Kur jemi në rregull me besim, atëherë pozita jonë tek Allahu do të jetë shumë e fuqishme dhe në praktikë do ta shohim ndihmën e Allahut, ngase Ai është betuar se do të ndihmojë robërit e Tij të sinqertë:
…وَكَانَ حَقًّا عَلَيۡنَا نَصۡرُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
“Obligim i yni ishte që të ndihmojmë besimtarët”
Duhet të punojmë punë të mira sistematikisht e jo vetëm në ndonjë kohe të caktuar. Besimtari duhet të jetë i lidhur përherë me Zotin e tij, e jo vetëm një kohë të veçantë. Ramazani duhet të jetë një pikë kthese për shtimin e veprave të mira, e jo vetëm një angazhim një muaj e pastaj muajt tjerë tërësisht i larguar nga Zoti. Allahu do që robërit e Tij të jenë përherë të lidhur me Të dhe në punë të mira të mos hezitojnë.

4- Te kuptojm se fitorja vjen vetëm nga Allahu.
إِن يَنصُرۡكُمُ ٱللَّهُ فَلَا غَالِبَ لَكُمۡۖ وَإِن يَخۡذُلۡكُمۡ فَمَن ذَا ٱلَّذِي يَنصُرُكُم مِّنۢ بَعۡدِهِۦۗ … *
“Nëse Allahu dëshiron t’ju ndihmojë, s’ka kush që mund t’ju mposht, e nëse Ai ju lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pos Tij, që do t’ju ndihmojë?…”
Ajo vjen karshi veprave tona. Ajo nuk vjen pse ne bartim emra të mirë e as për pamjen tonë, mirëpo ajo vjen vetëm në bazë të veprave tona të mira dhe thjesht duhet të jemi meritues për ndihmë e triumf. Prandaj, ta kemi synim t’i shtojmë të mirat e ta frenojmë veten nga të ligat që të jemi triumfues si në këtë jetë ashtu edhe në tjetrën.